Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Hulumtime- Nena e Elisabetes I te Anglise

    Studiuesit, nė kėrkim tė origjinės sė saj shqiptare, pas librit tė historianit Eucardio Mommigliano

    Anna Bolena, versioni shqiptar i ish-mbretėreshės angleze

    Kujtim Boriēi

    Duket si pėrrallė, por vjen nėn firmėn e njė prej studiuesve mė tė njohur italianė, Eucardio Momiglianos. I njohur pėr disa biografi figurash historike, Momigliano nė veprėn e fundit flet pėr Anna Bolenėn, ish-mbretėreshėn e Anglisė, gruan e Henrikut VII. Libri u jepet kėto ditė lexuesve nė shqip nga studiuesi e pėrkthyesi i njohur Petrit Velaj. Ky libėr pėr Bolenėn, pėrtej faktit qė sjell detaje historike interesante tė “njė vajze tė bukur e tė thjeshtė qė i rrėmben zemrėn mbretit anglez”, pėr ne shqiptarėt ka interes tė veēantė pėr versionin e origjinės sė mbretėreshės Anė: Bolena e Vlorės.
    Fillimisht pranohet nga autori se Anna nuk ėshtė angleze. Por mėnyra e jetesės, sjellja e saj tipike shqiptare, debatet e fundit me Henrikun VII para ekzekutimit dhe njė sėrė argumentesh tė tjera, janė nė favor tė “versionit shqiptar” tė Anės. Pro kėtij versioni tė origjinės sė saj janė studiuesi (njėkohėsisht dhe pėrkthyesi i librit) Velaj, dr. Makbule Ēeēo, historiani Ruzhdi Bajrami etj.. Por dekada mė parė, siē pasqyrohet nė kėtė libėr, origjinėn shqiptare tė ish-mbretėreshės angleze qė la pas dy vajza, e kanė pohuar edhe Foto Dhimitėr Bala, Engjėll Ēoba, dr. Xhevat Korēa, Emin Haxhiademi, Hysni Alimerko, Pjetėr Mėshkalla, Don Mikel Koliqi e deri te studiuesi i njohur i dekadės sė tretė tė shekullit XX, Karlo Bonardi. A ėshtė shqiptare Anna Bolena? Pėrkthyesi Velaj, qė sjell nė shqip “Anna Bolena, mbretėresha e Anglisė”, e disa studiues tė tjerė me shkrimet qė shoqėrojnė kėtė libėr, me argumentet qė sjellin, thonė “po”. Gjithsesi, mbetet njė tezė qė kėrkon studime tė plota.


    Pjesė nga libri i Eucardio Momigliano

    ….Tomaso (Thoma) Bolena atė mbrėmje kishte shhoqėruar nė festė tė bijėn Anna. Sapo e pa, mbreti (Henriku VII) iu afrua dhe i foli, madje ai e ftoi pėr tė kėrcyer. Kjo nuk kishte asgjė pėr t’u ēuditur. Anna kishte kohė qė u mungonte festimeve tė oborrit Wosley (njeriu i parė pranė mbretit e qė drejtonte vendin) vėshtronte me kėnaqėsi se si mbreti ishte i hareshėm, gazmor dhe i ndezur. Ai meditonte projektet e tij politike. Nė atė kohė kishte hyrė pa rėnė nė sy nė sallat e kėshtjellės sė Batersi padroni mė despotik, pra, qe rasti ku me njė xhiro tė kėrcimit tė mbretit me njė vajzė kaq tė re, filloi tė thurej fati i ri i mbarė Anglisė…

    Vendimi i mbretit
    Njė mėngjes mbreti thirri kardinalin. I foli rreth divorcit me tė shoqen. Djersė tė ftohta ia mbulonin zemrėn e trupin e tij. Wolsey po heshte. Pastaj mbreti shtoi duke i thėnė Wosleyt se e kishte zgjedhur tashmė gruan qė do tė merrte. Ajo ishte e bija e Tomasso Bolenės, Anna. Wosley dukej sikur ra pėrmbys pėrpara kėsaj goditjeje tė papritur. Ai u ēua dhe papritur u hodh te kėmbėt e mbretit dhe qėndroi ashtu njė orė tė tėrė, duke qarė dhe duke iu lutur. Ishte njė absurditet dhe njė marri e paparė. Kjo punė do tė thotė qė tė shpėrthenin tėrė vargonjtė e urrejtjes sė Evropės mbarė, tė perandorit dhe tė papės, tė Luterit dhe tė gjithė katolikėve pėr njė kapriēio tė vetme dashurie. Mbreti po e dėgjonte me vėmendje. Wosley nuk po i bindej.
    … Enriku VII ėshtė dashuruar marrėzisht dhe ėshtė i lumtur qė Anna i ka thėnė se e dashuron. Por pėr njė pudator, pėr njė mbret grabitės zemrash, kjo lumturi krejt shpirtėrore nuk mjafton. Ai i lutet kėsaj gruaje qė vetėm trupi i saj kaq shumė i dėshiruar, mund tė japė provėn supreme tė njė dashurie tė vėrtetė… Nga ana tjetėr, ėshtė pėrgjigjja: “E dashura juaj kurrsesi, kurrėn e kurrės, kurse gruaja jote po, nė qoftė se ju dėshironi!”…

    Drejt fronit mbretėror
    Rruga drejt fronit tė Anglisė ishte e ngadaltė; me njė fjalė, kjo rrugė duhej pėrshkruar dalėngadalė. Emri i Anna Bolenės deri tani ka qenė sinonim i skandalit dhe i ambicionit, por Enriku VII ka vendosur ta marrė tashmė pėrdore gruan e tij tė vogėl dhe tė ngjitet dalėngadalė nė salltanet plot qejfe, ashtu siē e kishte dėshiruar edhe ajo. Dhe udhėtimi pėrrallor tashmė filloi. Emri i Anna Bolenės doli nga sekreti i dyshimtė i vogėlsirave dhe aluzioneve nėpėr zyrat diplomatike, del nga kartat latine qė niseshin nga Roma (Vatikani) plot me paralajmėrime ogurzeza dhe hakmarrje hyjnore dhe zė qė pėrfshihet nė historinė zyrtare tė mbretėrisė angleze. Ama, qysh prej gjashtė vjetėsh ėshtė gruaja pėr tė cilėn flasin dhe kundėr sė cilės askush nuk duhet tė flasė. Tani Anna Bolena i paraqitet Evropės me njė zhurmė mjaft tė madhe. Enriku VII do qė prezantimin e tė fejuarės sė tij ta bėjė vetė personalisht. Por mbi tė gjitha, ishte vetė Anna ajo qė dėshironte kėtė gjė… Fillimisht, Enriku i dha Annės titullin e markezes Pembrok… Mbi kokėn brune tė Annės, mes njė luksi ceremonial, nėpėrmjet tingujve tė trompave dhe thirrjes sė lajmėtarėve, mbreti i vendosi Annės kurorėn e vogėl… Pra, ishte markeza e Pembrok qė shoqėronte mbretin nė Kale tė Francės nė vitin 1532. Kalea ishte njė dominion anglez nė tokėn franceze, ku u zhvillua takimi mes Enrikut VII dhe Franceskos I.


    Martesa
    Martesa ndodhi nė agimin e njė mėngjesi, nė njė sallė tė pallatit qė dikur kishte qenė e Wosleyt. Aty kishin thirrur Rolando Lee, rrėfyesin e mbretit. Kur ai mbėrriti nė kėtė sallė qė kishte marr trajtėn e njė kishe me njė altar, aty kishte gjetur mbretin me Annėn, dy dėshmitarė, Noris dhe Henixh dhe njė damė mikeshė qė quhej Anna Sevexh… Rolando Lee, besimtar, pėrpara se t’i afrohej altarit, iu drejtua mbretit, duke i thėnė: “Sėr, mė tregoni lejen e Papės qė anulon martesėn e parė. Ajo duhet tė lexohet publikisht me nėnshkrimin ..!”. Por mbreti buzėgaz i thotė: “Si, si, si, si?! Ju dyshoni nė fjalėn e zotit tuaj qė jam unė?! Ju jeni drejtuesi im shpirtėror, ju qė mė njihni e mė shihni ēdo ditė, ju mė bėni tė p kujdesshėm ndaj interesave tė mia qė tė ekspozoj veten ndaj rreziqeve qė askush mė tepėr se sa unė nuk i njeh ato? Kini besim tek unė, ja ku jam, po ju jap fjalėn!” Dhe Rolando Lee, pa u pėrgjigjur aspak, e celebroi martesėn. Anna Bolena, markeza Pembork, tashmė e tutje ishte gruaja e Enrikut VIII.
    … Historia ka kėrkuar datėn e saktė e kėsaj martese, madje i ka kthyer pėrmbys tė gjitha arkivat pėr tė gjetur njė datė tė sigurt tė kėsaj ceremonie…. Por nuk u gjet asgjė. U gjetėn dy data: ishin tepėr, njėra pėrjashtonte tjetrėn dhe secila kishte njė kuptim betejash… Problemi ishte ky: Mė datėn 7 shtator 1533, Anna Bolena lindi njė vajzė qė u quajt Elizabet. Pėr martesėn e Annas jepen dy data tė ndryshme nga njėra-tjetra: 14 nėntor 1532 dhe 25 janar 1553. Po qe se do tė ishte data e parė e vėrtetė, atėherė e bija e Anna Bolenės do tė konceptohej pas martesės dhe kjo ishte mė se ligjore, por nė qoftė se do tė ishte e saktė e dyta, ishte shumė e mundėshme qė, megjithėse fiziologjikisht jo e sigurt, martesa e pėrshpejtuar tė jetė celebruar pėr tė rregulluar nė mėnyrė urgjente lindjen e trashėgimtarit, qė Enriku VII e shpresonte, pasi edhe shenjat e sigurta e paralajmėronin njė gjė tė tillė… Mė vonė, fati solli nė fron bijėn e Anna Bolenės dhe gjithė ky fat ishte pėr lavdinė e Anglisė dhe mė kot u kėrkua e kėrkohet ende kėsaj dite data e atij mėngjesi tė mistershėm nė tė cilėn njė murg me fjalė tė buta celebroi martesėn e Enrikut me Anna Bolenėn.… Dy ditė mė vonė, pasdite nė tė mugėt, mbretėresha e veshur me manton mbretėror, doli nga Torre e vendosur mbi njė karrige portative, e cila ishte veshur me njė atllas tė bardhė tė mbuluar me njė baldakin ēarēafė ari. Ajo ishte e shoqėruar me 12 dama nderi tė hipura nė kuaj, tė veshura gjithashtu me damasko ari dhe njė shpurė me dukeshėn e Norfolkut. Mė tej gjarpėrohej ky kortezh prej qindra damash, kavalierėsh, ambasadorėsh dhe prelatėsh; pra e gjithė fisnikėria qė shoqėronte mbretėreshėn e re nė martesė ishte e pranishme aty pėr tė parė simbolin e fitores sė saj. E nesėrmja e asaj dite ishte e diel.

    Tragjedia
    …Aventura e ēuditshme e Anna Bolenės mori fund. Ajo ende ishte mbretėreshė dhe siē dukej, asgjė nuk kishte ndryshuar nė jetėn e saj, por qėkurse pėr herė tė dytė dėshtoi shpresa e Enrikut VII qė tė kishte prej saj trashėgimtarin mashkull tė fisit tė Tudorėve, fati i tij dhe i saj tashmė kishte qėnė i pėrcaktuar... Tashmė dashuria e mbretit pėr Annėn kishte marrė fund. Ajo flakė e zjarrtė qė kishte mbushur me ndriēimin e saj historinė e Anglisė dhe tė Evropės kishte mar fund… Por Enriku dėshironte njė vdekje tė mbuluar me turp pėr Annėn, edhe sikur ky turp ta prekte atė si mashkull, si burrė e si mbret, ta poshtėronte…
    …Atė ditė u bėnė dhe dy arrestime tė tjera: kėta ishin Veston dhe Breton, pra dy dashnorėt e Anna Bolenės, tė cilėt tashmė nė qeli, u bėnė katėr… U bėnė 18 ditė qė nga arrestimi i Annės. Tani nga akuza kalohet nė proces dhe nga procesi kalohet nė dėnimin kapital, d.m.th. nė 6 zbatime kapitale, pa pasur asnjė provė qė tė ngelej kjo, makar pėr tė justifikuar para historisė botėrore dramėn e kėtyre tri javėve. Njė dorė mizore dhe tepėr prudente, shumė e matur, i prishi tė gjitha kartat. Njė prej gjyqtarėve qė quhej Xhorxho Spelman, tha se u prova u gjet. Kjo provė u arrit, pasi ishte depozituar mendimi i njė kamerierje tė mbretėreshės, njė farė Ving Fild, e cila kishte vdekur pak ditė mė parė se tė fillonte procesi… Por ama, nuk dihet se ēfarė betimi ka bėrė kjo grua, pasi edhe deklarata e Xhorxho Spelmanit, ndėrpritet kėtu vetėm me kėtė shprehje tė vetme… Anna, pas 6 ditė burgosjeje, i shkruan njė letėr mbretit... Ajo thotė: ”Sėr, inati i Madhėrisė Suaj dhe arrestimi im janė bėrė kaq papritmas pėr mua, kaq tė befasishme, saqė edhe unė vetė nuk diē’ shkruaj dhe tė justifikohem para jush… Po qe se unė duhet tė them njė tė vėrtetė tė vetme, ėshtė kjo qė kurrė ndonjė princ nuk ka pasur njė grua kaq ligjore ndaj detyrave tė saj se sa ka qėnė pėr ju Anna Bolena, e cila do tė kishte qenė tepėr e kėnaqur me kėtė emėr dhe me postin qė mbante, nė qoftė se Zotit dhe Naltmadhėrisė Suaj nuk do t’i kishte pėlqyer ndryshe”.
    …Zbatimi i vendimit tė ekzekutimit pėr Annėn duhej tė bėhej mė datėn 18 maj. Nė agimin e kėsaj dite ajo kėrkoi qė tė vinte prifti, i cili do tė merrte rrėfimin e saj, ku ajo pėrsėriti protestėn e pafajėsisė sė saj. Pastaj thirri guvernatorin e Torres dhe i tha: “Kingstom! Dėgjova se po thoshit qė unė nuk do tė vdes pėrpara mesditės. Mua mė vjen shumė keq, sepse mendoja se ti do tė kishe vdekur me kohė pėrpara kėsaj ore dhe jashtė kėsaj kohe ti nuk duhej tė vije mė!!” Erdhi e nesėrmja… Sapo agimi zbardhi, duke grisur pėlhurėn e zezė tė natės, xhelati u fut befas te pragu tė derės nė qeli dhe e lajmėroi se erdhi ora e ekzekutimit.
    …Pėrpara se xhelati tė bėnte ekzekutimin, Anna shfaqi dėshirėn pėr tė thėnė dy fjalė, vetėm dy fjalė: “Unė po vdes, po vdes vetėm e vetėm pėr t’iu bindur ligjit dhe nuk bėj fajtor askėnd, madje as dhe gjyqtarėt e mi. Zoti e mbrojtė mbretin dhe i faltė atij njė mbretėrim tė gjatė. .!”
    …Pra, aventura pėrrallore e Anna Bolenės mori fund: trupi i saj u mbyll me tė shpejtė nė varrin e Kishės sė vogėl tė Shėn Pjetrit nė Vingoli, pak hapa larg nga vendi ku u ekzekutua. Mbi gurin e varrit nuk ishte gdhėndur azgjė tjetėr pėrvecse dy germave fillestare tė emrit tė saj, shprehimisht “A.B.”.

    (Pėrktheu : Petrit A. Velaj)


    Te “Dossier”:
    Nė librin e studiuesit italian Eucardio Mommigliano, “Anna Bolena, mbretėresha e Anglisė”, e veēanėrisht nėpėrmjet mendimeve tė disa studiuesve qė shoqėrojnė pėrkthimin e kėtij libri nė shqip, hidhet dritė rreth disa fakteve interesante historike, sipas tė cilave, Anna Bolena, njė nga gratė e Henrikut VII (nėna e Elisabetės sė parė, pararadhėse e Elisabetės sė sotme tė Aglisė), ėshtė me origjinė nga Bolena e Vlorės.

    Petrit Velaj
    …Midis dėshmive tė tjera, dua tė pėrmend edhe faktin se kur u martua Enriku VII me Annėn, tė cilėn e dashuroi vetėm me njė shikim tė parė nė oborrin mbretėror tė Karlit V tė Francės, gjendja rreth e rrotull i thonin mbretit: “Pėrse e more kėtė konkubinė, sepse kjo ėshtė vajzė pa din dhe pa prokopi, endacake”. Dhe kur mbreti prishi marrėdhėniet me Annėn, e dashuroi Xheni Sejmur, falė syve tė gjelbėr tė saj, ky e fyen Anėn duke i thėnė: “Ti, je jo vetėm konkubinė, por pėr mua je njė bastarde, se unė akoma s’kam marrė vesh se nga je, e kujt je dhe ēfarė robine je!” Unė, -vazhdoi mbreti,- nisa profesorin e historisė Crammer, enkas pėr tė hulumtuar se a ka fshat Bolenė nė territorin mbarė anglez. Profesori i historisė e mati Anglinė pash mė pash, po kėshtu edhe Evropėn mbarė, por kurrkund nuk gjeti vend me emrin Bolenė…

    Dr. Makbule Ceco:

    …Ndonėse gojėdhėnėt, faktet dhe argumentet flasin pėr prejardhjen e Annės, kėsaj gruaje qė la gjurmė nė mbretėrinė e Anglisė, gjykoj se ky libėr shėnon njė moment tė rėndėsishėm pėr vėrtetimin e origjinės sė saj, por nė tė njėjtėn kohė shtron nevojėn pėr thellimin e mėtejshėm tė hulumtimit, qėmtimit, kėrkimeve nė arkivat e Vatikanit, tė Anglisė, tė Francės etj., nga studiues, historianė, hulumtues tė institucioneve kėrkimore-shkencore, tė Akademisė sė Shkencave, Institutit tė Historisė, pėr tė sjellė tė tjera argumente e fakte, pėr tė “vulosur” pėrfundimisht prejardhjen e dinastisė mbretėrore tė Anglisė nga Bolena e Vlorės.
    …Pa dashur tė futem apo tė shtjelloj pėrmbajtjen e librit, do tė ndalesha vetėm pak nė portretin e Anna Bolenės, tė kėsaj gruaje me njė thellėsi e forcė shpirtėrore tė veēantė, me njė zgjuarsi dhee bukuri deri nė pėrsosmėri… Virtytet dhe sjelljet e saj janė njė argument mė shumė nė pistėn se Anna Bolena ėshtė me origjinė shqiptare..
    …Portreti i Anna Bolenės qė gjunjėzoi mbretin e Anglisė, Henrikun VII, me bukurinė dhe intelektin e saj, qė ruajti deri nė fund tė jetės sė saj pėr mbiemėr, emrin e fshatit tė origjinės qė nuk e ndryshoi dhe kur u kurorėzua mbretėreshė e Anglizė, pėrpos tė gjitha personazheve dhe rrjedhės sė zhvillimeve tė kėsaj periudhe, janė jo vetėm emocionuese, por tė bėjnė edhe krenare pėr kėtė grua tė rrallė…

    Ruzhdi Bajrami (historian)

    …Pas kryengritjeve tė viteve 1465 dhe 1481, njė pjesė e banorėve tė Labėrisė, ku pėrfshihet edhe Bolena, si pasojė e shkatėrrimit tė fshatrave nga pushtuesi automan, shtegėtuan nė Greqi, Spanjė e Francė. Nė kėto rrethana na shfaqet fisi Bolena me jetėn dhe veprimtarinė e vet. Edhe Thoma Bolena, me fisin dhe fėmijėt e vet, fillimisht emigruan nė Francė, ku u strehuan te Burbonėt. Anna punoi si shėrbėtore e Karlit V, mė pas u bė gruaja e dytė e Henrikut VII tė Anglisė, e pas lindjes sė Elizabetės, iu pre koka pėr tradhti e kurorėshkelje, se nuk lindi njė djalė pėr trashėgim tė fronit mbretėror. Bashkė me tė u ekzekutua edhe vėllai i saj e katėr tė tjerė.

    22/09/2006
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Tema tė Ngjashme

  1. Gafa e portierit te Anglise !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 14-10-2006, 02:10
  2. Hulumtime mbi origjinen pellazgjike tė popullit shqiptar
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-09-2006, 09:48
  3. Shqiptarėt e Anglisė, votat Toni Blerit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 16:11
  4. Pushtimi i Shqipėrisė dhe roli i Anglisė 1939-1942
    Nga GJENERALI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2004, 15:58
  5. Analize.2003 nje vit i veshtire per shqiptaret e Anglise
    Nga Shijaksi-London nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 11:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •