Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Exclamation Bashkia: Në Tiranë nuk ka më varre në varrezat e Sharrës

    Nuk ka më asnjë parcelë në Sharrë për të varrosur të vdekurit. Lajmin dramatik e dha dje drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Funerale, Leonad Kiri, i cili theksoi se brenda një jave e njëjta situatë do të jetë edhe në varrezat e Tufinës.

    Alarmi
    Jo vetëm situatë dramatike, por edhe e jashtëzakonshme. Tashmë mungesa e varreve për të vdekurit është kthyer në një makth për të gjithë kryeqytetasit. Vetë kreu i Ndërmarrjes së Shërbimeve Funerale, Leonad Kiri, theksoi se situata është tejet dramatike. “Jemi mbledhur për të dhënë një lajm të jashtëzakonshëm dhe dramatik që në qytetin e Tiranës, sidomos në sektorin Sharrë të varrezës, nuk ka më as një metër katror tokë të lirë për të varrosur të vdekurit”, - thekoi Kiri, duke shtuar se janë shfrytëzuar të gjitha hapësirat e mundshme për varrimin e të vdekurve. Sipas tij, deri tani janë grumbulluar mbi 20 mijë kub dhera për të krijuar parcela në varrezat e Sharrës, por tashmë në këto varreza, thekson ai, nuk ka më asnjë mundësi për t’u varrosur të vdekurit.

    Tufina
    E ndërsa varrezat e Sharrës tashmë nuk kanë asnjë hapësirë për të pritur të vdekurit, e njëjta situatë, brenda një jave, do të jetë edhe në varrezat e tjera të kryeqytetit, ato të Tufinës. Sipas Kirit, një fakt i tillë e bën gjendjen akoma më alarmante. “Zgjidhja e përkohshme janë varrezat në Tufinë. Por, fatkeqësisht, shumë e afërt do të jetë dita, në rast se nuk bëhet diçka për këtë problem të jashtëzakonshëm, të mbyllen edhe varrezat në Tufinë”, - theksoi ai, duke shtuar se aktualisht në Tufinë të vdekurit varrosen rreth gardhit. Kështu, Kiri pohoi se parcelat e rregullta janë mbaruar dhe për këtë u është dashur të zhvendosin mijëra metër kub për të krijuar hapësira për të varre, por kjo, sipas tij, nuk është zgjidhja e duhur.

    Kërkesat
    Alarmi për mungesën e hapësirave për të varrosur të vdekurit nuk erdhi tani, por është përsëritur shumë herë. Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Funerale, Kiri, i kanë kërkuar prej shumë kohësh Ministrisë së Brendshme realizimin e shpronësimeve për krijimin e sipërfaqeve të reja për varreza, por ky institucion nuk ka kthyer asnjë përgjigje. “Unë këtu kam dhjetëra kërkesa që i kemi bërë drejtorisë sonë të punëve publike dhe dhjetëra kërkesa të tjera janë mes Bashkisë dhe zotit Ferdinand Pone”, - thekon Kiri. Sipas tij, pasi situata erdhi duke u vështirësuar, i është drejtuar kryeministrit Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Sokol Olldashi, për të marrë masa për këtë situatë tepër dramatike. “Absolutisht nuk është bërë asnjë shpronësim, nuk është dhënë asnjë shpresë për të krijuar sipërfaqe të lira që varrezat e Tiranës të funksionojnë normalisht dhe ky problem, krejt jetik, është lënë në harresë padrejtësisht”, - tha Kiri, duke shtuar se ka më shumë se dy vjet që nuk kemi sipërfaqe të lira dhe të përshtatshme për të varrosur njerëz.

    “Do të jemi të detyruar të bëjmë publike mbylljen e Sharrës, nëse qeveria nuk kryen shpronësimet”

    Mbyllen varrezat e Sharrës dhe Tufinës

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës para disa ditësh ka deklaruar se varrezat e Sharrës dhe të Tufinës do të mund të mbyllen, nëse qeveria nuk vepron shpejt në drejtim të shpronësimeve. Rama tha se Sharra mund të mbyllet për problemin e shpronësimeve, ndërsa varrezat e Tufinës, për shkak të hapësirës së pakët shumë shpejt do të jetë e zënë. “Do të na duhet që brenda disa ditësh të bëjmë publike mbylljen e varrezave të Sharrës, në rast se nuk do të ketë një veprim energjik nga qeveria, në zbatim të ligjit dhe të detyrimeve që ligji përcakton për qeverinë lidhur me shpronësimet”, - tha Rama. Kryebashkiaku fajësoi zv. ministrin e Brendshëm, Ferdinand Pone, për krizën e shkaktuar në varrezat e Sharrës. Rama tha se është paaftësia e këtij zv. ministri që ka sjellë këtë situatë tepër të rëndë në qytetin e Tiranës, për sa i përket hapësirave për njerëzit që përcillen në banesën e fundit. shekulli/albeu
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Hej Shqiptare bre!
    Kethehuni nga bota kur vet s`dini!
    Po te beheshin varret te perhershme siq i bejme ne shqiptaret dhe shkijet,bota qe moti do ishte mbushur me varreza dhe s`do mbetej asnje pellembe toke per te jetuar te gjallet.
    Bota e zhvilluar e ka zgjidhur kete problem.Varret qendrojne 30 vite dhe kjo kohe me pagese apo parapagim nga i vdekuri apo farefisi dhe mandej i hiqen eshtrat e i degedisen ne ndonje vend tjeter apo digjen,varesisht sipas vendimit qe merret me trashegimtaret e te vdekurit...dhe kuptohet se çdo vendim qe merret me tutje,edhe ai kushton diçka...Per ato kufoma qe s`ka ndonje mbulues shpenzimesh,vendose komuna dhe i hedhe ne furre...apo ne gelqere siq behej ne kohen e monizmit!
    Meqe varrezat ne tere boten kane qene dhe jane problem i madh sepse siperfaqja e tokes zvoglohet nga ato e s`rritet,feja islame e ka parapare qe varrezat t`mos behen me gure,beton,mermer,hekur por me dru dhe me dheun.Kjo mjafton per nje kohe te caktuar gjer me njezet vite... per te gjallet qe ta dijne ku e kane varrosur te parin-te vdekurin e tyre!Nese dikush perkujdeset me gjate te mirembaje varrin e dikujt,ai-ajo do te vazhdoje ta rregulloje per çdo vit por gjithnje me dheun dhe lulet...dhe dru ke koka e ke kembet e varrit ...
    Kjo zgjidhje eshte e logjikshme,gjersa me e mira eshte furra...djegja e kufomave pas kohes qe te jene bere tera analizat dhe te dhenat per vdekjen e x-y nit,per shkaqe kriminaliteti etj...Pra duhet te kete vetem varreza te perkohshme...

    Por meqe Shqiptaret te gjithe jane mbreter dhe mbreteresha ashtu sikur shkijet (te cilet i mbajne lindjet nen kontroll vetem per shkak te vdekjeve dhe varrezave...dhe per te shperndare varreza neper trojet e huaja luftojne),duhet te varrosen pergjithnje sikur faraonet edhe me Piramida...qe edhe te vdekur t`ua zene udhen dhe hapesiren jetesore te gjalleve!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,080
    Postimet në Bllog
    22
    Bashkia e Tiranës deklaroi dje mbylljen e varrezave të Sharrës. Rrezikon edhe Tufina


    Hysen Selfo, i fundit banor në Sharrë

    Drejtori Kiri: Ne i kemi plotësuar dokumentet për shpronësimet


    Hysen Selfo, një ndër figurave kryesore të Partisë së Ballit Kombëtar, ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 72-vjeçare dhe dje ai ka qenë banori i fundit në varrezat e Sharrës.

    Familjarë, miq, akademikë, kolegë dhe drejtues të lartë të shtetit, i bënë homazhe dje në mesditë, në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë. Më pas dyert e Sharrës janë mbyllur. Bashkia e Tiranës deklaroi se nuk do të kryhet më asnjë varrim në parcelat e saj të tejmbushura. Problemi i mungesës së trojeve të shpronësuara ka bërë që familjarët e tre personave të fundit që janë varrosur dje dhe pardje në këto parcela të pranojnë varrosjen me familjarë të tjerë.

    S’KA MË VENDE
    Përplasja mes Bashkisë së Tiranës dhe dikasterit të Brendshëm rrezikon të lërë pa varre kryeqytetasit. Sipas drejtorit të Shërbimit Funeral, Leodat Kiri fajin e ka vetëm Ministria e Brendshme. “Certifikatat janë nxjerrë të rregullta nga hipoteka, bashkë me kartelat për bashkëpronësinë të shënuara, këto janë problemet madhore të një shpronësimi, problemet e tjera teknike nuk i di. Por është akt dramatik që të ngelesh për probleme teknike dhe të mos bësh shpronësimin, duke e lënë varrezën në këtë ditë”, tha drejtori i Shërbimit Funeral të Tiranës, Leodat Kiri. Vetëm një rrip toke në një rrugicë qorre të varrezave të Tufinës do të shërbejë si banesa e dytë e atij që i lë lamtumirën kësaj jete këto ditë. Varrezat e Sharrës nuk kanë më asnjë vend të lirë për gropë. Deri sa pushteti vendor dhe ai qendror të gjejnë gjuhën mes tyre. “Pas 9 muajsh përpjekjesh për të bindur qeverinë e Kryeministrit dhe ministrin e tij për të bërë detyrën, duke bërë shpronësimin e territorit që do të lejonte varrime të mëtejshme, sot ne deklarojmë mbylljen e Varrezave të Sharrës”, tha dje për mediat nga Varrezat e Sharrës, drejtori i kabinetit të Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi. Gjatë gjithë kësaj periudhe varrimet janë bërë në varre të përbashkëta, pasi problemi i mungesës së trojeve në Sharrë ka qenë i tillë prej disa kohësh. Bashkia e Tiranës e ka ngritur këtë problem edhe kohë më parë, por deklaratat në media të zyrtarëve dhe korrespondenca zyrtare ka mbetur në sirtarë. Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme ia hedhin fajin pushtetit vendor që nuk ka dorëzuar certifikatat dhe nuk ka plotësuar dokumentacionin e saktë për shpronësimin e truallit.



    Eduard shalsi
    “E paimagjinueshme, por në fakt ndodhi! Verbëria politike e kryeministrit dhe e ministrit të tij të Brendshëm sjellin mbylljen e varrezave të Sharrës. Shtatë apartamentet që disponon kryeministri, me sa duket i kanë verbuar shikimin dhe bllokuar dëgjimin, duke mos marrë në konsideratë në këtë mënyrë edhe nevojat për të vdekurit. Ndërsa me sa duket për ministrin Olldashi, të vdekurit e pavarrosur janë një kontigjent për regjistrin e përkohshëm zgjedhor. Eshtë jashtëzakonisht turp që kjo qeveri e la gjendjen të degradojë
    deri në mbylljen e varrezave të Sharrës!”

    Punetoret
    Në rrugë të madhe kanë dalë pas mbylljes së dyerve të varrezave të Sharrës punëtorët, që kanë punuar deri dje për të nxjerrë bukën e gojës. Nuk janë pak, por rreth 15 vetë, të cilët do të gjenden pa punë dhe pa të ardhura, nëse nuk merren masa për t’u rikthyer në veprimtarinë e tyre të përditshme. Pasi Bashkia e Tiranës i vuri drynin varrezave të Sharrës, edhe punonjësit e Tufinës rrezikojnë të pësojnë të njëjtin fat, meqenëse nuk ka mbetur më shumë se pesë ditë afat për të plotësuar nevojat e qytetarëve për këtë shërbim.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,080
    Postimet në Bllog
    22
    Bashkia: Shish-Tufina do mbyllet javës tjetër

    Bashkia e Tiranës ka deklaruar dje mbylljen e varrezave të Sharrës, ndërsa ka dhënë alarmin se edhe Tufian do të mbyllet javës që vjen si pasojë e mungesës së hapësirave të reja për varrim. Gjatë një konference për shtyp, shefi i kabinetit të Ramës, Eduart Shalsi nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë për këtë bojkot të çmendur. “E paimagjinueshme, por në fakt ndodhi! Verbëria politike e Kryeministrit dhe e Ministrit të tij të Brendshëm sjellin mbylljen e Varrezave të Sharrës. Pas 9 muajsh përpjekjesh për të bindur qeverinë e Kryeministrit dhe ministrin e tij për të bërë detyrën, duke bërë shpronësimin e territorit që do të lejonte varrime të mëtejshme, sot ne deklarojmë mbylljen e varrezave të Sharrës”, ka deklaruar Shalsi. “Me sa duket për ministrin Olldashi, të vdekurit e pavarrosur janë një kontigjent për regjistrin e përkoshem zgjedhor. Është jashtëzakonisht turp që kjo qeveri e la gjendjen të degradojë deri në mbylljen e varrezave të Sharrës, ndërsa Tufina ka vend edhe për një javë tjetër” ka dhënë alarmin Shalsi.

    GSH

  5. #5
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Shqiperia eshte bota e perrallave
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  6. #6
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga Igli_Vlonjati
    Shqiperia eshte bota e perrallave
    Shqiperia eshte perralla e botes!...Shqiptaret jane populli qe shohin dhe krijojne me se shumti perralla ne bote...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    Qeveria ndërhyn për t'i dhënë fund biznesit të varreve në Bashkinë e Tiranës


    Olldashi: Bashkia e Edit, si mbretëria e Hadit


    Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, deklaroi dje se mbyllja e varreve në Sharrë nuk ishte gjë tjetër, veçse një biznes i ndyrë i Bashkisë së Tiranës, e cila shet prej vitesh lejet e ndërtimit për të gjallët dhe së fundi ka shpikur edhe biznesin e ri, duke shitur banesën e fundit për të vdekurit. Olldashi tha se ky biznes i Bashkisë së Tiranës ka çuar në gjendjen ku çmimi për një metër katror varr është i përafërt me një metër katror dyqan në qendër të Bllokut. "Një i vdekur u ngrit dje nga varret në Sharrë dhe akuzoi Ministrinë e Brendshme se po pengon zgjerimin e varrezave, për më tepër "i arratisuri" deklaroi se mbretëria e Hadit ose ndryshe Bashkia e Edit kishte vendosur të mbyllte portat", deklaroi Olldashi lidhur me situatën e rëndë të krijuar në varrezat e Sharrës, pas vendimit të Bashkisë për mbylljen e tyre. Ai tha se qeveria ka ndërhyrë në mënyrë urgjente për zgjidhjen e kësaj situate, duke respektuar detyrimet për t'u shërbyer qytetarëve dhe shtoi se çështja është vënë në rrugën e zgjidhjes.

    "E ndjeja për detyrim të komunikoja sot me mediat dhe të sqaroj publikisht, se e gjitha kjo nuk ka qenë asgjë tjetër, përveçse një biznes i ndyrë i Bashkisë së Tiranës, e cila, pasi ka vite që shet lejet e ndërtimit apo ndryshe të banesave të të gjallëve, ka shpikur një biznes të ri, duke shitur dhe banesën e fundit për të vdekurit. Në varrezat e Tiranës, çmimi për një metër katror varr është sot i përafërt me çmimin e një metri katror dyqan në qendër të Bllokut", vlerësoi më tej ministri i Brendshëm. Ai tha se do të bëjë publik gjithë dokumentacionin lidhur me zvarritjet që i ka bërë Bashkia e Tiranës shpronësimit të tokave për zgjerimin e varrezës së Sharrës. "Unë kam këtu korrespondencën që Bashkia e Tiranës ka patur me zëvendësministren e atëhershme të Pushtetit Vendor, zonjën Natasha Paço, e cila ka kërkuar ekzaktësisht të njëjtat gjëra që ne i kemi kërkuar Bashkisë, pra plotësimin e dokumentave të pronave, por edhe korrespondencat për të njëjtën çështje që Bashkia e Tiranës ka patur me ish-ministrin Bashkim Fino. Edhe ky i ka kërkuar të njëjtën gjë Bashkisë së Tiranës, plotësimin e dokumentacionit", sqaroi më tej Olldashi. Ai tha se Ministria e Brendshme i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës, më datë 29 korrik 2005, më 27 shtator 2005, më 8 shkurt 2006, më 26 mars 2006 dhe më 22 qershor 2006, plotësimin e dokumentacionit lidhur me shpronësimet. "Nëse do ta shohim me kujdes, aty janë tetë parcela pronësie dhe janë vetëm shtatë pronarë. Pra, kemi një parcelë toke pa pronar dhe nuk mund të shpronësojmë një parcelë të cilës nuk i dihet pronari. Në një listë tjetër, për një tjetër parcelë me bashkëpronarë të tjerë, numri i këtyre të fundit është korrekt, duke përkuar me numrin e pronave, por nuk përkon përqindja e pronës. E ndarë në përqindje, po të mbledhësh secilën prej këtyre parcelave, del më shumë se një", sqaroi Olldashi, duke komentuar vështirësitë që janë hasur nga Ministria e Brendshme lidhur me këtë proces. "Kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur nga Bashkia e Tiranës që të bëjë këto korrektime si dhe të plotësojë formularin katër, që është i detyrueshëm për çdo punim publik që bëhet", pohoi më tej ai.

    "Pasi pamë që një njeri ishte shfaqur mbi varre, e gjetëm, e ftuam të vinte këtu në Ministrinë e Brendshme. Erdhi, u takua me zotin Poni, e mësuam se si duhej të bëhej dokumentacioni dhe sot Bashkia na ka sjellë letrat e sakta", vijoi më tej Olldashi. Më tej, ministri i Brendshëm, Olldashi, sqaroi se "aty janë pronat që po t`i mbledhësh, bëjnë një dhe aty numri i pronave përkon me numrin e pronarëve. I kanë sjellë sot, i kemi ndihmuar gjatë gjithë ditës për përmbushjen e dokumentacionit, po presim një shkresë të fundit përcjellëse, kemi mbajtur në punë të gjitha zyrat e Ministrisë, jashtë orarit, dhe shpresoj se Bashkia do të arrijë ta bëjë dhe atë shkresë", theksoi më tej Olldashi. Ai nënvizoi se nëse nuk arrin ta bëjë këtë, përsëri do të dërgohen njerëz që t'i ndihmojnë dhe për të shkruar, për t'i vënë problemet në rrugën e zgjidhjes.


    Olldashi: Rama kërkon të shpëtojë përmes zgjatjes së mandatit


    Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, u shpreh dje kundër deklaratave të drejtuesve të opozitës për zgjatjen e mandatit të të zgjedhurve vendorë aktualë. Olldashi tha se një gjë e tillë është absolutisht e palogjikshme, pasi siç u shpreh ai, mandati është kushtetues dhe të zgjedhurit vendorë janë zgjedhur për një afat trevjeçar. Ai tha se nëse do të ketë negociata lidhur me këtë çështje, ato duhet të përqëndrohen tek mandati që do të fillojë pas zgjedhjeve lokale të ardhshme, por sipas tij, shtyrja e afatit aktual është e pamundur. "Nëse një deklaratë e tillë e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës është e saktë, një gjë e tillë është absolutisht e palogjikshme si kërkesë. Mandati është një mandat kushtetues, pra njerëzit që janë zgjedhur, janë zgjedhur për një afat trevjeçar sipas Kushtetutës së vendit. Nëqoftëse do të negociohej, do të negociohej për një mandat që do të rifillojë pas zgjedhjeve lokale, por është e pamundur të shtyhet afati aktual", nënvizoi ministri i Brendshëm. Duke bërë krahasime me të zgjedhurit në parlament, Olldashi tha se do të ishte njëlloj sikur deputetët të vendosin që mandati i parlamentit të mos jetë katër vjet, por gjashtë. Ai e cilësoi një qëndrim të tillë të PS-së si një përpjekje të Ramës për të shpëtuar nga humbja e sigurt që e pret në përballjen elektorale, në fillim të vitit të ardhshëm në zgjedhjet vendore dhe theksoi se kësaj sfide nuk i shpëton dot. "Do të ishte njëlloj sikur Parlamenti të mblidhej më 4 shtator dhe të vendosej që mandati i parlamentit nuk është katër vjet, por është gjashtë. Besoj se është një përpjekje e zotit Rama për të shpëtuar, por atë nuk e shpëtojmë dot", vijoi më tej Olldashi, duke nënvizuar se mazhoranca nuk ka ndërmend të pranojë kushte që shkelin standardet dhe Kushtetutën e vendit.

    Ylber Drazhi



    RD

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ja sa kushton të vdesësh në Tiranë

    Mbyllja e varrezave të Sharrës dhe rreziku i mbylljes së atyre të Tufinë2s ka nisur biznesin më të ri, atë të varreve dhe vendeve për varr. Bashkia Tiranë, për të vazhduar “luftën” me qeverinë, kaloi objektin e sulmit tek varrezat publike, duke dhënë alarmin e mungesës së vendeve për varrime. Mjafton kaq, për të krijuar tek banorët e Tiranës panikun e mungesës së vendeve për varre, duke nxitur përpjekjet e qytetarëve për të gjetur 2 metër vend me të gjithë mënyrat. Në fakt, edhe pa dhënë alarmin bashkia, kështu është thënë shpesh, madje ka vite që praktikohet biznesi i varreve, duke përdorur përveç pagesave private shtesë edhe ndërhyrje me “letra miku”, me synim garantimin e vendit për të varrosur njerëzit. Kriza e mungesës së vendvarrimeve të reja, i ka bërë tepër të rëndësishëm punonjësit e sektorëve të shërbimit funeral, madje edhe varrëmihësit, të cilët prej kohësh, kanë në dorë të caktojnë vendin se ku të takon 2 metërshi i “botës tjetër”. Ngaqë po vazhdon të flitet se “është vështirë të gjendet vend për varr”, njerëzit kanë nisur të veprojnë me bakshishe e ndërhyrje miqësore, madje duke përdorur dhe rekomandimin e ndonjë figure zyrtare. “Letërprurësi është miku im, siguroji një vend për varr”! Kjo është letra që më tregoi pak ditë më parë, një qytetar nga Tirana e që na nxiti për këtë vëzhgim. Letrën e “rëndësishme” e kishte siguruar me vështirësi dhe natyrisht me diçka nën dorë, i detyruar ngaqë priste me orë, t’i vdiste nëna e sëmurë dhe sipas tij, ishte në ankth për vendin e varrimit, për të cilin kishte dëgjuar se ishte vështirë ta gjeje. Vdekja e të afërmit, natyrisht është dhimbje, por për pjesën më të madhe të shqiptarëve, kjo dy e trefishohet nga të tjera probleme. Mjafton të kesh një rast të tillë dhe provon atë që dëgjojmë shpesh nga hallexhinjtë e shumtë që thonë, se gjithçka duket shumë e vogël përballë sikleteve që të krijon organizimi dhe realizimi i procesionit. Për sa kohë janë gjallë, shqiptarët përballen me paga të ulëta, me taksa të shumta e të larta, me papunësi, me mungesë strehimi e probleme të tjera, por gjithçka nuk mbaron me kaq, sepse për shumë familje shqiptare, ai që ikën nga jeta, krijon dhe u lë të gjallëve, halle jo të vogla: pamundësinë financiare, por edhe gjetjen e vendit të varrit.

    Varrimi si dasma, me prenotim!

    Edhe për t’u varrosur, duhet të kesh mik të fortë, ndryshe rrezikon të mbetesh pa varrosur! Ka kohë që flitet dhe veprohet kështu. Xhepat e “shefave” varrmihës të Sharrës e të Tufinës, në Tiranë, janë të mbushura me blloqe shënimesh për prenotim, zgjedhje e sigurim vendesh për varr. Eshtë ky një biznes i ri. Pasi kanë ndarë zonat e influencës në parcelat e varrezave publike, varrëmihësit bëjnë tarifimin dhe ndarjen e vendeve të varrimit sipas kërkesave. Për këtë biznes ata kanë aktivizuar dhe sekserë, që në të shumtën e rasteve, janë shefat e agjensive funerale private. Sipas një informacioni, në varrezat e Sharrës e të Tufinës, aktualisht janë bërë afro 600 prenotime paraprake për vende varresh. Sipas masës së pagesës private, caktohet dhe “pozita gjeografike” e varrit. Kërkesat janë të shumta, - thonë disa nga punonjësit e varrezave. Sipas rregullit, prenotimi duhet të bëhet minimalisht 3-6 muaj përpara. Por ka dhe raste, kur prenotimet janë bërë 1 e 2 vjet përpara. Për rastet emergjente, pra kur vendi i përzgjedhur i varrit kërkohet brenda ditës, pagesa dyfishohet. Gjithçka lidhet me frikën e mbarimit të vendeve për varrim dhe aq më tepër, me panikun e përhapur pak ditë më parë, por dhe përpara dy e tre vjetësh. Flet, Leodat Kiri, drejtor i Funeraleve Tiranë Ndërmarrje shërbimeve funerale në Tiranë, vërtetë ka shqetësim për zgjerim territori për vendvarrime, por ka bashkëpunuar me të gjithë institucionet për zgjidhjen e këtij problemi dhe me thënë të drejtën, ky bashkëpunim ka patur efket, sidomos me Bashkinë Tiranë. Shërbimi ynë, i cili për nga natyra është specifik, ka kujtuar në vazhdimësi qytetarët e Tiranës, të mos bëhen viktima të panikut të përhapur nga njerëz që kërkojnë të nxjerrin përfitime financare edhe me të vdekurit. Sepse kemi dëgjuar që bëhen pazare e prenotime, por këto deri tani, na kanë rezultuar vetëm në kuadrin e fjalëve. Madje, kemi kërkuar nëpërmjet njoftimesh publike, që nëse konstatohet ndonjë rast i tillë në veprimtarinë e punonjësve tanë të shërbimit funeral, si në zyra dhe në varrezat e Sharrës e Tiranës, atëherë të na bëhet i ditur.

    Kuotat e prenotimeve

    Qytetarët që i ka çuar halli në varrezat e Tiranës, tregojnë se pagesat e prenotimit të një varri, përcakton kështu:

    • Vend varri i thjeshtë: 20 mijë lekë
    • Vend varri i zakonshëm: 25 mijë lekë
    • Vend varri pak i zgjedhur: 35 mijë lekë
    • Vend varri i zgjedhur: 50 mijë lekë
    • Futje në varrin e të afërmit: 30 mijë lekë
    • Transferim në vend të zgjedhur: 35 mijë lekë
    • Transferim vend të zakonshëm: 20 mijë lekë
    • Shërbim varri mujor: 3 mijë lekë
    • Kur pagesa bëhet me këste: 15% shtesë
    • Kur pagesa bëhet në dorë: 10% ulje

    Fshatrat rikthejnë varrezat familjare

    E drejta e pronës, ka nxitur zaptimin forcërisht dhe të parcelave të varrezave. Ish-pronarët, në shumë raste kanë kthyer varrezat publike në troje, kullota e toka bujqësore. Sipas informacioneve të dala prej zyrave të pushtetit lokal, në 15 vitet që kanë kaluar, në shkallë vendi ka patur 174 raste konfliktesh për zaptim, tjetërsim e cënim varrezash të fshatrave. Në zonën e Jugut janë regjistruar 81 raste çvarrimesh për shkak të pronës. Ndërsa në zonën e veriut, janë regjistruar 93 raste ekstreme, kur ish-pronarët e tokave kanë detyruar familjarët të ndryshojnë vend-varrimin e të afërmve të tyre. Kujtojmë që për këto akte, në 13 raste janë bërë edhe gjyqe. E drejta e ish-pronës ka sunduar në bindjen e banorëve të shumë fshatrave, për krijimin e varrezave familjare e fisnore në tokat e tyre. Kjo praktikë e cila deri në vitin 1950, ka qënë prezent në Shqipëri, tashmë është rikthyer në afro 135 fshatra të vendit, pa llogaritur fshatrat që përbëhen nga fise e lagje me nga 3-4 shtëpi, të cilat gjenden larg njera tjetrës.

    Kuota e varrimit, sa për kapakun e arkivolit

    Me vlerën financiare jep bashkia për varrim, mbetesh pa u varrosur. Kuota është 9900 lekë reja. Sipas llogarive të bëra me çmimet aktuale që aplikohen në “tregun” e varrimeve, me lekët që i jepen familjes shqiptare, pretendohet se përballohen shpenzimet e procesit mortor. Realiteti është krejt ndryshe, sepse edhe sipas kostos më minimale të një procesi varrimi, nevojiten 15 herë më shumë lekë se pagesa zyrtare që jepet. Kuota aktuale është sa 7% e një procesi mortor minimal me kufizime shërbesash. Në agjensitë e shërbimeve funerale shtetërore, konfirmojnë këtë rritje. Procesi mortor ka një kosto tjetër reale, disa herë më tepër se shpërblimi që akordohet. Nëse 9900 lekët e varrimit që jepen për të “nderuar” të vdekurin, i krahasojmë me shpenzimet që bëhen në raste të tilla, rezulton se, me të mund të përballosh vetëm një nga shërbimet e mëposhtëme:

    • Përballohet vetëm pagesa e atij që hap gropën
    • Përballohet 50 % e prenotimit të vendit të varrimit
    • Përballohet vetëm 25% e transportit të kortezhit
    • Përballohet vetëm 1 orë, prenotimi i lokalit (pa ushqimin)
    • Përballohet vetëm 15% e drekës së mortit
    • Përballohet vetëm kostoja e blerjes së kurorave
    • Përballohet vetëm shpenzimi për blerjen e kafesë
    • Përballohet vetëm pagesa e kapakut të arkivolit

    Sa herë varrim na takon, me taksat që paguajmë?

    Për së gjalli, shqiptarët paguajnë një seri taksash, që nga sigurimet shoqërore e shëndetësore, deri tek taksat e shërbimeve të përditëshme publike, madje edhe taksa të tjera që nuk kanë lidhje me shërbimet ndaj tyre. Kjo është krejt normale, por nuk është normale kuota minimale që u jepet zyrtarisht familjeve për “nderimin” e të vdekurit e cila rrezikon nderin e të gjallëve, duke i turpëruar nga pamundësia financiare për të përballuar procesin mortor. Pasqyra e llogarisë për masën e detyrimit financiar të shtetit ndaj shtetasve të tij, duke e krahasuar me kontributin që secili prej shtetasve derdh për së gjalli në buxhetin e shtetit. Nëse kur lind një njeri, shteti jep vetëm 3500 lekë për fëmijën e parë dhe 1500 lekë për fëmijën e dytë, në rastin kur vdes, pavarësisht moshës, nuk plotëson as 10 mijë lekë, që është paga minimale mujore Po japim një llogari të thjeshtë, të bërë prej specialistëve, në lidhje me kontributet e detyrueshme financiare, pra duke ballafaquar vlerën e taksave që paguan një shqiptar dhe kuotën financiare të varrimit që jepet zyrtarisht:

    • Deri në moshën 35 vjeç, paguan taksa për 4 herë varrim
    • Deri në moshën 40 vjeç, paguan taksa për 6 herë varrim
    • Deri në moshën 50 vjeç, paguan taksa për 8 herë varrim
    • Deri në moshën 60 vjeç, paguan taksa për 10 herë varrim
    • Deri në moshën 70 vjeç, paguan taksa për 11 herë varrim
    • Deri në moshën 80 vjeç, paguan taksa për 12 herë varrim

    Edhe varrimi, sipas gradave zyrtare

    Ligji parashikon kufizime e privilegje shoqërore dhe për trajtimin e të vdekurve. Kjo pabarazi, që bëhet dhe pasi ke mbyllur sytë është evidente e manifestohet në kuotën financiare të shpërblimit për procesin e varrimit. Në zyrat e ndihmës ekonomike të pushtetit lokal, mësojmë se tarifa zyrtare e varrimit nuk është e njëjtë për të gjithë shqiptarët. Kjo është e ndarë në kategori njerëzish, sipas dekoratave, gradave, posteve zyrtare, pozicionit politik. Tarifa e varrimit nuk është e njëjtë, madje ka dallime edhe midis fshatit e qytetit. Më konkretisht: Nëse je i papunë, masa e shpërblimit për varrimin, jepet sa masa e ndihmës ekonomike mujore që ke përfituar, që do të thotë se sipas ligjit, duhet të varrosesh me 2400, ose me 4150 lekë. Nëse je i punësuar, por je qytetar i thjeshtë, kuota e varrimit të jepet në masën 9900 lekë. Për varrimin e një veterani lufte jepen 33 mijë lekë. Për varrimin e një “Heroi Pune” jepen 35 mijë lekë. Për varrimin e një shtetasi “Qytetar Nderi” jepen 70 mijë lekë. Për varrimin e një ministri, deputeti a shtetari jepen 500 mijë lekë, plus pagën e 3 muajve (që dihet se sa është), pa llogaritur shpenzimet zyrtare për shërbimet që përballohen nga shteti.

    Varfëria, i vdekuri lë pas probleme për të gjallët

    • Për të tërhequr pagesën 9900 lekë të varrimit, duhet të endesh 1 muaj rrotull zyrave të pushtetit lokal, si dhe të paguash afro 2 mijë lekë të reja dokumenta konfirmuese.
    • Nëse nuk paguan bakshish paradhënie tek varrëmihësit në varreza, të vonojnë në përcaktimin e vendit të varrimit dhe në përgatijen e procesit mortor.
    • Nëse një shtetas vdes dhe identifikohet pas disa kohësh, familja që të tërheq trupin, duhet të paguaj një tarifë zyrtare për qëndrimin në morg.
    • Për të shlyer detyrimet e varrimit, një familjeje i duhet të paguajë ndihmën ekonomike të 25 muajve.
    • Nëse shqiptari vdes jashtë kufijëve të vendit, trupi duhet të kthehet me shpenzimet e familjes, duke paguar një tarifë 150 euro për çdo ditë vonesë.
    • Për të tërhequr trupin jashtë atdheut, duhen plotësuar privatisht dokumenta që shkojnë në vlerën 650 euro.

    Tiranë, 1645 familje, varrime me listë

    Mungesa, ose niveli i pakët i të ardhurave dhe kuota e ulët që jepet për rastet e varrimit, krijojnë siklete financiare për përballimin e procesit mortor për familjet shqiptare që jetojnë në varfëri. Në këtë kategori, hyjnë 123 mijë familjet që janë lënë jashtë skemës së ndihmës ekonomike dhe 191 mijë familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, të ardhurat maksimale të të cilaveve arrijnë shifrën 4450 lekë në muaj. Këto familje, në raste vdekjesh, janë subjekt borxhesh tek restorantet, të afërmit e agjencistë funerale. Sipas 105 agjencive të shërbimeve funerale që veprojnë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Berat, Vlorë, Fier, Korçë, mbi 60% e familjeve kanë mbetur borxh. Vetëm në Tiranë, në agjencitë funerale figurojnë 1645 familje borxhlie, të cilat kanë bërë varrimin e të afërmve me listë. Kjo për shkak, se vdekja është hall që nuk dihet kur të zë e përballë këtij halli, familjet e varfëra ndodhen përherë me xhepat bosh. Ndaj, për të bërë nderimet e duhura mortore, ato futen në borxh tek të afërmit, ose mbeten të tilla tek agjencitë funerale e restorantet. Kostoja e një shërbimi të plotë funeral është e papërballueshme nga kjo kategori familjesh. Këtu nuk flitet për shërbim mortor luksi, që shkon nga 600 deri në 800 mijë lekë të reja, por për shërbim tepër të thjeshtë përcjellës, që nuk kalon as vlerën 60-70 mijë lekëve. Kaq të paktën, u duhet dhënë qytetarëve për këtë të drejtë të fundit të jetës së tyre.

    GAZETA SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Konferencë për shtyp e Ministrit të Brendshëm Sokol Olldashi
    29.08.2006

    Sic e e keni vene re, nje i vdekur u ngrit dje nga varret në Sharrë dhe akuzoi Ministrinë e Brendshme se po pengon zgjerimin e varrezave, per me teper “i arratisuri”, deklaroi se mbretëria e Hadit, ose ndryshe Bashkia e Edit, kishte vendosur të mbyllte portat. Kemi ndërhyrë me të gjithë urgjencën në këtë situatë, sigurisht duke respektuar detyrimet për t’i shërbyer qytetarëve dhe duke qenë se cështja është vënë në rrugën e zgjidhjes e ndjeja për detyrim të komunikoja sot me mediat dhe të sqaroj publikisht se e gjitha kjo nuk ka qenë asgjë tjetër përvecse një biznes i ndyrë i Bashkise së Tiranës, e cila pasi ka vite që shet lejet e ndërtimit, apo ndryshe të banesave të të gjallëve, ka shpikur nje biznes të ri duke shitur dhe banesën e fundit për të vdekurit.


    Në varrezat e Tiranës cmimi për një metër katror varr, është sot i përafërt me cmimin e një metri katror dyqan në qendër të Bllokut.

    Unë do t’ju vë në dispozicion dokumentacionin. Problemi lidhur me shpronësimin për zgjerimin e Varrezes së Sharrës, nisi kohë përpara.

    Unë kam këtu korrespondencën që Bashkia e Tiranës ka patur me zevendësministrin e atëhershëm të pushtetit vendor, zonjën Natasha Paco, e cila ka kërkuar egzaktësisht të njëjtat gjëra që ne i kemi kërkuar Bashkisë; pra plotësimin e dokumentave të pronave, por edhe korrespondencat për të njëjtën cështje që Bashkia e Tiranës ka patur me ish-ministrin Bashkim Fino. Edhe ky i ka kërkuar të njëjtën gjë Bashkisë së Tiranës; plotësimin e dokumentacionit. Konkretisht, ne i kemi kërkuar Bashkisë së Tiranës me datë 29 korrik 2005, me datë 27 tetor 2005, me datë 8 shkurt 2006, me datë 27 mars 2006 dhe me datë 22 qershor 2006 të plotëësojnë dokumentacionin lidhur me shpronësimet. Ku kanë konsistuar defektet e dokumentacionit? Po ju tregoj dy shembuj:

    -Në listen e bashkëpronarëve që kërkoheshin të shpronësoheshin nga Bashkia e Tiranës. Nëse do ta shohim me kujdes aty janë tetë parcela pronësie dhe janë vetëm shtatë pronarë. Pra kemi një parcelë toke pa pronar, dhe nuk mund të shpronësojmë një parcelë të cilës nuk i dihet pronari.

    -Në një listë tjetër për një tjetër parcelë me bashkëpronarë të tjerë, numri i këtyre të fundit është korrekt, duke përkuar me numrin e pronave, por nuk përkon përqindja e pronës. E ndarë në përqindje po t’I mbledhësh secilën prej këtyre parcelave del më shumë se një.

    Kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur nga Bashkia e Tiranës që të bëjë këto korrektime si dhe të plotësojë formularin katër që është i detyrueshëm për cdo punim publik që bëhet.

    Mbasi pamë që një njeri ishte shfaqur mbi varre, e gjetëm, e ftuam të vinte këtu në Ministrinë e Brendshme, erdhi, u takua me zotin Poni, e mësuam sesi duhej të behëj dokumentacioni dhe sot Bashkia na ka sjellë letrat e sakta. Aty janë pronat që po t,i mbledhësh bëjnë një dhe aty numri i pronave përkon me numrin e pronarëve. I kanë sjellë sot, i kemi ndihmuar gjatë gjithë ditës për përmbushjen e dokumentacionit, po presim një shkresë të fundit përcjellëse, kemi mbajtur në punë të gjithë zyrat e Ministrisë jashtë orarit e shpresoj se Bashkia do arrijë ta bëjë dhe atë shkresë. Nëse nuk arrin ta bëjë, përsëri do t’i cojmë njerëz që t,i ndihmojnë dhe për të shkruar dhe do ta vëmë problemin në rrugën e zgjidhjes.

  10. #10
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Shqiperia eshte perralla e botes!...Shqiptaret jane populli qe shohin dhe krijojne me se shumti perralla ne bote...
    Ka edhe te tjere popuj para nesh qe jane perralla e bores, mos e harro kete
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. "Zogu I Zi" Tirane.
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 02:44
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •