Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 57
  1. #31
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Albo ka fol tamam ske ci shton as ci eqen me.
    Pse mre kujtoni se me vertet len Sala tosin president mre? O politike mre politike.

    ne ti kolombi rri i qete plako se nano zbehet president jo por ato deklarata behen per tju hudh benzine zjarrit ne ps. Edvin.vs. Nano

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Albo, po nga e di ti qe Nano nuk synon presidencen? Jam shume kurioz ta di.
    Nga e di une apo nga s'e kupton ti? Sepse zgjedhjet lokale i paraprijne zgjedhjeve presidenciale. Nuk ishte shume e veshtire apo jo?!


    TIRANĖ- Kryetari i grupit parlamentar i PR-sė, Arjan Madhi, ka deklaruar dje se, ai personalisht do tė votonte pėr Nanon president, nė funksion tė shmangies se ēdo lloj skeme bllokuese, qė do tė vinte nga opozita.
    Po ta ndiqnit politiken shqiptare pak me nga afer dhe po te lexonit me shume se sa te shkruanit neper tema, do te kishit te qarte qe opozita ne Shqiperi ka muaj qe po i kanoset pozites neper sheshe dhe neper podiume kuvendesh qe ajo do te shkaktoje nje krize kushtetuese ne vend duke bllokuar emerimin e presidentit ne parlament, ne menyre qe vendi te shkoje drejt zgjedhjeve te parakohshme. Ky eshte kercenimi i Rames, Metes e PS per qeverine e koalicionin e pozites.

    Dhe pozita, po i kunderpergjigjet Rames dhe kupoles se te majtes, qe nese ju NUK zgjidhni bashkepunimin per presidentin, ne nuk do te perjashtojme Nanon si kandidat te mundshem per president. Ky eshte kercenimi i Berishes per Ramen dhe kupolen e PS, qe jane munduar deri me sot te anashkalojne Nanon e shkarkuar nga detyra 1 vit me pare.

    Pozita ka shume opsione per shmangien e krizes se presidentit, por opozita ka vetem nje opsion: zgjedhjen e nje presidenti te ri konsensual per aq kohe sa nuk eshte Fatos Nano. Dhe ky eshte edhe qellimi i "goditjes se perqendruar" mediatike te njerezve te Berishes per kampin socialist.

    Pa harruar qe nese opozita humbet bindshem zgjedhjet lokale, ashtu edhe sic pritet nga njerezit e Nanos, kerkimi i zgjedhjeve te parakohshme pak muaj me vone do te ishte nje vetevrasje politike.

    Albo

  3. #33
    Me qellim qe te lartesohet me lar figura e pozites, dhe te futet teresisht opozita ne konfuzion do te ishte mbase me e dobishme qe ne pamundesi te kandidatures se enverit apo haxhiut (sepse kane vdekur - por jo ne zemrat e tyre), te vihet emri i ramizit, se ai nuk e permbushi kohen e qendrimit si president, dhe atij i kane aq shume borxhe si sala edhe tosi.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Postime
    92

    Nano kok me koke me Olldashin.!! - Berisha:Nano ne kaziono...

    Nderkohe qe Nano diskutonte detajet e fundit te kandidimit te Olldashit ne Tirane, Berisha ju rikthye sulmeve ndaj tij duke thene se eshte ne Kazino
    Mund te me thoj njeri se cbehet se spo marr me vesh gje fare..

    Sokol Olldashi dhe Fatos Nano, takim koke me koke ne Durres

    Ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi dhe ish-kryeministri i fundit i socialistėve, Fatos Nano janė pare dje tė kenė biseduar pėr njė kohė tė gjatė nė njė lokal tė Durrėsit, tė paktėn deri rreth orės 24.00.

    Sokol Olldashi dhe Fatos Nano kanė qėndruar nė lokalin "Zemus" pranė "Dy Kitarave" nė rrugėn qė tė shpie pėr nė Currila, pranė vendit qė njihet si "Bėrryli".

    Korrespondenti i "Shekullit" ėshtė pėrpjekur tė hyjė nė lokal, por ka marrė pėrgjigjen "ėshtė i rezervuar", ndėrkohė qė deri nė mesnatė ka qenė pranė lokalit ku janė parė tė qėndrojnė ministri Olldashi me ish-kryeministrin Nano.

    Personeli i shėrbimit, nė kohėn kur kanė mbėrritur Nano dhe Olldashi ka nxjerrė jashtė klientėt duke u thėnė tė njėjtin arsyetim "ėshtė i rezervuar", ndėrsa tė dy ata janė ulur nė njė vend, jo fort tė dukshėm, nė njė kėnd tė lokalit, duke u pėrpjekur qė tė binin sa mė pak nė sy.

    Ministri i Brendshėm pak javė mė parė ishte shprehur se nuk do tė kishte problem tė votonte pro Nanos nė rast tė kandidimit tė mundshėm presidencial.

    Biseda nuk ka pasur konfirmime, por burime tė tjera nė Partinė Socialiste nė Tiranė konfirmuan se e dinin se takimi po zhvillohej.

    Pėr mėse tre orė Olldashi dhe Nano kanė darkuar pa preferuar qė tė kenė persona tė tjerė nė tryezė.

    Takimi pėrkon me kohėn mė tė ethshme kur Olldashi besohet se ėshtė nė prag tė shpalljes zyrtarisht prej Partisė sė tij Demokratike si kandidat pėr zgjedhjet vendore pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranės, ku pėr dy mandate ka fituar Edi Rama, kreu i PS-sė qėkurse Nano e la me humbje nė zgjedhjet e pėrgjithėshme tė 3 korrikut 2005.

    Olldashi ka qenė kryetar i komisionit hetimor kuvendar pėr Bashkinė e Tiranės dhe Ministrinė e Kulturės, pėrfshi kohėn nė drejtim tė Ramės nė kėto dy institucione, por qė pėrkonte gjithashtu me kohėn e Nanos si kryeministėr dhe kryetar i PS-sė.

    Takimi i djeshėm mes ministrit tė brendshėm dhe ish-kreut tė PS-sė, ėshtė I dyti, po tė kihet parasysh se vetėm pak ditė mė parė ata kanė udhėtuar sė bashku nga Italia pėr nė Shqipėri.

    Pėr Bashkinė e Tiranės, mė e madhja nė vend, duket se emrat nga dy partitė kryesore tashmė janė vendosur, megjithėse pritet ende konfirmimi zyrtar i strukturave: nga PS pritet, kreu i saj, Edi Rama dhe nga PD, ministri i Brendshėm dhe kreu i PD-sė sė Tiranės, Sokol Olldashi.

    Takimi i djeshėm mes Nanos dhe Olldashit, nuk bėn gjė tjetėr veēse shton hamendjet se mes tė dyve po bashkėpunohet pėr zgjedhjet vendore nė Tiranė.


    A1TV




    Kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar dje nga Saranda pėr paraardhėsin e tij, Nano, ku u zgjodh deputet

    Berisha: Nano bredh kazinove


    Th.Nika

    SARANDĖ- Mė nė fund, edhe kryeministri Sali Berisha ka dhėnė njė opinion pėr mungesėn e vazhdueshme tė paraardhėsit tė tij, Fatos Nano, nė zonėn ku fitoi votat pėr deputet, nė Sarandė. Duke inauguruar njė tjetėr segment rruge nė Sarandė, kryeministri Sali Berisha i ėshtė pėrgjigjur pyetjes se pėrfaqėsuesve tė medias lidhur me mungesėn e interesimit tė deputetit tė zonės nė Sarandė, Fatos Nano. “Ēfarė t’u bėsh kryetarėve socialistė, njėri rri nė kazino, tjetri del nė profesion tė lirė. Zgjedhja ėshtė e tyre, jo e imja”,- tha Berisha. Kryeministri ka vijuar edhe mė tej me kreun e opozitės, Edi Rama. "Njė muaj para kėsaj rruge, -ka vėnė nė dukje ai, -ka nisur puna nė Tiranė, por ndėrsa kjo mbaroi, Edi Rama e ka ēuar nga Presidenca dhe e ka lėnė te ura e Lanės". Kryeministri Berisha i ka kushtuar njė rėndėsi tė veēantė edhe situatės aktuale nė gjyqėsor. Kreu i ekzekutivit, ka theksuar se beteja me krimin e organizuar nuk ka mbaruar. "Pjesa tjetėr, po kaq e rėndėsishme, do tė shtrihet tek tė kapurit",- ka bėrė tė qartė ai. Nga komunikimi me njerėzit pėrmes letrave, telefonit dhe SMS-ve, ai tha, se rezulton qė 70% e ankesave dhe denoncimeve janė pėr sistemin e gjyqėsorit dhe dhunimin e tė drejtave tė qytetarėve. "Drejtėsia ka njė kryeministėr tjetėr, qė ėshtė KLD",- tha Berisha. Kėtė ai e ka cilėsuar si bastion tė kleptokracisė dhe korrupsionit, qė nuk ka dėrguar asnjė para ligjit. "Por do tė hedhim nė koshin e historisė mbetjet e tyre, kudo qė tė ndodhen",- tha ai, duke e quajtur kėtė si betejė me baza ligjore. Kategoria e pensionistėve ka qenė gjithashtu e rivlerėsuar nga Berisha. Pėrballė faktit qė 387 mijė pensionistė trajtohen me pensione qė janė larg mundėsive pėr tė pėrballuar jetesėn, Berisha ka njoftuar se duke nisur nga 1 janari 2007, nuk do tė ketė pension nėn 50 mijė lekė nė fshat dhe nėn 10 mijė lekė nė qytet, ndėrkohė qė ėshtė shprehur edhe njėherė se pensionet e fshatit, do shkojnė drejt barazimit me ato tė qytetit. Berisha ėshtė ndalur veēas, nė projektin pėr tė shkurtuar largėsinė e Sarandės nga Tirana, duke operuar fillimisht me kalimin e rrugės nė aksin Kardhiq-Delvinė, qė shkurton 50 km e mė tej me studimin e boshtit tė jugut, qė largėsinė Tiranė-Sarandė e mundėson tė pėrshkohet nė 2 orė. "Saranda ka nevojė tė ecė drejt kryeqytetit e jo drejt Vlorės",- ėshtė shprehur Berisha. Edhe mė ambicioz ka qenė projekti pėr ta bėrė Sarandėn edhe me aeroportin e vet, duke negociuar me kompaninė e profilizuar ndėrkombėtare "Aeroport Partner", qė ka kryer studimin dhe shkohet drejt shpalljes sė tenderimit ndėrkombėtar pėr kėtė objekt madhor.

    Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-10-2006 mė 14:00

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Eshte e thjeshte:
    Olldashi ben aleance me Nanon dhe Berisha lan duart duke thene se gjasme nuk di gje.
    I bie Olldashi kryetar i bashkise se Tiranes dhe Nano president pak a shume.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Postime
    49
    me se fundi u gjet vendodhja e Nanos. dhe pikerisht atje ku nuk e priste njeri dhe me dike qe nuk mund t'i shkonte askujt ne mendje. aleanca mes Fatos Nanos dhe Sokol Olldashit eshte me se e qarte. Nano e mbeshtet ate per t'u bere kryetar i Bashkise se Tiranes dhe rrezon perfundimisht Edi Ramen jo vetem nga bashkia po edhe nga kreu i Partise Socialiste dhe demortatet i premtojne Nanos postin e presidentit. post, qe ish kryeministri dhe ish kryetari historik i Partise Socialiste ja ka vene syrin prej kohesh. per poste dihet qe politikanet shqiptare jane gati te bejne aleanca edhe me djallin e jo me kundershtaret e tyre politik.
    takimi i tyre ne mesnate larg metropolit nderkohe, qe kryeministri i vendit Sali Berisha gjendej ne nje takim ne Sarande, zone, ku Fatos Nano eshte deputet e verteton me se miri kete gje. aq me teper deklarata e kryeministrit, qe Nano eshte ne kazino eshte bere me qellimin qe te hedh poshte dyshimet se mund te kete ndonje aleance mes tyre. po e verteta flet ndryshe. rolet jane ndare tani dhe shume shpejt do te dale ne drite qellimi i ketyre takimeve.

  7. #37
    Ē'jane keto qe po thua moj Alda? Po keto jane parimore, desha te them principiale! Qysh moj eshte e mundur? Edwini te na rrije pa post? Dashke te na lesh partine social-mizore pa udheheqes?

    Une edhe Moisija nuk dijme gja, mos e ka ba Namiku me krye te vet!

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga karaburuni
    Eshte e thjeshte:
    Olldashi ben aleance me Nanon dhe Berisha lan duart duke thene se gjasme nuk di gje.
    I bie Olldashi kryetar i bashkise se Tiranes dhe Nano president pak a shume.
    Sa here qe ti komenton mbi politiken shqiptare me dhuron nje buzeqeshje. Nese Nano do qe te zgjidhet president, ai nuk do te ishte duke takuar nje minister dhe deputet demokrat si Olldashi, qe kerkon te behet kryetar i ardhshem i bashkise se Tiranes, por ai do te ishte duke u ulur koke me koke me njerezit besnike te tij ne rradhet e deputeteve socialiste. Nese nuk e di, presidenti nuk zgjidhet nga kryeministri por nga deputetet dhe Nanos i mjafton nje grusht deputesh socialiste per tia shtuar votave te mazhorances per tu zgjedhur president. Kuptohet, qe Nano te zgjidhet president ka nevoje qe emri i tij te kandidohet nga mazhoranca, gje qe nuk ka per te ndodhur.

    Nano eshte ne krah te Olldashit pasi misioni i tij tashme ne politike eshte vrasja politike e delfinit te tij me emrin Edvin Rama, qe e mori nga stallat e derrave te Parisit, e veshi me kostum, e beri minister kulture, e beri edhe kryetar bashkie ne Tirane, dhe kur Nano kish nevoje per mbeshtetjen e tij ne zgjedhjet e vitit te kaluar, delfini i tij i nguli thiken pas shpine dhe i zuri edhe karrigen e kryetarit te PS.

    Takimi i Olldashit me Nanon dhe "romanca" e tyre parazgjedhore eshte vetem nje tjeter prove qe Nano nuk do te lere gurre pa kthyer permbys derisa te nxjerri Evdin Ramen jashte politikes shqiptare, si ai peshku ne zall.

    Dhe si nxirret Edvin Rama jashte politikes shqiptare?

    Nese ai humbet zgjedhjet per kreun e bashkise se Tiranes, Evdin Rama nuk eshte me as deputet dhe as kryetar bashkie, detyrimisht nuk ka se si te ngelet edhe si kryetar i PS.

    Lajme te tilla duhet te leshojne te dridhura ne shpinen e Edvin Rames. Nuk do te cuditesha po te shihja vete Fatos Nanon te beje fushate per Olldashin ne Tirane duke u apeluar socialisteve te votojne per Olldashin.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 31-10-2006 mė 00:28

  9. #39
    Qellimi justifikon mjetin, thua ti albush.

    Ne se Nano ndikon ne zgjedhjen e Olldashit ne Tirane, ai eshte i justifikuar per tu bere president.

    Shikoni e beni kujdes, ahere, se ka mundesi qe tia mare kryetarllekun Sales, neqoftese Tosi nuk arrin te siluroje Edin!

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    per keta politikanet tane termi k...e este mburje
    keta me kujtojne ato filmat me ato femrat qe si pranonte njeri per leke dhe shkonin vec per ndonje doze 5 dollareshe
    bile tani qe e mendoj paskam bere gabim qe ndroja kanalin kur shfaqeshin ata transvestitet qe rrine te gropa e ajdinit... kta politikanet tane jane ku e ku me keq.
    Bile me te urryer me duken sidomos keta te rinjte e tipit olldshka-bashka-ballashka se ata te vjetrit edhe mund ti kuptoj

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  3. Bashkim Fino kandidati i sė majtės pėr president
    Nga shefqeti11 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  5. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •