Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 57 prej 57
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet nė Bllog
    22
    Atehere nje pyetje e drejteperdrejte: A beson akoma PD (sic besonte deri ne 3 korrik 05) se Nano ka qene i korruptuar dhe pergjegjesi dhe nxitesi kryesor i kapjes se shtetit, dhe me prekshem akoma, fajtor dhe fshehes i nje aksidenti me pasoje vdekjen e nje qytetari?
    Sigurisht qe e besoj, por mos harro qe une jam ai qe ka denoncuar nder te paret "moralin Nano" ne politiken shqiptare. Per mua e keqja nuk ka nje emer te pervecem, ajo eshte nje e keqe qe ka mberthyer te gjithe politiken shqiptare por ne menyre te vecante gjelon ne gjirin e te majtes shqiptare. Eshte nje moral i mbrapshte, nje epidemi, quaje si te duash. Fatos Nano mund te kete meritat kryesore te levrimit dhe ndertimit te ketij morali, por te infektuar nga ky virus jane tashme pjesa derrmuese e politikes shqiptare.

    Nese ligji do te ndeshkonte krimin ashtu sic duhej ne nje shoqeri ideale, jo Nano por 1/2 e gjithe deputeteve te Kuvendit shqiptar do ta gjenin sot veten ose nen akuze ose pas hekurave te burgut. Ta them kete per te kuptuar se sa larg jemi nga dita kur ligji do te ndeshkoje krimin dhe do ta pastroje politiken shqiptare nga "morali Nano". Po flasim per nje Shqiperi qe ka nje kryeprokuror qe nuk gezon mbeshtetjen e mazhorances dhe vazhdon te qendroje ne krye te detyres dhe per nje president qe refuzon te riktheje ne legjitimitet institucionin e vetem qe mbahet ne kontrollin e mafies politike: pushtetin gjyqesor. Dy njerezit qe Berisha propozoi si "njerez konsensuale", Sollaku dhe Moisiu nuk jane me ata te paret, ata ndajne tashme shume apo pak moralin Nano.

    Nano nuk ka nevoje as per mbeshtetjen e Olldashit dhe as per mbeshtetjen e Berishes per tu rikthyer ne krye te PS. Nese ai deshiron, ai mund te kthehet ne krye te PS brenda 1 muaji, dhe jo per ndonje merite te vecante te tij, por per arsyen e thjeshte se absolutisht asgje nuk ka ndryshuar ne PS qe nga largimi i tij 1 vit me pare. Jane te njejtet emra, te njejtat fytyra, asnje qendrim i ri politik per denimin me ligj te krimit e korrupsionit, asnje inisiative per katharist, pastrimin e kupoles socialiste nga njerezit e inkriminuar e korruptuar.

    Edhe pse PS sot mund te kete nje emer dhe fytyre te re ne krye, nga kendveshtrimi politik, PS eshte ajo qe e ka lene Nano, nuk ka ndryshuar fare, dhe e pare me kete sy, Nano asnjehere nuk eshte larguar nga kreu i PS, ose e thene ndryshe, PS asnjehere nuk ka bere divorc me Nanon.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-11-2006 mė 15:56

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Sigurisht qe e besoj, por mos harro qe une jam ai qe ka denoncuar nder te paret "moralin Nano" ne politiken shqiptare. Per mua e keqja nuk ka nje emer te pervecem, ajo eshte nje e keqe qe ka mberthyer te gjithe politiken shqiptare por ne menyre te vecante gjelon ne gjirin e te majtes shqiptare. Eshte nje moral i mbrapshte, nje epidemi, quaje si te duash. Fatos Nano mund te kete meritat kryesore te levrimit dhe ndertimit te ketij morali, por te infektuar nga ky virus jane tashme pjesa derrmuese e politikes shqiptare.
    Mora pergjigjen e nje pyetjeje qe se pata bere dhe jo pergjigje per ate qe bera. Mbase nuk jam shprehur une qarte. Nuk pyeta a beson ti, fjala ishte a beson PD-ja ato ka thene me pare per Nanon dhe nese beson, (ketu vjen pyetja per ty) a eshte normale, morale, per ty atehere qe te bashkepunohet me te, ne dem te Rames?

    Per te tjerat kryesisht jam dakord, ne politiken shqiptare morali eshte gjeja e fundit qe mund te pretendojme aktualisht, ne pjese derrmuese mungon ne te dyja kahet e spektrit, Po ashtu nuk eshte dicka qe do ndryshoje vetvetiu brenda dites. Dje Rama quhej i suksesshem se ishte tipi qe edhe vidhte por edhe bente ndonje gje. Sot po quajme arritje qe kemi nje qeveri qe nuk vjedh. Para ketyre problemeve, shqetesimi per moralin mbase eshte lluksoz tani per tani.

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nano nuk ka nevoje as per mbeshtetjen e Olldashit dhe as per mbeshtetjen e Berishes per tu rikthyer ne krye te PS. Nese ai deshiron, ai mund te kthehet ne krye te PS brenda 1 muaji, dhe jo per ndonje merite te vecante te tij, por per arsyen e thjeshte se absolutisht asgje nuk ka ndryshuar ne PS qe nga largimi i tij 1 vit me pare.
    Atehere per cfare se eshte gati Nano te bashkepunoje me PD-ne? Thjesht per te rrezuar Ramen meqe ky e pati rrezuar nje vit me pare? Shume feminore si teke per Nanon qe kemi pare deri tani. Ndersa une them qe nese Rama fiton Tiranen, Nano do ta kete te pamundur rikthimin ne PS, qofte dhe nqs figurat ngelin po ato qe ishin dje e jane dhe sot.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet nė Bllog
    22
    Mora pergjigjen e nje pyetjeje qe se pata bere dhe jo pergjigje per ate qe bera. Mbase nuk jam shprehur une qarte. Nuk pyeta a beson ti, fjala ishte a beson PD-ja ato ka thene me pare per Nanon dhe nese beson, (ketu vjen pyetja per ty) a eshte normale, morale, per ty atehere qe te bashkepunohet me te, ne dem te Rames?
    PD gjate kohes qe ka qene ne opozite ka ngritur akuza, denoncime, dyshime, por i beson apo jo, kjo nuk eshte e rendesishme. E rendesishme eshte qe prokuroria shqiptare te marri ne shqyrtim, hetoje e gjykoje keto denoncime. Atehere une e ti do te mesojme nese ishin te verteta apo vetem retorike boshe.

    Per pyetjen e dyte, varet se cfare quan ti "bashkepunim". Imorale per PD dhe per mua eshte sikur Berisha ta kandidoje Nanon si president te mundshem Imorale per mua do te ishte sikur i njejti Berisha qe i leshoi ato akuza te dilte sot e ti thurte lavde shokut Nano. Por nuk e shoh aspak si imorale qe PD te perdori Nanon per te thelluar fitoren e saj ne zgjedhjet lokale. Sidomos atehere kur Nano ofron sherbimin e tij vullnetar per kete gje, pa iu lutur njeri ne prapaskene.

    Pyetja qe duhet bere eshte ishte Nano apo Olldashi ai qe kerkoi takimin apo ndihmen. Me ate sy qe e shoh une, ka qene Nano ai qe i eshte afruar Olldashit dhe jo Olldashi Nanos. Dhe ajo qe ti quan "bashkepunim" i Nanos me fushaten e Olldashit ne kete rast nuk eshte nje bashkepunim direkt, nuk ka se si te jete i tille. Bashkepunimi eshte indirekt, Nano do te dali publikisht kunder Rames, gje qe e ka bere para se emri i Olldashit te qarkulloje si kandidat i mundshem i te djathteve per Tiranen, dhe thirrja qe ai do ti drejtoje atij segmenti te elektoratit socialist qe ende beson tek Nano, per te votuar Olldashin e jo Ramen ne zgjedhjet lokale.

    Mbeshtetja e nje kandidati te partise kundershtare nuk eshte aspak nje precedent shqiptar dhe nuk eshte aspak nje akt politik imoral ne syte e mi. Nese une dje votova per PD dhe neser shoh nje kandidat socialist qe me pelqen, vota dhe mbeshtetja ime per te nuk me ben mua imoral por pragmatist.

    Albo

  4. #54
    albo:
    prokuroria shqiptare te marri ne shqyrtim, hetoje e gjykoje keto denoncime. Atehere une e ti do te mesojme nese ishin te verteta apo vetem retorike boshe.
    E ke kapur mbrapsht, dhe nuk je aspak i sakte; prokuroria eshte organ hetimi e akuze, dhe jo gjykimi sic shkruan ti pa pergjegjesi e mungese kompetence.

    aspak imorale qe PD te perdori Nanon per te thelluar fitoren e saj ne zgjedhjet lokale
    Jo vetem imorale, por eshte e kunderligjshme, eshte veper kriminale qe te bashkepunohet me padrino te krimit, hajdute e vrases.

    Mbeshtetja e nje kandidati te partise kundershtare nuk eshte aspak nje precedent shqiptar dhe nuk eshte aspak nje akt politik imoral ne syte e mi. Nese une dje votova per PD dhe neser shoh nje kandidat socialist qe me pelqen, vota dhe mbeshtetja ime per te nuk me ben mua imoral por pragmatist.
    Ngaterrohesh me kembet e tua: tjeter eshte kryerja e nje veprimi te atille prej nje subjekti politik sic eshte nje parti, dhe tjeter eshte votimi individual - ato te dyja jane krejt ndrysh nga njera tjetra, dhe nuk kane lidhje.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2006
    Postime
    35
    S'po merret vesh me politika ne Shqiperi.
    Njehere na del Nano hajdut, pastaj na del Rama hajdut kurse Nano behet prape burre i mire. Fund i fundit kazinote jane me pak te demshme se mbikalimet, se te pakten harxhon leket e shqiptareve po nuk u ze pamjen.
    Hajde merre vesh kete pune.
    Andej matane ish-shefat e SHIK-ut nuk lane punonjes te tyre pa dekonspiruar ne publik dhe nuk lane sekret pa na treguar, me mire t'ia vene emrin Sheshi informativ kombetar ku bejne audience televizionet dhe gazetat.
    Hajde Shqiperi hajde.

    Deri dje ne PD benin gare kush e kush te shante nanon me shume e sot, pa te keq fare, u harruan kusarlleqet, u harruan tradhetite, u harruan te shtypurit, u harruan mafiozlleqet dhe filloi pragmatizmi, politika e "menēur".
    Por harrojne se me ke kane te bejne: me dike qe deri me sot me shume i ka perdorur te tjeret se e kane perdorur.
    Keta qe shpresojne te perdorin Nanon kunder Rames, harrojne se bejne nje loje shume te rrezikshme qe mund te na sjelle Xhoin si First Lady.
    Nanos nuk i intereson shume kryesia e PS, madje prandaj u largua nga kryetarlleku qe te mund te zgjidhet president.
    U ka nxjerre Ramen si tabele qitje PD-se dhe vete shkon i palagur dhe me zullume te harruara deri ne zgjedhjen e presidentit.
    Berisha nuk kandidon dot. Por Nano mund te kandidoje dhe do te kandidoje. PS-ne Nano e ka ne xhep, por i duhen edhe ca vota nga pozita. Dhe keto vota do t'ia japi marreveshja me Olldashin, qe sigurisht eshte bere me dijen e Berishes; qe gjithe beharin nuk u lodh se thirruri nanon qe te kthehet.
    Sikur Presidenti te zgjidhej neser, presidenti i Shqiperise do te zgjidhej Nano.
    Ndoshta ne muajt qe do te vijne situata do te ndryshoje, por ndoshta edhe jo.
    Por nje gje eshte e sigurt: nese Nano do te zgjidhje president me votat e PD-se, kjo do te ishte tallja me e madhe me voten e atyre qe votuan vetem e vetem per te hequr qafe Nanon.
    Edhe dicka tjeter: Nano president do te ishte i paēmontueshem, sepse do te kishte fuqi edhe poshte, gje qe, pervec Berishes, nuk e ka patur asnje president i Shqiperise qe nga viti 1992.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Intervista ne News24, Ilir Meta: Nese zgjedhjet vendore s’do jene korrekte, mund te rikthehet ’97-a

    Ora 20:15
    Nga Ina Koxha


    TIRANE (1 nentor) -Nese zgjedhjet e pritshme vendore nuk te jene korrekte dhe sipas standarteve, atehere Shqiperia nuk do te kete asnje garanci stabiliteti. Eshte shprehur keshtu kreu I LSI, Ilir Meta gjate nje interviste qe ka dhene sot pasdite per televizionin ‘News24’. Kete deklarate Meta e ka bere duke iu referuar retrospektives se 10 viteve me pare, ku, sipas Metes, per shkak te humbjes se zgjedhjeve, qeveria e atehershme e Berishes, ka cuar ne trazirat e vitit 1997. “Nese Berisha nuk e ka kuptuar akoma se ato qe ndodhen ne ’97-en ndodhen per shkak te zgjedhjeve, atehere ai duhet te kete parasysh se ne rast se nuk do te kete zgjedhje te rregullta, nuk ka me asnje garanci per stabilitet ne vend. Pozita nuk do te toleroje absolutisht asnje parregullsi.

    Certifikatat

    Duke folur per keto zgjedhje, Meta ka prekur edhe problemin e certifikatave. Ai ka kujtuar se ceshtja e certifikatave dhe e listave te zgjedhesve jane dy kerkesa qe nuk I ka kerkuar vetem opozita. “Problemi I sigurise se certifikatave eshte kerkuar me insistim nga Parlamenti Europian dhe OSBE-ODIHR. Por PD kerkon te paraqese kerkesat e opozites si manovra, por kete e ben per te manipuluar zgjedhjet. Ne kerkuam qe ceshtja e certifikatave te zgjidhej me prokurim te drejtperdrejte nga nje firme prestigjoze europiane dhe nese PD do te binte dakord atehere certifikatat do te vinin brenda dhjete ditesh. Por PD nuk pranon, dhe kjo pasi zgjedhjet e 3 korrikut I kane me vota te manipuluara”.

    Kandidaturat Rama-Olldashi

    Lidhur me rikandidimin e mundshem te kreut aktual te Bashkise, Edi Rames, Meta ka thene se LSI do ta mbeshteste pa asnje hezitim kete kandidature, pasi Rama ka treguar se eshte shume I sukseshem ne administrimin e kryeqytetit gje te cilen nuk e zoteron sipas tij kandidatura e PD-se, ministri aktual Sokol Olldashi. “Pavaresisht se Olldashi ka nje pervoje te caktuar politike, ai nuk ka ndonje eksperience per adminitrimin e qytetit. Pra me duket nje kandidature e sforcuar e PD e cila pra nuk ka nje kandidature te formuar. Ne Tirane nuk diskutohet fitorja e kandidatit te opozites”. Meta madje nuk e ka hedhur poshte edhe mundesine per nje kandidature te mundshme te LSI edhe per Tiranen, por kjo vetem nese nuk do te kete nje kembengulje nga ana e partise socialiste per nje kandidat te vetin, por kjo sipas tij do te vendoset pas diskutimesh qe do te kete opozita ku edhe do te zgjidhet kandidatura me e mire

    (BalkanWeb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    g55

    Data: 02/11/2006, ora


    Kriza brenda sė majtės, Rama-Majko, pėrplasje fizike



    Njė ngjarje e pazakontė pėr arkivat e socialistėve ka ndodhur pasditen e djeshme, kur kryetari i PS-sė Edi Rama ėshtė kapur fizikisht me kreun e grupit parlamentar Pandeli Majko, nė njė moment tepėr tė tensionuar mes dy burrave, qė lidhet me krizėn qė po vlon brenda tė majtėve. Arsyet e grindjes nuk janė bėrė tė ditura pėr median, pasi vetė kryetari Rama ka ndėrhyrė energjikisht me metodat e kapjes sė medieve, duke fshirė ēdo gjurmė tė ngjarjes, por ajo ka qenė reale, me disa personazhe qė e kanė ndjekur nga afėr, duke mos u besuar syve nė momentin kur vetė Rama ėshtė kapur me Majkon, duke bėrtitur e duke u sharė mes tyre. Nuk dihet nėse kjo ka tė bėjė me qėndrimin e grupit parlamentar tė PS-sė nė Kuvend, nuk dihet nėse ka tė bėjė me mocionin dhe pamundėsinė e sė majtės pėr tė mbledhur votat, nuk dihet nėse ka tė bėjė me pamundėsinė e sulmit tė organizuar politik kundėr qeverisė, me argumente tė forta apo me kokėēarjet dhe qejfmbetjet nė ndarjen e zonave elektorale pėr aleatėt e majtė dhe disa veprimeve mė tė fundit tė LSI-sė, e cila duket se e ka vėnė nė vėshtirėsi serioze Ramėn, me deputetėt e tij. Gjithė kėto shkaqe, prej kohėsh ziejnė nė kazanin politik tė socialistėve, pa dalė qartazi nė publik dhe Rama e Majko kanė gjetur njė moment pasditeje pėr tė shfryrė hallet e shumta qė kanė me administrimin e sė majtės dhe aksioneve tė dėshtuara politike. Edhe njė herė tjetėr, pėrplasja fizike dhe pėrfundimi gati-gati me njė seancė boksi nė oborrin e selisė sė PS-sė, tregojnė qartė fizionominė dhe imazhin e opozitės qė duhet, me ēdo mėnyrė, tė shkėputet nga sjelljet e saj arrogante e tė pahijshme. Z.Majko, qė kėtej e tutje duhet tė pėrgjigjet nėse pėrballon dot, apo jo, presionin qė po ushtrohet ndaj tij, pėr t’u larguar si sekretar i pėrgjithshėm, ndėrsa edhe z.Rama duhet tė flasė pėr mėnyrėn se si po planifikon tė sillet nė momentin kur tė humbė edhe Bashkinė e Tiranės e atė tė Durrėsit. E sigurtė ėshtė se, nėse ai sillet si tani me Majkon, duke e kapur pėr xhakete e duke u bėrė gati ta rrahė, kjo nuk parathotė asgjė tė mirė se si do e presė disfatėn dhe mbi kė do ta derdhė zemėrimin e tij. Pas kėsaj ngjarjeje, tashmė drejtuesit socialistė do i shmangen shumė momentit kur Rama hyn e del nga selia, se mos i sheh e mė pas e pėsojnė si Majko...

    Re. Po.






    ---------

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  3. Bashkim Fino kandidati i sė majtės pėr president
    Nga shefqeti11 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  5. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •