Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Arrow Deshmia e Rexhina Nanos.

    Ndersa ne botimin e fundit te Klanit lexoja per festimin e 50 vjetorit te Nanos, ku ne krah i gjendej gruaja e re dhe djali i saj, m'u kujtua deshmia e Rexhines qe ma kane derguar me email kohe me pare, dhe mendova t'ua sillja dhe juve ketu.


    E nderuar Zonja Kryetare e Trupit Gjykues,

    Une, Rexhina Nano, lindur e banuese ne Tirane me 6 mars 1952, paraqitem sot perpara Jush si e paditur ne ceshtjen civile per "Zgjidhje Martese" nga bashkeshorti im Fatos Nano.

    Me lejoni te rikonfirmoj qendrimin tim te njohur tashme, se zgjidhjen e marteses e konsideroj te paevitueshme.

    Me lejoni gjithashtu, te bej te njohur perpar Jush se zgjidhja e kesaj martese nuk behet pa shkak, se ekzistojne nje sere ngjarjesh reale qe pershkojne jeten tone prej nje viti, qe ne teresine e tyre behen percaktuese te faktit se ekziston edhe Faji dhe Fajtori.

    E shoh te arsyeshme te bej nje paraqitje te shkurter e te thjeshte te jetes sime gati 30 vjecare me Fatosin:

    Jam njohur qe ne vitin e pare te shkolles se mesme, pra jemi rritur njekohesisht-bashke.

    Perseri bashke kemi kryer edhe shkollen e larte, pas mbarimit te se ciles filluam bashkejetesen tone modeste. Edhe ne vitet qe do te vinin me pas, dashuria ime ka qene e njejte ne permasat e saj, por ne permbajtje ajo fisnikerohej me tej...

    Edhe pse kishim lindur dy femije dhe ihim pjestare te nje familje te madhe, edhe pse ne keto kushte i mungonim fizikisht njeri-tjetrit, kemi gjetur kohen dhe menyren per ta mbajtur dashurine sic e kemi perjetuar ne fillimet e saj.

    Ne vitet tona me te veshtira, kur, me pergjegjesite qe Fatosit i takuan te merrte mbi vete, dashuria jone nuk u tjetersua, ajo na lidhi me shume, na beri njesh ne ndjenje, ne gjykime, ne veprime dhe ne vendime te rendesishme jetike, te cilat kishin ne permbajtjen e tyre risqe te medha per Fatosin, per mua dhe femijet.

    Ne tere keta vite te veshtire, me duhej te isha nje nuse e mire dhe e pranueshme per familjen tone te madhe, nje shoqe e mire per vajzat e shtepise, nje nene e mire per femijet e mij...duke u sforcuar per te zevendesuar edhe babain e femijeve te mij qe aq shume u mungonte...

    Me lejoni, e nderuar Zonja Kryetare e Trupit Gjykues, t'i drejtohem tani bashkeshortit tim:

    Nuk e di sa kam arritur t'i realizoj te gjitha keto njeheresh, por jam e ndergjegjshme qe tek femijet e mij, une dhe ti, megjithe dashurine qe ju kemi falur, ju kemi shkaktuar edhe trauma...te cilat i kane kaluar fale forces se tyre morale, ushqyer njeheresh me dashurine prinderore.

    Femijet tane u rriten para kohe, atehere kur nuk duhej...Jeta e tyre u njehsua me jeten tone, per nga ndjenja, gjykimi dhe maturia ne veprime.

    Une, nena e tyre, sot, e ndjej se duhet t'u drejtohem atyre publikisht, t'u kerkoj falje per gjithcka u ka munguar ne keta vite, pervec shpirtit tim, qe si dje, edhe sot e pergjithmone e kam vene ne sherbim te jetes se tyre.

    Nga ty, Fatos, kerkoj dicka me shume:

    Ne jeten tone 30 vjecare per mua dhe femijet ke qene njeriu qe kemi dashuruar me te gjitha vlerat dhe antivlerat e tua. Ne tere jeten tone, bashke me vlerat dhe antivlerat e mia, ndertuam modelin e prinderve-idhull per femijet tane.

    Veprimet e tua prej nje viti, ne permbajtjen e tyre kane vetem "imoralitetin". Ato mua me shkaktuan nje traume, nga e cila nuk do te kisha dale dot pa ndihmen e femijeve. Por trauma qe t'i shkaktove tek femijet eshte e permasave te tilla qe do te lere gjurme per tere jeten: Ti shkaterrove brenda nje viti "idhullin" e botes se tyre te brendshme, me te cilen ata kishin jetuar, me te cilen ata kane perballuar te gjitha tundimet e nje jete pa femijeri...

    Ndoshta edhe vetem per kete arsye, une te kerkoj:

    Per hir te cfilitjes sone te perbashket, te cfilitjes sime e te femijeve tane, per gjithcka kemi bere deri me sot, per te gjitha vlerat tona qe me shpirt t'i kemi dhene ty dhe sakrifices tende, vetem tani te lutem te pranosh qe je fajtor, qe me ndergjegjen tende te plote, ne mungese te forces tende morale per te kthyer koken pas e te shohesh vlerat qe po shkaterron, per hir te femijeve tane qe ju mungoi femijeria, te kerkoj sot, perpara ketij Trupi Gjykues, te marresh mbi vete mekatet e tua.

    Do ta ndjesh veten me te lehtesuar dhe femijet tane do te jene vetvetja, per ta vazhduar jeten e tyre me dinjitetin qe kurre nuk ju ka munguar.

    E nderuar Zonja Kryetare e Trupit Gjykues,

    Brenda fjales sime, edhe pse pa shembuj e ngjarje konkrete, deshiroj te gjeni vetem kerkesen time te ligjshme: Te zgjidhet martesa ime me Fatos Nanon,per shkak te veprimeve qe ne teresine e tyre e bejne ate, fajtor per tradhetine e tij bashkeshortore.

    Rexhina Nano

    Tirane, me 2.11.2001

  2. #2
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Leje leje e paska bo gjykaten gjith lot e qyrre.
    Ma merr mendja dhe Fatosi u bind dhe kerkoi falje apo jo?
    Mund te na shpjegosh se c'ndodhi me vone?
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    ehh mo ene ai, debil i modh paska qene! ia dhane ate k*rven sa me bo qejf ne greqi....ai tuafi vajti e mori per grua! pffff....ka ca gjera qe nuk shkojne.......ata duket qe jane nje ēift tipik nga ato me kontrat....njona i jep nje gjo, ai i jep paret ene famen! ma shpifin nuk e di pse!
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  4. #4
    Me erdhi keq per ket Xhinen se e ka ndihmu e shkreta shume,shko te burgu, nga burgu te Partia.Ket pun ka bo 5 vjet qe ka qen Tosi ne burg.Ne nji far menyre tip postjere.
    Gjynah qe ja punoj keshtu.I poshtri.
    Turperoj veten,familjen dhe baban e tij ne vecanti.
    Qeflinj te mdhenj kta socialistet.
    :^zilet

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105
    Eh medet! Si ka ardh koha, kush ha kumlla e kujt i mpihen dhomet. Ti Medea, pse nuk te pelqekan kontratat? Gjithe bota me kontrata ecen. Se boni edhe Tosi me Xhoin nji kontrate me teper, nuk u bo hataja.
    Sa per ty tironce nuk e dike qe baba i Tosit (Thanasi me demek)
    gjithe jeten ka qene turp i gjalle vete, megjithse i nje lloji tjeter, e nuk ka nevoje fare per turpet e Tosit, se i dalin e i teprojne te vetat.

  6. #6
    hahahahah Emigranti je i madh
    :^zilet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    emigranto mir e bojn ata....ate punen e kontrates e di une....po ato paret qe i jep ky nga ana e tij te kujt kujton ti se jan? taksat e popullit te shkret!!! ti ndoshta ia ke mbath e spagun gjo ktu...po ne......paguj dieta qe shko nano neper samite...e pagujm ene me e shoqeru xhoana....nejse mo! ajo ne nje fare menyre ka lidh kontrat me popllin shqiptar...........
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  8. #8
    paguni paguni se ashu e deshet ju
    kaptinat t'jua rrjepi
    :^zilet

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MI CORAZON : 11-11-2002 mė 02:30
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Standard i Dyfishte!

    Cdokush ka dy ane qe kontradiktojne njera-tjetren. Ajo cka eshte e lejueshme dhe e moralshme per mua, eshte e pamoralshme per tjetrin :-)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ChuChu : 24-10-2002 mė 16:21

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gruaja nė Islam
    Nga Xhenneta-Morina nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  2. Dėshmia e parė pėr shqipen e shkruar
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-01-2007, 10:58
  3. Berisha: Komision parlamentar hetimi per pasurine e Nano
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 15-08-2004, 00:08
  4. Dėshmia: Si linda fėmijėn me vajzėn e xhaxhait
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-05-2003, 15:31
  5. Pjesė nga deshmia e Dr. Rugovės nė Hagė
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-10-2002, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •