Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ja çfarë na shkruan gazetari "njësh" i RD-së në kohën kur u duk për herë të parë (2004), lëvizja "Mjaft":

    Mero Baze

    Ajo që ndodhi dje tregon se ka ardhur një moment kur lëvizja "Mjaft", nuk është më një shtab regjisorësh dhe gallataxhinjsh që kritikojnë të metat e qeverisë. "Mjaft" ka thirrur në ndihmë mbështetësit antiqeveritarë, ka thirrur në ndihmë ata që nuk besojnë te kryeministri, ka thirrur në ndihmë ata që e dijnë se çmimet e Telekomit, nuk janë gabime borderosh, ka thirrur në ndihmë ata që mungesën e ujit e kuptojnë se nuk vjen nga tekat e drejtorit të ujësjellësit. Lëvizja "Mjaft" ka thirrur në ndihmë qytetarët që janë në kërkim të ndryshimit. Ata mund të mos guxonin deri këtu. Ata mund të mbeteshin tek ato spektaklet e vogla guerrile kundër qeverisë që na argëtonin të gjithëve.
    Ajo që ndodhi dje tek protesta e "Mjaft", tregon se lëvizja po përjeton rritjen e saj, daljen nga skema e prodhuar në laboratorë antiopozitarë. Ajo ka thirrur në ndihmë njerëzit e zemëruar me qeverinë dhe ka kërkuar të largohet kryeministri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 27-09-2006 më 18:10

  2. #12
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Po citoj Albon, në 18 janar 2004 ( Albo ka qenë që në fillim, kundër kësaj organizate) në një artikull të sjellë prej tij, nga gazeta TEMA:



    "Mjaft": Referendum për shkarkimin e Nanos

    Kryeministri nuk ka identitet moral të tillë që të kërkojë dorëheqje. Duhet ta detyrojmë. Mendojmë për thirrjen e një referendumi mbarëkombëtar me 50 mijë firma votuesish. Presidenti për çështje madhore, ka të drejtë të thërrasë një referendum

    Dëgjoj nga shumë njerëz të afërt që më thonë "Fatos Nano ka kërkuar t'ju blejë dhe pyesin a shiten ata çunat". Dëgjon gjëra nga më të ndryshmet. E vetmja gjë që na mbetet është integriteti ynë

    "Mjaft"-i vërtet është apolitike, por nuk mund të qëndrojë jashtë politikës

    Erion Veliaj, drejtues i lëvizjes "Mjaft"

    Lindur më 17 dhjetor 1979 në Tiranë

    Mbaron shkollën e mesme tek "Sami Frashëri"

    Nis shkollën për shkenca politike në Miçigan

    Pas vitit të parë të studimeve kthehet dhe punon një vit e 3 muaj në Peshkopi me refugjatët kosovarë dhe 9 muaj në Prishtinë

    Gjatë viteve të shkollës punon për agjenci të ndryshme si OKB, OSBE, Kryqi i Kuq. Në El Salvador, kur ra tërmeti dhe në Kongo në ndihmë të të dëmtuarve nga vullkani. Merret me konsulenca të ndryshme në Afrikë dhe Amerikën Qëndrore, Ruanda, Burundi, Uganda.

    Në fund të 2002-it jeton në Ruanda. Punon për një projekt të presidentit që bëri pajtimin kombëtar.

    Diplomohet për shkenca politike.



    Me një diplomë të një universiteti prestigjoz, përse zgjodhët të ktheheni në Shqipëri?

    Sapo mora diplomën dhe isha përballë dilemës çfarë do të bëj me jetën. Kisha shumë lidhje me Shqipërinë, edhe këtu rrija dy ditë sa nuhasja situatën, shihja çfarë bëhej. Pjesën tjetër të kohës shkoja në Maqedoni, Kosovë apo Serbi. Asnjëherë s'jam infiluar në ndonjë parti politike, prindërit e mi gjithashtu. Im atë vdiq kur unë isha 10 vjeç, kështu që nuk jam rritur në një familje me background politik. Pata disa oferta shumë të mira për punë në OKB dhe agjenci të tjera dhe u vendosa para dilemës: të nis një punë që më paguan 10 mijë euro në muaj, apo një punë që nuk marr as një të 80-ën e saj, e për më tepër përflitem. Dhe kur njeriu është 23 vjeç mendon se i duhen mjaftueshëm para. Aq sa për të paguar qiranë, naftën dhe kafen e mëngjesit. Qoftë karriera, qoftë burimi i të mirave materiale, presin. Me sinqeritetin më të madh, është kjo arsyeja që erdha në Shqipëri, përveç faktit se do të isha pranë familjes. Kështu i refuzova të trija ofertat, për t'iu futur idesë së çmendur të "Mjaft"-it.



    Në çfarë parimesh u bazuat sapo nisët punën?

    Ajo që na brente më shumë, ishte fakti që njerëzit edhe pse jetonin në skamje, që çdo ditë përballeshin me politika korruptive, e konsideronin si diçka normale. Thoshin "kështu e ka jeta", "në Shqipëri jemi". U duk sikur njerëzit nënshkruan çertifikatën e heshtjes: "unë dorëzohem përballë një realiteti që nuk e ndryshoj dot dhe pranoj që Shqipëria nuk bëhet". Ajo që pamë ishin listat ose indeksin e zhvillimit njerëzor që nxirret OKB-ja. Shqipëria nga viti '98-'99 sa vinte dhe zbriste në këtë indeks. Shkonte në një familje me vendet e Afrikës. Dikush që kishte jetuar në këto vende, ndihej dyfish keq për faktin që Shqipëria është në këtë nivel. Qëllimi i parë ishte të grisnim këtë çertifikatë të heshtjes, në mënyrë që ata të thoshin "këtu jam dhe unë". Ky ishte qëllimi primar: të shkundej apatia qytetare dhe njerëzit të fillonin të angazhoheshin, të interesoheshin. Jo se nuk interesoheshin, por instituti i interesimit ishin bërë kafenetë, ndërkohë që keqqeverisja nuk pyet shumë për muhabetet e kafenesë. Qëllimi i dytë ishte të rehabilitohej sensi i protestës. Teatri në rrugë, psh., është një formë si mund të protestohet. Jo gjithmonë gurët dhe zjarri janë e vetmja alternativë. Rasti konkret: KESH-i dhe Telekomi as e morën mundimin të reagonin kur Akademia e Shkencave u bëri oponencë. Në momentin që panë letër higjenike, deshën të na hidhnin në gjyq.



    Keni gjetur një mënyrë shumë origjinale për të protestuar. Janë idetë tuaja, apo ndiqni ndonjë model?

    Duhen gjetur mesazhet që jo vetëm i bëjnë njerëzit të qeshin, por japin edhe një mesazh shumë të fortë. Janë ide që na lindin duke ecur nëpër zyra. Oponencat ligjore nuk zgjidhin gjë në Shqipëri, sepse vetë sistemi është i korruptuar. Njerëzit e kuptojnë më kollaj kur dikush ua artikulon shumë thjesht: "Çmimet e Telekomit janë thjesht shumë të shtrenjta, ose zhurma e gjeneratorëve do t'ju buçasë aq shumë në derë, sa nuk do t'ju lërë të punoni".

    E njëjta gjë ishte edhe me gomonet. Njerëzit ia lënë jetën e tyre në dorë një strukture plastike. Kanë arritur deri në atë pikë sa më shumë besojnë tek ai mjeti prej gome, sesa tek shpresa që mund të japë një qeveri. Kështu kemi bërë, kemi gjetur mënyra që mesazhi të jetë shumë gazmor, por edhe shumë i fortë. Të përpiqemi të tregojmë fytyrën e një Shqipërie tjetër.



    Kam ndjekur analizën që ju bëtë pas fazës së parë të lëvizjes. Thatë që faza e dytë do të jetë më e fortë, dhe ishte vërtet kështu. A ka ndikuar rrjedha e ngjarjes në suksesin tuaj?

    Ne mbajtëm premtimin tonë duke u nisur që nga debatet për zgjedhjet. Në fazën e dytë filluam aksione konkrete ose blic siç i quajmë. Kryeministri ishte aq dështak, sa nuk erdhi në kohë për të ngushëlluar familjarët e viktimave ose për të kërkuar falje për faktin që funksionarë të lartë të shtetit ishin përfshirë. Kjo ishte diçka që ne s'e programonim dot, kur intensifikuam lëvizjen, nuk mund të merrnim parasysh dëmin e madh social qo do t'i shkaktonte Shqipërisë një bombë sociale. Besoj aleati më i madh në suksesin e lëvizjes ka qenë arroganca e qeverisë, mënyra arrogante me të cilin një njeri përballet ka qenë ajo që në mënyrë indirekte na ka dhënë një krah, sepse sa më shumë të papërgjegjshëm kanë qenë qeveritarët tanë, aq më shumë ka justifikuar ekzistencën tonë si lëvizje.



    Flitet se qëndron dikush prapa "Mjaft"...

    Ndonjëherë më vjen për të qeshur, pagesat tona janë minimale për të mos thënë skandaloze për të përballuar jetën në Tiranë. Kur dëgjon p.sh. "Mjaft-i merr para nga opozita". Eshtë e çuditshme imagjinata e njerëzve, nuk mund të pranojnë diçka për atë që është dhe nga paaftësia për të zgjidhur problemet e tyre, janë kthyer të gjithë në pseudoanalistë. Në të vërtetë nuk është askush mbrapa "Mjaft". Janë ata njerëz që e krijuan "Mjaft" me sinqeritet dhe çiltërsi rinore.



    Si e përballoni koston e veprimtarisë suaj?

    Aktualisht na duhet një kosto minimale. Duhet të paguajmë një qira dhe të kemi një rrogë të vogël sa për të paguar disa shpenzime. Dhe shumica e gjërave na dhurohen, p.sh., postën e kemi falas nga një shërbim postar, po kështu fotokopje, printimin, kisha dhe xhamia na kanë dhënë qirinj, letër higjenike secili ka sjellë nga shtëpia e vet. Shumica e gjërave që bëjmë nuk kushtojnë ndonjë gjë. Ndërsa organizatat e tjera bëjnë konferenca në "Sheraton" konferencat tona i bëjmë në rrugë dhe japin mesazhe shumë më të fuqishme dhe kushtojnë qindarka, për të mos thënë asgjë. Dhe pjesa tjetër janë kontributi i secilit prej nesh. Ajo që ndodhi përpara kryeministrisë ishte me të vërtetë diçka e madhe, por dikush na fali një beze, një tjetër solli lulet dhe qirinjtë.



    Kush ua jep rrogën?

    Kemi një grant nga Ambasada Hollandeze, por bëhet fjalë për qindra euro, jo për shuma kushedi se çfarë. Momentalisht nuk kemi asnjë mbështetje financiare. Ata që llomotisin për miliona sikur t'i dinin vërtet kushtet, s'e di a do t'u vinte turp, ndërsa ne do të ndiheshim mirë.



    Keni lidhje me organizata të huaja?

    Kemi disa lidhje me disa organizata të huaja, por jo lidhje financiare. Një shkëmbim eksperiencash, partneriteti, shkëmbim strategjish dhe përvojash, si ndërtohen rrjetet e organizimit qytetar. Kemi një mbështetje tepër të madhe nga mediat e huaja, BBC, Radio France International, gazeta "The Guardian", gazeta "Corriere della Sera", "The Indipendent". Na kanë ndihmuar shumë sidomos për fushatën kundër dhunës greke në kufi.



    Dje është parë suksesi juaj. Në konferencë për shtyp keni deklaruar që do të jeni larg çdo partie politike. Si do të shpëtoni nga lidhje të tilla?

    E gjitha është çështje vendimesh. Dëgjoj nga shumë njerëz të afërt që "Fatos Nano ka kërkuar t'ju blejë, dhe pyesin a shiten ata çunat". Dëgjon gjëra nga më të ndryshmet dhe e vetmja gjë që na mbetet është integriteti ynë. P.sh., fakti që kërkuam dorëheqjen e kryeministrit ose faljen si minimum moral, si shprehje e qytetarisë, nuk do të thotë që "Mjaft" u bë me opozitën. "Mjaft"-i vërtet është apolitike, por nuk mund të qëndrojë jashtë politikës. Në momentin që merr përsipër të mbrosh interesat e qytetarëve, bën politikë. As nuk mund të përdoremi dhe as nuk do të regjistrohemi në parti politike, por nuk mund të anashkalojmë situata kur një parti politike kërkon të njëjtën gjë dhe vërtet ne besojmë që kjo është në interes të qytetarëve.



    Keni thënë që nuk do të largoheni nga sheshi para kryeministrisë, derisa Nano të kërkojë falje dhe të japë dorëheqjen...

    Zyrtarisht "Mjaft" nuk ka thënë që do të vazhdojë të protestojë para kryeministrisë. E tha një nga spikerat në protestë. Ne do të ngelemi brenda strukturave ligjore. Duke mos e ditur sesi do të ishte mitingu i së premtes, nuk morëm leje për një miting të shtunën. Na duhet të gjejmë një strategji. Kam frikë se Kryeministri nuk ka një identitet moral të tillë që të kërkojë dorëheqje. Duhet të detyrohet. Por ky detyrim nuk duhet të vijë vetëm nga protestat. Duhen parë alternativa të ndryshme. Psh., ajo që menduam sot ishte thirrja e një referendumi mbarëkombëtar me 50 mijë firma votuesish. Presidenti për çështje madhore ka të drejtë të thërrasë një referendum, pra ajo do të ishte vërtet arritje. Vërtet dolën 5 mijë vetë në shesh dje, por a janë vërtet mbi 50% e shqiptarëve që duan këtë gjë. Unë them se po, por nuk mund ta provoj. Një referendum mund ta provonte fare mirë. Kjo është një metodë që "Mjaft"-i do ta eksplorojë. Janë alternativa që ekzistojnë brenda kushtetutës. Këtë fundjavë do të reflektojmë. Por ndoshta mund t'u rikthehemi protestave rutinë çdo të premte.

    Alida Beqiri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 27-09-2006 më 18:10

  3. #13
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ja çfarë ka thënë Nard Ndoka për lëvizjen "Mjaft" në 2004:


    Nard Ndoka, kryetar i grupit parlamentar te PDR-se

    Eshte nje levizje qytetare, ne sensin e duhur dhe politika shqiptare ka nevoje per nje levizje te tille te civilizuar, qe te preke te gjitha ato ceshtje qe ne nje fare menyre shqetesojne qytetaret e ketij vendi. Levizja "Mjaft" ka shume pune per te bere, deri tani eshte ne nivelet e konstatimeve, por kam pershtypjen se asaj i mungon nje hallke e rendesishme per te ndryshuar realitetin, jo thjeshte per te treguar se cfare eshte bere dhe nuk eshte bere mire. Duhet te kete nje lloj bashkepunimi ndoshta edhe me nisma qytetare apo ligjore, per te dhene edhe rruget e zgjidhjes se problemeve. Besoj nuk mjafton vetem nje "mjaft" per realitetin shqiptar. Duke e pare ne kete kontekst, ajo nuk do te mbetet thjeshte nje levizje qe shpesh tentohet te manipulohet nga te dy krahet e politikes. Nuk e di se sa do jene ne gjendje personazhet e kesaj levizjeje qe te evidentojne saktesisht misionin e tyre. Por ky eshte nje element pozitiv qe me ne fund futet ne jeten e shqiptareve, dhe mendoj se duhet te kete forma te ndryshme protestash, qe ta detyrojne politiken shqiptare qe te reflektoje per hallet dhe problemet e qytetareve. Gjithsesi, mendoj se levizja "Mjaft" duhet te merret me ceshtje qe t'i filloje dhe t'i finalizoje deri ne zgjidhje, pasi per fat te keq, deri tani asnje problemi nuk i eshte shkuar deri ne fund.

  4. #14
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Edi Paloka, deputet i PD-se

    Levizja "Mjaft" eshte nje levizje per te cilen shqiptaret kane nevoje, pasi keto vite kane treguar se reagimi qytetar nuk ka qene ne nivelin e duhur. Prej gati shtate vjetesh kemi te bejme me disa qeveri qe une do t'i quaja qeveri anti-popullore, pasi masat e marra nga keto qeveri kane qene kunder shqiptareve, duke filluar me varferimin e tejskajshem, taksat ne rritje, probleme si papunesia, uji, dritat etj, por reagimi qytetar ka qene ne nivel te ulet. Keta djem dhe vajza te reja i kane dhene ketij vendi pikerisht ate qe i mungonte, pra levizjen qytetare. Ata jane vertete te rinj, por puna e tyre per ndergjegjesimin e qytetareve ka qene e madhe. Ne momente tilla, kur edhe partite politike praktikisht jane ne llogoret e tyre, mbase levizje te tilla qytetare do te arrijne te bejne ate qe s'e bejne dot forcat politike, qofte edhe opozita, e cila vertete ka luftuar shume per ndryshimin e situates, por sic duket, reagimi qytetar eshte mjaft i nevojshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 27-09-2006 më 18:13

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 28/09/2006, ora

    Nano, Stefani, Veliaj, Minxhozi - një aksioni i barabartë me PS Plus



    Ka dalë në dritë ndërmarrja më e fundit militante nga shoqëria civile, që nuk duhet lexuar vetëm si një rreshtim sinqeriteti. Është më tepër një rreshtim ushtarak i establishmenteve që deri më dje socialistët i kishin rreshtuar në prapavijë. Për Skënder Minxhozin përshembull, s’ka nevojë të analizosh gjatë rreshtimin e tij politik në llogoret e ekstremit të majtë, mjafton të kujtosh shërbimet dyfishe e trefishe në mandate të ndryshme që ai ka kryer për ministreshën Arta Dade, (pa harruar shërbimin dymujor për Ermelinda Meksin, i cili u shoqërua edhe me një shpërblim prej 4 milionë lekësh) apo edhe përfaqësimin civil që i bën Qemal Minxhozit, që është formalisht tashmë në Partinë Socialiste. Andrea Stefani po kryen punë në favor të Edvinit më shumë se gjysma e deputetëve socialistë që kanë marrë votat e anëtarësisë, dhe vend e pa vend nuk e lë pa e kujtuar se është pinjoll i një familjeje partizane, të rreshtuar që nga Lufta e Dytë Botërore në llogoret e së majtës. E tani Edi Ramës Andrea Stefani i ofron edhe një shërbim shtesë, një shërbim plus, njëlloj siç thonë se ofrojnë një gjë plus Vizion Plusi, Sat Plusi apo DigiPlusi. Këtë herë Andrea Stefani është pjesë e establishmentit PS+ të Edi Ramës. Sa për ylberizmin e Erion Velisë, nuk ka nevojë për shumë koment, pasi ka një vit projekti i Mjaft-it si një PS+ me identifikimin e të gjitha shënjestrave që i duheshin Edi Ramës. E ç’të themi për Mustafa Nanon, që po i shkon jeta prej publicisti në oborrin e kryeministrave socialistë, e që tani nuk e duron veten që duhet të shërbejë vetëm si intendent i një kryetari të thjeshtë partie, jashtë parlamentit.

    Për angazhimin “ushtarak” të tyre (për të cilin Mustafai shkroi një elegji para ca ditësh) ka menduar Edvini, i cili vetë është jashtë parlamentit, dhe i terrorizuar nga faktorizimi i tij, e sjell gjithë partinë nëpër rrugë e nëpër sheshe, atje ku është i pranishëm, e ku janë plus-at e tij. Por dje prezantimi i parë zyrtar tek “Black Box”-i (para aksionit të së premtes) regjistroi një fiasko të tillë, saqë i detyroi organizatorët të ishin agresivë ndaj kamerave që kërkonin të memorizonin çastin. “Aksion Plus”-i është një “PS Plus”, një PS më e koncentruar në qëndrimet e veta antireforma, është fiks ajo struktura edviniste që kërkohet të zero vendin e Partisë Socialiste, ende një konglomerat ku bashkohen shumë rryma. Ky establishment pararojë i ylberizmit ka dalë këto ditë nga hija, paralelisht me vendimin (ndoshta përfundimtar, meqenëse s’mund të konsiderohet asgjë përpara hetimit të pasurive) për të bojkotuar parlamentin, zgjedhjet dhe institucionet dhe shërben si letër lakmusi për të treguar se në ç’drejtime po lëviz klani i Edit (informacion që ndoshta më mirë do duhet ta lexojnë vetë anëtarët socialistë).

    55

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Interviste/Flet analisti i njohur Mustafa Nano, replikat me Mero Bazen e komentet për Lubonjën

    "Lubonja do skuqej për shkrimet e tij"

    "U zgjodh në 12 të natës, nga një mbledhje ilegale"



    --------------------------------------------------------------------------------

    Artemida Çollaku
    a.collaku@gazetashqiptare.com

    Unë, në polemikat me Lubonjën, thjesht jam përpjekur të argumentoj absurditetin e asaj që po bënte Lubonja dhe nuk ka pasur asnjë fyerje dhe kjo që bëj unë (Aksioni Civil) nuk është simetrike me atë që bën Mero. Kështu u shpreh dje analisti Mustafa Nano, gjatë një interviste në programin "Vila 24", që transmetohet në Neës 24, në të cilin ka shpjeguar qëllimin dhe arsyet për të cilën u krijuar kjo lëvizje. Sipas tij, "në historinë e Lubonjës kishim një tentativë të pushtetit për të ndërtuar institucionet që kanë të bëjnë me rregullat e lojës, duke qenë vetë lojtar". Ndërkohë, sipas tij, Lubonja nuk duhet të kishte pranuar që emri i tij si anëtar i KD-së së RTSH-së, të miratohej në një mbledhje ilegale të Parlamentit që u zhvillua në orën 12 të natës. "Ky ka qenë i gjithë qortimi im dhe nuk ka pasur asnjë ofendim", - tha ai. Nano u shpreh se ai do të donte që në qeveri të ishin sërish demokratët, por pa pasur në krye Berishën. Sipas tij, PS-së i duhet edhe shumë kohë për t'u reformuar.
    Zoti Nano, çfarë është aksioni civil?
    Lindi si një iniciativë e disa njerëzve që kanë zërin e tyre në media. Lindi në këtë moment, pikërisht kur është mbushur më shumë se sa një vit nga ardhja e kësaj maxhorance në pushtet dhe pikërisht kur është vënë re një tentativë e dukshme e pushtetit për të uzurpuar institucionet. Unë e kam thënë edhe herë të tjera, që e krahasoj me një emergjencë demokratike. Këtu në Shqipëri kemi të bëjmë me të vërtetë me një emergjencë demokratike.
    Unë shoh se janë në rrezik demokracia dhe shteti i së drejtës, rendi kushtetues, bota e institucioneve. Sepse Kryeministri ynë prej më shumë se një viti që kur ka ardhur në pushtet, sulmon në mënyrë konstante të gjithë institucionet të cilat nuk bien dakord me të. Kam përshtypjen se jetojmë në një Shqipëri ku fryma e lirisë është e kërcënuar. Në Shqipëri janë të lirë që të gjithë, duke përjashtuar ata që nuk janë në qeveri dhe që janë kundër qeverisë. Ne kemi një Kryeministër që në mbledhjen e qeverisë shan opozitën dhe një gjë të tillë nuk e bën askush. Nuk është vetëm kjo, kemi një qeveri që i zhvillon mbledhje e saj të hapura, që është një gjë antikushtetuese, kemi një Kryeministër që i kërkon në mbledhjen e qeverisë ministrit të Brendshëm që të hetojë një anëtar të KLD-së, por kulmi i të gjitha këtyre anomalive, shënohet me ngjarjen e "Albatros". Ne e kemi parë si një tentative e pushtetit për t'i bërë shantazh qytetarit numër një të shtetit dhe kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë. Pasi nëse ndodh një gjë e tillë, merre me mend se ç'mund të bëjë pushteti me ne të tjerë.
    Mero Baze në një shkrim të tij, shkruan se ju po angazhoheni politikisht, ndërkohë që ju jeni shprehur kritik kur zoti Lubonja po angazhoje politikisht... a ka një inkoherencë këtu?
    Mero ka pasaktësi si gjithnjë, në shkrimet e veta dhe nuk janë pa dashje, por ai është një gjë e pasaktë vetë komplet. Në radhë të parë, ai thotë se unë në një shkrim kam fyer Lubonjën dhe unë dua të them se unë nuk e kam fyer asnjëherë Lubonjën. Përgjithësisht unë në jetën time gazetareske kam fyer vetëm ata njerëz që fyejnë shqiptarët dhe ata që nuk lënë njeri pa fyer dhe një nga ata njerëz është edhe vetë Mero, që vetëm fyen dhe provokon. Unë në polemikat me Lubonjën thjesht jam përpjekur të argumentoj absurditetin e asaj që po bënte Lubonja dhe nuk ka pasur asnjë fyerje dhe kjo që bëj unë nuk është simetrike me atë që bën Mero. Unë nuk kam pasur asnjë inkoherencë në qëndrimet e mia, sepse unë nuk kam pasur ndonjëherë simpati për Berishën dhe enturazhin e Berishës. Kam qenë gjithnjë kritik dhe në këtë aspekt unë jam koherent. Gjestet që po bëjmë ne me aksionin civil, është në koherencë me të gjithë aktivitetin tim gazetaresk. Ndërsa ajo që ka bërë Lubonja dhe Mero, do të bënte mirë që të botonte disa shkrime që ka bërë Lubonja kundër Berishës, sepse po të botohen, sot Lubonja do të skuqet kur t'i lexojë atje ku do të jetë, por nuk e merr mundimin Mero që t'i botojë sot. Kjo është njëra anë. Ana tjetër ka të bëjë me faktin që në historinë e Lubonjës, kishim një tentativë të pushtetit për të ndërtuar institucionet që kanë të bëjnë me rregullat e lojës, sepse mediat janë rregullat e lojës në demokraci. Dhe rregullat e lojës nuk mund të bëhen thjesht mbi bazën e vullnetit të pushtetit, sepse pushteti është një nga lojtarët në lojë dhe kjo ka qenë kritika ime bazë dhe nuk ka pasur të bëjë me vendimin e Lubonjës për t'u bërë kryetar i KD-së të RTSH-së, sepse ky është një vendim që e merr njeriu. Por kjo ka të bëjë me faktin që ishte Kryeministri ai që me iniciativën personale të bëjë një ligj për mediat dhe mesa di unë, ky është rasti i parë që në një shtet demokratik një Kryeministër merr iniciativë që të bëjë një ligj për mediat, pasi nuk është detyrë e Kryeministrit kjo. Kjo është e para dhe objeksioni im i dytë, ka të bëjë me faktin se Lubonja u zgjodh anëtar i KDRTSH-së në orën 12 të natës, në një mbledhje ilegale Parlamenti që kushdo që do të ishte nga kolegët e mi do ta refuzonte një gjë të tillë, pasi nuk kishte asnjë lloj urgjence për të miratuar emrin. Ky ka qenë i gjithë qortimi im dhe nuk ka pasur asnjë ofendim.
    Shumë mendojnë se pas "Aksionit Civil" qëndron lideri i PS-së, Edi Rama..?
    Nuk merakosem shumë për këto lloj komentesh. Këtë do ta thosha për Lubonjën dhe për disa të tjerë, që më parë kanë pasur qëndrime të pasqyruara qartë dhe tani kanë mbajtur qëndrime ekstremalisht të kundërta. Ndërsa për mua që kam krijuar një Aksion Civil, që është kundër një pushteti të kryesuar nga njeriu Sali Berisha të cilin unë dhe disa të tjerë e kemi refuzuar edhe kur ai ka qenë në opozitë e jo më sot në pushtet me këto që po bën, me duket idioteske që marrin mundimin të paragjykojnë. Unë jam shumë i qartë se mes opsionit Sali Berisha dhe Edi Rama, unë zgjedh Edi Ramën dhe kjo nuk ka asnjë dyshim për mua. Por kjo që po bëjmë nuk ka lidhje me Edi Ramën, madje unë nuk do të doja që Edi Rama të vinte nesër në pushtet. Sepse ai nuk është gati ka një parti që është copë- copë dhe ndoshta për tre-katër vjet ai të ishte në opozitë, i duhet të reformojë partinë. Devizoja ime është: "Demokratët në pushtet, Berisha të ikë në shtëpi".
    Tek cila lloj politike e gjen veten Mustafa Nano?
    Jam tek qendra, ose më mirë unë, jam një liberal i moderuar. Jam për tregun dhe për qeverinë e vogël dhe këtu jam dakord me Berishën.
    Do të kishte mundësi hipotetike që ju të mund të prodhonit politikë, ndërsa të punonit me Edi Ramën?
    Unë nuk punoj me Edi Ramën dhe unë nuk kam ndonjë kontakt të vazhdueshme me Edi Ramën. Kontakti i vetëm me Edi Ramën është ndonjë mesazh kur bëhet ndonjë shkrim, janë kontakte që unë i kam me të gjithë, duke përjashtuar Berishën. Unë e kam të vështirë të punoj me Edi Ramën, nëse do të shihja si obsion. Nuk më pëlqen mënyra se si punon Edi Rama.

    gsh

    --


    ne se mundet dikush te na i sjelle shkrimet evMero Bazes ketu..

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    49
    ne intervisten e dhene ne televizionin "News 24" mustafa Nano, nje nga delegatet e Aksionit civil shprehej se nuk kishin lidhje me Edi Ramen ashtu sic pretendohet ne te vertete. madje ai duket se eshte kundra berishes dhe rames njekohesisht. dihet qe ai gjithone ka mbajtur nje qendrim kritik ndaj berishes, qe kur ai ishte ne opozite me shkrimet e tij ne nje te perditshme, apo dhe ne debatet ku ai ftohej. gjithsesi ajo qe duhet thene eshte se ai vertet mund te jete kundra te dyve; berishes dhe rames por me kete nisme ose aksion ai i sherben rames dhe politikes se tij. keshtu qe behet ne nje fare menyre aleate e opozites ne luften kunder qeverisjes se Partise Demokraike.

  8. #18
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ajo që po mundohem të përshkruaj në postet këtu, është fakti, që për të njëjtën organizatë... pra për organizatën "Mjaft", vetë PD-ja dhe simpatizantët e saj, kanë 2 mendime të kundërta... "Mjaft" ishte organizatë joqeveritare, për PD-në në vitet kur kjo organizatë kritikonte dhe ngrihej në tubime kundër Nanos dhe sot, kur të njëjtën gjë po bën edhe me Berishën, ÇUDITËRISHT na del e majtë, e paaftë, problematike etj etj.
    Jo o njerëz... nëse kjo organizatë ishte e mirë për ju, kur godiste Nanon, po kështu duhet të jetë për juve edhe tani kur godet paçavuren e partisë tuaj dhe kryeministrin aktual të qeverisë shqiptare.

    Jo e lagu e jo se lagu... jo neve, vetëm për të njomin thamë por jo për të thatin.

    Bëhuni njëherë të llogjikshëm dhe lexoni çfarë shkruani për të njëjtin problem në kushte pozite dhe opozite. Po shpallni armiq këdo që guxon e ngre zërin kundër Berishës...Kopliku, Pollo, Shehi, Ngjela, Brozi etj etj.
    Po sikur t'ju dalë Aleksandër Meksi ndonjë ditë e të rrëfejë "aventurat" e Salës, armik do ta bëni edhe atë... po sikur Bamiri, t'ju plasë bombën brenda partisë e të fillojë ta rrëzojë Berishën nga vetë PD-ja, armik do ta bëni edhe Bamir Topin??!!
    Ku i kini bashkëpuntorët më të ngushtë të Salës në vitet e shkuara??!
    Ku janë Tritan Shehu, Genc Pollo dhe sa e sa të tjerë që nuk deshën të kenë tutelën berishjane... çfarë ndodhi me ta??!!
    Të gjithë këta ishin të këqinj dhe "heroi" ynë pozitiv është i larë me ujë pagëzimi??!!
    Koha për reagim miqtë e mi... kështu vetëm karrocierët mund të sillen por jo drejtues partish apo qeverish.
    Thirrini mendjes se e keqja nuk është tek gishti që po tregon Saliun, por tek objektivi Sali!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    saliu ishte mjek i dashur dikur per ca kokrra te nomenklatures enveriste te cilet kishin mundesi qe te vizitoheshin apo konsultoheshin me saliun ne lidhje me problemet kardiake..
    duke qene tip studiues.. ai rralle kapej nga njerzit e thjeshte..
    ishte shume i angazhuar si pedagog ne fakultet .. dhe lexues apo klient i tmerrshem i bibliotekes shkencore..
    sali klubeve e stadiumeve e kafeneve..nuk gjeje..

    pra e donin shoket lart.. per sa kohe ai ishte vetem nje mjek.. i njohur ..
    nje dizaj ai ngre zënë.. per gjera te tjera.. per gjera qe ja prishnin statukuone nomenklatures enveriste..
    qe athere ai shpallet prej nomenklatures si armiku me i eger qe ka pasur ndonjehere ppsh..sot ps..

    e cfar beri i ngrati..
    ja psh ..tha se humdingeret qofshin korcare me partishmeri.. e qofshin cecene pa partishmeri.. kan te drejte te vene ne usa.. apo eu.. dhe pa qene punonjes ambasade apo shofer albanie apo sigurimsa shoqerues ekipesh voliboli apo asamblesh artistuke.. dhe familjet te mos i internohen..

    kaq tha.. dhe keto i gezojne tere humat..
    po prap saliun nuk e duan..

    kjo eshte semundje.. e vjen nga zemer ligesia..

  10. #20
    Harron i ngrati (e ka nga dija e teper), se Saliu ishte zgjedhur dhe ka sherbyer si mjek i udheheqjes puniste.

    Harron nje detaj tjeter te vockel, i ngrati, se Saliu ka qene per rreth pesembedhjete vjet sekretar i organizates puniste.

    I ka cilesite qe shkruan brari, bile eshte me integritet, i cili eshte ARRIVIZEM i pasherueshem dhe i pakorrigjueshem, qe ia verbon te gjitha te tjerat.

    Brarist, bre militant, vijo ti biesh kavallit punist.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  2. Festohet 15 vjetori i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 14:51
  3. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 09-12-2004, 12:13
  4. Liga Qytetare Shqiptare sponsorizon rezoluten per pavaresine e Kosoves
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 14:41
  5. Dilema etnike e Kosovës: Nevoja për një kontratë qytetare
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2003, 12:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •