Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nuk po analizoj cdo aktivitet te Mjaft, por si organizate joqeveritare e ka per detyre, (duke pasur parasysh dhe programin e saj) te jete apolitike, te kritikoj ne menyre konstruktive cdo qeveri. Dhe per me teper, te ruaj me kujdes kete balance. Nqs Mjaft nuk i permbahet misionit te saj, dhe i kundervihet me shume nje qeverie se sa tjetres, atehere i humbet vlera si organizate joqeveritare.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Levizja 'Mjaft' vertitet sa andej-ketej te fryje xhepat per vete nen moton "yxhym per kocka"

    p.s Kush mungoi bloi.

  3. #23
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Nëse ja dedikoni Salës, hapjen e kufijve... pika t'ju bjerë dë bythët !
    Presidenti i parë i Shqipërisë postkomuniste (ju pëlqen juve apo ju dhëmbin sytë kur e lexoni) ishte Ramiz Alia, i cili DESHTE dhe lejoi demokracinë... dhe sa për Saliun, ishte ky Ramizi që e nisi Bishën... (desha të them Berishën) ti drejtojë studentët dhe këtë e ka shkruar dhe nëse nuk dini apo nuk doni ti lexoni ato që Ramizi flet me fakte për atë kohë, kjo është puna juaj dhe ju dëmton vetëm juve.
    Saliu i solli Shqipërisë shkatrrim që nga parrulat "ta çojmë çdo gjë komuniste në nivelin zero" duke shkatërruar edhe kopështe, çerdhe, shkolla, fabrika etj etj sepse kokrra e grurit që ka në vend të trurit, aq kuptonte, mendonte se ato i kish bërë Enveri dhe jo djersa e mundi i popullit.
    Saliu dhe shumë nga ata që e pasojnë, janë njerëz të verbër dhe të shurdhër.
    Qofshin "bekuar" së bashku me krytarin qy kon n'kry.

    Për humdingerët me partishmëri, mos shqetsohen dembelët në Suedi.

    Lëvizja "Mjaft" të vazhdojë rrugën që ka nisur, për të kthyer me bythë përpjetë edhe njëherë këtë torobello që u vetvotua me çertifikata të vjedhura në rrethe.
    Punë të mbarë djema... loja sapo ka filluar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 28-09-2006 më 19:56

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Bëhuni njëherë të llogjikshëm dhe lexoni çfarë shkruani për të njëjtin problem në kushte pozite dhe opozite.
    Kur une demaskoja pelivanlleqet e prostitutave politike te mbledhura rreth MJAFT, ti ishe nje nder ata qe "mbeshtesje MJAFT", ashtu sic ishin edhe disa emra aty me lart qe sot akuzojne MJAFT. Te gjitha shkrimet i ke ne forum po ti kerkosh.

    MJAFT ishte nje perpjekje e shtetit te mafias per te monopolizuar edhe opoziten politike, pasi kishin shtene ne dore pjesen derrmuese te mediave te shkruara dhe elektronike. Nano e Rama, qe nuk e humbisnin rastin qe te ftonin edhe ne zyrat e tyre femijet e MJAFT, kerkonin te largonin vemendjen e shqiptareve nga opozita politike e Sali Berishes. Mirepo kur Berisha mbushi Sheshin Skenderbej me dhjetra mijera shqiptare, pegunet e MJAFT heshten, ashtu sic heshten per manipulimet e zgjedhjeve lokale.

    E perbashketa e MJAFT dhe pseudo-analistit Mustafa Nano eshte se me ardhjen ne pushtet te opozites dhe largimit nga pushteti te punedhenesve te tyre, te dy keta dolen ne rruge; ambasadat nuk japin me $$$ per MJAFT dhe faqet e Shekulli nuk kane me vend per mendimin e Mustafa Nanos.

    Te gjithe fajin ua ka Berisha qe keta dolen ne rruge!

    Albo

  5. #25
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Kur une demaskoja pelivanlleqet e prostitutave politike te mbledhura rreth MJAFT, ti ishe nje nder ata qe "mbeshtesje MJAFT", ashtu sic ishin edhe disa emra aty me lart qe sot akuzojne MJAFT. Te gjitha shkrimet i ke ne forum po ti kerkosh.

    MJAFT ishte nje perpjekje e shtetit te mafias per te monopolizuar edhe opoziten politike, pasi kishin shtene ne dore pjesen derrmuese te mediave te shkruara dhe elektronike. Nano e Rama, qe nuk e humbisnin rastin qe te ftonin edhe ne zyrat e tyre femijet e MJAFT, kerkonin te largonin vemendjen e shqiptareve nga opozita politike e Sali Berishes. Mirepo kur Berisha mbushi Sheshin Skenderbej me dhjetra mijera shqiptare, pegunet e MJAFT heshten, ashtu sic heshten per manipulimet e zgjedhjeve lokale.

    E perbashketa e MJAFT dhe pseudo-analistit Mustafa Nano eshte se me ardhjen ne pushtet te opozites dhe largimit nga pushteti te punedhenesve te tyre, te dy keta dolen ne rruge; ambasadat nuk japin me $$$ per MJAFT dhe faqet e Shekulli nuk kane me vend per mendimin e Mustafa Nanos.

    Te gjithe fajin ua ka Berisha qe keta dolen ne rruge!

    Albo
    Këtë thashë në postin që citova nga ti :

    Po citoj Albon, në 18 janar 2004 ( Albo ka qenë që në fillim, kundër kësaj organizate) në një artikull të sjellë prej tij, nga gazeta TEMA:


    PS: Seriozisht... unë nuk mbaj mend ta kem mbështetur këtë lëvizje, por mbase e kam harruar këtë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 28-09-2006 më 21:28

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Protestë prej 70 vetësh para Ministrisë së Transporteve. Dështon mitingu i radhës i Ramës


    PS fshihet pas Lëvizjes "Mjaft"


    Afro 70 protestues socialistë të Lëvizjes "Mjaft" u mblodhën dje para zyrave të Ministrisë së Transporteve, për të protestuar në lidhje me skandalin e kompanisë "Albatros" dhe përgjimet e kryera nga kjo kompani ndaj drejtorit të aviacionit civil. Bashkë me protestuesit ishin edhe tre gazetarë të të ashtuquajturit "Aksion Civil", të cilët brohorisnin për kryetarin e PS, Rama.

    Organizatorët ishin munduar që ta paraqisnin këtë protestë si një organizim të shoqërisë civile, ndërkohë që pjesëmarrësit kanë qenë aktivistë të PS. Në radhët e para të protestuesve është vënë re zëdhënësi i PS si dhe disa punonjës të Bashkisë së kryeqytetit. Po kështu ishin të pranishëm edhe punëtorë të komunales, e cila është nën varësinë e kryebashkiakut Rama, që gjithashtu ishin detyruar të dilnin në atë protestë, pasi në të kundërt rrezikonin vendin e punës.

    Nga tarraca e Bashkisë së Tiranës, protestën e ndiqte zëdhënësi i Bashkisë si dhe nënkryetaret e Ramës në këtë bashki. Në takim foli Erioni i "Mjaft"-it dhe Mustafai i "Aksionit". Të dy ata thanë se gjendja në Shqipëri ëshstë mjaft e rrezikshme dhe se demokracia po lëngon, ndaj ata duhet që ta shpëtojnë. Thirrjet e tyre u përshëndetën nga punëtorët e komunales, të pranishëm në miting, nga zëdhënësi i PS si dhe nga disa militantë të tjerë socialistë. Protesta ka vazhduar me britmat histerike të Stefanit, i cili tha se shumë njerëz të tjerë kishin pasur frikë, ndaj nuk kishin ardhur në protestë, por herën tjetër ata do të jenë aty se nuk do të kenë më frikë. Protesta është zhvilluar e qetë dhe ka zgjatur për afro 60 minuta. Zhvillimi i saj ka shkaktuar një kaos në shëtitoren "Dëshmorët e Kombit" për disa minuta, derisa 70 protestuesit janë ngjitur në trotuarin e ministrisë, ku iu janë bashkuar shumë njerëzve të tjerë që prisnin të takonin zyrtarë të Ministrisë së Transporteve.

    rd

  7. #27
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    “Aksioni Civil”, protestë para Ministrisë së Transporteve nën moton “Demokracia në rrezik”

    Banoret perleshen me policine per ujin


    Anila Rama

    “Dibra të shkarkohet, të mos pranohet dorëheqja e përkohshme”

    TIRANË- Dorëheqja e përkohshme e drejtorit të Aviacionit Civil, Gazmend Dibra, është kundërshtuar dje nga shoqëria civile dhe qytetarët e Tiranës nëpërmjet një proteste zhvilluar para Ministrisë së Punëve, Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Protestuesit nën drejtimin e aktivistëve të lëvizjes “Aksioni Civil”, një grupim ky i krijuar së fundi si Bashkim i disa OJF-ve dhe disa analistëve të medies, kanë kërkuar para dyerve të ministrisë shkarkimin e tij, si protagonistin kryesor të skandalit të përgjimit me presidentin e kompanisë ajrore “Albatros”, Aleksandër Hoxha, ku këtij të fundit i është kërkuar ndërhyrja te presidenti Alfred Moisiu për të firmosur shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku, me qëllim që të zhbllokoheshin fluturimet e kësaj shoqërie. Nën moton “Demokracia në rrezik”, drejtuesit e kësaj lëvizjeje kërkuan shkarkimin e menjëhershëm të Gazmend Dibrës dhe jo pranimin e dorëheqjes së përkohshme të tij, deri në përfundim të hetimeve të nisura kundrejt tij nga Prokuroria e Tiranës. Ata në duar mbanin kartonin e kuq si simbol të veprimit që duhet ndërmarrë për të larguar nga detyra Dibrën. Një nga thirrjet që u lëshua gjatë protestës, lidhej me faktin se presioni ndaj kreut të shtetit ishte shantazh i hapur dhe jo montazh siç mund të pretendohej nga përfaqësuesit e shtetit. “Nuk është montazh, është shantazh”, - ishin thirrjet që lëshuan aktivistët para dyerve të Ministrisë së Transporteve. “Pranoni që keni bërë shantazh dhe shkarkoni Dibrës”, tha aktivisti Besian Pesha. Ndërsa analisti Andrea Stefani tha se në këtë protestë qytetare, kishte me qindra qytetarë që do të donin të ishin, por nuk mund të vijnë se kanë frikë nga veprimet që mund të ndërmarrë shteti kundrejt tyre për t’u hakmarrë. “Shqiptarët përmbysën komunizmin, sepse jetonin me frikë, por nuk mund të jetohet me frikë në një shtet demokratik”, - tha Stefani.
    Protestuesit i bënë thirrje kryeministrit Sali Berisha që të ndalë arrogancën dhe shantazhin me të cilën, sipas tyre, “po sulmohet demokracia dhe liria e të gjithëve”.“Fakti që jemi këtu, do të thotë se nuk jemi indiferentë. Ne jemi të gjithë bashkëpronarë të institucioneve të Shqipërisë, ndërkohë Tirana nuk është Saligrad dhe institucionet nuk janë pronë e asnjë partie politike, por janë një pronë e përbashkët publike”, tha Erion Veliaj, drejtues i Lëvizjes MJAFT!. Mustafa Nano, një prej nismëtarëve të kësaj lëvizjeje, u shpreh: “Jemi këtu për të dënuar një pushtet arrogant, që ushtron dhunë ndaj Kushtetutës dhe ndaj Presidentit të Republikës”. Sipas tij, “nëse shantazhohet qytetari i parë i Republikës, atëherë asnjë tjetër nuk është më i lirë”. “Kjo është kauza jonë, jemi këtu për të mbrojtur shtetin e së drejtës dhe demokracinë”, tha Nano.
    Gjatë protestës pjesëmarrësit artikuluan në forma të ndryshme kërkesën për shkarkim të Dibrës, duke e konsideruar si të panevojshme atë që ata e quajtën “dorëheqje patetike të një aparatçiku të rëndomtë”.



    30/09/2006

    Shekulli

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nën moton “Demokracia në rrezik”, drejtuesit e kësaj lëvizjeje kërkuan shkarkimin e menjëhershëm të Gazmend Dibrës ...

    thot shkrimi me lart..


    --


    xhepat e mafies ne rrezik.. dhe jan mobilizuar vampiret tip mustaf nano.. ti mbrojne miljardat e albatrosve te mafies..
    ska turp ky krimb i rekrutuar qe ne fillore.. si spiun..

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    O brari na shkruaj ndonje artikull nga Rd-ja ose nga Re.Po. -ja se si do ta luftojne korupsionin bashkerisht nano dhe Berisha

    nje keshill per gjith militantet
    mos u beni kurre kategorik se vjen saliu dhe jua dh... filmin
    sic beri me Nanon

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se shikoni ndonje replik te lubonjes ndaj mustes silleni ketu..
    un po sjell musten kunder lubonjes..



    --

    gazeta shqip

    --

    Kur Lubonja merret për dore nga pulsionet e veta


    Mustafa Nano

    Në ditarin e lajmeve të TV "Klanit", lajmi mbi protestën e "Aksionit Civil" përballë Ministrisë së Transporteve mbyllej me frazën: Protesta u monitorua nga Bashkia e Tiranës. Kjo frazë shërbente si kolonë zanore e ca pamjeve filmike, ku në tarracën e Bashkisë së Tiranës shfaqej duke bërë sehir tubimin e duke folur në celular zëdhënësi i kësaj bashkie, Eduard Shalësi. Lihej të nënkuptohej që ky i fundit ishte duke folur në telefon me Edi Ramën e ishte duke e informuar shefin e tij mbi një protestë mbi ecurinë e një tubimi kundër pushtetit. Nuk është çudi të ketë qenë kështu (askush nuk mund ta fshehë që opozita në përgjithësi e PS-ja në veçanti kanë qenë të interesuara për ecurinë e atij tubimi opozitar par excellence), e në këtë kuptim, vëzhgimi i TV "Klanit", i zhveshur prej aludimit tinëzar, sipas të cilit organizatorët e protestës janë instrumente të Edi Ramës, mund të merret e konsiderohet si një gjetje e lezetshme gazetareske. Veçse amá, atë aludimin tinëzar le ta mbajnë për vete.

    E di, që nuk kemi të bëjmë në këtë mes me një ves, që karakterizon më së shumti (apo vetëm) TV "Klanin". Ky është një ves i të gjitha televizioneve dhe i të gjitha gazetave shqiptare. Madje, është një ves i të gjithë shoqërisë shqiptare, gjë që demonstrohet me frymëzimin konspirativ e me zellin metodik për të kërkuar një shërbim prapa çdo qëndrimi e opinioni; gjë që demonstrohet më tej me etiketime, shpeshherë të rënda, në adresë të atyre që mbajnë qëndrime e shprehin opinione ("chien de garde" më quante mua Fatos Lubonja në forumin e "Standardit" të së shtunës, por me këtë rast do të merrem pak më poshtë).

    Këtë qasje për të paragjykuar të tjerët që mendojnë ndryshe, apo më keq akoma, për të gjurmuar shërbime e interesa okulte prapa çdo qëndrimi të hapur e publik do ta kualifikoja pa frikë si një nga patologjitë më të rënda të shoqërisë sonë, e cila - më shumë se çdo patologji tjetër - rreket të prangosë çdo vullnet e shpirt të lirë, t‘i japë dërrmën çdo shprese për një ballafaqim të lirë idesh e vizionesh (e ç‘na duhen idetë, kur bartësit e tyre i shohim apriori si shërbëtorë të mjerë?) - e kështu të nxjerrë zbuluar prapambetjen dramatike të shoqërisë, në të cilën jetojmë e pjesë e së cilës jemi. Jo vetëm kaq; nën virusin e kësaj patologjie zhvleftësohet e bëhet copë e çikë çdo tentativë për të denoncuar të keqen apo të këqijat që kemi përballë.

    A mos vallë nuk ka qëndrime e opinione, mbajtësit e bartësit e të cilëve nuk bëjnë gjë tjetër, veçse ofrojnë shërbime në këmbim të favoreve, apo në rastin më pak të fajshëm, ofrojnë shërbime të nxitura thjesht prej mentalitetit të shërbëtorit? Sigurisht që ka. Në Shqipëri, ku klientelizmi e mercenarizmi kanë qenë tradicionalisht dhe janë sot e gjithë ditën hëm instrumente pushteti, hëm mënyra jetese, ka më shumë se kudo gjetkë. Por duke qenë se të gjithë mbajmë qëndrime e shprehim opinione, të cilat duam, s‘duam, janë në favor të njërës apo tjetrës palë politike, si t‘i dallojmë atëherë klientët e mercenarët nga shpirtrat e vullnetet e lirë? Hm, nuk duhet ndonjë inteligjencë e madhe për ta bërë këtë dallim, dreqi ta hajë. Dhe unë mëtoj që e kam këtë pakëz inteligjencë.

    Mercenarët e shërbëtorët e kanë të shkruar në ballë që janë të tillë. Ata nuk dinë të kenë vlera, ide, besime, kauza. Ata nuk pyesin për demokraci e shtet të së drejtës. Ata nuk bëjnë dot pa një kapo, të cilit dinë t‘i binden, pa një portofol, të cilin dinë ta mbushin, e pa një çikë pushtet, të cilin dinë ta mjelin si një lopë të tyren. Në emër të këtyre "kredove" të liga, ata janë gati të pështyjnë mbi veten, të lëpijnë atë që kanë pështyrë mbi të tjerë, madje t‘i vënë zjarrin edhe vendit, siç ia vunë njëherë në vitin 1997.

    E kam fjalën për Fatos Lubonjën? Jo, nuk e kam fjalën për të. Fatos Lubonja nuk bën pjesë në këtë takëm shqiptarësh. Ai nuk është "chien de garde" ("qen roje i padronit" - për ata që, ashtu si unë, nuk dinë frëngjisht). Nuk ka qenë kurrë i tillë. E ndërsa jam duke thënë këtë, nuk është se e bëj në emër të një qasjeje të stisur qibare për të fituar pikë te njerëzit e fisëm të këtij vendi; nuk e bëj për ta mundur Lubonjën me klas, stil e sjellje nazike; nuk e bëj për t‘i bërë të tjerët të thonë, se "shih me çfarë delikatese e me çfarë finese po sillet me dikë, i cili nuk ka ngurruar t‘i thotë ‘chein de garde‘. Bravo i qoftë!" Jo, e bëj ngaqë mendoj kështu gjithë ditën e ditës. Çdo gjë që del nga goja e Lubonjës (edhe nga pena, kuptohet), nuk e ka burimin te ndonjë punishte e pushtetit, përkundrazi, e ka burimin tek kaploqja e tij. Jam naiv? Nuk besoj.

    Ai, me sa duket, nuk mendon kështu për mua. E thoshte këtë për herë të parë në një faqe të tërë të "Standardit" të djeshëm, teksa përqeshte "Aksionin Civil" e teksa nuk ngurronte asnjë çikë t‘i konsideronte organizatorët e "Aksionit Civil" edhe instrumente të Partisë Socialiste, edhe skutha që e fshehin këtë fakt. E gjithë intervista e tij ishte e ndërtuar nga njëra anë me një gjuhë të vrazhdë e të papërpunuar, nga ana tjetër me hamendje konspirative. Dje, për befasinë time, Fahri Balliu (i cili merrej gjithashtu me "Aksionin Civil" dhe i cili mund të konsiderohet pa frikë një shërbëtor i pushtetit) ishte ku e ku më sqimatar e më i sofistikuar se sa Lubonja.

    Tek intervista e Lubonjës nuk bëhej fjalë për ndonjë "caduta di stile", gjë që ia falim gjithë kohën sho-shoqit. Jo, aty gjeje njeriun e lodhur, të dëshpëruar e të mërzitur me të gjithë e kundër të gjithëve. Kundër të gjithëve vërtet? Oh, ju kërkoj ndjesë. Kundër të gjithëve, me përjashtim të Sali Berishës, për të cilin nuk po lë vend pa thënë se "është shpresa e vetme e këtij vendi". ("He is the only hope for this country", u thotë ai dhe të huajve). Dhe ky njeri nuk di të bëjë gjë tjetër prej më shumë se një viti, veçse të përsërisë këtë frazë, të cilën edhe berishianët më të tërbuar nuk mund ta thonë më pa u ardhur pakëz zor. E thotë Lubonja, megjithatë, pa i ardhur fare turp, në radhë të parë për faktin që kjo - e thënë në adresë të kujtdo - është një gjepur gjigande (ata që janë dashnorë të lirisë, të demokracisë e të shtetit të së drejtës nuk mund t‘i lejojnë kurrë vetes të flasin për një Kryeministër si për një "shpresë të vetme të vendit"), në radhë të dytë, për faktin që për pesëmbëdhjetë vjet me radhë ai ka thënë bash të kundërtën, me fjalë të tjera, që "Berisha është barbar, diktator, delinkuent".

    Unë nuk e kam çuar asnjëherë në mendje megjithatë, që në adresë të këtij Fatosi, pikërisht të këtij Fatosi, prozelitizmin politik të të cilit nuk ka socio-psikolog ta shpjegojë, të lëshoj ndonjë fjalë të pakujdesshme. Gjithë kohën jam përpjekur, që - në respekt të plotë të një personi e të një njeriu, me të cilin kam ndarë deri para ca vitesh biseda, miqësi, intimitete, trishtim, gëzim, ide e kauza - të merrem me qëndrimet e me opinionet e tij. Ndërsa ky Fatos nuk merret fare me atë që unë them. Ky i pret drutë shkurt. Nuk mendohet dy herë për të më vënë mua epitetin "chein de garde".

    Nëse nuk është penduar për atë që ka shkruar, po i them se jam në pritje, që të më shpjegojë publikisht këtë agresion të tijin, të më japë provat, të cilat dëshmojnë që unë jam një "chein de garde", të më thotë dobare që më ka parë të bisedoj gjerë e gjatë apo të ha një drekë a një darkë me ndonjë "pezzo grosso" të Partisë Socialiste (përfshirë dhe Edi Ramën), të më thotë që unë jam parë të hyj zyrave të pushtetit a të opozitës. Nëse është i informuar mbi gjëra më të rënda, të llojit të përfitimeve personale, për shkak të qëndrimeve publike që kam mbajtur, e lus t‘i thotë edhe ato. Nëse s‘ka gjëra të tilla për të thënë - dhe me siguri nuk ka - unë po i them qysh tani të parën e të vetmen gjë që do t‘i thosha atij po të më dilte përpara, pasi lexova intervistën te "Standardi": "Më ke fyer Fatos Lubonja dhe për këtë duhet të të vijë turp! Por më shumë turp duhet të të vijë për një gjë tjetër. Që më ke zhgënjyer."

    --


    ki mustafa.. po te cohet ne laborator..do dali nje specie e panjohur me pare..

    permanentus antiberishus legenus maternus..

    lol..

    Xhu .. a u bo Zog ziu a jo..'
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 01-10-2006 më 11:56

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  2. Festohet 15 vjetori i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 14:51
  3. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 09-12-2004, 12:13
  4. Liga Qytetare Shqiptare sponsorizon rezoluten per pavaresine e Kosoves
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 14:41
  5. Dilema etnike e Kosovës: Nevoja për një kontratë qytetare
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2003, 12:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •