Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?

    Marr shkas te hap nje teme te tille nga shume faktore, dhe po mundohem t'iu rendis disa.

    Fqinjet tane jugore nepermjet ekstremit shovinist grek kane marre nje fushate te gjere helenizimi te jugut te shqiperise dhe faktoret e meposhtem e tregojne kete

    1) Ne Sarande dhe zonat perreth, Sarandiote me shtetesi dhe kombesi shqiptare marrin pension mujor prej 200 euro ne shkembim te deklarimit Vorio Epirote (Skamja te shtyn ne marrezi)
    2) Ne Sarande, Gjirokaster, Delvine, Himare, ka nje pushtim te bandes televizive UHF nga mediat greke. Fakti me domethenes Televizoni shqiptar perplaset ne banden UHF me stacionin ANT1, dhe perseri Televizioni Shqiptar ne banden e dyte VHF3 perplaset me stacionin Grek ET1. Edhe te duan keta te TVSH ta spostojne banden RF nuk kane mundesi sepse aparaturat e tyre jane te kolauduara posacerisht qe ne instalim ne frekuencen e tanishme, pra do te duheshin aparatura te reja sepse fuqia e antenave greke u rrit si pa dashur keto kohet e fundit!

    3)Qeveria Greke kerkon hapjen e shkollave greke edhe ne Fushe Arrez sepse atje ka minoritet grek (Paradoks)!

    4) Ne menyren me absurde ne zonen e Fshatit Vidohove deri ne fshatin Poncare te rrethit te Devollit jane thyer tre piramidat kufitare perkatesisht ajo me Nr 41, 42, 43, dhe kur jane rivendosur nga pala greke, eshte vene re qe jane vene 150m ne brendesi te tokes shqiptare, por ishin aq budallenj sepse spostimi i qellimshem i piramidave coi ne token greke fshatrat Poncare, Vidohove dhe Bracaj. Paradoks per te vene te qeshuren ne kupe te qiellit. Me pas greket pranuan qe jane gabim:P


    Tani une dua te pyes: A mund! Te vihet ne diskutim sovraniteti i kombit per cilendo arsye?!

    Diskutime te mbara bashkeforumas.


    Dito.

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    "Pershendetje shoku Dito"Do te doja ta hapja diskutimin tim duke shprehur keqardhjen per temen tuaj te mbyllur perpara disa ditesh "A kane vend antishqiptaret ketu".Une jam nje anetar i ri i ketij forumi.I keshilluar nga nje miku im u rregjistrova ne kete forum, me shpresen se do te gjeja nje vend ku njerezit
    mund te shprehnin lirshem mendimet e tyre. Por vura re, se ketu qenkemi kthyer
    ne epoken e erret te censures.Nuk mund te imagjinoj dot se si edhe sot, 16 vjet
    mbas ndryshimit te sistemit diktatorial, mund te ndodhin te tilla gjera?!Ndihem shume i indinjuar me administratoret e ketij forumi, dhe me menyren se si i trajtojne ata anetaret e forumit .E kuptoj qe duan te mbajne nje qendrim neutral,
    por mua nuk me duket e udhes qe te mohojne lirine e mendimit te dikujt, dhe te
    lejojne dike tjeter te shprehet.Nuk duhet aspak te anashkalojme te tilla probleme.
    Perkundrazi,duhet tu shkojme deri ne fund sepse po nuk e beme kete,disa individe do te mendojne se kane dale te fituar dhe se ne nuk jemi te afte te mbrojme me argumenta, zanafillen e identitetit tone kombetar. Si qytetar shqiptar dhe si anetar i ketij forumi,shpreh lutjen dhe deshiren qe ne te ardhmen te mos ndodhin me te tilla absurditete,sepse do te jete nje turp i madh per ne dhe per kryesuesit e ketij forumi.

    Persa i perket temes ne fjale,jam i mendimit se sovraniteti i kombit Shqiptar
    ka qene dhe vazhdon te jete i cenuar si ne 12-ten ashtu edhe sot. Sot jo
    aq hapur por ne menyre me te kamufluar,me ane te propagandes qe perdorin
    mediat Greke,me ane te manipulimit qe u behet njerezve te caktuar, duke u ofruar
    para ose nenshtetesi greke nese nderrojne fene, ose nese deklarojne se jane minoritare.Megjithese Greqia eshte antare ne BE, dhe me gjithe presionet qe i jane bere nga nderkombetaret,ajo prape nuk heq dore nga qellimet e saja diallezore.Duke bere nje tymnaje te tille,ajo kerkon te largoje vemendjen e nderkombetareve nga ceshtja Came,dhe ti beje presion Shqiperise me ane te pretendimeve territoriale, dhe me ane te sanksioneve ekonomike, qe te mos e beje publike kete ceshtje. Une jam i mendimit se shteti Shqiptar,duhet te tregohet me aktiv ne te tilla probleme
    dhe te reagoje ne menyre dinjitoze kunder te tilla ngacmimeve.Duhet te ngrehi zerin deri ne instancat perkatese, ne menyre qe ne te ardhmen te mos kemi me te tilla probleme dhe qe integriteti yne te mbetet i paprekur.

    "Me admirim dhe respekt ,"I juaji SHOKU_TANKU"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shoku_tanku : 27-09-2006 mė 13:55

  3. #3
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Dito, mos e caj mederen. mercedesi te jete mire. dhe Vodaphone, ndjese paste Panafon-i. te vazhdoje te pikoje se gjithe te tjerat rregullohen
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  4. #4
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga Dito
    Tani une dua te pyes: A mund! Te vihet ne diskutim sovraniteti i kombit per cilendo arsye?!
    Padyshim qe mund te vihet. Sovraniteti Kombetar eshte nje shpikje njerezore relativisht e re dhe si cdo shpikje njerezore mund te zevendesohet me nje shpikje tjeter te re.

    Shiko rastin e Serbise: Ku per arsye te diskriminit qe ju be Kosoves e humbi te drejten Sovrane mbi te dhe Kosoves iu dha e drejta e Vetevendosjes, nje shpikje e ketij shekulli per te lehtesuar dekolonizimin Afrikan.

    Nuk do cuditem sikur neser dej Greqia te kurdisi nje "Kosove" te veten ne trojet tona jugore.

    Nje rast tjeter i cenimit te Sovraniteti te nje kombi eshte Bashkimi Europian, packa se ky eshte cenim me parapelqimin e vete anetareve.

    Me se fundmi po shihet cenimi i Sovranitetit te SHBA-se nga dyndja masive e emigranteve nga Jugu (me se shumti nga Meksika) qe qarqet e djathta Amerikane e cilesojne si nje dyndje me qelllim aneksimini e tokave qe dikur i perkisnin Meksikes.

    Nuk po flas fare per Irakun pasi te gjithe e perjetuam cenimin e sovraniteti te tij.


    Une e di pse te qan zemra Dito po nuk ke c'ti besh jane disa faktore qe nuk jane nen kontrollin tone. Rendesi jetike per ne eshte ngritja e nje klase te fuqishme politike/biznesi qe do kete interesat e vet ne Jug dhe do ti beje balle presionit Grek.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  5. #5
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    [QUOTE=Dito]Marr shkas te hap nje teme te tille nga shume faktore, dhe po mundohem t'iu rendis disa.

    Fqinjet tane jugore nepermjet ekstremit shovinist grek kane marre nje fushate te gjere helenizimi te jugut te shqiperise dhe faktoret e meposhtem e tregojne kete

    1) Ne Sarande dhe zonat perreth, Sarandiote me shtetesi dhe kombesi shqiptare marrin pension mujor prej 200 euro ne shkembim te deklarimit Vorio Epirote (Skamja te shtyn ne marrezi)....



    Jo vetem ne kete zone por ne tere zonat qe quajne greket vorioepir,qe nga korca lart e deri ne himare, te tere ata qe deklarojne qe jane vorioepirote marin nje pension mujor prej 200-300 euro.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ardi_truss : 27-09-2006 mė 22:50
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  6. #6
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    A' vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?


    ne radhe te pare fmt Dito per hapjen e kesaj teme

    ne radhe te dyte ; jo vetem qe vihet por eshte nje lufte e vertete qe i eshte shpallur kombit tone

    160 vjet kulture latine mjaftuan qe te sjellin humbjen e gjuhes se Dakve dhe zvendesimin e saj me latinishten , me pak vjet jane dashur per te greqizuar pjesen me te madhe te Arvanitasve dhe megjithese ka shume shtete qe kane ndjekur nje politike asimilimi gjuhesur si psh Franca me bretonet e savojardet , SHBA me emigrantet e rinj , ose Stalini me popujt e URSS, specialistet e asimilimit jane padyshim Greket , te cilet jane te vetmit te afte , qe ne shekullin e XXI te asimilojne nje popullesi qe ndodhet jashte kufirit te shtetit te tyre

    po shkruaj disa nga metodat e perdorura te cilat i kane vene ne dukje edhe parashkruesit , duke i filluar per nga me e rendesishmja (sipas mendimit tim)

    metodat
    1) FETARE - kryepeshkop grek ne krye te Kishes Ortodoke Autoqefale Shqiptare , qe sjell mesha ne Greqisht ne jugun e vendit

    2) KULTURORE - a) Televizione Greke nga gadishulli i Karaburunit e poshte

    - b) Hapje shkollash ne gjuhen greke qe nga cilesia qendrojne me lart se ato Shqiptare

    3) TE DREJTEPERDREJTE - Pagim i nje pensioni atij qe deklarohet grek

    4) EKONOMIKE - Fuqia ekonomike greke perdoret ne menyra te ndryshme per te mos i lene mundesi tjeter qeverise Shqiptare pervec nenshtrimit dhe bashkpunimit

    5)PERCMIMI - Racizem ushtruar shqiptareve qe punojne ne Greqi per ti diferencuar nga te asimiluarit

    ka edhe metoda te tjera qe mund te sillen nga forumistat e tjere , por megjithate besoj vetem kaq mjaftojne qe , nqs ne shqiptaret vazhdojme te jemi pasive, te shumten ne 3 gjeneracione jugu ka per tu greqizuar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 28-09-2006 mė 07:54

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Nuk eshte aftesi qe te diktosh problemet por aftesi eshte qe tu japesh zgjidhje atyre.

    Te gjithe ju na paraqitet problemet ne fjale (dhe sh.mire bete) por askush nuk dha ndonje version te mundshem si zgjidhje.

    Le te bertasim sa te duam ne ketu ne internet, greket do vazhdojne te bejne punen e tyre dhe nje kohesisht "barkethatet shqiptare" do vazhdojne te marrin "lemoshat" ose me sakte "pensionet" e tyre te akorduara nga shteti grek.


    Mendoj se zgjidhje egziston ajo eshte e dukeshme, mjaft e veshtire po e realizueshme.
    E thate dhe me siper greket shfrytezojne varferine e shqiptareve, pra u blejne atyre identitetin ne kembim te disa grosheve.

    Ajo qe na mbetet si shtet, si komb apo si qytetare eshte qe te gjejme menyren qe te ngrejme te ardhurat dhe mireqenien e shqiptareve dhe ne kete menyre tu presim rrugen ndikimeve te huaja ne dem te interesave te Shqiperise dhe shqiptarizmes ne pergjithesi.

    Nese zhvillohet Shqiperia, do kemi nje shtet me te forte, nje komb me te konsiliduar, nje shoqeri me te zhvilluar dhe per pasoje te ketyre qe permenda me siper nje IDENTITET KOMBETAR me te shendetshem.

    Nese shqiptari sot vuan per gjerat me minimale atehere te nderuar bashkeatdhetare me besoni qe gjeja e fundit qe do ti shkonte ndermend do ishte ndergjegja apo krenaria kombetare. Ndoshta jo te gjithe por shumica po,dhe vete realiteti qe ju na pershkruat me siper e verteton me se miri kete gje,

    Pra pyetja qendron, si dhe kur do ta zhvillojme vendin tone te prapambetur?
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar mė parė nga tani_26
    Nuk eshte aftesi qe te diktosh problemet por aftesi eshte qe tu japesh zgjidhje atyre.
    jo e ke gabim indentifikimi i problemit eshte hapi i pare dhe zgjidhja hapi i dyte
    dhe mos kij merak se do t'ia gjejme edhe zgjidhjen ketij problemi te tere Shqiptaret bashke ne forum edhe ne realitet , po per kete do te shkruaj me vone

    dakort me pjesen tjeter te shkrimit tend

  9. #9
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    "Ah Shqiperi e mjere"! Edhe per sa kohe do te vazhdosh
    te vuash,vetem sepse ne nuk biem ne nje mendje?!

  10. #10
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    E gjithė kjo ėshtė njė rreth vicioz i shqipėtarėve dhe njė rreth virtyoz i grekėve.
    Ata me ndihmėn e forcės i grekėzuan arvanitėt, dhe tash po i pėrdorin pėr luftė kundėr neve.Nė tė ardhmen kėta shqipėtarė tė jugut mund tė bėhen shovinistė grekė nga mė radikalėt, e kam fjalėn pėr ata qė janė tė lėkundur nė identitet, besoj se janė pakicė, por kjo s'do tė thotė qė nuk jemi nė rrezik.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rugova: Dardania dhe flamuri dardan
    Nga krokodili_73 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 30-04-2017, 14:19
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Rexhep Qosja: Moisiu nderoi tradhtarin Rugova
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-05-2007, 12:50
  4. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •