Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    dipl-ing
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    105

    Ndihmë nga personat që jetojnë në Bari, Itali

    Shpresoj qe dikush qe jeton ne Bari, Itali, mund te me ndihmoje me disa info qe s'po arrij t'i gjej dot as ne internet. Fjala behet per nje transport personash, pa makine nga porti i Barit ne aeroportin e Barit (Itali). Doja te dija sa larg eshte porti nga aeroporti dhe sa mund te kushtoje transporti (autobus, tren apo taksi), sa minuta /ore zgjat (me taksi, autobus apo tren). Nese ekziston nje lidhje me transport publik, a mund te me dergoni oraret /cmimet?

    Duke ju falenderuar ne perparesi per nje pergjigje, jam ne pritje ...


    ciao
    studentja
    Rruga me e shkurter midis dy personave eshte nje buzeqeshje

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Une nuk jam nga Bari por kam kaluar aty per ne port prandaj po mundohem tju pergjigjem me aq sa di.

    1-Aeroporti i Barit nuk eshte i lidhur me tren

    2- Aeroporti i Barit duhet te kete nje linje autobuzi nga aeroporti per ne qender te Barit apo tek stacioni i trenit, dhe qe aty ka linje tjeter per ne port.

    3- Taksistat e Barit jane hajdutet me te medhenj , dhe jo vetem taksistat por shumica e Barezeve te ruajn dhe te qethin.
    Taksistat te shofin nga fytyra dhe te japin cmimin e rruges pastaj kur te japin reston te fusin pare fallco prandaj jepja leket fiks.
    Mos u fut vetem ne taksi ka shum vete per ne port mundohuni te beheni 3-4 vete per siguri dhe per ekonomi.

    Pervec taksive qe jane makina me ngjyre te vecante , te bardha me duket i ka Bari, aty te vijne edhe njerez te tjere qe punojne taksi pa license dhe te ulin pak cmimin, nese me degjon mua mos ju afro fare e jo me te hipesh me ta.

    Nese nuk gjen dike per ne port shkoni me turista te tjere se bashku ne nje taksi deri tek stacioni i trenit aty perball merr autobuzin per ne port apo taksi tjeter.

    Qyteti i barit ndryshon shum pak nga qytet tona dhe mund te them qe sapo hyn ne bari te duket sikur ke mberritur ne Shqiperi.

    pyt prap po deshe megjithate po bej une nje kontroll ne internet per te dhena te tjera.

    Ja dhe nje faqe taksie ne Bari quhet EuroTAXI

    ja dhe nr e tel

    ---------------------------
    Fax: +39 080 6905175
    ---------------------------
    Linee dirette cellulari:

    3480077480
    3480077482
    3393452661

    Ja dhe link i faqes

    http://www.serviziotaxibari.it/
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 14-09-2006 më 15:36
    larguar forever

  3. #3
    dipl-ing
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    105
    Flm shume per infot. Po pate info te tjera, te lutem me kontakto

    ciao
    studentja
    Rruga me e shkurter midis dy personave eshte nje buzeqeshje

  4. #4
    ecchime..... Maska e Pidocchio
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Vendndodhja
    Venezia (IT)
    Postime
    220
    '''''Qyteti i barit ndryshon shum pak nga qytet tona dhe mund te them qe sapo hyn ne bari te duket sikur ke mberritur ne Shqiperi.''''''''

    duke hequr vetem kete fjali , jam dakort mesa me lart zoti ''dardajan'' ka shkruar.

    une personalisht vete e kam bere rrugen nga porti detar ne aeroportin e Barit
    dhe per arsye kohe kam marre nje taxi me ka kushtuar nese s'gaboj tek 30.000 lireta ne ate kohe. keshtu qe besoj se tani duhet te jete bere tek 30 euro. nuk eshte shume larg. 30 minuta
    udhetim te mbare.
    :jSorridi alla vita la vita ti sorride....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Aereoporti i Barit nuk eshte lidhur me autobuz me Portin(ne faqen web te aereoportit nuk e pashe te kete bus drejtperdrejte).Eshte larg 10 km dhe per çmimet e taksive nuk te them gje sepse Bari eshte republike ne vete


    Nga aereoporti ke bus per ne qender te qytetit ose per ne stacionin e trenit.
    Gati çdo 30 minuta eshte frekuenca e nisjeve me autobus nga aereoporti.
    Ka dy tipe autobuzi.
    Amtab n.16 qe shkon ne qender te qytetit dhe te kushton me pak se 1 €.Udhetimi zgjat rreth 45 minuta.
    Autobus Tempesta qe shkon ne stacionin e trenit dhe kushton € 4,15,udhetimi zgjat rreth 25 minuta.Por kjo linje varet me shume nga oraret e fluturimeve ne aereoport.
    Per oraret e autobusit Tempesta shiko ketu:

    http://www.seap-puglia.it/default.asp?idcontenuto=281

    Nga Stacioni i trenit deri ne port jane vetem 3 km.Shkohet me taksi e nuk besoj te jete shifer e madhe.
    Ose duhet te jete bus n.20 qe shkon ne port brenda (kete ma tha nje shoqe qe e falenderoj)
    Nuk i kam bere ndonjeher por jane info qe gjeta ne faqe te ndryshme.
    Udhetim te mbare e shpresoj te kemi ndihmuar sadopak.
    Ndryshuar për herë të fundit nga leci : 30-09-2006 më 06:18
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Tema të Ngjashme

  1. Varfëria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Shqipëria dhe pakicat etnike
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 08:00
  3. BE: Qeveria, kujdes me pronat dhe zgjedhjet
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 01:03
  4. Personat me maska rishfaqen në Podujevë
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 12:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •