Kundėrshtimi i Halil Spahisė pėrballė Titos

Nė konferencėn e Kėshillave Popullore tė Kosovės qė zhvilloi punimet mė 19-24 mars 1945 nė Prishtinė (nė Sallėn e Gjimnazit), ku merrnin pjesė 400 delegatė shqiptarė nga mbarė Kosova, edhe pse ishin tė rrethuar dhe tė kėrcėnuar nga forca tė mėdha partizanoēetnike dhe tė OZNA-s, Halim Spahia iu kundėrvu energjikisht aneksimit tė Kosovės dhe tė trevave tjera shqiptare nga Jugosllavia e AVNOJ-it. Njėherit ishte kategorik me kėrkesėn pėr ndalimin e kthimit tė kolonistėve serbomalazezė nė Kosovė, tė cilėt kishin grabitur tokat e shqiptarėve autoktonė gjatė sundimit tė Mbretėrisė sė SKS nėpėrmes tė kolonizimit dhe tė "Reformės agrare". Pėr kėtė arriti qė aty tė bindė me fakte shumicėn dėrrmuese tė delegatėve, qė iu bashkangjitėn kėtyre kėrkesave decidive tė Halim Spahisė.

Njėherit, nė Delegacionin e parė tė shqiptarėve tė Kosovės, i cili shkoi nė Beograd te J.B.Titoja mė 4 prill 1945, merrte pjesė edhe Halim Spahia. Ai shprehu haptas mospajtimin dhe kundėrshtoi vendosmėrisht me fakte aneksimin e Kosovės nga Jugosllavia dhe hyrjen e Kosovės nė Serbinė Federale, duke kėrkuar njėherit mbetjen e saj nė pėrbėrje tė Shqipėrisė etnike. Ai kėtu nė zemėr tė Serbisė, nė prezencėn e J.B.Titos dhe tė udhėheqėsve mė tė lartė jugosllavė e tė Serbisė, kėrkoi pėrfilljen e tė sė drejtės pėr vetėvendosje tė shqiptarėve tė garantuar me Kartėn e Atlantikut dhe Rezolutėn e Konferencės sė Bujanit, pėr realizimin e tė cilės ishte garante edhe Jugosllavia e Re, pra kėrkoi bashkimin e pjesės sė ndarė me Amen e tyre.

Pergjigje tė rrepta tė Halim Spahisė

Pas arsyetimit tė J.B.Titos "Se ishin marrė vesh (J.B.Tito) me Enver Hoxhėn qė pėr shkak tė rrezikut qė do t'u kanosej fryteve tė LNĒ nga reaksioni shqiptar nė Kosovė dhe Shqipėrinė Veriore, tė mbetet pėrkohėsisht Kosova nė pėrbėrje tė Jugosllavisė sė Re". Atėherė, Halim Spahia parashtroi kėrkesėn pėr krijimin e njė Republike tė veēantė unike pėr shqiptarėt e mbetur nė Jugosllavi. Mirėpo edhe kjo kėrkesė hasi nė kundėrshtim tė J.B.Titos dhe tė udhėheqėsisė mė tė lartė Jugosllave e tė Serbisė, me motivacion se shqiptarėt nuk kanė tė drejtė qė tė kenė republikėn e tyre nė Jugosllavi, pasi nuk janė komb, por pakicė kombėtare. Pas kėtyre replikave tė rrepta tė Halim Spahisė me udhėheqėsinė nė tė lartė Jugosllave e tė Serbisė, ky e lėshoi kėtė takim, duke deklaruar nė dalje publikisht para tėrė asaj turme qė priste para rezidencės, rezultatet e kėtij takimi historik pėr ardhmėrinė e Kosovės, me kėto fjalė: "Po ju njoftoi se prej sot e pati Kosova, sepse ajo ėshtė shitur". Kryetari i Delegacionit tė shqiptarėve tė Kosovės, renegati Mehmet Hoxha, u mundua qė tė bind Halim Spahinė pėr tė shkuar bashkarisht nė Presidiumin e Serbisė qė tė nėnshkruajnė hyrjen e Kosovės nė Serbinė Federale. Mirėpo, Halim Spahia pa u hamendur, iu drejtua anėtarėve tė delegacionit qė gjendeshin aty me kėto fjalė: "Ne erdhėm te J.B. Titoja qė t'i parashtrojmė kėrkesat tona decidive qė nuk u morėn nė shqyrtim dhe nuk kemi pse tė shkojmė nė Presidiumin e Serbisė, apo gjetiu nė Beograd. Ejani burra tė shkojmė sa mė parė nė Kosovėn tonė, se na presin punė tė mėdha dhe tejet urgjente pėr ardhmėrinė e kombit tonė". (Nga deklarata e anėtarėve tė Delegacionit: Qamil Luzha, Vesel Rexhepi dhe Ukė Sejdi Grabanica).


Halim Spahia nuk gjeti pėrkrahjen e Enver Hoxhės

Menjiherė pas largimit nga rezidenca e J.B.Titos, Halim Spahia, sė bashkut me Qamil Luzhėn, vajtėn nė Ambasadėn e Shqipėrisė nė Beograd, ku bisedoi haptas me Ambasadorin e atėhershėm tė Shqipėrisė- Hysni Kapon, Ramadan Ēitakun (Atashe Ushtarak) dhe Vasil Konomin (Sekretarin e Parė tė Ambasadės Shqiptare nė Beograd). Ambasadori Hysni Kapo mė kėtė rast i tha Halim Spahisė: "Halim, pse kėrkoni tė bashkoheni me ne, kur Shqipėria sė shpejti po hyn nė pėrbėrje tė Jugosllavisė sė Re si Republikė e Shtatė". Me kėtė rast, Halim Spahia reagoi shpejt dhe shumė ashpėr me kėto fjalė: "Shiqo Hysni Kapo, sė parit tė bashkohemi tė gjithė shqiptarėt nė njė Shqipėri unike, dhe pastaj tė shkojmė ku tė shkojmė bashkarisht e jo kurrsesi kėshtu tė coptuar". Nė tė kthyer nga Beogradi nė Gjakovė e Prizren, ku kishte takime sekrete me anėtarėt e KQ tė LNDSH dhe patriotė tė njohur, udhėtoi pėr nė Tiranė pėr t'u takuar me Enver Hoxhėn (me tė cilin njihej mirė qysh mė herėt). Nė kėtė takim me Enver Hoxhėn, nė prezencėn edhe tė sllavomaqedonit Koēi Xoxe, kėrkoi pėrkrahjen e Enver Hoxhes pėr kėtė ēėshtje me rėndėsi jetike pėr ardhmėrinė e Kosovės dhe tė kombit shqiptar, por pa dobi, pasi nuk gjeti mirėkuptim dhe as mbėshtetje tė duhur.

Deklaratėn me shkrim e Zylfi Sali Lamit, shefit tė SEMP-it pėr Qarkun e Kukėsit: "Nė muajin qershor 1945, erdhėn nė Kukės Shefi i OZN-ės pėr Kosovėn Ēedo Mijoviq e Nazmi Kursani dhe kėrkuan qė ta arrestoja dhe t'ua dorėzoja Halim Spahinė, qė ato ditė ishte nė Kukės. Sipas tyre, "do tė gjykohej se paska krijuar njė organizatė kundėrshtare ndaj Shtetit. Unė nuk pranova qė ta arrestoja Halim Spahinė dhe as nuk lejoja, sepse ėshtė shtetas shqiptar e nuk mundet tė lejohet pa marrėveshje ndėrkombėtare. Ata u zemėruan pa masė dhe thanė qė edhe kėtė do ta bėjmė. Pas 2-3 ditėsh erdhi telegrami i shifėr me firmėn e Koēi Xoxes-ish Ministėr i Punėve tė Brendshme, ku urdhėronte arrestimin e dorėzimin e Halim Spahisė jugosllavėve tė OZN-ės nė Prizren...".

Historia e panjohur e "Lėvizja Nacional Demokratike Shqiptare" (4)


Derisa qėndroi nė Tiranė, Halim Spahia pati edhe disa takime oficiale me diplomatėt e shquar dhe ushtarakė perendimorė, tė cilėve iu parashtroi situatėn e rėndė tė popullsisė autoktone shqiptare qė ishte krijuar nga terori sllavokomunist ndaj popullsisė autoktone nė Kosovė dhe trevat tjera shqiptare tė aneksuara nga Jugosllavia e Re. Mė nė fund vendosi qė pėr njė kohė tė qendroi nė Kukės, prej nga mė lirisht mund tė koordinonte veprimtarinė e KQ dhe komiteteve rajonale tė LNDSH-sė qė ishin formuar qysh me kohė nė shumė qendra tė Kosovės. Mirėpo, gjatė qėndrimit nė Kukės ku e kishte shtėpinė dhe familjen e vet, erdhėn pėr ta arrestuar dy oficerė tė OZN-ės nga Jugosllavia: Ēedo Mijoviqi dhe Nazmi Kursani, mirėpo nuk ia arritėn, pasi Shefi i Seksionit tė Mbrojtjes sė Popullit Zylfi Sali Lami, nuk lejoi burgosjen e Halim Spahisė nė Kukės. Pėrkundrazi, Ky nė ndėrkohė e informoi personalisht Halim Spahinė pėr kėtė kėrkesė tė OZN-ės jugosllave, duke e kėshilluar qė tė arratisej, tė cilin propozim e rrefuzoi kategorikisht.

Pushkatimi i Halim Spahisė nga jugosllavėt

Nė Deklaratėn e lėshuar me shkrim dhe tė verifikuar tė Zylfi Sali Lamit, Shefit tė SEMP-it (Shef i Seksionit tė Mbrojtjes sė Popullit) pėr Qarkun e Kukėsit, thuhet: "Nė muajin qershor 1945, erdhėn nė Kukės Shefi i OZN-es pėr Kosovėn Ēedo Mijoviq e Nazmi Kursani dhe kėrkuan qė ta arrestoja dhe t'ua dorėzoja Halim Spahinė, qė ato ditė ishte nė Kukės. Sipas tyre, "do tė gjykohej se paska krijuar njė organizatė kundėrshtare ndaj Shtetit. Une nuk pranova qė ta arrestoja Halim Spahinė dhe as nuk lejoja, sepse ėshtė shtetas shqiptar e nuk mundet tė lejohet pa marrėveshje ndėrkombėtare. Ata u zemėruan pamasė dhe thanė qė edhe kėtė do ta bėjmė. Pas 2-3 ditėsh erdhi telegrami i shifėr me firmėn e Koēi Xoxes ish-Ministėr i Punėve tė Brendshme, ku urdhėronte arrestimin e dorėzimin e Halim Spahisė jugosllavėve tė OZN-ės nė Prizren. Pėrseri e takova Halim Spahinė dhe i them se kishte ardhur urdhėr pėr arrestimin nga Tirana dhe dorėzimit tek jugosllavėt. I thashė edhe njė herė: "Mendoj tė mos e bėj kėtė e t'i them Qeverisė sė Tiranės e jugosllavėve se po e kėrkoj, por nuk po e gjejmė". Halimi pėrsėri nuk pranoi, duke besuar se nuk kishin ē't'i bėnin. Erdhėn pėrseri tė njėjtit persona, duke konfirmuar se kemi marrė aprovim nga Qeveria Shqiptare. Duke mos besuar pėr veprimet e tyre, duke dyshuar se mund tė ma vritnin rrugės e pėr tė parė se ku bazoheshin me arrestimin e tij, u vura si kusht qė ta shoqėroj vetė deri nė Prizren e tė njihemi me faktet. Ata u detyruan t'i pranojnė kushtet. Bashkė me makinėn e tyre (veturėn), unė dhe Halimi shkuam nė Prizren, nė OZN-a. Hypja nė makinė u bė para dyqanit tė tij, nė qendėr tė qytetit tė Kukėsit dhe i palidhur, i lirė. Nė OZN-a pashė se "prova" tė tyre ishin me dhjetėra tė arrestuar, tė torturuar barbarisht e tė gjakosur. Kėta do tė paraqiteshin si organizatė qė drejtonte Halim Spahia. U thashė se kėto janė "prova "huri", dhe u largova prej kėtyre kriminelėve. E pashė se Halimi do tė pėrfundonte keq, ashtu siē ndodhi nė tė vėrtetė. Mė erdhi keq qė nuk arrita t'ia mbushja mendjen e ta shpėtoja kėtė patriot e figurė tė shquar pėr Kosovėn, Kukėsin e Shqipėrinė.

Kėto ndeshje tė mia me jugosllavėt e nxorėn kokėn mė vonė. Nė vitin 1946, pasi ishte pushkatuar Halim Spahia nga jugosllavėt, njė ndėr akuzat e Koēi Xoxes (Sigurimit jugosllav) pėr mua, ishte edhe ky rast i Halim Spahisė. (Nazmi Kursani mė patė thėnė "Na nxore shumė pengesa pėr Halimin"). Unė u nxora nga puna nė lirim (u pėrjashtova) nė moshėn 24 vjeēare dhe u vura nė ndekje tė Sigurimit (Koēi Xoxes) me qėllim qė tė likujdohesha fizikisht. Se si shpėtova, kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr mė vete".

Kjo ėshtė historia tė merrem me Halim Spahinė. Njė histori e dhimbshme por krenare. I kėshilloj fėmijėt e tij tė luftojnė gjithė jetėn si patriot pėr ēėshtjen shqiptare".

Tiranė, mė 2 gusht, 1994.
Zylfi Sali Lami
D.V.