Angli, gjykata denon me nga 9 vjet burg 2 shqiptare per shfrytezim prostitucioni
Ora 11:15
Nga E.M
LONDER (30 Shtator)-Kater persona, mes tyre dy shqiptare, u denuan me nga nente vjet burg secili pasi u gjeten fajtore per trafikimin e grave ne Britanine e Madhe, me qellim prostitucionin. Nje 35 vjecare, nene e tre femijeve u josh nga premtimi i dy djemve shqiptare se do te shkonte ne Angli per te gjetur nje pune te ndershme dhe per te mbajtur femijet e saj, por sapo mberriti ne ishull, e gjeti veten ne mes te rruges.
23 vjecari Ylber Dauti, u denua me nente vjet burg, ndersa 45 vjecari Riza Hoxha me tete vjet. Fajtore u shpallen edhe dy gra te cilat ishin bashkepunetore ne trafik.
Viktima u shpreh se ishte perdhunuar vazhdimisht dhe se kishte bere cdo perpjekje per t’u arratisur. Gjykates iu deshen vetem tre ore per te marre vendimin ndaj dy emigranteve shqiptare
(The Scotsman+BBC/Balkanweb)
Krijoni Kontakt