Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 57
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Sa here qe ti komenton mbi politiken shqiptare me dhuron nje buzeqeshje.
    E ke nga menēuria e madhe.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #42
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    I ka politika keto gjera, dridhe like.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Nder shume gjera qe pritej te ndryshonin per mire nga qeverisja e PD-se ishte dhe rikthimi sadopak i moralitetit ne politike. Nano e pati bastarduar politiken ne qeverisje me zv/ministra, me teper udhetime turistike se qendrim ne pune, takime kafenesh, mini-dushqe dhe mega-dushqe, dhe se kishte per gje te lepinte ate qe peshtynte. Sado qe ne total PD & Berisha nuk mund te krahasohen me bemat e Nanos, ky takimi i Olldashit nuk ka si mos te te bezdise. Sepse ne fund te fundit behet fjale per personin qe e ke cilesuar per krye mafioz dhe se ke dashur ta hartosh se ka shtypur nje njeri me makine (cuditerisht PD tani nuk kujtohet per familjaret e atij te shkretit, sigurisht i intereson me teper ndersimi i Nanos kunder Rames).

    Por nga ana tjeter dhe opozita nuk po tregon me teper moral me pretendim se do bllokoje patjeter zgjedhjen e presidentit per te futur vendin ne zgjedhje te parakohshme. Kjo lloj kushtetute qe kemi ne eshte hartuar qe te prodhoje president te pranueshem nga te dy palet, me supozimin qe 84 vende ne parlament veshtire se i arrin nje pale e vetme. Cdo ndodhe nqs fiton e majta dhe kete here i teket te djathtes te bllokoje zgjedhjen e presidentit duke cuar serish ne zgjedhje? Ma ha mendja qe ne nje kaos te tille politik, ne kushtet e Shqiperise do bente kerrdine korrupsioni, investimet publike do ngordhnin etj.

    Keshtu qe nqs eshte vetem nje bllof politik per te detyruar opoziten per te pranoje nje kandidat konsensual edhe mund ta mirekuptoj. Por nqs ne fund fare opozita ben rest dhe prape vazhdon me bllokim, personalisht do preferoja zgjedhje te reja para Nanos president. Ne te kundert, "Nano president" do ta tejkalonte disa here zbythjen e Nanos para Bacit e Cacit.

    Sidoqofte nuk besoj se do veje puna aq gjate. Nje humbje e Rames ne vendoret e rradhes nuk do ti linte mundesi tjeter te majtes ne pergjithesi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dr Rieux : 31-10-2006 mė 17:15
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet nė Bllog
    22
    Sado qe ne total PD & Berisha nuk mund te krahasohen me bemat e Nanos, ky takimi i Olldashit nuk ka si mos te te bezdise. Sepse ne fund te fundit behet fjale per personin qe e ke cilesuar per krye mafioz dhe se ke dashur ta hartosh se ka shtypur nje njeri me makine (cuditerisht PD tani nuk kujtohet per familjaret e atij te shkretit, sigurisht i intereson me teper ndersimi i Nanos kunder Rames).
    Morali i politikes eshte fitimi i shumices se votave te lira ne zgjedhje. Politikan nuk te ben as kostumi i bukur, as emri, as paraja e madhe, as zgjuarsia, te ben besimi qe te japin ata zgjedhesit me voten e tyre ne zgjedhje. Sa me shume vota arrin te marresh, aq me shume mbeshtje gezon, aq me i pushtetshem je ne qeverisje.

    Paturpesi politike eshte pelivanizmi i njerezve pa bindje politike qe sot i gjen ne nje parti te majte e neser i gjen ne nje parti te djathte. Por nuk eshte aspak imorale qe te kerkosh mbeshtetjen politike te kundershtareve te tu ne fushaten tende elektorale, kjo bile eshte nje praktike e njohur edhe ne demokracite me te suksesshem ne bote (kam parasysh SHBA) qe ka per qellim zgjerimin e elektoratit. Pasi ne fund te fundit, kryetari i ardhshem i bashkise se Tiranes nuk do te jete as kryetari i demokrateve dhe as kryetari i socialisteve, do te jete kryetari i mbare elektoratit te Tiranes, demokrat e socialist bashke.

    Nuk ka asgje imorale per Olldashin qe te kerkoje besimin e elektoratit te majte ne Tirane duke perdorur mbeshtetjen e ish-kryetarit te socialisteve. Imoraliteti i vetem ne kete rast eshte i Nanos, pasi ai po del kunder partise qe ai kryesoi.

    Albo

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Si bo brari sikur se ka pa kete temen. He o brar mos te vi turp nese ti ua a pagove chekun per dark mire ja bone. Se ky muhabet bo muuuuuuu. Une se kuptoj pse friket ky olldashi? kurse sala bo sikur nuk di gjo ca bohet....e mjerr ne... ka rob ne PD qe te beje nje gje apo te thote nje llaf nuk e aprovoi sali berisha? huh

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Morali i politikes eshte fitimi i shumices se votave te lira ne zgjedhje.
    ...
    Nuk ka asgje imorale per Olldashin qe te kerkoje besimin e elektoratit te majte ne Tirane duke perdorur mbeshtetjen e ish-kryetarit te socialisteve. Imoraliteti i vetem ne kete rast eshte i Nanos, pasi ai po del kunder partise qe ai kryesoi.
    Je ne kundershti me veten se me te njejten logjike i bie qe dhe Nano te jete ne rregull me veten e vet dhe te majten ne teresi: po shfrytezon Berishen & Olldashin per te rimarre besimin e socialisteve. Takimi mes dy politikaneve duhet te jete gjeja me normale ne bote, por skepticizmi qe ngjallin akoma ne publik, eshte prodhim i gjuhes se vrazhde dhe perbaltjes qe kan pas si praktike pune Berisha me Nanon ndaj njeri-tjetrit ne keto 16 vjet. Nano u shpall si padrino e djall nga Berisha me shoke, me akuza konkrete per korrupsion, tolerim korrupsioni si dhe shtypjen e nje personi. Per kete te fundit u kerkua dhe hetim parlamentar nga PD-ja pakice duke evokuar fatkeqesine e familjes se te ndjerit. Por cuditerisht PD-ja shumice e harroi fatkeqsine ne fjale sepse tani kundershtari politik nuk eshte me Nano por Rama. Te bashkepunosh me kete person qe me se teperti e ke anatemuar gjithe keto vjet, mua me e pakta me ngjan imorale.

    Nga ana tjeter, zeri pragmatist me thote qe ne Shqiperi kemi aq shume halle dhe gjera te tjera per te rregullu sa mund te bejme pa ndonje siklet te madh me nje doze te tille imoraliteti sidomos kur dhe pala tjeter po njelloj ne mos me keq eshte. Ne si shoqeri kemi kaperdire tere ate 97-98 dhe e kemi lene pergjegjesine jetime, keshtu qe nje detaj te tille as qe nuk sforcohemi fare per ta pertypur, ne mos ka filluar te na shijoje.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #47
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Olldashi deklaron hapur mbėshtetjen pėr Nanon President. Berisha e la hapur mundėsinė e Nanos pak ditė mė parė

    Olldashi: Votoj Nanon President

    Fillon tė marrė trajtė skenari i mazhorancės pėr tė kaluar ngėrēin e zgjedhjes sė presidentit vitin e ardhshėm

    Anila Rama

    “Votoj Nanon President”. Deklarata e papritur e Ministit tė Brendshėm, Sokol Olldashi u hodh dje nė emisionin “Zonė e Lirė” nė mesnatė. I pyetur nga gazetari Arian Ēani a do ta votonte Fatos Nanon nėse Partia Socialiste do ta paraqesė si kandidaturė pėr president nė zgjedhjet presidenciale tė 2007-ės, ministri Olldashi pohoi me plot gojėn se do t’ia jepte votėn ish kreut tė PS-sė. Kjo deklaratė e ministrit tė Brendshėm duket se vėrteton zėrat e kohėve tė fundit, sipas tė cilave maxhoranca do ta mbėshtesė Nanon pėr president me qėllim shmangien e vėshtirėsive nė zgjedhjen e presidentit dhe pėr pasojė zgjedhjet e parakohshme. Deklarata e Olldashit nuk duket spontane, pasi vetėm pak ditė mė parė kryeministri Sali Berisha, nuk mohoi mundėsinė e votimit tė Nanos si president nga ana e maxhorancės. Berisha, i pyetur nga gazetarėt, nė raportin njėvjeēar tė qeverisjes, la tė hapur mundėsinė e votimit tė Nanos. Ai nė mėnyrė diplomatike u pėrgjigj se “unė e bėra detyrėn time duke e nxjerrė nga dera Nanon, por Rama po e kthen nga dritarja”. Shtegu i lėnė hapur nga ana e kryeministrit Berisha pėr mundėsinė e zgjedhjes sė Nanos nė postin e Presidentit tė Republikės, u pėrforcua mbrėmė nga deklaratė e ministrit tė Brendshėm, Sokol Olldashi. Kjo ngjan me njė skenar tė maxhorancės pėr tė rrėzuar skemėn e opozitės e cila ka deklaruar vazhdimisht vendosmėrinė e saj, pėr tė mos dhėnė konsensusin pėr zgjedhjen e Presidentit vitin e ardhshėm. Partitė e opozitės kanė nėnshkruar njė marrėveshje ku bien dakord pėr tė provokuar zgjedhje tė parakohshme, kur tė vijė momenti i zgjedhjes sė presidentit. Vetėm pak kohė mė parė, ish-kryeministri Fatos Nano, ėshtė rishfaqur nė skenėn politike. Ai ka akuzuar kryetarin e Partisė Socialiste, Edi Rama, ndėrsa ka mbajtur qėndrim tė ngrohtė ndaj kryeministrit. Fatos Nano ka pasur vazhdimisht si synim, zgjedhjen e tij nė postin e Presidentit tė Republikės. Kėtė, ai e ka artikuluar publikisht disa herė. Synimi i tij, ka qenė zgjedhja nė kėtė post qė pas zgjedhjeve tė vitit 2001. Skema e pėrdorur nga PS nė atė kohė, i dha numrat e nevojshėm pėr tė realizuar qėllimin, por opozita i kontestoi fort zgjedhjet si tė manipuluara. Presioni i opozitės sė atėhershme dhe i ndėrkombėtarėve, detyroi PS-nė e drejtuar nga Fatos Nano qė tė pranojė njė kandidaturė konsensuale pėr president, qė ishte Alfred Moisiu.



    30/09/2006

    Shekulli
    Nuk e keni idene se cfare kane per ti bere shqiperise keta njerez, nqs e realizojne synimin e tyre!!!! Une kete gje e kam marre vesh ne privat dhe me sa po shikoj kane per ta realizuar me doemos. O Zot me te ardhmen e Shqiperise. Do te ishe me mire ta drejtonte Djalli kete vend,sepse do te tregohej me i meshirshem. E dua shume kete vend (SHQIPERINE TONE TE DASHUR) por nuk jam akoma i afre ta ndihmoj.
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  8. #48
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po kta i thane Nanos padrino, sheik, dubaist e ca si thane dhe tani i lepihen. PUpu ca robsh pa moral.

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet nė Bllog
    22
    Je ne kundershti me veten se me te njejten logjike i bie qe dhe Nano te jete ne rregull me veten e vet dhe te majten ne teresi: po shfrytezon Berishen & Olldashin per te rimarre besimin e socialisteve.
    Nuk jam ne kundershti me vetveten aspak, je ti qe po ben supozime te gabuara. Fatos Nano nuk eshte me as kryetar i Partise Socialiste, as kryeminister i vendit, ai eshte nje deputet i thjeshte i Partise Socialiste qe aktualisht gezon statusin e "politikanit ne pension". Dhe supozimi i dyte i gabuar qe ben eshte qe Fatos Nano ka nje ambicie politike, sikur Nano kerkon te rikthehet ne krye te PS. Edhe pse kjo eshte e debatueshme deri ne nje fare shkalle, qe prej me shume se 1 viti tashme, Fatos Nano nuk ka dhene asnje shenje konkrete qe ai ka deshiren per tu kthyer ne politiken shqiptare apo ne krye te PS. Perkundrazi, ai eshte treguar indiferent ndaj politikes shqiptare apo politikes brenda PS. Edhe levizja e tij e fundit per te sulmuar pozitat e Rames ne PS ishte nje levizje gjysmake, qe me shume se per te ngritur Nanon ne krye te PS mendoj se ka per qellim ngritjen e "delfinit te ri" te Nanos ne krye te PS.

    Ajo qe eshte e dukshme ama eshte qe largimi i Rames nga kreu i PS dhe politika shqiptare eshte misioni PERSONAL i Fatos Nanos. Me shume se nje levizje socialiste, kjo eshte nje levizje personale e Nanos per larje hesapesh me kreun aktual te PS.

    Nuk mund te quash nje kandidat per kryetar bashkie ne Tirane imoral, sepse pranon mbeshtetjen e Fatos Nanos ne zgjedhjet e ardhshme lokale per Tiranen si nje mjet per te zgjeruar bazen e tij elektorale. Kur votat te numerohen, ato nuk do te ndahen ne votat e demokrateve dhe ne votat e socialisteve, por do te ndahen ne votat qe u hodhen per Olldashin dhe ne votat e qe u hodhen per Ramen. Fiton ai qe ka me shume vota.

    Aleancat fluide ne politike lindin kur ravijezohen interesat e paleve dhe ashtu si Olldashi kerkon te mundi kundershtarin Rama ne zgjedhje, ashtu edhe Nano kerkon te shohi humbjen e Rames ne zgjedhje. Armiku i armikut tim eshte miku im (per aq kohe sa armiku i perbashket eshte verdalle).

    Albo

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Atehere nje pyetje e drejteperdrejte: A beson akoma PD (sic besonte deri ne 3 korrik 05) se Nano ka qene i korruptuar dhe pergjegjesi dhe nxitesi kryesor i kapjes se shtetit, dhe me prekshem akoma, fajtor dhe fshehes i nje aksidenti me pasoje vdekjen e nje qytetari? Nqs beson a eshte normale te mbylle syte e te beje harraqin, e te bashkepunoje me te per te rrezuar kundershtarin politik te rradhes? Apo ka hequr dore Olldashi dhe Berisha nga akuzat e meparshme pasi jane bindur per te kunderten tani qe erdhen ne pushtet? Gjithmone per sa kohe qe flasim per normen dhe moralin, se ne rastin e pare qe pranon qe ne politiken tone vetem moral nuk gjen, dhe nga te dyja palet, atehere nuk ja vlen te vazhdojme debatin sepse eshte per nje ceshtje shume pa vlere.

    Mbi hamendje po bazohemi te dy, si ti si une, persa kohe na ngelet te lexojme mes rreshtave. Ti hamendeson se Nano thjesht po perpiqet te rrezoje Ramen per pune inati personal, pa ambicie per president apo per rikthim ne krye te PS-se. Une e kam te veshtire ta besoj kete, sidomos ndaj dikujt si Nano, keshtu qe me duhet te besoj tezen e kundert, se dhe Nano po i ben hesapet te dale vete i fituar nga kjo pune. Ne dy marreveshjet e fundit Nano-Berisha (Sollaku dhe Moisiu) dihet kush ka dale i humbur.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  3. Bashkim Fino kandidati i sė majtės pėr president
    Nga shefqeti11 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  5. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •