Close
Faqja 10 prej 57 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 565
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    puna eshte se nuk mund te vije dikush nga ndonje vend tjeter te na udheheqe siç e thote dhe brari dhe keshtu qe neve duhet te pakten te kenaqemi me nderrimin e pushtetit se psh Edi beri diçka keshtu do beje diçka dhe Sokoli deri sa nje dite te vije dikush me kompetent per kete pune.dhe sa per i mashtruar nuk jam fare por me dhemb veshi kur degjoj qe nga koha kur kam qene 15 vjeç e deri sot emra te njejte si Berish Nano Rama Ruç apo shume te tjere,keta duhen nderruar se i kane bere rrenjet me te trasha se vet trungu. sa per te djathten e vertete un mendoj se do te vije kur gjysh Sala tja lere Bamir Topit kjo do ishte akti me patriotik qe mund te prisnim nga Sala.
    populli jone duhet te votoje PD se ata jane me pak te korruptuar se PS qe vetem te keqija i ka sjelle Shqiprise per 60 vjet.

  2. #92
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Brari
    ska ci rregullon tiranes kerkush..
    ka marr fund..
    un e kam nje plan te mire po nuk e tregoj se ma vjedhin idene..

    megjithse e thash nje dit me pak fjale..

    si olldashi si rama jan shqiptar..dhe nuk dine shume..
    por olldashi ka nje avantazh.. ai di gafat qe kan bere tjeret para tije.. dhe mund te reflektoje..

    puna pare do jete stopimi i gratacielizmit.. dhe qilizem nentokes se tiranes..pra rrjeti inxhinierik..

    cfryrja e tiranes.. eshte a-ja..
    megjithse e mira eshte qe..

    duhet nje kryetar bashkie suedez a danez a gjerman nja 20 vjet qe ta rregulloj tiranen..
    po ku e di ti qe kryetaret suedez,gjerman , danez do kene sukses me qytetaret shqiptar. Ta garantoj une qe ne nje muaj ose ata jane shqiptarizu, ose do hikin naten me vrap andej nga kan ardhe.........
    Le te jemi realist per ato qe kerkojme...... Sokoli eshte kanditaura me e mire e mundeshme dhe pik.
    Te pakten ai eshte normal dhe i pergjegjshem, ( pa futur ketu dhe suksesin si minister), Edi eshte i semure psiqik pastaj te tjerat vine pas (pa futur ketu te qenurin bojaxhi i keq si minister).
    Tirana nuk ka marre fund!! Tirana eshte nu kulmin e saj si kryeqytet, nuk besoj te kete qytet me nje dyndje te tille ne te gjithe boten. Ne 16 vjet eshte katerfishuar, duke futur ketu dhe te gjithe neve qe u larguam qe andej.
    Tirana eshte zemra e shqiptarve dhe prandaj duhet menexhuar drejte e ndershmerisht, dhe personalisht mendoj se Koli do ta beje kete po ti jipet mundesia.
    Pallavrat e xhej xhej per sal-tos nuk i ha njeri, arma e "te rinjeve" eshte shkrehur nje here e mire.
    I "riu" meta po te mos ishte mbajtur do kish shembur ne dru femren e pare kryeparlamentare shqiptare......
    Ato jane figurat qe duhet te qerohen nje here e mire nga politika shqiptare, milioneret e '97-'05, qe me pseudo modernizmin, pseudo tolerancen, pseudo fashion, krijuan super pasaniket politikan, qe sot nuk i prek dot as qimen e flokut.
    Nuk i vjen e keqja shqiptarve sa Sala ne plazh del me atlete te bardha e corape bojkafe, e keqja eshte kur te "riut" Edvin i del dikush ne TV dhe i thote qe me ke kerkuar 1 milion dollar rrushfet;
    dhe me e keqja eshte kur njerzve kjo nuk i ben pershtypje.......

  3. #93
    Po shkruan Breshka,

    Nuk i vjen e keqja shqiptarve sa Sala ne plazh del me atlete te bardha e corape bojkafe, e keqja eshte kur te "riut" Edvin i del dikush ne TV dhe i thote qe me ke kerkuar 1 milion dollar rrushfet;
    Po e filloj me edin - as nuk e perjashtoj mundesine qe i ka kerkuar 1 milion dikujt ryshfet, por "koincidenca me fushaten elektorale tregon se ai tregtari qenka miliarder, dhe kur te vije olldashi, i terheq vemendjen qe te mos behet si edi, por dicka me i arsyeshem, dhe te sjelle ndermend pak kontributin e tij ne fushaten per zgjedhje; gjeja me e mire qe mund te bente tregtari do te ishte denoncimi ne organet e drejtesise.

    Autorit e aktorit te mos kthimit te pronave pronareve te ligjshem, inskenimit te prapaskenave te ndyra e pa princip ndaj kundershtareve, "denimit" per kafe te nomenklatures se kuqe, lejimit te piramidave, kaosit dhe dhe tragjedise se '97, shitjes te interesave te Shqiperise, shterngimit te duarve te pergjakura dhe marrja e pjeses qe kryemafiozi e padrino i krimit ka vene gjate tete vjeteve korrupsion ... etj - keto qenkan çorapet e bardha e kepucet kafe te Berishes?

    Ato kullojne gjak dhe djerse te atyre qe ata bashke kane grabitur, dhunuar ...

  4. #94
    “Do ta fitoj Tiranën për të gjithë qytetarët dhe gjithë shqiptarët”



    Nga Sokol Olldashi*



    Këtë javë, unë kam dorëzuar dy mandatet që mbaja që nga 2005-sa. Nuk jam më Ministër i Brendshëm dhe nuk do të jem më deputet i Kuvendit.

    Falenderoj me këtë rast, ata qindra bashkëpunëtorë në polici dhe pushtetin vendor, me të cilët, për një vit e gjysmë, arritëm të bëhemi simbol i një qeverie të papajtueshme me krimin dhe forcuam besimin e Perëndimit tek Shqipëria.

    Falenderoj edhe ata mijëra banorë të zonës sime elektorale që me votën që më dhanë mua dhe Partisë Demokratike në vitin 2005 ndryshuan fatin e shoqërisë shqiptare, duke iu dhënë shanse reformave të thella dhe integrimit europian të vendit.

    Shumëkush më ka pyetur për këtë vendim. Shumë miqve të mi jo politikë, u duket i tepërt ky angazhim i ri, pa mbushur ende një vit e gjysmë nga një betejë elektorale.

    Në të vërtetë, unë kam një përgjigje për të gjithë ata.

    Mandatet kanë vlerë kur fitohen në betejë dhe unë kam hyrë në një betejë të re, më të rëndësishme se ajo e korrikut të 2005-ës.

    Nëse për një vit e gjysmë arritëm të bëhemi qeveria simbol i luftës kundër krimit, ne kemi tani misionin të bllokojmë këtë fenomen aty ku ai lind.

    Është e vërtetë se kemi arrestuar banditët më të rrezikshëm, por ende nuk kemi shmangur plotësisht shkaqet që kanë prodhuar këtë rrjet kriminal.

    Lidhjet e politikës me krimin u konsoliduan, kur kriminelët filluan të quhen ndërtues, kur qytetarët e Tiranës filluan të shpronësohen me pistoletë tek koka nga banditë, kur pronarët shantazhoheshin me të gjitha mënyrat, që nga projektet me plastelinë që ndërronin formë përditë dhe deri tek zhdukjet fizike.

    Krimin me politikën në Shqipëri, më shumë se kushdo tjetër, i lidhën dhe i bënë bashkë, ata që kishin në dorë tregun e ndërtimeve dhe ata që silleshin me qytetin si me çifligun e tyre.

    Ne kemi arrestuar kriminelët, por, tashmë duhet të zhdukim vatrën e viruseve.

    Unë jam sot para jush, për të bërë një betim solemn se do ta çoj deri në fund këtë betejë dhe do ta fitoj atë, bashkë me ju.

    Do ta fitoj për fëmijët e mi dhe fëmijët tuaj, që nuk kanë ku të luajnë.

    Do ta fitoj për të rinjtë e Tiranës, që nuk kanë ku të argëtohen, në një kryeqytet me një gjysmë kinemaje.

    Do ta fitoj për pensionistët dhe të moshuarit e Tiranës, të cilët janë terrorizuar nga mungesa e hapësirave dhe trafiku vrasës që nuk i lë të dalin nga shtëpitë.

    Do ta fitoj për intelektualët e Tiranës, të cilët nuk kanë asnjë alternativë të jetës kulturore në këtë qytet.

    Do ta fitoj për të gjithë qytetarët dhe gjithë shqiptarët, që duan të krenohen me Tiranën.

    Për këtë arsye ndihem i lehtësuar që Partia Demokratike, kryeministri Berisha dhe grupi im parlamentar më lejuan të dorëzoj mandatet politike, për të hyrë në një betejë shumë herë më të madhe, shumë herë më të rëndësishme, betejën për Tiranën.

    Një motiv i dytë, pse angazhohem në këtë mision është edhe shpërdorimi i madh që i është bërë Tiranës. Është e vërtetë se Tirana është një qytet ku janë shtruar disa rrugë dhe janë mbjellë disa kumbulla të kuqe, por është shumë më e vërtetë që ky qytet ka merituar dhe ka pasur mundësi të bëhej për 15 vite një metropol europian.

    Ky qytet po fyhet përditë nga njerëz që mendojnë se Tirana rritet dhe zhvillohet, sepse janë ata kryetarë bashkie apo, sepse ata bëjnë tendera rrugësh.

    Me ritmet e zhvillimit natyral të këtij qyteti është bërë vetëm propagandë.

    Me ritmet e zhvillimit natyral të këtij qyteti janë mbuluar abuzimet dhe një sistem i tërë korruptiv, i cili ka mbajtur peng lirinë ekonomike, që është motori i zhvillimit të Tiranës.

    Ky qytet është rritur si një mollë e futur në shishe dhe nuk është lënë i lirë të zhvillohet. Tirana është deformuar dhe ka marrë formën e enës, ku e ka futur me dhunë njeriu që kërkon ta sundojë.

    Këtij qyeti i është diktuar gjithçka. I janë diktuar lejet e ndërtimit, ndërtuesit, studiot e projektimit, i janë diktuar ngjyrat, bizneset, i është diktuar rritja kriminale dhe pluhuri që e bën qytetin të ngjajë me një dhomë të madhe gazi.

    Ne do ta thyejmë këtë shishe, sepse brenda nuk është djalli, por vetë Tirana. Ne do ta çlirojmë Tiranën nga diktati i një njeriu të vetëm, nga sëmundjet dhe tirania e tij.

    Ne do t’i hapim rrugë lirisë ekonomike dhe tregut të diktojnë përmes një përgjegjshmërie qeverisëse, Tiranën e re europiane.

    Ne do t’i japim urgjentisht Tiranës, planin rregullues të qytetit.

    Unë ju betohem se nuk do t’iu diktoj as ngjyrat e pallateve as tregun e trojeve, as lejet e ndërtimit, as ndrydhjen me tri turne nëpër shkollat publike, as shkatërrimin e nervave në një trafik rraskapitës.

    Unë do t’iu ofroj, vetëm shansin për të dhënë kontributin tuaj për qytetin, kudo ku jeni të gatshëm ta jepni atë.

    Unë jam i qartë në misionin tim. Liria për të kontribuar të gjithë për qytetin është pasuria e madhe që kemi.

    Kush frenon këtë pasuri, kush dikton energji të tjera që vijnë nga bota e krimit dhe korrupsioni, deformon të ardhmen e Tiranës.

    Unë nuk do ta përsëris historinë e atyre që ia kanë bërë Tiranës këtë krim.

    Unë nuk dua ta sundoj këtë qytet. Unë dua ta qeveris atë, bashkë me ju.

    Dua të shpreh dhe motivimin tim personal për këtë qytet.

    Unë kërkoj mbështetjen tuaj për një mandat, të cilin nuk do ta ndërpres nga anagazhimet e mia të tjera në politikë.

    Unë kërkoj mbështetjen tuaj për të bërë një bashki, e cila punon në harmoni me qeverinë dhe nuk proteston kundër qeverisë, kur ajo ndreq çibanët e qytetit, siç ishte “Zogu i Zi” apo “Gropa e Hajdinit”.

    Unë dua mbështetjen tuaj për një bashki, e cila të mos jetë bunker nga ku hapet zjarr mbi qeverinë. Ky qytet është boll i lodhur nga zullumi dhe e ka të tepërt luftën mes bashkisë dhe qeverisë.

    Por kjo luftë bëhet e pashmangshme, nëse ne i krijojmë terren një njeriu “part time”, që shumicën e ditës e kalon në zyrën e tij si kryetar partie dhe vetëm një pjesë të ditës në zyrën e bashkisë.

    Kjo bashki, s’mund të bëhet kurrë e qyetarëve, nëse mandati i kreybashkiakut përdoret për të shtyrë ditët deri në zgjedhjet parlamentare dhe pas dy vitesh, Tirana të futet sërish në zgjedhje.

    Unë kërkoj mandatin tuaj, duke premtuar se do të jem gjithë kohës me ju, se do të punoj për gjithë qytetarët pa dallime politike dhe për gjithë qytetin, pa selektime gjeografike.

    Dua t’iu them vetëm një detaj që ka të bëjë me të ardhmen tonë.

    Ky qytet, i cili është dhjetra herë më i ndotur se qyteti më i ndotur i Europës, po shkurton çdo ditë jetë njerëzish.

    E di që është e rëndë kjo që po them, por është e vërtetë.

    Ky qytet është kthyer në një vatër sëmundjesh vdekjeprurëse për qytetarët.

    Të dhënat e monitorimit të ajrit në qytetin e Tiranës tregojnë se përmbajtja e blozës dhe e lëndës së ngurtë të pezullt është tepër e lartë. Sasia e blozës në ajër është 200 mg/m3 nga 50 që është limiti i normës.

    Pluhuri është 400 mikrogram/m3 nga 40 që është norma europiane. Secili prej nesh thith 73 kg pluhur në vit.

    Ndotja e Tiranës dhe mungesa e prespektivës për ta pakësuar atë janë një krim i përbindshëm ndaj jetës sonë dhe fëmijëve tanë.

    Politikat mbi ajrin vrasin çdo vit 300 njerëz në këtë qytet, gati 1 në ditë. Rastet e kancerit të gjirit kanë shkuar në 400 çdo vit, nga 14 që kanë qenë 10 vjet më parë, 8 në 1000 fëmijë që lindin janë me defekte formimi, si pasojë e ndotjes.

    Ky krim duhet të ndalet me çdo çmim.

    Ky qytet duhet të bëhet i jetueshëm.

    Ky është minimumi i detyrimit që ne kemi për të.

    Për të gjitha këto motive, unë kam ndërmarrë këtë mision për të qenë oferta juaj politike për Tiranën.

    Ne do të ndërtojmë me çdo çmim Unazën e Madhe të qytetit dhe do të hapim nyjet kryesore Jug-Veri dhe Lindje-Perëndim, për të zhbllokuar ngërçin e trafikut në qytet dhe për të pakësuar blozën.

    Ne do të menaxhojmë mbetjet urbane, tërësisht nën përgjegjësinë institucionale të Bashkisë së Tiranës. Tirana prodhon sot rreth 292 000 ton mbetje, që digjen ose dergjen përpara shtëpive tona.

    Problemet e furnizimit me ujë dhe kanalizime të Tiranës gjatë viteve 2000-2005 janë pasojë e politikave të munguara të qeverisjeve socialiste dhe mefshtësisë së bashkisë, për të marrë nën administrim Ujësjellësin.

    Ne kemi hartuar një strategji të qartë, ku kombinohet decentralizimi i plotë i menaxhimit të shërbimit, ndarja e ndërmarrjes në tre pjesë, burimet, shpërndarja dhe kanalizimet, për të shkuar në partneritet publik e privat në administrimin e rrjetit shpërndarës.

    Tirana është kryeqyteti i shkollave të presuara, ku ngjishen nga 55 nxënës në klasë, i kopshteve dhe çerdheve, për të cilat bashkia shpenzon vetëm 0.02 për qind të buxhetit.

    Në gjashtë vjet, asnjë shkollë e re. Nuk është e vërtetë se nuk kemi terren për shkolla, nuk është e vërtetë se nuk kemi terren për parqe. Tirana ka sot qindra mijëra metra katror troje publike, pasuri e përbashkët e qytetarëve të Tiranës, që ish-kryetari e konservoi për ndërtimet e Blendi Gonxhes dhe banditëve që i rrinë rrotull.

    Qeveria jonë i garantoi bashkisë së Tiranës kredinë prej 12.4 milionë eurosh nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, ndërsa nga buxheti, vetëm për vitin 2006, bashkisë iu dhanë për arsimin 380 milionë. 16 milionë euro pra, që përbëjnë rreth 44% të fondit për arsimin në shkallë vendi, iu dhanë Tiranës, por ish-kryetari nuk i vë në lëvizje, sepse nga këto fonde nuk përfiton dot 35 euro rryshfet për çdo metër 2.

    Të nderuar miq! Tirana ka dhjetra probleme të tjera.

    Tirana është i vetmi kryeqytet europian pa adresa.

    Tirana është i vetmi kryeqytet europian, ku produktet ushqimore shiten në trotuar pa kurrfarë kontrolli.

    Tirana është qyteti, ku hapësira nuk mungon vetëm për të gjallët, por dhe për të vdekurit, që nuk gjejnë vend për varre.

    Tirana është i vetmi qytet, ku çmimet e banesave 5-fishohen brenda 6 vjetësh.

    Tirana është i vetmi kryeqytet pa jetë kulturore.

    Tirana është i vetmi kryeqytet i fshirë nga hartat turistike.

    Unë do të luftoj për qytetin e sigurisë së jetës, dinjitetit e pronës në çdo cep dhe në çdo orë të ditës e të nateë. Qytet i sigurt, në banesë dhe në rrugë, në punë e në shkollë, qytet pa drogë dhe pa prostitucion, pa “të fortë” që bëjnë ligjin, pa “halabakë”, që zënë dyert e shkollave e konvikteve.

    Do të luftoj për qytetin policentrik, ku ka jetë dhe gjalleri edhe në “Brrake”, “Ali Dem”, Kombinat, Laprakë, Sauk, Varri i Bomit, Kinostudio, Selitë.

    Do të luftoj për qytetin e harmonisë së godinave me njerëzit dhe mjedisin, qytetin e poliarkitekturës, ku modernia qëndron bukur krahas traditës, ku hapësira ul stresin dhe gjelbërimi jep çlodhjen, ku rrugët e gjera kombinohen me rrugicat tradicionale.

    Do të luftoj për një Zemer të Metropolit, që bashkëjeton me komunitetet e vetëqeverisura fqinje të Farkës, Petrelës, Baldushkut, Dajtit, Vaqarrit, Paskuqanit, Kamzës, Kasharit e Vorës.

    Do të luftoj për qytetin e harmonisë e solidaritetit mes individëve, grupeve e shtresave;

    Qytetin me të pasur, por pa të varfër;

    Qytetin që nuk braktis të dobëtit e nevojtarët, siç e ka patur dhe e ka në traditën e komunitetit të tij;

    Qytetin, ku qytetarët vetëqeverisin në pallate, rrugica, lagje, në minibashki e deri tek Bashkia e Tiranës;

    Për qytetarë që vendosin me votë dhe me debat publik për planin e qytetit, për rregullat e jetës së tij, për investimet;

    Për qytetarë që priten, dëgjohen informohen dhe shërbehen me respekt dhe eficiencë nga zyrtaret bashkiake;

    Për qytetarë që komunikojnë direkt me Kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin e saj.

    Kjo është Tirana ime.

    Kjo eshte Tirana që unë ëndërroj për fëmijët e mi.

    Kjo është Tirana juaj.

    Kjo është Tirana e qytetarëve.



    *Fjala e mbajtur në nisje të fushatës elektorale

    Gazeta Tema

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Eshte hera e pare qe i jap te drejte 100% Kico Blushit.
    Po e sjell kete shkrim te tij ketu duke patur bindjen, qe as une nuk do e kisha shkruar me mire.



    Te gjitha votat tona per Dushkun!



    Nga Kico Blushi

    Pas lufte, parrulla zgjedhore, apo siç quhet tani slogan e spot publicitar, kur pushtetin e morën komunistët e në vitin 1945 deklaruan se do të bënin zgjedhje të lira e demokratike, sendërtohej krejt ndryshe: Të gjitha votat tona për Frontin! Edhe pse tani ky lloj slogani nuk shkruhet më me gërqele nëpër mure e nëpër male si dikur, po nëpër ekranet e televizioneve e faqet e gazetave, ndonëse orë e çast na thuhet se ne tash po jetojmë në demokraci, me ato që po shohim e po dëgjojmë, nga të dy krahët e koalicioneve, votat tona, duam apo nuk duam, edhe kësaj here do të hapërdahen nëpër degët e Dushkut, si në të djathtë e kallam kusur edhe në të majtë, ashtu si shkuan votat qëmoti për Frontin! Pra, votat tona, pas bisedimeve aq “të mundimëshme e të sikletëshme” mes krerëve tanë, pa filluar ende fushata, pa u caktuar dhe pa u regjistruar kandidatët, madje edhe pa e ndarë mendjen ne, qytetarët, se për cilin kandidat do të votojmë, do të përfundojnë aty ku i kanë caktuar të venë strategët tanë, dmth kryetarët e partive.
    Kështu, po qe se ti voton për PD, vota jote, pas marrëveshjes ndërpartiake të Berishës me aleatët do të shkojë edhe/ose në xhepin e Pollos, dhe/ose të Ndokës, dhe/ose të Xhuvelit, kurse më anën tjetër, votat për PS-në do të shkojnë edhe/ose te Meta, edhe/ose te Ceka, dhe/ose te Milo, dhe/ose te xhepi i Gjinushit. Kësisoj të gjitha votat do të nakatosen e do të bëhen një tjetër Dushk! Një Dushk hijerëndë dhe madhështor nën hijen e të cilit, cilido që do të jetë rezutati i zgjedhjeve, sërish do të mërzejnë me pushtete vendore e legjislative të konsoliduara, si delet në vapë, të njëjtët kryetarë të pavotuar partish pa anëtarë e, rrjedhimisht, edhe pa elektorat! Madje, sikundër po thotë edhe OSBE-ja së fundmi, edhe pas zgjedhjeve, emrat e këshilltarëve mund të ndërrohen e të zëvendësohen nga kryetarët e partive me ca të tjerë!
    Degët e Dushkut edhe në këto votime të mbarsura me sherre të mëdha do të ndahen sipas marrëveshjeve përkatëse: ‘këtë zonë do ta marrësh ti, këtë unë, këtë e kemi ne, këtë këtu nuk ta japim sikur kaq ta bësh dhembin, pra zonat u ndanë dhe u shpërndanë mes palëve me të njëjtat kritere siç ndahen territoret e pushtuara, ose siç ndahet nga hordhitë e nga mercenarët placka e luftës pas përfundimit të betejës.Ndryshimi i vetëm është se ndarja e “plackës së luftës”, në zgjedhjet tona të radhës, sigurisht demokratike, të lira e të ndershme, si po na premtohet, do të bëhet edhe kësaj here ende pa nisur beteja zgjedhore. Ky është kuptimi i vërtetë i koalicioneve në të dy krahët. Në këtë situatë, ndoshta spoti më i ndershëm do të kishte pas qënë: Të gjitha votat për Dushkun! Sepse, sipas këtij destini, vota e qytetarit, vullneti i tij, zgjedhja e tij, pas “marrëveshjeve” mes kryetarëve, edhe kësaj here do të jenë të paracaktuar dhe të detyruar të shkojnë në një tjetër drejtim, edhe sikur të mos funksionojë fare problemi i çertifikatave fallco, frika e manipulimeve dhe e vjedhjes të votave.
    Nuk është hera e parë që në Shqipëri prodhohen jo pak deputetë e qeveritarë qëndrorë e vendorë që nuk kanë fituar e nuk mund të fitojnë asnjëherë direkt në zonë, po që janë vendosur nëpër poste të larta nga vullneti dhe vendimarrja e padiskutueshme e kryetarve me fuqi absolute, të cilët besojnë se kanë zgjedhur nga arradha e militantëve ata që konsiderohen më “besnikët”, ata që dijnë të thonë më me pak dinjitet ‘lepepeqe kryetar!’ Gjë që do të thotë jo domosdo nga më të mirët e më të aftët... Kryetarët e dy partive të mëdha, sipas të njëjtave kritere, zgjedhin e fusin nëpër koalicione fiktive, për të thënë se po qeverisin jo me despotizëm, as me monoparti, edhe ca kryetarë minipartish, të cilët, nëpërmjet mekanizmit të Dushkut, bëhen më vonë edhe ministra, përcaktojnë edhe rregullat e lojës nëpër ato që quhen “tryeza partish”, janë dhe mbeten gjithnjë shumë më të rëndësishëm se ata që kanë fituar direkt, që kanë përgjegjësi para zonës dhe zgjedhësve, sesa ata që janë vërtet përfaqësues të popullit.
    Më kot i bihet më qafë Xhuvelit! Çuditërisht të xhuvelizuar janë më shumë se Xhuveli ata kryetarë minipartish që e shajnë Xhuvelin dhe Dushkun! Kemi mbi një muaj që këta dalin thuajse përnatë nëpër televizione e pa pikë turpi vënë kujën, a thua se po shqetësohen për të mirën tonë dhe po luftojnë si e si të mbrojnë standartet e demokracisë, duke mos u tutur të bëjnë edhe kërcënime mbi partitë e mëdha, për të rrëmbyer sa më shumë zona të lira, poste dhe karrige bosh, në mënyrë që nesër të thuhet se ja, e shikoni sa e kemi ne mbështetjen popullore me vota? E shikoni që partia e jonë është e votuar? U bindët që ne kemi qënë e përsëri do të jemi në tryezën e partive ku vendosen fatet e vendit e të qytetarëve!?Ku ndahet “torta”?
    Rasti më interesant nuk qe vetëm ai i LSI-së dhe Metës që mbajtën nën trysni PS-në dhe më në fund dolën me bereqet, po edhe ai i Dashamir Shehit. Ky, nga zgjedhjet e kaluara doli më i djeguri nga Dushku. Me që LZHK-ja pandehte asokohe se mund të dilte e vetme në zgjedhjet e kaluara e mund të fitonte, nuk u fut në koalicion me PD-në, si bëri Mehdiu, po doli e vetme, madje edhe iu kundërvu PD-së dhe për këtë arsye mbeti me gisht në gojë, duke mos futur asnjë deputet në Kuvend, pra, duke qëndruar jashtë Dushkut të djathtë, doli edhe më keq se partia liberale e Starovës. Por ja ku erdhën zgjedhjeve vendore. Zoti Shehi, një nga politikanët më të rrafinuar, e kuptoi se duhej ndërruar taktikë, duhej futur në hijen e Dushkut me hir e pahir, se ndryshe del jashtë nga politika. Dhe zgjodhi një mënyrë më “politike”,e shpalli veten kandidat të së djathtës për kryetar bashkie të Tiranës. Duke qënë një përfaqësues organik i së djathtës dhe i Tiranës autoktone, zoti Shehi me siguri që do t’i rrëzonte kandidatit të PD-së aq vota, sa mund të rrezikonte seriozisht, ashtu si rrëzuan kandidatët e LSI-së me 3 Korrik disa deputetë të PS-së. Atëhere kryedushkari i PD-së i thirri mendjes dhe e futi edhe z.Dashamir në Dushkun e përbashkët që quhet koalicion,duke e paraqitur si nënkryetar të mundshëm e të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës.
    I njëjti mekanizëm i Dushkut ka funksionuar edhe në kampin tjetër. Po qe se nuk do t’i hapej rrugë LSI-së për pretendimet e saj grykëse , krerët lësëistë do të kërcënonin minutën e fundit edhe Ramën e do të deklaronin se do të hynin me kandidat të vetin jo vetëm në Shqipëri, po edhe në Tiranë. Logjika ta do se duke qënë vetë kryetari i partisë në garë e në provë të vvështirë, ai do të preferonte të fitonte partia në mbërë vendin, qoftë duke humbur Bashkinë e kryeqytetit, apo mjaft që të fitonte bashkinë, pa zgjedhjet le të dilnin si ë dilnin?Në këtë dilemë të vështirë e ka hedhur vallen LSI e Metës në të vërtetë jo pa sukses! Mjaftojnë këto dy shëmbuj për të kuptuar se edhe këto zgjedhje do të bëhen nën hijen e një Dushku të madh!
    Parë me këtë sy, entuziazmi i papërshkruar për marrëveshjen e arritur te presidenti i Republikës, ndryshimet brenda një nate si me shkop magjik të Kushtetutës dhe të Kodit zgjedhor, ngjallën anembanë një gëzim euforik, por po të gjykosh me mendje të ftohtë, ndryshimet dhe konsensusi ishin sa për të justifikuar kapërximin e krizës, sa për të shmangur moskryerjen e zgjedhjeve, sa për të pakësuar dyshimin e ndërsjellë mes palëve, po nuk ishin kurrësesi një Reformë e mirëfilltë zgjedhore…Ato ishin vetëm ndryshime teknike, shumica e të cilave për shkak të përvojës së ndërsjellë e të hidhur nga kurthet, vjedhjet e votave dhe pabesitë e pacipa në zgjedhjet e kaluara.
    Sepse Dushku jo vetëm që nuk u dobësua, por tashmë ka hedhur rrënjë më të thella, ai po asfikson vlerën e fuqinë e votës, vullnetin e zgjedhësit, pasi sistematikisht ai po nxjerr e, me sa duket, ka për të vendosur edhe kësaj here në pushtet njerëz të pavotuar, të paaftë, të pakulturë, ca dinsëzë e ca makutër që zëvendësojnë njëritjetrin, paçka se përherë nuk janë po të njëjtit surretër, por gjithënjë ama njëlloj të panginjur, të babëzitur, pa vetjakësi e pa dinjitet.
    Ka ardhur koha që të ndryshohet në themel ligji për zgjedhjet, ose të bëhet i pastër mazhoritar, ose i pastër proporcional, ose i përzjerë me rajonal. Përndryshe Dushku ka për të prodhuar vazhdimisht zgjedhje të dyshimta, pushtete të konsideruara jo legjitime, njerëz të pavotuar, qeveritarë të papërgjegjshëm e të pamoralshëm, si dhe miniparti e koalicione prostitutash politike që marrëdhënien e publikut dhe qytetarit me pushtetet, në të gjitha nivelet, e realizojnë si marrëdhënien me një shtëpi publike që shtiret më kot nëpër televizione e gazeta si të ishte një manastir!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 21-01-2007 më 10:47

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    fjala e olldashit shume premtuese e vizionare..
    i ka vene pikat mbi i.. jashtzakonisht qarte e me llogjike..
    le ta drejtoje olldashi tiranen se boll me edvin arap ruco cjepet e kanibalizmit..


    suksese !

    antimafi.. blush kico blendua kurre skan te drejte..

  7. #97
    Tirana nuk ka kulle Eifel, fillon Olldashi recitimin para udheheqesit te partise dhe te kryeministrise.

    Ose Olldashi ka qene i dobet ne hartim, ose ndonje si F. Balliu ose M. Baze e ka shkruajtur me psikologji luftarake, duke e ngaterruar Olldashin ne ndonje fushate per zgjedhje te partise se punes dhe hero i punes stakanoviste saliste ... urrraaaaaa!

    Do të luftoj për qytetin policentrik, ku ka jetë dhe gjalleri edhe në “Brrake”, “Ali Dem”, Kombinat, Laprakë, Sauk, Varri i Bomit, Kinostudio, Selitë.

    Do të luftoj për qytetin e harmonisë së godinave me njerëzit dhe mjedisin, qytetin e poliarkitekturës, ku modernia qëndron bukur krahas traditës, ku hapësira ul stresin dhe gjelbërimi jep çlodhjen, ku rrugët e gjera kombinohen me rrugicat tradicionale.

    Do të luftoj për një Zemer të Metropolit, që bashkëjeton me komunitetet e vetëqeverisura fqinje të Farkës, Petrelës, Baldushkut, Dajtit, Vaqarrit, Paskuqanit, Kamzës, Kasharit e Vorës.

    Do të luftoj për qytetin e harmonisë e solidaritetit mes individëve, grupeve e shtresave;

    Me nje mentalitet qe edhe partite e mirefillta komuniste e socialiste do te kishin zili, ai vendos si objektiv qe Tiranen ta beje,

    Qytetin me të pasur, por pa të varfër;
    Qe Tirana eshte qyteti me i pasur, kete e dijne edhe babrrojsit e bathoraket, por qe te eleminoje te varferit, kjo te fut frike e brendosje, mos valle ka ndonje plan debimi te varferish, apo shperngulje masive per ne sali-land ... Por kete mashtrim elektoral e ka bere i yshtur nga ustallaret e tij, qe kane genjyer qe nga luga e floririt e deri kete te fundit te eksportimit te energjise elektrike ... Kendo olldash hartimin tip saliu, dhe te sigurte e ke fitorjen ...

    Unë nuk dua ta sundoj këtë qytet. Unë dua ta qeveris atë, bashkë me ju.
    Ketu Olldashi nuk ka se nga te shkoje e te mos te shprehe te verteten, sepse ai e di fare mire qe do te jete marionete e saliut, dhe sundimin do ta kryeje kryeministri, i cili do ta urdheroje olldashin me keq se e kishte minister.

    Jep pastaj fjalen olldashi para saliut, se do te jete nje marionete e bindur e tij, sa edhe i kerkon elektoratit te njejten bindje, te mos protestoje, por te thure ditirambe per saliun, gjithashtu dhe per fatosin, me te cilin e kalon kohen e lire nga hallet ne pube te Tiranes, durresit, e kudo tjeter ti thone.

    Unë kërkoj mbështetjen tuaj për të bërë një bashki, e cila punon në harmoni me qeverinë dhe nuk proteston kundër qeverisë, kur ajo ndreq çibanët e qytetit, siç ishte “Zogu i Zi” apo “Gropa e Hajdinit”.
    Nuk harron olldashi te genjeje se do te jete
    Për qytetarë që vendosin me votë dhe me debat publik për planin e qytetit, për rregullat e jetës së tij, për investimet;
    aq sa ishte ai per qytetaret e Tiranes per mbajtjen e nje referendumi te qytetareve te Tiranes per te shkallmuar 1 milion dollare te investuara aty, vetem qe ti shkonte deshira e sundimtarit te kryeministrise.

    Njekohesisht me keto e te tjera frymezime pathetike per nje bindje astronomike ndaj saliut, olldashi duhet ta sqaroje elektoratin se si do tia beje edhe me bindjen e verber ndaj siamezit te saliut.

    Se fundi, por jo nga rendesia, olldashi harroi te genjeje elektoratin e Tiranes se çfare do te bente ai ndryshe nga Sali Kelmendi apo Albert Brojka, ne menyre te qe krijonte ndonje shprese reale per te fituar ndaj rames, por kjo kushedi si i ka shpetuar kopjuesve te shenimeve nga porosite e usta salit ...

  8. #98
    Berisha sulm jetës personale të Ramës

    Partia Demokratike ka nisur dje fushatën elektorale në një takim madhështor me elektoratin e saj të zhvilluar në orën 18.00 të ditës së djeshme. Akuza të rënda në drejtim të kryebashkiakut aktual të Tiranës, Edi Rama dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste.

    Kjo ka qenë një prej linjave që ka ndjekur lideri i selisë blu në hapjen e garës elektorale për zgjedhjet vendore të 18 shkurtit, ashtu sic bente disa vite me pare kunder rivalit, tashti mik per koke Nano.

    Fillimisht këto akuza janë bërë nga zëdhënësja e fushatës së PD-së, Majlinda Bregu, e cila deklaroi se tashmë lajm nuk përbën humbja e Ramës në zgjedhjet vendore, por divorci i tij i katërt, pasi divorci i Nanos dhe martesa me Xhoin i perkasin te se kaluares. Gjithashtu, Bregu ironizoi kontratën 9 vjeçare që Rama pretendon se ka lidhur me qytetarët e Tiranës, duke thënë se: “Me çfarë certifikate e ka lidhur Rama këtë kontratë, me atë ku emrin është Edi Rama apo me atë ku emri është Edvin Rama”, duke vertetuar se ende Saliu nuk eshte i bindur me certifikatat, pavarsisht se e ka firmosur marreveshjen zgjedhore.

    Më tepër se akuza politike, duke hedhur ne koshin e plehrave kodet e miresjelljes qe presidenti i dominose u ka servirur, vijoi akuzat e bëra në drejtim të kreut të PS-së qe preknin jetën personale të Edi Ramës.

    Berisha ka deklaruar me forcë se, sot Rama shpenzon 43 për qind shpenzime operative më shumë se sa bashkitë e tjera për tualetin e tij, për orgji në muzeun e Pezës, duke mos e njohur ate konference per faktin se nuk ka marre Hysni Kapo, te cilit i ka sherbyer me devotshmeri, biles i ka replikuar edhe doren e tij te ngrohte te partise e sigurimit.

    Duke vlerësuar kandidatët e koalicionit të djathë për kryetarë bashkie dhe komuna, të cilët sipas Berishës vlerësojnë lart familje, Kryeministri u shpreh se ata nuk vijnë si ai që nuk ka familje, miq dhe shokë, si ai që nuk do njeri, sepse nuk vlerëson në vlerat e familjes, miqësisë dhe shoqërisë. Ne vend te atyre cilesive, Berisha theksoi rendesine jashtezakonisht te krahinizmit, tribalizmit, favoritizmit, nepotizmit etj, gjithmone ne interes te njeshit te qeverise e te partise demokratike njekohesisht.

    “E kanë quajtur mister bosh, ne do ta quajmë mister vetmia”, u shpreh Berisha. Akuzat e Berishës në drejtim të Ramës kanë qenë edhe më të ashpra, kur Kryeministri ka zbuluar për të pranishmit disa fakte nga jeta rinore e Edi Ramës. Berisha u shpreh se në rini Rama i prishi dasmën vëllait të tij, të cilit i thoshte pse më merr nusen. Duke pasur parasysh faktin se para tij Bregu dhe Olldashi kishin germuar ne dosjen e sajuar te kryebashkiakut aktual të Tiranës, kryetari i PD-së u shpreh duke i shkuar goja leng se, “Rama nuk është as burrë dhe as grua”.

    Gjatë fjalës së tij në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 shkurtit, Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria e do të mbështesë fuqimisht të gjitha projektet që kanë kandidatët e koalicionit për bashkitë dhe komunat ku ata garojnë, dhe në mënyrë të veçantë ato të kandidatit për bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi. Per ato bashki e komuna qe PD ose nje satelit i saj nuk fiton, qeveria nuk mban pergjegjesi, dhe nuk i konisderon ne juridiksionin e saj - ato duhet te shkeputen administrativisht e politikisht nga RSH

    Berisha premtoi zgjidhje per sherr të problemit të pronësisë, mbështetje akoma më të madhe për procesin e shperfytyrimit, si dhe mbështetje për mjaft projekte të tjera te ngjashme në të gjithë vendin. Kete here e ka radhen qe te zgjidhen mbrapsht pronesia e privatizimi i Albtelekomit, e sektoreve te tjere strategjike te vendit si energjitika, ku rreth 50% e shumes do ti kaloje per llogari te kryeministrit, me transaksion te ish kryeministrit, per ti ndare vetem ata te dy, dhe askush tjeter te mos afrohet. Gjithashtu, brenda kesaj legjislature vendore do te zgjidhet pronesia mbi varret shqiptare ne Kosine, te cilat do ta pasurojne partine demokratike te sali janullatosit me nga $ 100, 000 per varr.

    Duke e cilësuar 18 shkurtin si festë të demokracisë, Kryeministri ftoi qytetarët që me votën e tyre të lirë të përcjellin Edi Ramën, njeriun dhe politikanin e vetmuar dhe te votojne njerezit dhe politikanet e shoqerizuar si Berisha e Nano, te cilet pavarsisht nga te zezat qe i kane sjelle, pislliqet e mafiozlleqet qe nuk kane te sosur i bejne bashke. Bile edhe per te fjetur, saliu shkon tek fatosi, se nuk i beson asnjenjeriu tjeter ... as edhe ne shtrat.

    Berisha theksoi se, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë ndëshkimi i merituar për mercenarët si Rama dhe përbëjnë fitoren e vërtetë të mazhorancës së djathtë. Në këtë kuadër, Kryeministri i ka ftuar të gjitha qytetarët shqiptarë që të “Vazhdojnë së bashku” me koalicionin dushko te djathtë në mashtrimet e ndërmarra, në përsosjen e genjeshtrave që kanë si synim keqesimin e jetesës së shqiptarëve, konstipacionin dhe disintegrimin e vendit si ne '97 ne rast se nuk fiton.

  9. #99
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Berisha sulm jetës personale të Ramës

    Partia Demokratike ka nisur dje fushatën elektorale ...............
    ...............................e disintegrimin e vendit si ne '97 ne rast se nuk fiton.
    Shume era deshperim bie ky artikull i shkruar nga nje autor anonim per nje gazete anonime qe i drejtohet nje publiku anonim.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #100
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,457
    Postimet në Bllog
    23
    “Do ta fitoj Tiranën për të gjithë qytetarët dhe gjithë shqiptarët”

    Nga Sokol Olldashi*

    Këtë javë, unë kam dorëzuar dy mandatet që mbaja që nga 2005-sa. Nuk jam më Ministër i Brendshëm dhe nuk do të jem më deputet i Kuvendit.

    Falenderoj me këtë rast, ata qindra bashkëpunëtorë në polici dhe pushtetin vendor, me të cilët, për një vit e gjysmë, arritëm të bëhemi simbol i një qeverie të papajtueshme me krimin dhe forcuam besimin e Perëndimit tek Shqipëria.

    Falenderoj edhe ata mijëra banorë të zonës sime elektorale që me votën që më dhanë mua dhe Partisë Demokratike në vitin 2005 ndryshuan fatin e shoqërisë shqiptare, duke iu dhënë shanse reformave të thella dhe integrimit europian të vendit.

    Shumëkush më ka pyetur për këtë vendim. Shumë miqve të mi jo politikë, u duket i tepërt ky angazhim i ri, pa mbushur ende një vit e gjysmë nga një betejë elektorale.

    Në të vërtetë, unë kam një përgjigje për të gjithë ata.

    Mandatet kanë vlerë kur fitohen në betejë dhe unë kam hyrë në një betejë të re, më të rëndësishme se ajo e korrikut të 2005-ës.

    Nëse për një vit e gjysmë arritëm të bëhemi qeveria simbol i luftës kundër krimit, ne kemi tani misionin të bllokojmë këtë fenomen aty ku ai lind.

    Është e vërtetë se kemi arrestuar banditët më të rrezikshëm, por ende nuk kemi shmangur plotësisht shkaqet që kanë prodhuar këtë rrjet kriminal.

    Lidhjet e politikës me krimin u konsoliduan, kur kriminelët filluan të quhen ndërtues, kur qytetarët e Tiranës filluan të shpronësohen me pistoletë tek koka nga banditë, kur pronarët shantazhoheshin me të gjitha mënyrat, që nga projektet me plastelinë që ndërronin formë përditë dhe deri tek zhdukjet fizike.

    Krimin me politikën në Shqipëri, më shumë se kushdo tjetër, i lidhën dhe i bënë bashkë, ata që kishin në dorë tregun e ndërtimeve dhe ata që silleshin me qytetin si me çifligun e tyre.

    Ne kemi arrestuar kriminelët, por, tashmë duhet të zhdukim vatrën e viruseve.

    Unë jam sot para jush, për të bërë një betim solemn se do ta çoj deri në fund këtë betejë dhe do ta fitoj atë, bashkë me ju.

    Do ta fitoj për fëmijët e mi dhe fëmijët tuaj, që nuk kanë ku të luajnë.

    Do ta fitoj për të rinjtë e Tiranës, që nuk kanë ku të argëtohen, në një kryeqytet me një gjysmë kinemaje.

    Do ta fitoj për pensionistët dhe të moshuarit e Tiranës, të cilët janë terrorizuar nga mungesa e hapësirave dhe trafiku vrasës që nuk i lë të dalin nga shtëpitë.

    Do ta fitoj për intelektualët e Tiranës, të cilët nuk kanë asnjë alternativë të jetës kulturore në këtë qytet.

    Do ta fitoj për të gjithë qytetarët dhe gjithë shqiptarët, që duan të krenohen me Tiranën.

    Për këtë arsye ndihem i lehtësuar që Partia Demokratike, kryeministri Berisha dhe grupi im parlamentar më lejuan të dorëzoj mandatet politike, për të hyrë në një betejë shumë herë më të madhe, shumë herë më të rëndësishme, betejën për Tiranën.

    Një motiv i dytë, pse angazhohem në këtë mision është edhe shpërdorimi i madh që i është bërë Tiranës. Është e vërtetë se Tirana është një qytet ku janë shtruar disa rrugë dhe janë mbjellë disa kumbulla të kuqe, por është shumë më e vërtetë që ky qytet ka merituar dhe ka pasur mundësi të bëhej për 15 vite një metropol europian.

    Ky qytet po fyhet përditë nga njerëz që mendojnë se Tirana rritet dhe zhvillohet, sepse janë ata kryetarë bashkie apo, sepse ata bëjnë tendera rrugësh.

    Me ritmet e zhvillimit natyral të këtij qyteti është bërë vetëm propagandë.

    Me ritmet e zhvillimit natyral të këtij qyteti janë mbuluar abuzimet dhe një sistem i tërë korruptiv, i cili ka mbajtur peng lirinë ekonomike, që është motori i zhvillimit të Tiranës.

    Ky qytet është rritur si një mollë e futur në shishe dhe nuk është lënë i lirë të zhvillohet. Tirana është deformuar dhe ka marrë formën e enës, ku e ka futur me dhunë njeriu që kërkon ta sundojë.

    Këtij qyeti i është diktuar gjithçka. I janë diktuar lejet e ndërtimit, ndërtuesit, studiot e projektimit, i janë diktuar ngjyrat, bizneset, i është diktuar rritja kriminale dhe pluhuri që e bën qytetin të ngjajë me një dhomë të madhe gazi.

    Ne do ta thyejmë këtë shishe, sepse brenda nuk është djalli, por vetë Tirana. Ne do ta çlirojmë Tiranën nga diktati i një njeriu të vetëm, nga sëmundjet dhe tirania e tij.

    Ne do t’i hapim rrugë lirisë ekonomike dhe tregut të diktojnë përmes një përgjegjshmërie qeverisëse, Tiranën e re europiane.

    Ne do t’i japim urgjentisht Tiranës, planin rregullues të qytetit.

    Unë ju betohem se nuk do t’iu diktoj as ngjyrat e pallateve as tregun e trojeve, as lejet e ndërtimit, as ndrydhjen me tri turne nëpër shkollat publike, as shkatërrimin e nervave në një trafik rraskapitës.

    Unë do t’iu ofroj, vetëm shansin për të dhënë kontributin tuaj për qytetin, kudo ku jeni të gatshëm ta jepni atë.

    Unë jam i qartë në misionin tim. Liria për të kontribuar të gjithë për qytetin është pasuria e madhe që kemi.

    Kush frenon këtë pasuri, kush dikton energji të tjera që vijnë nga bota e krimit dhe korrupsioni, deformon të ardhmen e Tiranës.

    Unë nuk do ta përsëris historinë e atyre që ia kanë bërë Tiranës këtë krim.

    Unë nuk dua ta sundoj këtë qytet. Unë dua ta qeveris atë, bashkë me ju.

    Dua të shpreh dhe motivimin tim personal për këtë qytet.

    Unë kërkoj mbështetjen tuaj për një mandat, të cilin nuk do ta ndërpres nga anagazhimet e mia të tjera në politikë.

    Unë kërkoj mbështetjen tuaj për të bërë një bashki, e cila punon në harmoni me qeverinë dhe nuk proteston kundër qeverisë, kur ajo ndreq çibanët e qytetit, siç ishte “Zogu i Zi” apo “Gropa e Hajdinit”.

    Unë dua mbështetjen tuaj për një bashki, e cila të mos jetë bunker nga ku hapet zjarr mbi qeverinë. Ky qytet është boll i lodhur nga zullumi dhe e ka të tepërt luftën mes bashkisë dhe qeverisë.

    Por kjo luftë bëhet e pashmangshme, nëse ne i krijojmë terren një njeriu “part time”, që shumicën e ditës e kalon në zyrën e tij si kryetar partie dhe vetëm një pjesë të ditës në zyrën e bashkisë.

    Kjo bashki, s’mund të bëhet kurrë e qyetarëve, nëse mandati i kreybashkiakut përdoret për të shtyrë ditët deri në zgjedhjet parlamentare dhe pas dy vitesh, Tirana të futet sërish në zgjedhje.

    Unë kërkoj mandatin tuaj, duke premtuar se do të jem gjithë kohës me ju, se do të punoj për gjithë qytetarët pa dallime politike dhe për gjithë qytetin, pa selektime gjeografike.

    Dua t’iu them vetëm një detaj që ka të bëjë me të ardhmen tonë.

    Ky qytet, i cili është dhjetra herë më i ndotur se qyteti më i ndotur i Europës, po shkurton çdo ditë jetë njerëzish.

    E di që është e rëndë kjo që po them, por është e vërtetë.

    Ky qytet është kthyer në një vatër sëmundjesh vdekjeprurëse për qytetarët.

    Të dhënat e monitorimit të ajrit në qytetin e Tiranës tregojnë se përmbajtja e blozës dhe e lëndës së ngurtë të pezullt është tepër e lartë. Sasia e blozës në ajër është 200 mg/m3 nga 50 që është limiti i normës.

    Pluhuri është 400 mikrogram/m3 nga 40 që është norma europiane. Secili prej nesh thith 73 kg pluhur në vit.

    Ndotja e Tiranës dhe mungesa e prespektivës për ta pakësuar atë janë një krim i përbindshëm ndaj jetës sonë dhe fëmijëve tanë.

    Politikat mbi ajrin vrasin çdo vit 300 njerëz në këtë qytet, gati 1 në ditë. Rastet e kancerit të gjirit kanë shkuar në 400 çdo vit, nga 14 që kanë qenë 10 vjet më parë, 8 në 1000 fëmijë që lindin janë me defekte formimi, si pasojë e ndotjes.

    Ky krim duhet të ndalet me çdo çmim.

    Ky qytet duhet të bëhet i jetueshëm.

    Ky është minimumi i detyrimit që ne kemi për të.

    Për të gjitha këto motive, unë kam ndërmarrë këtë mision për të qenë oferta juaj politike për Tiranën.

    Ne do të ndërtojmë me çdo çmim Unazën e Madhe të qytetit dhe do të hapim nyjet kryesore Jug-Veri dhe Lindje-Perëndim, për të zhbllokuar ngërçin e trafikut në qytet dhe për të pakësuar blozën.

    Ne do të menaxhojmë mbetjet urbane, tërësisht nën përgjegjësinë institucionale të Bashkisë së Tiranës. Tirana prodhon sot rreth 292 000 ton mbetje, që digjen ose dergjen përpara shtëpive tona.

    Problemet e furnizimit me ujë dhe kanalizime të Tiranës gjatë viteve 2000-2005 janë pasojë e politikave të munguara të qeverisjeve socialiste dhe mefshtësisë së bashkisë, për të marrë nën administrim Ujësjellësin.

    Ne kemi hartuar një strategji të qartë, ku kombinohet decentralizimi i plotë i menaxhimit të shërbimit, ndarja e ndërmarrjes në tre pjesë, burimet, shpërndarja dhe kanalizimet, për të shkuar në partneritet publik e privat në administrimin e rrjetit shpërndarës.

    Tirana është kryeqyteti i shkollave të presuara, ku ngjishen nga 55 nxënës në klasë, i kopshteve dhe çerdheve, për të cilat bashkia shpenzon vetëm 0.02 për qind të buxhetit.

    Në gjashtë vjet, asnjë shkollë e re. Nuk është e vërtetë se nuk kemi terren për shkolla, nuk është e vërtetë se nuk kemi terren për parqe. Tirana ka sot qindra mijëra metra katror troje publike, pasuri e përbashkët e qytetarëve të Tiranës, që ish-kryetari e konservoi për ndërtimet e Blendi Gonxhes dhe banditëve që i rrinë rrotull.

    Qeveria jonë i garantoi bashkisë së Tiranës kredinë prej 12.4 milionë eurosh nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, ndërsa nga buxheti, vetëm për vitin 2006, bashkisë iu dhanë për arsimin 380 milionë. 16 milionë euro pra, që përbëjnë rreth 44% të fondit për arsimin në shkallë vendi, iu dhanë Tiranës, por ish-kryetari nuk i vë në lëvizje, sepse nga këto fonde nuk përfiton dot 35 euro rryshfet për çdo metër 2.

    Të nderuar miq! Tirana ka dhjetra probleme të tjera.

    Tirana është i vetmi kryeqytet europian pa adresa.

    Tirana është i vetmi kryeqytet europian, ku produktet ushqimore shiten në trotuar pa kurrfarë kontrolli.

    Tirana është qyteti, ku hapësira nuk mungon vetëm për të gjallët, por dhe për të vdekurit, që nuk gjejnë vend për varre.

    Tirana është i vetmi qytet, ku çmimet e banesave 5-fishohen brenda 6 vjetësh.

    Tirana është i vetmi kryeqytet pa jetë kulturore.

    Tirana është i vetmi kryeqytet i fshirë nga hartat turistike.

    Unë do të luftoj për qytetin e sigurisë së jetës, dinjitetit e pronës në çdo cep dhe në çdo orë të ditës e të nateë. Qytet i sigurt, në banesë dhe në rrugë, në punë e në shkollë, qytet pa drogë dhe pa prostitucion, pa “të fortë” që bëjnë ligjin, pa “halabakë”, që zënë dyert e shkollave e konvikteve.

    Do të luftoj për qytetin policentrik, ku ka jetë dhe gjalleri edhe në “Brrake”, “Ali Dem”, Kombinat, Laprakë, Sauk, Varri i Bomit, Kinostudio, Selitë.

    Do të luftoj për qytetin e harmonisë së godinave me njerëzit dhe mjedisin, qytetin e poliarkitekturës, ku modernia qëndron bukur krahas traditës, ku hapësira ul stresin dhe gjelbërimi jep çlodhjen, ku rrugët e gjera kombinohen me rrugicat tradicionale.

    Do të luftoj për një Zemer të Metropolit, që bashkëjeton me komunitetet e vetëqeverisura fqinje të Farkës, Petrelës, Baldushkut, Dajtit, Vaqarrit, Paskuqanit, Kamzës, Kasharit e Vorës.

    Do të luftoj për qytetin e harmonisë e solidaritetit mes individëve, grupeve e shtresave;

    Qytetin me të pasur, por pa të varfër;

    Qytetin që nuk braktis të dobëtit e nevojtarët, siç e ka patur dhe e ka në traditën e komunitetit të tij;

    Qytetin, ku qytetarët vetëqeverisin në pallate, rrugica, lagje, në minibashki e deri tek Bashkia e Tiranës;

    Për qytetarë që vendosin me votë dhe me debat publik për planin e qytetit, për rregullat e jetës së tij, për investimet;

    Për qytetarë që priten, dëgjohen informohen dhe shërbehen me respekt dhe eficiencë nga zyrtaret bashkiake;

    Për qytetarë që komunikojnë direkt me Kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin e saj.

    Kjo është Tirana ime.

    Kjo eshte Tirana që unë ëndërroj për fëmijët e mi.

    Kjo është Tirana juaj.

    Kjo është Tirana e qytetarëve.



    *Fjala e mbajtur në nisje të fushatës elektorale

Faqja 10 prej 57 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •