Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Leksioni i fundit: Si të realizosh ëndrrat e fëmijërisë. Si t'a jetosh jetën tënde...

    Sot po flisja me nje shokun tim per jeten ne pergjithesi, per gjerat qe bejme cdo dite dhe se si harrojme qe jetes nuk i dihet se si te vjen. Jemi aq te perfshire ne ate boten tone te te perditshmes dhe harrojme se dikur kemi pasur shume enderra dhe e kemi menduar jeten krejt ndryshe se c'e jetojme. Ai me tha te degjoja Leksionin e Fundit ose "The Last Lecture" nga nje profesor i cili pret qe te vdes cdo dite. Ishte nje leksion qe vertet me beri te mendoja shume per jeten time, per ato enderra qe kam ende ne sirtar dhe per shume e shume gjera te tjera. Ndaj dhe mendova ta ndaj kete lecture me ju dhe shpresoj qe t'ju bej dhe ju thjesht te mendoni se si po e jetoni jeten tuaj dhe sa po punoni ju ne drejtim te plotesimit te enderrave tuaja qe kishit qe femije.

    Profesori eshte Dr. Randy Pausch, Professor of Computer Science ne Carnegie-Mellon University. Eshte vetem 46 vjec dhe babai i 3 femijeve te vegjel. Ne Shtator 2006 ai zbuloi se vuante nga pancreatic cancer dhe nje vit me vone mjeket i thane qe i kane ngelur disa muaj per te jetuar, te pakten ne menyre te shendetshme.

    Shume universitete ketu ne USA kane nje tradite akademike qe quhet "The Last Lecture". Nqs nje mesues hypothetically e dinte qe do vdiste dhe kishte vetem nje leksion te fundit per te dhene, cfare do t'u thonte ai/ajo nxenesve te tij/te saj. Zakonisht kjo ndodh me ata profesor te cilet jane ne prag pensioni. Kam pasur fatin qe te jem ne nje prej tyre kur ne universitetin ku une shkova, nje profesor i Studimeve Biblike dha nje leksion te tille para se te dilte ne pension dhe mund te them qe ishte nje nder eksperiencat me te mira qe une kam nga ato vite ne universitet. Nuk eshte nje leksion rreth fese, shkencave, artit a ku ta di une; eshte nje leksion me keshilla per jeten. Fatkeqesisht per Dr. Pausch, ky leksion nuk ishte hypothetically, por ishte vertet leksioni i tij i fundit sepse ai e di qe do te vdes.

    Meqenese kjo video eshte ne anglisht, do te perpiqem te shkruaj disa nga pikat kryesore te ketij leksioni te Dr. Pausch. Ne fund te leksionit ai e thote qe ky leksion i fundit qe ai dha eshte se pari per 3 femijet e tij dhe keshillat qe ai ju jep atyre:

    - Ai flet se sa e rendesishme eshte qe t'i realizosh enderrat e femijerise dhe se si ato duhet te jene ne "TO DO LIST" gjithe kohen. Nje nder mesazhet kryesore qe ai thekson eshte se sa e rendesishme eshte TA SHIJOSH JETEN, cdo minute, dite, muaje e me radhe. Ti mund te zgjedhesh te behesh pre e keqardhjes per veten, por pse do ta beje ate kur mund te zgjedhesh te shijosh cdo moment te saj.

    - Mesoji femijeve tuaj rendesine e njeriut mbi sendin. Se pari mendo se si mund te ndryshosh ndenjat e dikujt, per mire apo per keq, dhe pastaj vrije mendjen per sendet.

    - Trego te verteten dhe jeto me integritet.

    - Kerko falje dhe jo nje falje dosido e sa per te kaluar radhen por nje falje qe perbehet nga:
    - Me fal
    - Une e kisha fajin
    - Si mund ta rregulloj kete gje? - kjo eshte dhe ajo pjese e kerkimit te faljes qe shume nga ne anashkalojme dhe ketu mund ta shohesh sa i sinqerte eshte dikush.

    - Trego gratitud per dike.

    - Jepu njerezve nje shanc dhe tregohu i duruar. Duhet kohe qe te shohesh te miren te njerezit; jepu njerezve pak me teper kohe dhe do te mrekullohesh kur te shikosh ate njeri qe ata jane ne te vertet.

    - Mos u dorezo KURRE (dhe kjo eshte nje nder motot e mia personale). Muret me tulla jane atje qe te na japin ne nje mundesi te tregojme se sa shume e duam dicka, sa duam ne vertet te arrijme atje ku duam. Mos i shikoni ato mure si nje fortese, por thjesht si nje pengese e vogel per te marre ate qe ju doni.

    - Mos u anko por lufto me teper....(DON'T COMPLAIN; WORK HARDER)
    Shume here e gjejme veten pre te ankesave kur ne fakt duhet qe te punojme pak me teper per te arritur ate qe duam. Nuk mund te arrijme asgje duke u ankuar....

    ........dhe ne fund ai thote: "It's not about how to achieve your dreams; it's about how to lead your life. If you lead your life the right way, the karma will take care of itself; the dreams will come to you." (Kjo nuk eshte per si te realizosh enderrat e tua, por se si ta jetosh dhe udheheqesh jeten tende. Nqs ti e jeton jeten ne nje rruge te drejte, fati do te kujdeset per veten e tij; enderrat do te vijne tek ju.)

    Edhe pse shume nga ne mund te mendojme qe OK, s'ka thene ndonje gje qe ne nuk e dime, por:

    "A e keni menduar ju ndonjehere, se nqs do ta dinit se kishit vetem pak jave apo muaj per te jetuar, cili do te ishte leksioni juaj i fundit, per familjen tuaj, femijet tuaj, te afermit tuaj?!

    Si do ta mendonit ju "YOUR Last Lecture"?






    Respekte,

    DeAdA
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 13-03-2008 më 12:33

  2. #2
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540

    femijes tim do i thoja:
    para se te besh dicka dikujt vere veten ne pozicionin e tjetrit pastaj beje
    jetoje jeten dhe leri te tjeret te jetojne
    te flase mendja para gojes
    mos lere njeri to put you down
    duaje veten

    te lutem kurre mos shko me te zi edhe pse prsidentin e kemi te zi

    kurse per ty nismetarja e temes
    do i futesha bankes ti mirja te gjitha leket do i fshihja ne vend te sigurte do te te merja ty ne telefon te ti tregoja ku i fsheha
    derisa te mbaronte hetimi do kisha vdekur nga 7 here


  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Pogradecari Lexo Postimin
    kurse per ty nismetarja e temes
    do i futesha bankes ti mirja te gjitha leket do i fshihja ne vend te sigurte do te te merja ty ne telefon te ti tregoja ku i fsheha
    derisa te mbaronte hetimi do kisha vdekur nga 7 here
    Ne ca numri do me merrje? lol

    Sa per Dr. Randy Pausch, ai vdiq ne 25 Korrik te 2008, per shkak te komplikimeve nga kanceri i pankreasit.

    RIP Dr. Pausch...What a great inspiration and what a thoughtful father's farewell for his children.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #4
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Une do ti them femijut tim te me ngjan mua...LOL

    Po sinqerisht do ti thoja te jet i embel nga goja,
    Te mos tradheton kurr ne jet,
    Te mos i ben dikujt ate qe nuk e duron vet,
    Te mos mirret me politik,
    Te shkollohet deri ne pleqeri,
    Ta doje shume librin,
    po te jet djal ta doj shume femren,
    po te jet vajz ta doj shume mashkullin,

    Do ti thoja edhe shume gjera tjera qe tani nuk po i permend..
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2010
    Postime
    41
    Pershendetje
    Pasi qe e lexova temen, edhepse jam plotesisht e shendoshe, e paramendova veten se kam edhe disa muaj jete, dhe e inspiruar nga tema dua ta shkruaj leksionin tim te fundit.
    Une me siguri do ta kisha lene te postuar, nuk do ta kisha thene, dhe do ta kisha lene kete leter:

    Miq dhe familja ime e dashur, me vjen shume keq per faktin qe nuk do te jeme me midis jush dhe e di se per kete do te keni dhembje shume te madhe, por pasi ta lexoni kete leter jam e sigurt se dhembja juaj do te qetesohet sepse do te jeni te lumtur per ate qe une kam qene e lumtur me ju.
    Ne jeten time te shkurter kam mesuar shume leksione dhe kam bere shume gabime, po vdes me endrra te parealizuara dhe me dhembje ne zemer per njerzit qe i kam dashur dhe i kam lenduar. Tani e kuptoj se kam jetuar per te tjeret gjithemone duke i ikur momentit qe te mos bej probleme, gjithemone duke pritur nje rast me te mire, duke e humbur keshtu vazhdimisht luften per ate qe une dua ose thjeshte duke u dorezuar as pa mos i dhene vetes shansin per luft. Mos e beni edhe ju kete gabim, luftoni per veten dhe per te drejtat tuaja, eshte nje humbje e madhe te mos i japish vetes shanse. Mos vuani pastaj kur ta shihni tjetrin se jeton me kenaqesi, ndersa ju kur keni qene ne ate situate jeni dorezuar pe hatrin e dikujt, dhe po ai kete gje as qe e ka verejtur. Askush nuk vlen me shume se ju, askush nuk gabon me shume se ju kur jeni ne pyetje ju, mos akuzoni askend tjeter, jetojeni cdo moment.
    Kam gabuar shume ne jete, ne dashuri, e vetmja gje qe nuk e kam gabuar eshte vajza ime e dashur qe gaboj tash ne moment qe e le jetime. Shpirti mamit e vogel, qe din vetem te duaj, qe me perqafon duke qare per faktin qe une e kam qortuar, ate e dua pa kushte dhe nuk kerkoj asgje per rikthim, por shume shpejt e kam humbur aftesine ti dua dhe te tjeret ashtu, kam lejuar jeta te me perlyej shpirtin dhe te behem e paafte per dashuri. Cfar gabimi...
    Duani te gjithe, edhe ate qe e meriton edhe ate qe nuk e meriton, por mbi te gjitha duajeni veten, sepse vetja juaj me se shumti ka nevoje per ju.
    Te jeshe eshte fat, eshte shanse, eshte sfide...
    Shfrytezojeni, mos shkoni kunder principeve tuaja, mos lejoni dikush tjeter ta jetoje jeten tuaj, mos humbni shprese asnjehere, mos harroni njerzit e dashur, mos i humbni kontaktet, mos harroni te qeshni, mos harroni te jetoni...
    Me zemer te plasur dhe me mall te madh do t'ju pres ne boten tjeter.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Nuk dij se sa mund te perpilon njeriu nje tekst te till vetem duke ven veten ne pozite se neser nuk do ishte.....sikur vertet te dinte njeriu se edhe sa koh jet i ka ngelur ateher (mendimi im) aq do ishte i piklluar dhe i trishtuar per veten e tij (per te ardhmen e tij) se cfar do behet,dhe nga kjo analogji perfundoj se nuk i mbetet shum kohe dhe aftesi mendore qe te shkruan leksionin e tij te fundit....

    mirepo pasiqe tema kerkon nje gje te tille,un per vete femiut tim do ti thoja nje dy gjera- ateist dhe peder mos u be tjerat i ke te lejuara
    Jetë e rëndë.......!!!

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Si të jetosh përjetësisht (zbulimi më i fundit)!
    Nga Lex në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 28-11-2007, 22:18
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Tragjedi tjetër në det, 21 të mbytur e 7 të humbur
    Nga ALBA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •