Close
Faqja 14 prej 57 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 565
  1. #131
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Edi Rama pertej te gjitha konsideratave e opinioneve qe mund te kemi per te, nuk mund te mos i njohim patenten e nje politikani relativisht te ri. Nuk duket se perfaqeson ndonje fryme te re kushedi se cfare, por nuk ka dyshim qe eshte i ri ne moshe e karriere politike.

    Gjithsecili voton per ate qe mendon se ja vlen, nuk jam ketu si "Shalsi", por me keto titujt e gazetes 55 .... .

    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #132
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Rama refuzon të publikojë testin e antidrogës



    Politikanët që kërkojnë të qeverisin metropolin e kryeqytetit kanë detyrimin t’u ofrojnë zgjedhësve, garancitë morale se s’kanë kurrfarë varësie toksike e se gëzojnë shëndetin mendor për të shërbyer. Kandidati i mazhorancës, Sokol Olldashi, i është përgjigjur apelit të një organizate që mbron të drejtat civile për të kryer testin e pavarësisë nga substancat toksike, ndërkohë që Edvin Rama ka refuzuar t’i nënshtrohet kërkesës së publikut kryeqytetas



    Kategoritë morale në raport me qenie të ndryshme njerëzore kanë sigurisht, një vlerë të ndryshme në varësi të prejardhjes kulturore, besimit fetar, formimit në karrierë, etj, megjithatë, në rastin e personaliteteve publike që marrin përsipër të marrin përgjegjësine e qeverisjes së një komuniteti lokal apo të një entiteti shtetëror, këto raporte marrin një rëndësi shumë të veçantë. Në shumë raste ndodh që liderët, pavarësisht bindjeve të tyre vetjake, janë të detyruar që të bëjnë të vetin një model standard morali, tek i cili ndihet nevoja e sintetizimit të rregullave shoqërore të mbarë popullsisë. Në Shqipërinë e sotme, për shkak të mungesës së një hierarkie të mirëfilltë vlerash e krijuar në një masë të madhe nga shembja e një modeli hipokrit, të sponsorizuar nga realizmi socialist, opinioni publik demonstrohet shpeshherë, jashtëzakonisht morboz, përsa i përket vlerësimi të klasës politike në përgjithësi apo individëve të spikatur në veçanti. Rasti i kryebashkiakut të Tiranës e njëherësh, kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, është emblematik në këtë aspekt. Përkundër evidentimit të një sërë shkeljesh të rënda të administrimin e punëve publike, kthimin e kryeqytetit në një kryeqytet ku bizneset e mëdha janë trajtuar për një kohë të gjatë si feude, një pjesë e opinionbërësve kanë shitur në mënyrë të vetëdijshme, për vite të tëra, idenë, çka është përthithur më pas, në mënyrë kapilare, nga masa e militantëve, se nëse dikush vjedh shumë, por gjithsesi, bën diçka, nuk është e drejtë që të atakohet. Kjo kulturë korrupsioni ka arritur deri aty sa, disa, në inkoshiencën e tyre, e kanë parë në “suksesin” e paimagjiueshëm të Ramës në Tiranë, si realizim të ëndrrave të tyre të parealizuara e kësisoj, edhe përpjekjet për të vënë pak rregull në këtë xhungël korleonesh, kanalizohet thjesht si një sulm inatçor ndaj burrit që ia doli të mbërrijë ambicjet e veta. Të tjerat kalojnë në plan të dytë.

    Prej disa ditësh, Presidenti Moisiu dhe një tufë OJF-sh ngulmojnë që, ndaj kryebashkiakut të tregohet një nivel i caktuar etike. Deri këtu, nuk ka asgjë për t’u kritikuar, madje, kreu i shtetit apo përfaqësues të disa OJF-ve, duhet të përgëzohen për këtë skrupolozitet ndaj disa parimeve moralo-etike, ndonëse, në shumë raste të tjera, kanë treguar të kundërtën. Megjithatë, këto filtra do të përdoren tanimë edhe për të gjithë kandidatët që, në 18 shkurt, do të kërkojnë votën e shqiptarëve. Kandidati demokrat, Sokol Olldashi, i martuar me dy fëmijë, me një karrierë të suksesshme si gazetar e më pas si ministër i Brendshëm që, jo vetëm nuk u tundua të bënte kompromise të pista me krimin e organizuar, por përkundrazi, i dha këtij të fundit një goditje vdekjeprurëse, që e detyroi vetë kryekomisionerin e BE-së, Jose Manuel Barroso, të dërgonte konsideratat më të larta, në përpjekje për të vënë në siklet një kryetar opozite cinik, që kishte shndërruar forcën e tij politike në një kapanon të stërmadh për çetën e të korruptuarve ish-zyrtarë të lartë të administrative socialiste, ka realisht se çfarë cilësish të vërë në peshore, madje edhe që të kryejë testin e drogës. Në kontrast me të, kryebashkiaku Rama ka pas shpine dy divorce dashurish (e dyta pastërtisht e një lloji kontraktual), pa asnjë alibi të mirëqenë, një mal me mëkate mbi shpinë që, për fatin e tij të keq, kanë mbetur vitin e fundit të fiksuar në memorien e mbarë qytetarëve të Tiranës, të djathtë e të majtë, të qendrës apo pa parti, shumica e të cilëve, të ndëshkueshme ligjerisht. Pikërisht, Edvini duket se e ka refuzuar kategorikisht idenë e bërjes së testit të narkomanit. Dhe në këtë ngulmim të tij, nuk ka asnjë shpjegim zyrtar, çka hedh hije të shumta dyshimi mbi atë çka realisht fsheh, mbi ilaçin çudibërës që e bën që të punojë me “orare të stërgjata” e të dalë të “inspektojë” rrugë, edhe në orën 12.00 të natës. Edvini ka shfrytëzuar pikërisht këtë rrënim të normave shoqërore në vend, duke mos u kujdesur, për asnjë moment, për kozmetikën e jetës së tij private. Megjithatë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekziston një klauzolë e veçantë kushtetuese kur, për shkelje të rënda të etikës shoqërore, në rastin e Presidentit te vendit, hapet nje hetim i posaçëm, duke mbërritur deri tek shkarkimi i tij, është koha që edhe në vendin tonë të fillojë të zbatohet një “impeachment” elektoral, ku votuesit të vënë në balancë imazhin mediatik të kryebashkiakut të palodhur dhe vlerave morale, të cilave ata u qëndrojnë fort në familjet e tyre. Kandidati i mazhorancës, Sokol Olldashi, prej kohësh ka paraqitur kredencialet e tij morale para zgjedhësve e i është përgjigjur edhe apelit të një organizate në mbrojtje të të drejtave civile, për t’ia ofruar publikut edhe këto karakteristika të shëndetit, mendor në radhë të parë. Edvini, vazhdimisht ka mohuar t’i ofrojë publikut arsyet e vizitave të vështira në QSUT, pas orës 12.00 të natës, për të cilat, ndoshta, mjekët në kohën e drejtimit të Mihal Tases, do të mund të jepnin ndonjë të dhënë e, po ashtu, edhe mungesat javore në Vjenë, por tani, ka rastin të paraqesë para publikut se s’ka kurrfarë varësie “shëndetësore apo nga ndonjë ilaç i caktuar”, përveç votës së elektoratit.


  3. #133
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    Edi Rama ...... nuk mund te mos i njohim patenten e nje politikani relativisht te ri. ........ por nuk ka dyshim qe eshte i ri ne moshe e karriere politike.
    I njejti argument mund te perdoret dhe per Olldashin. Dhe me sa kam degjuar eshte me it ri se Rama, si ne moshe edhe ne politike.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #134
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Citim Postuar më parë nga Antimafia
    Sondazhi.

    Demokratët udhëheqin në 80% të territorit. Fitore në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Sarandë

    NDI: PD, fituese e zgjedhjeve të 2007-ës

    Kam nja tre dite qe nuk kam lexuar lajme nga Shqiperia dhe kur lexova kete, mendova qe zgjedhjet jane zhvilluar ne Shqiperi para afatit te caktuar dhe PD kishte fituar thelle zgjedhjet lokale. Pastaj e kuptova qe nuk ishte gje tjeter vecse nje sondazh nga NDI. Po keshtu sic eshte paraqitur ketu, qenkerka e kote, qe te zhvillohen zgjedhjet. Mjafton te bejme nje sondazh dhe ja u krye kjo pune. Biles eshte edhe me e kollajte dhe me e lire sesa te mbahen zgjedhje te verteta. As KQZ, as KZZ, as OSBE e as ODHIR nuk hyjne ne pune. Disa telashe me pak.

    Madje, per mendimin tim, me lire i bie sikur te mos bejme sondazh fare, sepse edhe ai kushton pare. Me mire ia lejme ne dore nje gazete, qe te na tregoje se kush do te behet Kryetar Bashkie dhe ja, mbaroi edhe kjo pune. Kush rri e tharton trute me zgjedhje lokalesh. Une per veten time lokalin tim e kam zgjedh me kohe, pavaresisht qe te them te drejten une nuk shkoj vetem ne nje lokal.


    Pastaj kur lexova disa poste te tjera ketu, fillova te qesh, sepse i njejti institut i nxirrte sipas gazetave te ndryshme edhe Ramen edhe Olldashin fitues.

    Eh, cfare qyfyresh ka Shqiperia. Gazeta Shqiptare thote: "Rama kryeson para Olldashit", kurse Gazeta 55 thote: "Fitore e bujshme e Olldashit ndaj Rames" (edhe pse zgjedhjet nuk jane zhvilluar ende). "Jo", thote Gazeta Shqiptare, "fiton Rama". "Ne asnje menyre", thote Gazeta 55, "fiton Olldashi"
    -"Rama"
    -"Olldashi"
    -"Rama"
    -"Olldashi"
    -"Me leje, te them edhe une dy fjale", thote Instituti Demokratik Amerikan NDI.
    -"Qepe ti", hidhen te dyja pernjehere. "Nuk ta ka dhene njeri fjalen ty per te folur".
    -"Po une..."
    -"Cfare ti? Asgje ti"
    -"Po une kam bere sondazhin", thote NDI.
    -"Po pastaj? Ti ke bere sondazhin, kurse ne shpallim rezultatin"

    Hajde qyfyre, qe ka ne Shqiperi, hajde!
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  5. #135
    Po çfare do te presesh prej fahri balliut, spiunit dhe dallaveraxhiut, te besuarit te berishes per problemet propagandistiko-ideologjike te diskreditimit dhe shitjes hapur te interesave te Shqiperise ...

    Sa po mban ajo toke ...

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Edi Rama kopja e piktorit të çekuilibruar Adolf Hitler Nga Kastriot Myftaraj
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në 24 maj 2005, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut, duke marrë pjesë në promovimin e shkollës së restauruar “Fan Noli”, në Tiranë, doli para kamerave televizive i veshur me një xhaketë ushtarake të zbërthyer, nga ato që në gjuhën popullore i quajnë laramane (uniformë mimetike), që e veshur nga një i ri mund të shpjegohet me dëshirën për t’ u dukur trendy në një sens ekstravagant.Por e veshur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, në një kohë që kryebashkiaku i kryeqytetit zgjodhi t’ i artikulojë idetë e veta në këtë fushatë në terma militare, imazhi i Ramës me xhaketë ushtarake nuk është një vanitet, por një gjest i llogaritur për të qenë një komplement i sloganit militar dhe i retorikës militare që kanë adoptuar të majtët në këtë fushatë zgjedhore. Xhaketa e zbërthyer ushtarake e veshur mbi një këmishë civile të kujton veshjen e Radovan Karaxhiqit në fillim të luftës në Bosnje-Herzegovine, kur ai donte të përcillte tek të vetët idenë se tashmë jemi në luftë. Në rast se një i huaj, që do ta shikonte atë që po ndodhte në Shqipëri nëpërmjet CNN ose Euronews dhe që nuk i kishte ndjekur zhvillimet politike në Shqipëri në këtë periudhë të fushatës elektorale, do të njihej sloganin e kandidatëve të PS-së për kryeqytetin “Mbro Tiranën”, të sajuar nga Edi Rama, retorikën e Edi Ramës në këtë fushatë, si dhe do do të shikonte imazhin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës me xhaketë ushtarake, atëhere ky i huaj nuk do të kishte dyshime se Shqipëria është në luftë, kryeqyteti i saj Tirana është duke u mësyrë ushtarakisht nga ushtri të huaja ose të brendshme dhe se kryebashkiaku i saj, ashtu siç do të bënte çdo homologu i vet në botë, ka veshur rrobet ushtarake për të treguar devocionin e vet për mbrojtjen e qytetit. Pse kryebashkiaku i kryeqytetit të një vendi europian si Shqipëria, që pretendon se është vend që prodhon stabilitet, duke çuar trupa paqeruajtëse deri në Irak, doli publikisht i veshur me një xhaketë ushtarake, në një kohë që këtë gjë nuk e bën as kryebashkiaku i Bagdadit, kryeqytetit të vendit ku Shqipëria pretendon të eksportojë stabilitet? Kjo ndodhi pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në zgjedhjet e kaluara, i imponoi një garë të pashpallur kryetarit të PS-së dhe kryeministrit Fatos Nano, se kush do të shprehet në gjuhë më të ashpër militare në këtë fushatë elektorale. Me këtë Edi Rama kalkulonte që të rriste profilin e vet si lideri i fortë i së majtës që duhej t’ i zinte vendin Nanos. Edi Rama e mbylli fjalën e vet në Kongresin elektoral të PS-së, të mbajtur në maj 2005, me një urim që normalisht duhet ta bëjë një komandant ushtarak mëngjesin e ditës së betejës: “Betejë të mbarë!” (“Zëri i Popullit”, 6 maj 2005, f. 24) Edi Rama, në tubimin e PS-së për hapjen e fushatës elektorale, në 4 qershor 2005, në Tiranë, u shpreh: “Kjo është ora kur luftëtarët mendojnë se çfarë duhet të japin për fitoren e kauzës së tyre”. (“Zëri i Popullit”, 5 qershor 2005, f. 6) Kjo fjali do t’ i kishte bërë nder retorikës churchilliane të kohës së fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kur Britania e Madhe gjendej para rrezikut imminent të zbarkimit gjerman dhe Londra bombardohej çdo ditë. Por e thënë në një fushatë zgjedhore në Shqipërinë e vitit 2005, normalisht, kjo fjali tingëllon aq pa vend sa retorika e Tony Blair, e vënë në gojën e Ëinston Churchill, në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Dhe më tutje, në po këtë fjalim, Rama u shpreh: “Kjo që po fillon sot është një betejë që kundërshtarët tanë nuk mund ta fitojnë nëse nuk e humbasim”. (“Zëri i Popullit”, 5 qershor 2005, f. 6) Tashmë Edi Rama është ulur në kolltukun e kryetarit të PS-së, por ai nuk e ndjen vetes të sigurt në të, pasi e sheh hijen e Nanos t’ i rrijë mbi krye si “shpata e Damokleut”. Për t’ u çliruar përfundimisht nga ankthi “Nano” Edi Rama po luan fort për ta nxjerrë përfundimisht Berishën nga politika, pasi Rama e di se largimi i Berishës është mënyra më e sigurt për ta nxjerrë edhe Nanon nga politika, pasi Nano dhe Berisha janë si “vëllezër siamezë”. Për ta nxjerrë Berishën nga politika Edi Rama praktikisht është duke bërë një lojë që në zhargonin e shoferëve amerikanë quhet «chicken» (pula), domethënë kur dy shofera që ecin në një rrugë të ngushtë përballë njëri tjetrit, i japin shpejtësi maksimale makinës, duke pritur që tjetri të tërhiqet dhe të kthejë timonin anash, duke i hapur rrugën tjetrit, në mënyrë që të evitohet përplasja dhe katastrofa. Ai që tërhiqet është “pula”, pra ai që trembet. “Chicken” i Edi Ramës është shkallëzuar me bojkotin e zgjedhjeve vendore dhe paraqitjen e kërkesave të shumta, si kusht për të marrë pjesë në to, duke filluar nga shtyrja e datës deri tek “standardet” e zgjedhjeve. Nëse Berisha përulet dhe pranon që data e zgjedhjeve të shtyhet, si dhe pranon kërkesat e opozitës për “standardet”, atëhere reputacioni i Berishës përfundimisht është kompromentuar tek elektorati i djathtë, po të konsiderojmë se gjatë tetë viteve që PD ka qenë në opozitë, Berisha asnjëherë nuk ka guxuar të tregojë forcën e Edi Ramës për t’ i bojkotuar zgjedhjet. Ata që kalkulojnë se Berisha i konsumuar përfundimisht do të zëvendësohet nga i moderuari Bamir Topi, bëjnë një gabim esencial. Në kushtet kur e majta do të ketë në krye liderin më të ashpër, ekstremist dhe të fortë që ka pasur në historinë e vet postkomuniste, siç është Edi Rama, është e papranueshmë që PD të ketë në krye një lider të butë dhe të moderuar, siç mburret se është Bamir Topi. Anëtarësia e PD-së dhe simpatizantët e saj nuk do ta pranojnë kurrë që përballë “skifterit”-Edi Rama të së majtës, të rrijë “pëllumbi”-Bamir Topi i së djathtës. Fryrja e paevitueshme e Edi Ramës, që do të vijë nga revanshi poshtërues që ai do t’ i bëjë Berishës, si dhe zëvendësimi i paevitueshëm i këtij të fundit me një lider të butë, pas konsumimit përfundimtar të Berishës nga një kapitullimn potencial para presionit të Edi Ramës, do të krijojë një shbalancim të paparë deri më sot në politikën shqiptare, mes dy krahëve të saj, të majtës dhe të djathtës, në favor të së majtës. Në këto rrethana forcat reale të së djathtës, ndaj të cilave Berisha ka pasur që në fillim rolin e valvulës frenuese, nuk mundet mos të reagojnë dhe atëherë do të kemi një shkallëzim të ri të konfliktit, një “chicken” të ri edhe më të rrezikshëm se ky i sotmi, madje edhe më i rrezikshëm se ai i vitit 1997. Kjo është perspektiva e shkallëzimit të konfliktit që krijohet dhe që ka në dinamikë ambicjen e shfrenuar të Edi Ramës për t’ u bërë lider absolut i së majtës. Me Edi Ramën në Shqipëri po bëhet një eksperiment politik shumë dashakeq dhe që precedentin e ka në Gjermaninë e kohës së para-Luftës së Dytë Botërore. Në një moment dëshpërimi nacional Gjermania bëri gabimin që i dha pushtetin një piktori të çekuilibruar me shije sadomazokiste. Por ka zëra që thonë se ngjitjen e Hitlerit në pushtet e favorizuan dhe disa qarqe të fuqishme ndërkombëtare, që donin ta tërhiqnin Gjermaninë në një aventurë të çmendur dhe ta shkatërronin e copëtonin. Hitleri ishte i përshtatshëm për këtë, pasi tek ai kombinoheshin njeriu i obseduar nga mitologjia teutone, që sipas modelit të “Valhalla”, tek tragjedia finale e shkatërrimit dhe zhdukjes të popullit gjerman, shikonte kuintesencën e celebrimit të heroizmit gjermanik, me piktorin e dështuar ekstravagant, që në këtë ndodhi shikonte përmbushjen e plotë të sensit të vet artistik dhe arritjen e vet më të madhe artistike. Kombinimi i këtyre me një personalitet të çekuilibruar, që e shikonte katastrofën si sadisfaksionin suprem sadomazokist, e bënin atë një përbindësh të shkatërrimit. Që nga rënia e Hitlerit asnjë vend nuk e ka bërë këtë eksperiment fatal, që të ngrejë në krye të politikës një piktor të çekuilibruar. Eksperimenti “Hitler“ po përsëritet në Shqipëri me Edi Ramën. Edi Rama, në një sens të sigurt të ngjan me kolegun e vet piktor dhe politikan, Hitlerin, duke qenë se ka po ato shije ekstravagante prej piktori, po atë çekuilibrim psikik, po atë sens aventurizmi. Ato qarqe ndërkombëtare që janë të interesuara për ta zhdukur Shqipërinë duke e shndërruar në një “Valhalla” të shkatërrimit dhe dhunës, e gjetën Edi Ramës si të përshtatshëm për ta drejtuar këtë proces, si një “zombi“ i Hitlerit. Kështu këto qarqe ndërkombëtare, kryesisht europiane, do të thonë se shqiptarët nuk janë të përshtatshëm për të hyrë në Europë dhe se i duhen lënë Greqisë (në Republikën e Shqipërisë) dhe serbisë në Kosovë që të merren me ta, në një Valhalla të re ballkanike. Të majtët duhet të zgjohen dhe të shohin se ai që po u prin nuk është një lider i gjallë, por një lider “i vdekur”, një “zombi” (sipas fesë vudu janë të vdekur që ecin në saje të magjive) politik. Ata nuk duhet të mashtrohen me sloganin “Edi Rama e ndryshoi Tiranë” se edhe Hitleri e ndryshoi Berlinin dhe i dha Gjermanisë rrugë të gjera e ndërtesa madhështore, por këtë e bëri se donte një skenë madhështore për tragjedinë ku kërkonte ta përfshinte popullin gjerman. Curzio Malaparte në librin e vet “Kaput” ku tregon kujtimet e veta si gazetar nga Lufta e Dytë Botërore, në Rusi, në dimrin e e vitit 1941-1942, përshkruan se si gjermanët kishin vënë në kryqëzimet e rrugëve, në mes të borës, ushtarakë rusë të ekzekutuar të zhytur deri në mes në borë, të cilët me dorën e ngritur u tregonin makinave gjermane drejtimin se ç’ rrugë duhet të merrnin për të shkuar në front. Këta “policë rrugorë” të vdekur që i zbavisnin shumë gjermanët, ishin në fakt një simbol domethënës dhe ogurzi që i printe drejt fundit tragjik ushtrisë gjermane në Rusi. Edi Rama po luan për të majtën dhe për Shqipërinë në përgjithësi rolin e këtyre udhëprijësve ogurzinj. Edi Rama, si një “gjeneral i vdekur” po i prin ushtrisë së të gjallëve të së majtës për në aktin final të tragjedisë, ku njëherësh po tërheq dhe të gjithë Shqipërinë. Sfida imediate për politikën shqiptare dhe të majtën në veçanti, është neutralizimi i rrezikut “Edi Rama”. Edi Rama është një rrezik mortal sa për të majtën, ashtu dhe për politikën shqiptare dhe për Shqipërinë në përgjithësi. I takon së majtës që ta heqë nga udhëkryqi i politikës shqiptare udhëprijësin “e vdekur”. Ndryshe tragjedia ku do të shkojë vendi do të jetë e tmerrshme.
    < Para Tjetri >

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    100 here me progresiste e me te ndershem ishin byroja politike e enver hoxhes e mehmet sheh carcan adil- Fot Camit.. se falangat e edvinit..

    te votohet Sokoli.. qe te filloje te ndryshoje tirana per mire.. e jo vetem tirana por gjithe shqiperia te cilin banditi edvin me te vetet e ka gjunjezuar..
    kte mendim kam une..

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Kandidatura rozë dhe blu ...

    -------------------------------------------------

    Ne listen e kandidaturave per keshilltare bashkiake PD-ja ka rehabilituar edhe Gazmend Dibren, ish-drejtorin e dorehequr te Aviacionit Civil, qe para pak kohesh u be objekt skandali per shantazhet telefonike ndaj presidentit dhe njerezve te tij. Aktualisht Dibra eshte ne gjykim per shperdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Ne listen e PD-se jane edhe emrat e zv/ministrave Ferdinand Poni, Gjergj Bojaxhi, Florian Mima dhe Marjeta Pronjari. Kandidatures se Luiza Xhuvanit (PS) PD-ja i kunderpergjigjet me kandidimin e Yllka Mujos, kurse kandidatures se ish-futbollistit Shkelqim Muça (PS), PD-ja i kunderpergjigjet me Sulejman Memen. Lista e Olldashit perfshin edhe emra te tjere te degjuar (kohet e fundit) si Mero Baze, Mitro Cela, Blegina Agolli.

    -------------------------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga zeus : 28-01-2007 më 11:32
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Brari
    100 here me progresiste e me te ndershem ishin byroja politike e enver hoxhes e mehmet sheh carcan adil- Fot Camit.. se falangat e edvinit..

    te votohet Sokoli.. qe te filloje te ndryshoje tirana per mire.. e jo vetem tirana por gjithe shqiperia te cilin banditi edvin me te vetet e ka gjunjezuar..
    kte mendim kam une..
    Qe je duke dhene shpirt per byron politike o brar-adil-cami as qe nuk diskutohet por me e keqja eshte se kerko te votojne per batakcinjte si Gazmend Dibren me shoke - ky o kulmi.

    Nuk doni ju te dini per tironen se jeni horra. Hudhii o Brar qorri nje sy fotove te ZIM-it foto nga tirana ene e shiko sa ka ndryshu tirona apo i ke pa ene bo sikur si ke pa? Shikoji ...shikoji mos ke ke frike se nuk verbohesh o shtrigan

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ti rrugac nipi mafiozesh i gezohesh gratacielave se ke gjysmat e tyre ne pronesi.. e i vjel qerate e tall lo.qet ne nys por femijve te tiranes soji yt mafioz ja ka perlare dhe copen e fundit te oborrit e kubikun e fundit te oksigjenit ja ka squfurizuar..
    ti je kanibal prandaj nuk pritet te mendosh ndryshe o rrugor i nysit te rucit e edvinit..
    keshtu mo vampiri luizes..

    --

    rd
    --

    Referencat e Ramës


    Artur KOPANI


    Fjalët "përpëlitje" dhe "mungesë identiteti" marrin përkufizimin e tyre të plotë në shqyrtimin e mendimit dhe aksionit politik të Edi Ramës. I ardhur në krye të PS pas largimit të së majtës nga kontrolli i ekzekutivit, Rama ka dështuar në gjetjen e një trualli, themeli apo modeli për të ngritur një ngrehinë, qoftë edhe bunker të qëndrueshëm. Pavarësisht trashëgimisë tepër ataviste dhe të pavlerë që mbart forca politike, një kontribut domethënës në këtë bilanc mjeran ka luajtur ai dhe vetëm ai. I prirur drejt fasadës, lëvizjet, qëndrimet dhe vendimet e tij politike kanë rezultuar më shumë si kolazhe që përcjellin një gjendje krize të rënduar dhe të pashërueshme të krijuesit. I vetmi moment që marrin një farë rëndësie këto monstra, ka të bëjë me kohën që i duhet pastruesit të turnit për të nxjerrë jashtë pisllëkun që mbetet në ambientet e ekspozitës. Rasti i bunkerit të "Zogut të Zi" apo vuajtjet tona të përditshme në rrugët e shkatërruara, që ai ka gjashtë vjet që i qep dhe i shqep si e si për të fryrë xhepat e tij.

    Tendenca e tij për të qenë origjinal, i papërsëritshëm, i veçantë, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka evidentuar në një mënyrë tjetër dështimin e një të rastësishmi në politikë, që zbriti nga papafingot e Parisit poshtë urës së Lanës. Duke mos gjetur vetveten askund dhe me askënd, Rama ka një bredhje të tërbuar që ia bën lëmsh itinerarin e tij. Gjashtë vjet më parë, kur erdhi në krye të Bashkisë, shpalli të pavlerë gjithçka që kishte ndodhur në Tiranë dhe filloi të zhgarravisë muret e pallateve. Por pak muaj më pas ia mësuan se Tirana ishte bërë qytet shumë kohë para se të lindte ai dhe partia e tij, dhe iu kthye një modeli të ruajtur. Kur u zgjodh në krye të PS, megjithëse i barabartë mes mamuthëve të krimit dhe korrupsionit, tha se nuk mban përgjegjësi për çfarë ka ndodhur para se të bëhej kryetar. Por shërbimet dhe krimet e tij i ka të pafundme për bandën e kusarëve që drejton. Dje, në Sarandë, tha se do të rizgjidhet kryetar bashkie, por nuk mban përgjegjësi për miliarda e miliarda lekë të abuzuara.

    Në programin e tij si kryetar i PS-së, por edhe në votimet në parlament, ka urdhëruar deputetët e tij që të votonin kundër legalizimeve, kundër kthimit të pronave. Tani në fushatë, kur disa qindra mijëra qytetarë po përmbyllin procesin e legalizimit të banesave të tyre, Rama thotë se do të bëjë legalizimin(!) Atje ku ka refuzuar në mënyrë të përsëritur që të njohë dhe të angazhohet për zgjidhjen e problemeve, qoftë si kryetar bashkie, qoftë si kryetar i socialistëve, rikthehet dhe thotë se është bërë pishman dhe do të japë një zgjidhje, nëse do ta zgjedhin. Nëse, nëse, nëse-t … e Ramës më kujtojnë ata fotografët e dikurshëm pas Monumentit të Skënderbeut, që paaftësinë e tyre apo defektet e aparateve që varnin në qafë, ua shkarkonin qytetarëve: "Fotografitë do të dilnin më të qarta, sikur të kishit buzëqeshur pak".

Faqja 14 prej 57 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •