Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Nishani refuzon prokurorinë, nuk dëshmon për padinë e Ramës

    Prokuroria ka dërguar dy thirrje në Kuvend për paraqitje të Nishanit, në datat 18 dhe 26 shtator

    Nishani refuzon Prokurorinë, Nuk dëshmon për padinë e Ramës


    N.P

    TIRANË- Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Bujar Nishani, ka refuzuar kërkesën e organit të akuzës për të dëshmuar rreth deklaratave që ai ka mbajtur kundrejt kryetarit të PS-së, Edi Rama, të cilin e ka akuzuar se është i lidhur me botën e krimit dhe drogës.
    Konkretisht, Nishani akuzohet për shpifje ndaj kryesocialistit Edi Rama, përmes një deklarate që ai ka dhënë në datën 2 shtator. Pikërisht për këtë arsye, organi i prokurorisë ka dërguar dy thirrje në Kuvend për paraqitje të deputetit Nishani, në datat 18 dhe 26 shtator. Por në të dyja këto data Nishani ka refuzuar të paraqitet, duke i lënë kohë vetes edhe 30 ditë për t’u menduar për një mundësi të tretë
    .

    I pyetur pikërisht për këtë çështje, zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Bujar Nishani, ka deklaruar dje se më parë duhet të hetohet organi i akuzës, duke lënë të kuptohet gjatë deklaratës së tij se do të zbatojë të gjitha procedurat që parashikohen. “Më së pari Prokuroria duhet të deklarojë para njerëzve se çfarë po bën dhe kush po e heton kryeprokurorin Sollaku, të cilin Kuvendi shqiptar na bazë të provave e ka akuzuar për lidhje me krimin. Unë si deputete do të zbatoj të gjitha procedurat që parashikohen”,- tha dje Nishani. Deklarata e këtij të fundit edhe për prokurorin e përgjithshëm e ka një lidhje, pasi Nishani ka qenë një ndër kritikët kryesorë të punës së Sollakut. Qëndrimi i deritanishëm i Nishanit kundrejt punës së organit të akuzës, flet për një mundësi shumë të madhe, që ai vetë të mos paraqitet, ndërkohë që organi i akuzës, mund të ndjekë më pas të gjitha klauzolat ligjore që parashikohen në rast mosparaqitjeje të këtij të fundit.




    29/09/2006

    Shekulli


    Ky tipi, është më lart se organi i akuzës dhe organi i akuzës duhet ti nënshtrohet këtij dhe jo ky LIGJEVE!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    meqense altin arapi eshte me i larte se sallaku e moisiu.. e meqense nishani nuk varet nga arapi i ruc shytit.. athere ska pse te shkoje te sallaku qe vepron me direktiva te mejdan arapeve..

    nishani eshte me vote populli aty ku eshte.. kurse altini atje ne kupole eshte me kobure dhe me kobure sundon sallakun ty hum e shum si ty..

    prandaj mos u habit..

  3. #3
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Brari
    meqense altin arapi eshte me i larte se sallaku e moisiu.. e meqense nishani nuk varet nga arapi i ruc shytit.. athere ska pse te shkoje te sallaku qe vepron me direktiva te mejdan arapeve..

    nishani eshte me vote populli aty ku eshte.. kurse altini atje ne kupole eshte me kobure dhe me kobure sundon sallakun ty hum e shum si ty..

    prandaj mos u habit..
    Nuk kam përse habitem... unë thjeshtë thashë se mos ky Nishani është më i lartë dhe i paprekshëm nga ligjet... por akrobacitë dhe shkelja e hapur e ligjit dhe ajo e kushtetutës, janë fenomene të njohura nën sundimin e Berishës në Shqipëri.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    keta kujtojne se mqs lene berishen te shpife mund te shpifin edhe keta
    po berishen e len se eshte me kartele mor cuna
    prandaj nese keni prova shkoni e depozitojni nese nuk keni leni berishen te dal atje para se juve nuk jua fal kush dhe mund te perfundoni brenda per nje fjal goje
    dhe ska kush me ju mbrojt
    e pate dibren si e hengri..
    ka fillu populli me e kuptu se i duhet shtet ndaj kujdes ska me rrumpalle sado qe rrumpalla eshte ne krye...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dolle dhe ti njemik .. mik me altin arapin..
    he me te lumte.. se ai ti kthen pronat ..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Po clidhje ka arapi me sollakun o hajvan 24 karatesh
    vetem ti mund ti beosh idiotizmat qe thot berisha
    po hapi syte o ditezi se je qeruar
    mund te jete i lidhur sollaku me personin qe i vrau shoferin ne sy te gruas dhe vajzes
    si mund ti besosh keto gjera
    te besoje qe sollaku eshte mik me bin ladenin, enver hoxhen, sali berishen, eskobarin gjithe mafien italiane edhe mund ta besoja
    po me arapin kurre

Tema të Ngjashme

  1. Omer Nishani, si u mbajt sekret vrasja e presidentit shqiptar
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-10-2016, 05:10
  2. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 13:04
  4. Gjykata refuzon legalizimin e partisë fetare “Mëmëdheu”
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 07:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •