Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Dy studentë shqiptarë horror në Rumani!!

    TIRANE

    Zhdukja në rrethana të dyshimta e një familjeje të tërë më 29 shtator 2004, dhe më pas gjetja e tyre të varrosur në vende të ndryshme, trazoi dhe la gjurmë të rënda në memorien e qytetit të qetë Mangalia në Rumani. Ngjarja e vlerësuar si ndër më makabret të ndodhura ndonjëherë në gjithë Rumaninë, kishte në qendër të saj dy studentë shqiptarë. Viktimat, dy bashkëshortët, Aleksandër dhe Lukrezia Ion, së bashku me vajzën e tyre tetë vjeçare Amalia, banorë të këtij qytetit bregdetar, që gjendet pranë Kostancës, ishin vrarë barbarisht në mënyrën më tragjike të mundshme. Trupat e tyre, për rreth tre muaj, ndenjën në dhe' pa mundur të gjenden nga policia. Pas shumë kërkimesh të policisë lokale, e cila për këtë rast ishte ndihmuar edhe nga specialistë të mbërritur enkas nga Bukureshti, u bë i mundur fillimisht arrestimi i dy personave të dyshuar si autorë të krimit, një studenti shqiptar dhe një rumuni dhe më pas dhe gjetja e tre kufomave të familjes Ion.

    Investigimi
    Kanë qenë ditët e parë të muajit tetor, kur të afërmit dhe komshinjtë e familjes Ion, e cila pak kohë më parë ishte kthyer nga emigrimi në Gjermani, filluan të shqetësohen për mungesën e tyre. Për këtë fakt u lajmërua edhe policia e Kostancës, e cila nisi kërkimet dhe hetimin për të zbardhur të vërtetën. Falë kontrollit të imtësishëm dhe mjeteve moderne, të përdorura gjatë kontrollit të banesës së familjes Ion, policia arritit të identifikonte disa gjurmë gjaku, të cilat ishin fshirë, por që gjithsesi linin një nënkuptim të qartë. Që nga ky moment, të paktën policia ishte e qartë se pas gjurmëve të gjakut, fshihej një ngjarje e rëndë. Hetimin pas këtij konstatimi e mori në duar sektori i krimit të organizuar i policisë së Kostancës, i cili pas rreth tre muajsh kërkimi dhe investigimi intensiv, arrin të bjerë në gjurmët e personave të dyshuar si autorë të masakrës. Ata ishin Blenis Shyti, 21 vjeç, student në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin "Ovidius" të Kostancës, Albin Todri 19 vjeç, i cili vazhdon shkollën e mesme në Kostancë, të dy shqiptarë, dhe rumuni, Stefan Nikulesku, i cili ishte edhe nipi i viktimës, Aleksandër Ion. Pas ndalimit të tyre u arrit të zbardhej gjithë skema tragjike e zhdukjes së familjes Ion.

    Konflikti dhe masakra
    Sipas deklaratave të policisë së Kostancës, studenti shqiptar Blenis Shyti, së bashku me mikun e tij rumun, Stefan Nikulesku, ishin angazhuar prej disa kohësh në trafikun e lëndëve narkotike së bashku me viktimën, Aleksandrin. Por në një moment "pune", mosmarrëveshjet në trafik dhe frika se mos Aleksandri i denonconte në polici, nxit dy shokët studentë, Blenisin dhe Stefanin të organizojnë vrasjen e Aleksandër Ionit. Sipas versionit të ngritur nga policia vendase, Shyti dhe Nikulesku, më 29 shtator kanë shkuar në banesën e Aleksandrit, i cili fare natyrshëm u ka hapur derën. Sapo kanë hyrë në banesën e tij, agresorët e kanë ekzekutuar duke e therur në fyt me thikë. Bashkëshortja e Aleksandrit, Lukrezia, e cila për fatin e saj të keq, u gjend në banesë në atë moment, nuk ka mundur dot të reagojë apo të kërkojë ndihmë, pasi ishte shokuar nga skena e dhunës. Ndërkaq dy agresorët, për të mos lënë dëshmitarë, i janë sulur edhe Lukrezias duke e mbytyr me anë të shtërngimit në fyt. Në këtë pike, duket me gjykimin të dobësuar nga dy vrasjet, dy miqtë vendosin të kryejnë edhe një tjetë krim makabër. Pasi sistemojnë dy kufomat në banesë, ata nisen për të "hequr qafe" edhe vajzën e tyre të vogël, Amelian tetë vjeçare. Sipas policisë, vrasja e vajzës ishte bërë për të humbur çdo gjurmë të mundshme për zbardhjen e krimit.

    Vrasja e fëmijës
    Pasi i kishin ekzekutuar të dy prindërit, Blenis Shyti dhe miku i tij rumun, Stefan Nikulesku, marrin autoveturën tip "Opel" të Aleksandrit dhe shkojnë në shkollën e vajzës. Pas mbarimit të mësimit, Amelia shikon autoveturën e të atit dhe i afrohet. Pasi sheh se brenda ndodheshin kushëriri i saj me mikun e tij shqiptar, të cilët i njihte, vajza tetë vjeçe hipën në makinë e bindur, pasi asnjë fëmije në atë moshë nuk mund t'i punojë mendja për më shumë. Sipas policisë automjeti nuk ka marrë drejtimin për nga shtëpia e saj, por është futur në një zonë pyjore në rrethinat e qytetit të Mangalias. Në këtë moment vajza ka filluar të interesohet se ku po shkonin, por përgjigja ishte pa fjalë. Dy vrarësit duke përdorur një rrip pantallonash kanë tentuar ta mbysnin vajzën tetë vjeçare, duke e shtrënguar në fyt. Në një moment vrasësit kanë menduar se vajza vdiq, duke e futur në bagazhin e autoveturës. Por kur kanë arritur te vendi, ku do ta varrosnin, kanë parë që vajza vazhdonte ende të merret frymë dhe të luftonte me vdekjen. Në këtë moment, dy agresorët përfundojnë masakrën e tyre duke e goditur vajzën me sende të forta në kokë. Pasi janë bindur plotësisht, që vogëlushja nuk kishte më shenja jete, e kanë varrosur atë në zonën pyjore në periferi të Mangalias.

    Fshehja e gjurmëve
    Pasi i marrin jetën dhe e varrosin vogëlushen tetë vjeçare në pyll, Shyti dhe Nikulesku kthehen sërish në banesën e çiftit Ion, ku kishin lënë kufomat e Aleksandrit dhe Lukrezias. Përgjatë gjithë natës, ata janë përpjekur të fshehin çdo gjurmë, që kishin lënë nëpër banesë. Gjithashtu ata kanë larë edhe gjurmët e gjakut të Aleksandrit, të shpërndara nëpër mure dhe dysheme. Gjatë së njëjtës natë, dy vrasësit kanë gjetur momentin, kur jashtë nuk ka patur lëvizje, dhe pasi i kanë futur të dy kufomat në bagazhin e makinës, i kanë transportuar në periferi të qytetit, duke i varrosur. Sipas policisë, gruaja mendohet se është varrosur e gjallë. Ky ishte një konstatim i bërë nga mjekët ligjorë, të cilët kishin bërë autopsisë. Ata deklaruan se kishin gjetur dhe' në mushkritë e gruas. Pasi kanë futur poshtë sipërfaqes së tokës gjithë familjen Ion, dy agresorët janë kujdesur për të zhdukur të gjitha gjurmët edhe nga makina "Opel" e përdorur prej tyre për vrasjen e vajzës dhe transportin e kufomave. Makina u gjet një muaj më vonë në një parking në periferi të qytetit të Mangalias.

    I treti
    Ndonëse ende nuk është i qartë implikimi i një tjetër studenti shqiptar në gjithë këtë ngjarje, policia e Kostancës ka deklaruar se për llogari të këtij hetimi është vënë në pranga si bashkëpunëtor edhe Albin Todri, 19 vjeç. Ky i fundit vazhdon shkollën e mesme në qytetin e Kostancës dhe njihej që kishte miqësi me Blenis Shytin, të dyshuarin kryesor për këtë masakër. Burimet policore janë shprehur për mediat rumune se emri i shqiptarit tjetër, Albin Todrit ka dalë pas ndalimit të Shytit dhe Nikuleskut. Të njëjtat burime kanë deklaruar se 19-vjeçari Todri është ndaluar në aeroportin e Kostancës në përpjekje për t'u larguar nga Rumania. Në rast se tre të ndaluarit për këtë vrasje tepër tragjike, do të shpallen fajtorë nga Gjykata e Vrasjeve të Rënda në Rumani, atëherë ata rrezikojnë dënimin me burgim të përjetshëm.


    Trafiku i drogës zbuloi vrasjen

    Policia gjeti lidhjen e studentit shqiptar me viktimat
    Policia e Kostancës fillimisht kishte bësuar se zhdukja e familjes Ion, kishte lidhje me një grabitje të mundshme, kjo duke patur parasysh se ata nuk kishin shumë kohë, që ishin kthyer nga emigrimi në Gjermani. Por kjo pistë do të binte shumë shpejt, pasi policia filloi të hetonte mbi kryefamiljarin e vrarë, Aleksandër Ion, i cili rezultonte i implikuar në një rrjet të trafikut të drogës. Duke ecur në këtë linjë, policia zbulon se në të njëjtin rrjet bënin pjesë edhe shqiptari Blenis Shyti si dhe nipi i viktimës, Stefan Nikulesku. Ky ishte zbulimi i madh, që do të orientonte policinë në zbardhjen e ngjarjes dhe motivit të saj. Dyshimi për lidhje të studentit shqiptar me ngjarjen ishte përfocuar edhe më, pasi gjatë kontrollit të banesës, atij i'u gjetën disa sende të familjes Ion. Më tej gjithçka për policinë kidhte qenë e lehtë. Dy miqtë, shqiptari dhe rumuni futen në qeli dhe ndërsa "përpunohen", rrëfejnë të vërtetën. Gjithçka kishte filluar pas një pazari të papërfunduar droge. Sipas policisë Aleksandri, së bashku me nipin e tij Stefanin dhe shqiptarin Blenis, kishin vendosur të kryenin blerjen e një sasie droge dhe shitjen e saj në Rumani. Për realizmin e këtij pazari, viktima e ardhshme, Aleksandri investoi 7 mijë euro, për të blerë drogën. Të tre së bashku kishin gjetur edhe klientin, i cili ishte një biznesmen rumun. Pak përpara shitjes së lëndës narkotike, studenti shqiptar dhe miku i tij Stefan, i propozojnë Aleksandrit një plan grabtijeje dhe ekzekutimi të biznesmenit rumun. Sipas planit, në momentin që biznesmeni do të vinte me paratë për të marrë drogën, ai do të ekzekutohej me qëllim për t'i marrë lekët dhe për ta mbajtur sasinë e drogës, duke dalë dyfish të fituar. Por ky plan nuk është pranuar nga Aleksandri, i cili ka paralajmëruar nipin e tij dhe studentin shqiptar, se do t'i denonconte, në rast se ata do bënin një gjë të tillë. Pas këtij dialogu, dy të rinjtë janë frikësuar dhe e kanë marrë seriozisht, që Aleksandri mund t'i denonconte në polici. Në këtë pikë ata kanë vendosur të "hiqnin qafe" Aleksandrin. Hetuesit e çështjes shpjegojnë, se vrasja e bashkëshortes dhe vajzës së Aleksandrit kanë ardhur, pasi këto të fundit mendohet se kishin dijeni mbi marrëdhëniet mes tyre dhe mund të ishin një rrezik serioz gjatë hetimeve për vrasjen. Ndërkaq, burimet policore të Kostancës kanë deklaruar se studenti shqiptar Blenis Shyti ishte i dyshuar edhe për trafik të qënieve njerëzore.


    Masakra e familjes në mediat rumune

    Mediat rumune kanë pasqyruar hap pas hapi ngjarjen makabre të zhdukjes së një familjeje të tërë në qytetit bregdetar Mangalia. Pothuaj të gjitha gazetat kryesore, si "Libertatea" apo edhe televizionet, kanë pasur në fokus zhvillimet, që pas arrestimeve të të dyshuarve, deri tek gjetja e kufomave. Titujt e mëdhenj të gazetave, por edhe lajmet e para të edicioneve televizive janë hapur disa ditë radhazi me fjalët "pazaret për drogën zhdukin një familje" e të tjera të ngjashme. Ndërkohë që komuniteti shqiptar në Rumani nuk është prekur nga ngjarja, për arsye se në këtë vend ky mund të llogaritet të jetë krimi i parë i madh realizuar nga shqiptarë. E vërtetë është se komuniteti shqiptar në Rumani gëzon respektin e qytetarëve të këtij vendi.

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    .....shume ngjarje tronditese
    Sa keq per hir te babait ...iu morre jeta gruas dhe goces 8 vjecare ....

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Goca_ELbasaniT
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Vendndodhja
    un ...me DJ@LL!N
    Postime
    11
    ///////////.................

  4. #4
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ja e ardhmja e Kombit tone. Edhe te kete respekt bota per ne. Ne Greqi shkojne e marrin pengje, ne Rumani perlyejne duart me gjak. Ku te vesh dore me pare. Jo me burgim te perjetshem por ti varin ne mes te qytetit. Nga kjo qe kane bere keta , do ta paguajne studentet e tjere dhe nuk jane pak.

    Cfare te shtosh e cfare te shkruash me , ketu ngelesh pa fjale


    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  5. #5
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    White Angel , shto ketu edhe grupin per rreth 20 vetash shqiptar qe u arrestua ne NYC qe klasifikohej si nder grupet me te dhunshme ne qarkun kriminal te NY...plus sa e sa krime anembare botes qe bejne shqipet tona qe me pas bejne qe ne te shtrojme pyetjen " Nese e pohojme me krenari qe jemi shqiptare aty ku jetojme "
    Anyway , nuk mund te pergjithesojme te gjithe shqiptaret me ate shtresen e kriminelave pasi te tilla ke ne cdo vend por e keqja eshte se ne cdo vend qe shkojne shqiptare...we make the headlines...!
    Sa per temen , nuk e di se si kane mundur te mbysin nje familje sidomos ate femijen e shkrete me ate gjakftohesi ?!
    Ne Shkoder eshte nje shprehje qe thote " Gjaku del...heret a vone ai do te dali pasi nuk humbet"
    Kam nigju per shume vrasje qe jane bere , larg syve te njerzve por kane dale dikur ! Si menduan keto majmunat e vegjel qe do ta kalonin lumin me aq ? Harruan ato se i ze haku dhe gjaku i tjetrit ?
    Nuk e di si e konceptojne shijimin e pasurise qe mund te bejne duke pasur ne kurriz marrjen e jetes se tjetrit ?!
    Too bad qe s'ka denim me vdekje ne Europe se te ishin ne USA , i kishin pjekur ne karrige elektrike !
    Ehh Zoti vonon por s'harron thojne...!
    ...

  6. #6
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Citim Postuar më parë nga White_Angel
    Ja e ardhmja e Kombit tone. Edhe te kete respekt bota per ne. Ne Greqi shkojne e marrin pengje, ne Rumani perlyejne duart me gjak. Ku te vesh dore me pare.
    Ca respekti te kete bota per ne ... kur ne skemi per veten,
    kur qeveris tone nuk i intereson e as e merr mundimin te bej dicka te mire
    per Shqiperine e shkrete ... po vetem gam gam si qen rrugesh .. e pastaj
    u lepihen shteteve te tjera per ndihme.
    Sado krime te bejne Shqiptaret nuk krahsohen kurre me ato te shteteve
    te tjera... po ja qe na ka dale nami.. e prandaj si rezultat perfundojme ne Headlines.

    Nuk kam cte shtoj me teper per masakren me larte se eshte me te
    vertet shume e dhimbshme.


    Citim Postuar më parë nga AgainstAllOdds
    Ehh Zoti vonon por s'harron thojne...!
    Sakte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 26-11-2007 më 20:14

  7. #7
    Ndërsa unë do doja që personi me nick GEZODJALI ta lexonte që të bënte lidhjen me atë që : A kemi më vlera ne si komb ? Si dhe të kuptonte skuqjen dhe zverdhjen para ngjarjeve që na turbullojnë kokat çdo ditë.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...474#post746474

    Për ndodhinë nuk di ç'të them. Jam pa tekst. Të vetmet pyetje që më sillen në kokë janë: Po a janë bij nënash këto që bëjnë krime të tilla?! Nga dolën, nga dalin çdo ditë e shtohen si kërpudhat pas shiut?!



    Elna.

  8. #8
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    Citim Postuar më parë nga White_Angel
    Ja e ardhmja e Kombit tone. Edhe te kete respekt bota per ne. Ne Greqi shkojne e marrin pengje, ne Rumani perlyejne duart me gjak. Ku te vesh dore me pare. Jo me burgim te perjetshem por ti varin ne mes te qytetit. Nga kjo qe kane bere keta , do ta paguajne studentet e tjere dhe nuk jane pak.

    Cfare te shtosh e cfare te shkruash me , ketu ngelesh pa fjale


    White_Angel
    bashkohem me mendimin tend
    me verte te lujn ment e kokes me kto gjona, po hajd mo se tgjith e pagujn nqf jo ne ket bot ne tjetren

  9. #9
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Faqja 9 - AKTUALITET Dhjetor28, 2004


    Vrasja makabre e tre anëtareve të një familjeje në Rumani. Babai takon Blenis Shytin në burg

    "Djali më tha se ishte një kurth"
    "I plotësonim gjithçka, s'kishte arsye pse ta bënte"


    --------------------------------------------------------------------------------

    ga. ja.


    TIRANE

    Mihal Shyti, babai i Blenis Shytit, studentit që akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim tre anëtarët e familjes Ion në Kostanca të Rumanisë, shpreson se djali i tij nuk ka gisht në këtë punë. Sapo ka mësuar mbi arrestimin e djalit të tij dhe ngjarjen për të cilën akuzohej, Mihali ka udhëtuar i shqetësuar menjëherë drejt Rumanisë, ku ka takuar djalin e tij në ambientet e një burgu në Kostanca. Gjatë gjithë kohës e kishte munduar dilemma, nëse i biri e kishte bërë apo jo atë për të cilën akuzohej, pasi në varësi të të vërtetës, do të ndërtoheshin edhe marrdhëniet e tij të mëtejshme me djalin. Pas takimit më të birin, ky i fundit mësohet t'i ketë thënë të atit, se gjithçka është një kurth, që i është ngritur atij nga rumunët. "Unë nuk kam fare gisht në këtë punë", mësohet të ketë deklaruar 21-vjeçari Blenis Shyti të atit të shqetësuar dhe të mëdyshur për të vërtetën e lidhjes së të birit me krimin e shëmtuar.

    Reagimi
    Gjatë gjithë ditës së djeshme ishte e vështirë, që babain e Blensit, ta gjeje në dyqanin e tij në rrugën "Myslym Shyri" në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Gazeta arriti të kontaktojë me dy miq të Mihalit, të cilët ndodheshin në dyqanin e tij, në mungesë të shokut të tyre. Sapo hapet biseda për Blensin, miqtë e Mihalit nuk ngurojnë të shfaqin menjëherë habinë e tyre për atë ç'ka ndodhur. "Nuk ka mundësi të ketë bërë një gjë të tillë Blenisi, pasi nuk kishte asnjë arsye, se i ati i është përgjigjur për çdo gjë", u shprehen miqtë e kryefamiljarit të familjes Shyti. Mihali, i dërgonte çdo muaj të birit në Rumani 400 apo 500 euro për të përballuar shpenzimet dhe këto sipas tyre nuk ishin pak. Po sipas tyre, i biri i Mihalit ishte një tip studiozi dhe gjatë këtij viti akademik kishte filluar edhe një fakultet të dytë, diplomacinë. Më pas ata tregojnë se vetëm përpara dy ditësh kishin marrë vesh se Blenisi ishte arrestuar dhe akuzohej për një ngjarje tepër të rëndë. Nga komunikimi, që kanë patur me mikun e tyre Mihalin, ky i fundit u kishte treguar se e kishte pyetur djalin e tij, gjatë një kontakti të drejtpërdrejtë në burg në Rumani, se si qëndronte e vërteta dhe se ai i ishte përgjigjur se nuk kishte kryer asnjë krim dhe se gjithçka, që flitej për të, ishte thjesht një trillim dhe kurth i ngritur nga "miqtë" e tij rumunë. Pas kësaj fjalie, miqtë e Mihalit, nuk ngruojnë të thonë se Blenisin e ka implikuar në këtë ngjarje fakti që është shqiptar dhe dihet opinioni, që kanë për shqiptarët jashtë shtetit.

    Nëna
    Pasditen e djeshme Gazeta arriti të kontaktojë në dyqan edhe me nënën e Blensit. Nuk ishte e vështirë të dalloje menjëherë në fytyrën e saj ankthin dhe gjendjen në të cilën ndodhej. Teksa u pyet për arrestimin e të birit, gruaja pohoi se nuk e besonte që Blenisi ishte arrestuar për një ngjarje aq të rëndë. Me zërin që i dridhej, nëna e 21-vjeçarit nuk arrinte të formonte as një fjali të plotë në lidhje me ato, që kishte mësuar për të birin. Herë pas herë pohonte se të birit nuk i kishte munguar asgjë, se i'a kishin plotësuar të gjitha dhe se ai nuk kishte asnjë arsye të bënte një gjë të tillë. Sipas fjalëve të saj gjithçka duhet të jetë keqkuptim për shkak të nacionalitetit të të birit dhe të qënurit i pambrojtur në një vend të huaj.


    Akuzohen dy studentë shqiptarë dhe një rumun

    Masakra e 3 anëtarëve të familjes Ion në Kostancë
    29 shtatori i këtij viti ka shënuar ndoshta një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit në Rumani. Brenda pak orësh tre anëtarët e familjes Ion që banonte në provincën Mangalia (pasi ishin kthyer nga emigrimi në Gjermani) të qytetit të Kostancës, Aleksandri, Lukrezia dhe vajza e vogël tetëvjeçare Amelia, janë ekzekutuar me gjakftohtësi dhe paramendim. Lukrezia dhe Amelia e vogël ishin vrarë duke i mbytur (madje mendohet se Lukrezia ishte varrosur e gjallë), ndërsa Aleksandrin e kishin therur në fyt. Tre kufomat ishin varrosur në vende të ndryshme, çka ka vështirësuar gjetjen e tyre. Pas rreth tre muaj kërkimi dhe hetimi, sektori i krimit të organizuar i policisë së Kostancës arrestoi si autorë të dyshuar të kësaj masakre dy studentët shqiptarë, Blenis Shytin dhe Albin Todrin, si dhe një mikun e tyre rumun, Stefan Nikuleskun, i cili ishte edhe nipi i viktimës, Aleksandrit. Në bazë të hetimeve të kryera nga policia dhe hetuesit e çështjes, motivi i kësaj masakre familjare ka qenë një pazar droge i papërfunduar midis viktimës, Aleksandrit, dhe Blenisit e mikut të tij rumun, Stefanit. Sipas policisë, dy të ndaluarit i kishin propozuar Aleksandrit që të grabisnin biznesmenin që do të blinte drogën. Por Aleksandri e kishte kundërshtuar këtë ide dhe i kishte kërcënuar se do t'i denonconte. Frika se mos Aleksandri e bënte me të vërtetë një gjë të tillë, sipas policisë, ka sjellë edhe ekzekutimin e gjithë familjes Ion. ga.ja


    Një polic ndërshkohet për lidhje me dy të akuzuarit

    Një polic rumun i departamentit të Kostancës është penalizuar përgjatë hetimit të vrasjeve të tmerrshme të tre anëtarëve të një familjeje në qytetin Mangalia të Rumanisë. Sipas gazetës më të madhe rumune "Libertatea" (21 dhjetor 2004) agjenti Razran Denis Ciolacu është penalizuar nga Këshilli i Disiplinës i Departamentit të Policisë së Kosnatcës. Hetimi kishte arritur të gjente një lidhje të hershme të agjentit të policisë me Stefan Nikuleskun, njërin nga vrasësit e akuzuar të tre anëtarëve të familjes Ion. Po sipas të shkrimit të "Libertatea" ishte vërtetuar se agjenti i policisë kishte marrë në formë rryshfeti nga studenti i akuzuar një shumë prej 1650 eurosh.


    "Albioni nuk ka lidhje me vrasjet"

    "Albioni, nuk ka lidhje me vrasjet në Rumani. Ai është marrë në polici, vetëm sepse është i njohur i të akuzuarit Blenis Shyti", këto pak fjalë pohuan dje në Berat për Gazetën të afërm të Andonit, babait të Albion Todrit, të arrestuar pak ditë më parë në Rumani, në kuadër të hetimit për zhdukjen e një familjeje në qytetin Mangalia. Andon Todri, i cili aktualisht është me detyrë komandati i Bazës së Aviacionit të Kuçovës, duket shumë i shqetësuar, nuk tha më tepër se "më lini të qetë në hallin, që më ka rënë", pas interesimit të Gazetës. Ndërkohë të afërm të tij pohuan se Albioni e ka pësuar vetëm për faktin, se ishte mik i Blenis Shytit, të cilët ishin miq me njëri-tjetrin për shkak të baballarëve të tyre, që kishin punuar për një kohë të gjatë së bashku më aeroportin ushtarak të Kuçovës

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    e pash kete ngjarjen ne lajme madje e lexova edhe ne gazeta... shum keq per shqiptarin ... erdhi per shkolle qe 14 vjec dhe tani do i iki jeta ne burg. Plus qe ne shqiptareve po na marrin inat pak nga pak kur degjojne dhe shohin keto veprime....
    prandaj na del ene emri i keq ne shqiptareve....
    per ate shqiptarin me than qe kishte qen cun i mir , po ishte njoft me ca romun dhe i ishte rrit menja ... sa qe arriti edhe ktu



    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •