Ja çfarë na shkruan gazetari "njësh" i RD-së në kohën kur u duk për herë të parë (2004), lëvizja "Mjaft":
Mero Baze
Ajo që ndodhi dje tregon se ka ardhur një moment kur lëvizja "Mjaft", nuk është më një shtab regjisorësh dhe gallataxhinjsh që kritikojnë të metat e qeverisë. "Mjaft" ka thirrur në ndihmë mbështetësit antiqeveritarë, ka thirrur në ndihmë ata që nuk besojnë te kryeministri, ka thirrur në ndihmë ata që e dijnë se çmimet e Telekomit, nuk janë gabime borderosh, ka thirrur në ndihmë ata që mungesën e ujit e kuptojnë se nuk vjen nga tekat e drejtorit të ujësjellësit. Lëvizja "Mjaft" ka thirrur në ndihmë qytetarët që janë në kërkim të ndryshimit. Ata mund të mos guxonin deri këtu. Ata mund të mbeteshin tek ato spektaklet e vogla guerrile kundër qeverisë që na argëtonin të gjithëve.
Ajo që ndodhi dje tek protesta e "Mjaft", tregon se lëvizja po përjeton rritjen e saj, daljen nga skema e prodhuar në laboratorë antiopozitarë. Ajo ka thirrur në ndihmë njerëzit e zemëruar me qeverinë dhe ka kërkuar të largohet kryeministri.
Krijoni Kontakt