Sot ne oren 19:00 ne Stadiumin Kombetar "Qemal Stafa" luhet kryendeshja e javes Partizani - Tirana. Te dyja ekipet vijne pas ndeshjeve te mesjaves per Kupen e Republikes ku Tirana fitoi lehtesisht ndaj Cakranit ndersa Partizani e vuri ne dyshim kualifikimin duke barazuar 2-2 ndaj ekipit modest te Gramozit. Te dyja ekipet pritet qe te hedhin ne fushe formacionet e tyre me te mira te mundshme ku mungesa e vetme per ekipin e Tiranes eshte Vioresin Sinani i demtuar, ndersa per Partizanin rikthehet Muzaka dhe pritet qe nga minutat e para aktivizimi i tij si dhe i sulmuesit Brazilian te porsaardhur Serafin Junior. Ky i fundit ka shenuar dhe nje gol ne mesjave kunder Gramozit ndeshje ne te cilen ka humbur dhe nje penallti. Ky derb ka qene derbi me i zjarrte ne Shqiperi prej vitesh ndaj dhe une kerkoj mendimin tuaj ne lidhje me rezultatin e tij. Mendoni se do ta fitoje Partizani , Tirana apo mendoni se te dyja skuadrat do te ndahen ne paqe me nje barazim. Nje gje eshte e sigurte, spektakel ne fushe dhe jashte saj. Festimet perpara ndeshjes fillojne ne Fushe Kruje ku tifozet e Partizanit kane organizuar nje feste te madhe ne oren 16:00 qe do ti coje drejt derbit ne oren 19:00. Kjo ndeshje pritet me interes te madh nga tifozet e te dyja ekipeve per vete synimet qe kane keto ekipe per te kryesuar tabelen e renditjes por edhe per rivalitetin shume te forte mes tyre nder vite. Ju ftoj te gjitheve te votoni ne sondazh dhe te ndiqni ndeshjen pse jo edhe nga afer ne shkallet e stadiumit.
Krijoni Kontakt