Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    IRCsop & Funder #malesia
    Anėtarėsuar
    26-03-2003
    Vendndodhja
    Mali i Zi (malesia)
    Postime
    5

    Mali i Zi ushtron demokracinė 09.09.2006

    Lidhja Demokratike dhe Alternativa Shqiptare


    Leter e hapur
    Per presidentin e republikes se Malit te Zi, presidentin e Kuvendit, Presidentin e Qeverise, Ministrin e puneve te mbrendshme, drejtorin e policise dhe per te gjitha informacionet publike

    Malesia ne rrethim
    Me 9.09.2006 ne ore te hershme te mengjezit kolona e makineve (xhipave), me police speciale te maskuar te armatosur deri ne dhembe i jane drejtua Malesise dhe i kane nxane pozicionet strategjike dhe pastaj jane futur ne shtepija te disa familje te njohura duke i maltretua pervec tjerash femijet dhe pleqet, edhe pertej moshes 80 vjecare.
    Keshtu qe rreth ores 6 te mengjezit u futen ne shtepine e Pjeter Zefit Sinishtaj ne qender te Tuzit dhe maltretuan plakun e moshuar, gruan dhe femijet e Antonit Sinishtaj, profesor i gjuhes serbe dhe Viktorit, profesor i historise.
    Ne te njejten kohe te tjeret bastisen shtepine e Martin Franit Dedvukaj ne Tuz, Nik Marashit Dedvukaj ne Sukruq dhe Tom Nishit ne Bardhaj. Gjithashtu jemi ne dieni se kane kontrollua shtepite e Sokolit Ivanoviq (Ivanaj), Gjergjit Ivanoviq (Ivanaj), Markut Ivanoviq (Ivanaj) dhe Lekoceviq Nikolles.
    Ka informacione se jane bastise dhe kontrolua edhe shume shtepi te tjera, te gjitha nen preteksin se kane vendime gjyqesore per kontrollim edhe pse asnjehere ate se kane deshmua dhe as qe ne kane tregue familjeve para bastisjeve. Kontrollimi i banesave-shtepive eshte be pa mbrojtes dhe pa dy deshmitare. Prej shtepise se Martin Franit Dedvukaj jane heqe flamujt kombtare te cilet kanqe qene te varura ne mure dhe sipas fjaleve te deshmitareve i kane qite per toke. Shenjat nacionale i kane marre duke i shenua ne proces verbal edhe pse me ligje eshte garantua perdorimi i tyre.
    Vellezerit Berishaj; Pjetrin, Zefin dhe Leken prej Gurrecit, sipas te dhenave te deshmitareve i kane rreh dhe keqtrajtuar, ua kane thye dhembet dhe duart. Pastaj kane kontrollua shtepine e Sokol Ivanajt, nenshtetas amerikan dhe studentin Ivan Ivanaj.
    Ndersa policia ka marre disa persona, ne mes te tjereve ka shtetas amerikan, por deri ne keto momente nuk kemi qene ne mundesi te fitojme emrat e tyre.
    Theksojme se nuk jemi kunder aktivitete te rendomta te personelit ye ministrise se puneve te mbrendshme, menyra se si eshte zhvillua akcioni na jep te drejte te dyshojme se ka te beje me aktivitetet te pergaditur , organizuar e ka mbrapavijen politike, per te frikesua qytetaret para zgjedhjeve-votimit.
    Sielljet e policeve kete mengjes ne teritorin e Malesise e ka tejkalua cdo mase dhe i perngjet huntes ne rrethin! Jemi te detyruar te theksojme sielljen e policeve qe e kane percjell Pjeter Zefin Sinishtaj, pjesmarresin e LNC dhe deshmitare shumevjecarete gjykates te cilin e kane perciell ne qendren urgjente per ndihme, te cilin e sulmoi fizikisht polici me numer 002882.
    Jemi te lire te konstatojme se ne keto momente nuk mund te flasim per zgjedhje te plote demokratike.
    Pervec tjerash mu per shkak se jane te burgosur kandidatet per deputet si dhe perfaqesuesit tane legjitime te listave tona zgjedhore.
    Me kete nuk duam te perfitojme pike sepse jemi te bindur se pushteti me sielljet e tija kete na e mundesoj me se miri. Ne mendojme se kemi te drejte te ngrisim zanin kunder sielljeve te ketilla dhe te paralajmerojme radikalizimin e situates. Se keshtu mundet dhe mendon pushteti ne kete drejtim tregojne faktet se ne afersi te tregut te bagetive jane stacionuar disa makine ambulance.
    Nese ne Malesi egzistojne ata qe kane cenuar ligjin ka kohe qe te kapen. Per kete egziston procedura dhe nuk eshte zgjidhja ne maltretimin e qytetareve te pafajshem ne prag te zgjedhjeve.
    Ne per kete do te alarmojme jo vetem informimin vendor por edhe ato nderkombetare, me qellim qe detalisht ti informojme me qendrimin e pushtetit me qytetaret e Malesise, duke shtuar fuqi dhe demostruar force te papare deri tani.
    Sigurisht Malesia me as nje gje se ka meritua sielljen e ketill te policise para syve te femijeve, pleqeve te pafuqishem te gjithe qytetare lojal te Malit te Zi.
    Me siellje te ketille vandale te policise, eshte vu ne pyetje mbajtja e zgjedhjeve ne kete treve.
    Ne shprese se dikush do ta tregoj vullnet dhe kapacitet demokratik per te nderrmarr masa te parapara ligjore qe ketyre trevave ku kthehet qetesia qe kete dite u cenua qetesia dhe siguria personale. Vecanarisht insistojme dhe apelojme qe te gjithe personat e mbajtur ne polici te lirohen nga akuzat e renda sipas nesh te montuara dhe ne kete menyre te krijohen kushte per votime dhe zgjedhje te lira.
    Per LD dhe Alternativen Shqiptare.
    Nikolle Camaj dhe Vasel Sinishtaj

    DEKLARATE

    Me rastin e informatave te TV te Malit te Zi se akcioni i policise malazeze ne oret e mengjezit e zhvilluar ne Malesi ka qene ne bashkpunim me sigurimin e shtetit shqiptare Alternativa Shqiptare e ka njoftuar permes telefonit kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha per situaten dhe e ka informuar me informatat qe jane dhane nga medijet.
    dr Berisha ka demantua te gjitha keto te dhenat duke i quajtur te paverteta, dhe ka thene se ai personalisht do te angazhohet per te marr informacione me detaje lidhur me kete situate.
    Berisha u ka perciell qytetareve te Malesise qe te jene te qete, te mos bien ne provokime eventuale, qe te ruajn qetesine dhe ne zgjedhjet e neserme ne qetesi dhe te permbajtur te kryejn detyren e qytetarit dhe me voten e tyre te vendosin per te ardhmen e vet.
    Alternativa Shqiptare
    (Perkthyer nga gjuha serbe)



    Mali i Zi ushtron demokracinė 09.09.2006

    *
    Nė orėt e herėshme tė mėngjesit tė sotėm, pėrmbi 300 policė tė armadės malazeze, tė armatosur deri nė dhėmbė, tė veshur me antiplumė dhe me maska tė zeza mbi fytyrė, hynė nė Malėsi, bastisėn afėr 20 shtėpi malėsore, maltretuan pleq e fėmijė, madje edhe tė sėmurė dhe arrestuan mbi njė 20 persona prej tė cilėve 5 janė me shtetėsi amerikane.
    E gjithė kjo u bė vetėm disa orė pas hyrjes nė fuqi tė heshtjes parazgjedhore pėr zgjedhjet e ditės sė diel e qė pėr herė tė parė organizohen edhe pėr pushtetin lokal tė Tuzit.
    Do tė ju njoftoj se koalicioni i vetėm proshqiptar qė synon tė marrė pushtetin lokal nė kėtė mjedis, i formuar nga Lidhja demokratike dhe Iniciativa qytetare, mbrėmė pati konvetntėn pėrfundimtare, ku Malsia haptas i dha besimi kėtij koalicioni, ēka si duket e ka tėrbuar pa masė regjimin e Millo Gjukanoviqit
    Edhe pse pushtetarėt e Malit tė Zi, si preteks pėr kėtė bastisje paraqesin gjoja shtirjen me armė nė tubimin e mbramshėm, qė nuk ishte as edhe njė,* si dhe ēarmatimin e malėsorėve qė sipas inforamtave qė gjoja paskan, po pergadisnin akte teroriste, arsyen e vėrtetė pėr kėtė sjellje bruatle ne e shohim nė faktin se pushtetmbajtėsit nė Mal tė Zi, sė bashku me partinė e Ferhat Dinoshės qė janė nė koalicion, nuk mund tė pajtohen me humbjen e votave malėsore.
    Pėrndryshe nga shtėpitė e bastisuar deri mė tani kan marrė 20 flamuj, disa libra e videokaseta me kujtime familjare dhe disa eksponate armėsh-trofe, nga fillimi i shekullit tė kaluar por askund armė pėr tė cilat ata bėnin fjalė.
    Ajo qė shqetėson pa masė ėshtė fakti se pleq mbi 80 vjeēarė janė mbajtur lidhur me duar pas shpine, e tė shtruar me fytyrė nė dhe, kurse nėnave nuk u ėshtė lejuar qė tė kujdesėn pėr foshnjat qė me sjelljen e tyre, xhandarėt malazez i kishin trishtuar.
    Ne kemi kontaktuar organet kompetente dhe tė gjitha institucionet ndėrkombėtare nė Mal tė Zi dhe edhe pse kemi fituar garanci se kjo ekspeditė ndėshkimi nė Malėsi do tė marrė fund,* maskat e zeza ende po ushtrojnė forcėn nėpėr Malėsi, si duket, pėr meritė qė me votėn shqiptare formuan edhe shtetin e vet.
    Ne kėtu nė Malėsi jemi para njė natė plotė ankth, por shpresojmė se* ndėrkombėtarėt do tė ndėrmarrin masa qė nė Malėsi tė sigurojnė paqėn e sigurinė, pasiqe revolta popullore tek malėsorėt ėshtė ngritur deri nė atė nivel sa situata mund tė shkallėzojnė edhe mė keq.
    Jam Krenar Qejam Biri i Shqiptarit!
    Te Gjith Se Bashku Per Nje Shqiperi Te Bashkuar!


    Me rrespekt:
    SantaKruz
    (Lindon Camaj)

  2. #2
    IRCsop & Funder #malesia
    Anėtarėsuar
    26-03-2003
    Vendndodhja
    Mali i Zi (malesia)
    Postime
    5

    Ēka po ndodh me shqiptarėt nė Mal tė Zi ?

    Ēka po ndodh me shqiptarėt nė Mal tė Zi ? 29.09.2006



    *
    "Policia speciale malazeze mban nė bllokadė Malesinė"
    *
    Implikimet e pushtetit malazias nė jetėn e banorėve shqiptar, sipas atyre qė thuhen nga vetė shqiptarėt etnik nė Mal tė Zi, janė njė projekt qė ka pėr qėllim ndikimin dhe kontrollimin e lirive dhe tė drejtave, atje. A po harron Podgorica kaq shpejt qė me votėn e shqiptarėve, arriti tė fitoj pavarėsinė nė Referndumin e 21 majit ?*
    *
    Fehmi Ajvazi-Prishtine
    *
    Njė qytetar i Tuzit qė dėshiron tė mbetet anonin, deklaron pėr gazetėn “Focus” se, “mė shumė ka forca tė polizicės speciale nė Malsi dhe nė rajonin e Tuzit se nė gjithė Malin e Zi”. E gjith ka filluar nė prag tė zgjedhjeve parlamentare dhe lokale tė 10 shtatorit nė Mal tė Zi: njė ditė mė pėrpara, mė 9 shtator, sipas njė aksioni “antiterrorist” policia speciale malaziase ka arrestuar me dhjetra banorė etnik shqiptarė tė Malsisė dhe rajonit tė Tuzit. Nė komunikatėn e policisė, ėshtė thėnė se, “tė arrestuarit janė marrė me veprimtari armiqėsore nė mėnyrė tė organizuar, dhe se bėhet fjalė pėr terrorist. Te tė arrestuarit, janė gjetur shumė armė dhe mjete tė tjera me tė cilat qėllimi ishte qė tė bėhen aksione tė ndryshme nė Mal tė Zi. Aksioni ėshtė organizuar nė bashkpunim me shėrbimin e fshehtė shqiptar”. Mirėpo, deri sa Tirana zyrtare menjėherė e ka demantuar kėtė lajm, aksionet e policisė kan vazhduar dhe gjatė ditėve nė vijim, janė arrestuar edhe disa persona tė tjerė. *
    *
    Dhuna dhe arrestimet, janė tė parapėrgatitura
    *
    Subjektet e ndryshme shqiptare si Forca, LD nė Mal tė Zi,IQ,PPD, BDSH etj. kanė shprehur reagimet dhe indinjaten e tyre ndaj provokimeve qė qeveria nė Podgoricė, u ka bėrė dhe po u bėn shqiptarėve. Reagimet janė cilėsuar si shumė tė nevojshme pėr shkak tė insinuative dhe montimeve qė segmented e shtetit nė Mal tė Zi i kanė bėrė pėr ta friksuar popullin nė prag tė zgjedhjeve, dhe pėr ta ndalur aktivitetin e kahmotshėm tė qytetarėve shqiptar qė Tuzi, tė bėhet komunė mė vete. Nė rrethanat e tensionuara nė Malsi, policia ka vėnė bllokadė qė prej 9 shtatorit. Nė SHBA, ka reaguar shoqata “Atdheu na Bashkon”, shoqata “Dedė Gjo Luli” me seli nė Nju York, pastaj shoqata “Malsia e* Madhe” qė tubon shqiptarėt e Malesis, dhe kan paralajmėruar njė demonstratė tė madhe nė Detroid qė do tė mbahet , mė 29 shtator. Si rezultat i gjendjes nė Malsi, janė takuar pėrfaqėsuesit e shoqatės “Malsia e Madhe” dhe “ Inisiativa Qytetare” dhe nė bashkpunim me senatorin Carl Levin, me kongresistin Sander Levini i kan dorėzuar njė peticion Sekretares sė Shtetit Condeliza Rice nė lidhje me trajtimin e shqiptarėve nga qeveria nė Podgoricė. Trajtimi qė ėshtė duke u bėrė ndaj banorėve shqiptar, pasohet me provokime dhe dhunė. Gjatė arrestimeve, sipas informacioneve qė janė bėrė publike policia ka pėrdorur dhunėn dhe ka keqtrajtuar pa pardon, banorėt e fshatrave tė Malsisė. Dhjetra shqiptar, edhe mė tutje vazhdojn tė mbahen nė burgje. Sipas burimeve tona, tė akuzuarit pritet qė javėn e ardhshme, tė dėrgohen para gjyqit. Ekziston rreziku qė kėta tė akuzuar, tė ballafaqohen me “akuza tė rėnda pėr terrorizėm dhe si pasojė, tė dėnohen rėnd”. Mirėpo, tė gjitha kėto akuza, sipas banorėve dhe subjekteve relevante nė Tuzė e mė gjėrė, i konsiderojnė kėto ngjarje si tė fabrikuara qė pėr qėllim kan, detyrimin qė shqiptarėt nė Mal tė Zit tė heshtin dhe tė pėrulen nė rrugėn e arritjes dhe avencimit tė tė drejtave tė tyre politike, qytetare, njerėzore etj. “E gjitha ėshtė njė aventurė qeveritare qė do tė shkaktojė pasoja. Nuk bėhet fjalė pėr grupe terroriste, por pėr dhunė qė po merr shteti kundra nesh. Si rezultat, ka qėllim qė t’i friksoj banorėt e Malsisė qė po e kėrkojnė komunen e “Tuzit”, thotė S. Pali, banorė nga Ulqini. Nė njė reagim tė shqiptarėve nė Slloveni, thuhet: “Dhuna e ushtruar nga ana e regjimit tė Gjukanoviqit nė familjet malėsore vetėm njė ditė pėrpara zgjedhjeve parlamentare dhe locale, kishte njė qėllim: ti friksoj malėsorėt nė mėnyrė qė ata votat e tyre tė mos ia japin tjetėrkujt por atij. Mirėpo, meqė malėsorėt ditėn e votimit dolėn me shumicė dhe votuan sipas ndėrgjegjės sė tyre, votuan pėr Inisiativėn Qytetare dhe LD nė MZ, regjimi e deshifroi sikur shqiptarėt i shpallėn luftė Malit tė Zi , DSP –it dhe dorės sė zgjatur tė Fehrat Dinoshės me UDSH –nė”.
    *
    Partia e Gjukanoviqit, dikton zgjedhjen e prefektit tė Ulqinit
    *
    Malėsia, mbahet edhe sot nėn kontrollin e rreptė tė policisė. Njė qytetar tjetėr nga Tuzi, thotė se qeveria nė Podgoricė, e mban tė rrethuar Malėsinė. “Ne nuk do tė friksohemi. Kjo qė po ndodh nė Malėsi, nuk do tė na ndal qė ne t’i mbrojmė tė drejtat tona si tė gjithė, nė Mal tė Zi. Qeveria e ka gabim, sepse ne kemi tė drejtė dhe jo dhuna e akuzat e paqena policore”, thotė L. Camaj. Koalicioni nė Tuz “Tė gjithė pėr komunėn – komuna pėr tė gjithė” qė pėrbėhet nga subjektet politike – partiake Inciativa Qytetare (IQ} dhe Lidhja Demokratike nė Mal te Zi (LD ne MZ) , ka fituar mė shumė se 52 pėrqind tė votave pėr parlamentin e komunės. Ky realitet, ka shkaktuar nxitur paraprakisht operacionin brutal dhe tė dhunshėm tė policisė speciale kundėr banorėve shqiptar, duke arrestuar me dhjetėra njerėz* dhe duke i akuzuar ata edhe pėr terrorizėm. Por, a po harron Podgorica kaq shpejt qė me votėn e shqiptarėve, arriti tė fitoj pavarėsinė nė Referndumin e 21 majit ?* Frika e pushtetit nė Podgoricė pėr fitoret e bllokut shqiptar qė vepron jasht partneritetit me partitė malaziase nė Podgoricė, ka quar nė infiltrimet dhe ndikimet qė nė Ulqin, tė fitoj krahu joparimorė dhe qė e ka mbėshtetjen e DPS –it tė Gjukanoviqit. “Shqiptarėve ju dha nga njė thes ciment dhe iu premtuan asfaltime tė rrugicave nė komunė, kurse banorėve romė iu dhanė nga 50 euro. Kėshtu, blloku UDSH, DPS dhe SDP arriti fitore tė ngushtė. Gėzim Hajdinaga, prefekt i Ulqinit arriti fitore nė saje tė mbėshtetjes sė mbėshtetjes politike dhe materiale tė Gjukanoviqit, dhe e eliminoi bllokun e pėrbėrė nga forcat politike shqiptare qė si kandidat, kishin z. Nazif Cungu. Dhe prandaj, nuk ėshtė e rastėsishme qė subjekti si UDSH qė udhėhiqet nga Fehrat Dinosha, por edhe ndonjė subjekt e intelektual tjetėr nė Mal tė Zi, nuk kanė denjuar jo tė reagojnė, por as tė thonė njė fjalė tė vetme, lidhur me gjithė kėtė qė po ndodh nė Malėsi.
    Jam Krenar Qejam Biri i Shqiptarit!
    Te Gjith Se Bashku Per Nje Shqiperi Te Bashkuar!


    Me rrespekt:
    SantaKruz
    (Lindon Camaj)

  3. #3
    IRCsop & Funder #malesia
    Anėtarėsuar
    26-03-2003
    Vendndodhja
    Mali i Zi (malesia)
    Postime
    5

    Rreth 1500 Shqiptarė tė Frustruar Protestuan Kundėr Burgosjeve tė Kurdisura

    Rreth 1500 Shqiptarė tė Frustruar Protestuan Kundėr Burgosjeve tė Kurdisura dhe Brutalitetit Policorė Kundėr Shtetasve Amerikan dhe Shqiptarėve nėn Mal tė Zi 29,09,2006



    Sot, Shoqata Shqiptaro – Amerikane “Malėsia e Madhe” nė bashkėpunim me komunitetet Shqiptare nė Detroit, New York, Pennsylvania, Ohio, Illinois, dhe New Jersey organizuan demonstratė pėr tė protestuar trajtimin ē’njerėzor tė Shqiptarėve etnik nėn Mal tė Zi, ku vetėm tre javė mė parė, banorėt e regjionit tė Malėsisė kryesisht tė dominuar nga Shqiptarėt, u bėnė viktimė e agresionit brutal shtetėror i paparė qė nga koha e konfliktit nė Kosovė: dhjetėra familje tė torturuara, 20 tė burgosur, prej tė cilėve 5 u lėshuan pas rrahjeve dhe maltretimeve disaditore dhe pa akuza.

    Nė protestėn e sotme, tė gjithė folėsit theksuan nė mėnyrė tė qartė se Diaspora Shqiptare nuk do tė ndalė protestat e saja pėrderisa tė gjithė tė burgosurit politik Shqiptarė tė mos jenė liruar. Fatkeqėsisht, Mali i Zi ėshtė nė rrugėn e vazhdimit tė ngjarjeve historike nė kėtė shtet gjatė gjithė shekullit tė 20-tė edhe nė shekullin 21. Njė gjė ėshtė shumė e qartė; pushteti nė Podgoricė ka njė vizion tė qartė pėr Shqiptarėt, vizionin e njėjtė qė e udhėheqi Millosheviqin gjatė tė 90-tave:



    1. Mali i Zi ka krijuar kushtet politike, sociale, ekonomike dhe civile aq tė padurueshme pėr Shqiptarėt saqė ata janė tė detyruar tė lėshojnė trojet e tyre dhe kėrkojnė mundėsi gjetiu (shembull tipik: nė Detroit jetojnė mė shumė Malėsorė se nė Malėsi)



    2. Ēdo mundėsi pėr avancim shoqėror tė Shqiptarėve ėshtė e lidhur ngusht me dėshirėn e tyre pėr tė zhvlerėsuar kulturėn e tyre dhe tė asimilohen si dhe t’i pėrshtaten mėnyrės sllave tė jetesės.



    Zėri i mė shumė se 1500 demonstruesve, nė mėnyrė tė zėshme i tėrheqi vėrejtjen Malit tė Zi se ka zgjedhė model tė rrezikshėm pėr tė ndėrtuar shtetin, model pėr tė cilin Europa duhet tė ketė kujdes dhe ta adresojė, veēanarisht tani kur jemi dėshmitarė tė vizionit tė 3-tė tė Malit tė Zi – tė brutalizojė dhe keqtrajtojė njė popull etnik me qėllim tė pėrhapjes sė terrorit, frigės dhe kaosit me ē’rast shteti portretizon vehten si mbrojtės dhe aktor legjitim i qytetarėve. Policia sekrete e Malit tė Zi, nė mėnyrėn mė brutale ka ofenduar dy vlerat mė tė shenjėta tė Shqiptarit: Familjen dhe Flamurin Kombėtar Shqiptarė.



    Me fitoren nė zgjedhjet lokale nė Tuz, Shqiptarėt pėr herė tė parė do tė kontrollojnė, nė mėnyrė tė kufizuar, ēeshtjet politike, sociale dhe ekonomike. Kjo situatė krijoi kėrcėnim pėr Podgoricėn zyrtare, sepse deri mė 10 Shtator, shteti kontrollonte tė gjitha ēeshtjet lokale qė kan tė bėjnė me Shqiptarėt, e qė kryesisht relflektohej nė cėnimin e tė drejtave socio – politike tė respektuara kudo nė Europėn demokratike. Kjo, sipas analistėve, krijojė mundėsi pėr Podgoricėn zyrtare tė krijojė kaos ku shteti do tė rivendoste kontrollėn dhe influencojė tė gjitha sferat e jetės nė Malėsi.



    Sot Mali i Zi nuk tregohet i gatshėm tė pranojė dhe pėrmbushė standardet ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e Shqiptarėve etnik.



    Shoqata Shqiptaro – Amerikane “Malėsia e Madhe” vazhdon tė lobojė kongresin Amerikan nė vlerėsimin e situatės shumė tė pėrkeqėsuar nė regjion e cila pėr njė kohė tė gjatė ka qenė e dominuar nga luftėrat, dhe tani me represionin e ushtruar ndaj Shqiptarėve tė Malėsisė, Mali i Zi rrezikon tė aktualizojė ato kohėra ogurzeze.



    Apelojmė tek Shtetet e Bashkuara tė ushtrojė presion ndaj Malit tė Zi dhe kėrkojė lirimin e menjėhershėm tė viktimave tė pafajshme dhe kthimin e tyre pranė familjeve.



    Apelojmė pranė Bashkimit Europian qė nė mėnyrė serioze tė vlerėsojė marrėdhėnjet ndėretnike nė Mal tė Zi para se tė fillojė procesi I negociatave pėr asocijimin e Malit tė Zi nė familjen Europiane.



    Kėrkojmė nga pushteti malazez tė ndėrpresė keqtrajtimin e Shqiptarėve etnik dhe tė respektojė diversitetin e minoriteteve, duke ja kujtuar se pa votėn e saj nuk do tė kishte arritur shtetėsinė tė cilėn e gėzon sot.



    Dhe nė fund, apelojmė tek JU … Shqiptaro – Amerikan dhe aktivist tė drejtave tė njeriut tė Diasporės qė tė ngritni zėrin tuaj, dhe tė mos toleroni mė reprezaljet dhe se tė gjithė sė bashku do tė vazhdojme pėrpjekjet tona dhe kėrkojmė qė trojet tona shekullore tė jenė tė lira njėherė e pėrgjithmonė!



    Shoqata Shqiptaro – Amerikane “Malėsia e Madhe” ėshtė vendosmėrisht e pėrkushtuar qė nė mėnyrė tė palodhshme tė punojė pėrderisa pushteti i Malit tė Zi tė ndalojė politikat diskriminuese si dhe terrorizimin e Familjeve Shqiptare, dhe lirimin e tė gjithė Shqiptarėve tė burgosur.


    Shiko Fotografite e demostratave
    Jam Krenar Qejam Biri i Shqiptarit!
    Te Gjith Se Bashku Per Nje Shqiperi Te Bashkuar!


    Me rrespekt:
    SantaKruz
    (Lindon Camaj)

Tema tė Ngjashme

  1. Popullsia shqiptare nė Mal tė Zi
    Nga Blerim London nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 17-05-2011, 14:37
  2. Si tė parandalojmė dhunėn ndaj fėmijėve
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 26-10-2007, 13:02
  3. A po ushtron Qeveria presion ndaj medias ....!
    Nga [ARMANI] nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 04:19
  4. Policia ushtron dhune ndaj 3 te dehurve ne Kruje
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 20:47
  5. Dhuna qė po ushtron Al Qaeda nė Irak
    Nga leci nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 02:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •