Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244

    "Benedikti VXI do ta largojë kishën nga dialogu me myslymanët"

    http://gazeta- shqip.com/ artikull. php?id=2306

    "Benedikti VXI do ta largojë kishën nga dialogu me myslymanët"

    Intelektualët turq kërkojën bashkëbisëedim me Papën

    Pas valës së protestave kundër komenteve të Papa Benediktit mbi
    islamin, intelektualët myslimanë në Turqi, po pyesin çfarë mendon në
    të vërtetë ai për besimin e tyre dhe çfarë pasojash afatgjata do të
    ketë qëndrimi i tij. Mendimtarët myslimanë në Turqi, ku Papa gjerman
    do të zhvillojë një vizitë delikate në fund të nëntorit, dyshojnë se
    Benedikti, vuan nga zhgënjimet "orientale" për islamin dhe dëshiron ta
    largojë Kishën Romane Katolike nga dialogu me myslimanët. Argumenti i
    tij se krishterimi është racional, mund të jetë një mënyrë e tërthortë
    për të thënë se islami është i paarsyeshëm dhe se nuk ka vend në
    Evropën me rrënjë të thella kristiane për të. Në të njëjtën kohë,ata
    kanë vendosur kufij të qartë për dialogun që kërkojnë, duke u
    përqendruar në shkëmbimet e sjellshme të opinioneve kur çështjet e
    ashpra që Benedikti do të tentojë t`i përmendë, rrezikojnë të mbeten
    tabu. "Ai duhet të shpjegojë një mori gjërash", tha Bekir Karliaga,
    një profesor i filozofisë në Universitetin e Stambollit. "Ndjesa e
    tij, nuk ishte aspak e mjaftueshme për botën myslimane". "Citimi i një
    perandori nën rrethimin e armiqve myslimanë, të sjell ndërmend se
    Benedikti, mendon se islami nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë, kur në
    të vërtetë ishte një kërcënim për Evropën", thotë Kerim Balci. "Kjo do
    të thoshte rrjedhimisht, se edhe kombet nuk kanë ndryshuar", thotë
    Balci, kryeredaktor i "Aksiyon", një e përjavshme turke që botohet nga
    një lëvizje me influencë, që drejtohet nga një klerik i rëndësishëm
    mysliman, Fethullah Gulen. "Kjo, do të thoshte se edhe kombet
    kristiane nuk kanë ndryshuar gjithashtu.. .dhe kështu, shpirti i
    kryqëzatave është ende gjallë, shton ai, kjo, do të fuqizonte ata që
    kundërshtojnë dialogun". Tariq Ramadan, një intelektual mysliman, i
    lindur në Zvicër, aktualisht në Universitetin e Oksfordit në Britani,
    kujton se Benedikti ka folur edhe në të shkuarën kundër anëtarësimit
    të mundshëm të Turqisë në Bashkimin Evropian. "Papa po përpiqet të
    krijojë një identitet evropian, që do të ishte i krishterë për sa i
    takon besimit grek dhe për sa i takon filozofisë", thotë ai, duke
    shtuar se "islami, që nuk e ka në dukje një lidhje të tillë me arsyen,
    do të ishte i papranueshëm për identitetin evropian që është ndërtuar
    mbi këtë filozofi". Ndërkohë, një analist turk, Gunduz Aktan, akuzon
    Papën se po kërkon dialog, "i mbështetur në argumentin se islami është
    i hapur për dhunën, por i mbyllur për arsyen dhe demokracinë". Sipas
    mendimtarëve myslimanë, gjithsesi, dialogu mes islamit dhe Perëndimit,
    nuk duhet të ndalet në lidhjen që sipas Benediktit, ekziston mes
    teologjisë myslimane dhe dhunës. "Nuk duhet diskutuar në nivelin
    teologjik, por në atë joteologjik. Besimi dhe dhuna, janë dy gjëra të
    ndryshme", thonë ata.
    me mire vone sesa kurre....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e myana
    Anëtarësuar
    26-06-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    36
    Po keshtu e kane te gjithe keta,llapin kote dhe pastaj fillojne e pendohen per fjalet e tyre te marra...

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Po per ta pare se te gjitha jane genjeshtra, ashtu si edhe jeta e disave ketu, lexoni lajmet e sodit dhe do ta kuptoni te vertetn.
    Ne rezidencer verore te Papes kishin ardhur imam dhe prijes fetare nga 22 vende muslimane. Per pershtypjet e tyre lexoni lajmet e dites.

    http://www.cnn.com/2006/WORLD/europe...ims/index.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 25-09-2006 më 13:17
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga iliria e para
    Po per ta pare se te gjitha jane genjeshtra, ashtu si edhe jeta e disave ketu, lexoni lajmet e sodit dhe do ta kuptoni te vertetn.
    Ne rezidencer verore te Papes kishin ardhur imam dhe prijes fetare nga 22 vende muslimane. Per pershtypjet e tyre lexoni lajmet e dites.

    http://www.cnn.com/2006/WORLD/europe...ims/index.html

    Iliria e para

    Allahu i ka udhzu me karan per me genjy, sikur ban ai qe ka hap temen.

  5. #5
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Citim Postuar më parë nga Kilimanxharo
    Iliria e para

    Allahu i ka udhzu me karan per me genjy, sikur ban ai qe ka hap temen.
    Ja fut kot...
    JA pra muslimanet qe ju i quani terroriste etj etj,po bejne bisedime dhe po i sqarojne gjerat me inisiativen e tyre,se ai papua nuk mundi te levizte....
    me mire vone sesa kurre....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    A thoni se myslimanet kane dashur ndonjehere dialog?
    Kurani na meson se nuk ka kompromise me qafirat(ku ben pjese edhe papa).

    Qe kur ju djeg juve per dialog me papen?

  7. #7
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    A thoni se myslimanet kane dashur ndonjehere dialog?
    Kurani na meson se nuk ka kompromise me qafirat(ku ben pjese edhe papa).

    Qe kur ju djeg juve per dialog me papen?
    Ma mori mendja qe do i fusesh hundet....
    PO qe a jane muslimanet per dialog e tregon vet fakti qe ata vajten ne Vatikan....
    Po tani e kuptove...
    Qe te mos futemi ne historine e Islamit pastaj qe ka me mijera shembuj dialogu dhe mirekuptimi nderfetar....
    Po ju keshtu jeni te programuar pas defragmentimit qe ju kane bere....
    me mire vone sesa kurre....

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga i fundit
    1-muslimanet qe ju i quani terroriste etj etj,po bejne bisedime dhe po i sqarojne gjerat me inisiativen e tyre,se ai papua nuk mundi te levizte

    2-PO qe a jane muslimanet per dialog e tregon vet fakti qe ata vajten ne Vatikan....
    Shume mire qe u zhvillue takimi i Papes me ambasadoret e vendeve me popullsi muslimane, por mos ban shtremnime. Per korrektese:
    1- Takimi nuk u ba me iniciativen e tyne, por me ftesen e Papes.
    2- Ato nuk shkuan ne Vatikan. Ato ishin ne Vatikan, tue qene se jane ambasadore te shteteve te tyne ne Seline e Shenjte.

    Nji pyetje:
    Tue qene se Shqipnia asht antare e Konferences Islamike, a ishte ambasadori shqiptar i pranishem?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga i fundit
    Ma mori mendja qe do i fusesh hundet....
    PO qe a jane muslimanet per dialog e tregon vet fakti qe ata vajten ne Vatikan....
    qe kur te marresh pjese ne nje diskutim qenka "futje hundesh" ?

    si e tha dhe shkodra13 ata i ftuan ne vatikan.

  10. #10
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Citim Postuar më parë nga shkodra13
    Shume mire qe u zhvillue takimi i Papes me ambasadoret e vendeve me popullsi muslimane, por mos ban shtremnime. Per korrektese:
    1- Takimi nuk u ba me iniciativen e tyne, por me ftesen e Papes.
    2- Ato nuk shkuan ne Vatikan. Ato ishin ne Vatikan, tue qene se jane ambasadore te shteteve te tyne ne Seline e Shenjte.

    Nji pyetje:
    Tue qene se Shqipnia asht antare e Konferences Islamike, a ishte ambasadori shqiptar i pranishem?
    Po dhe qns kane qene te ftuem perseri tregon nje kulture dhe nje mireqenie te dialogut mes muslimaneve,se po te ishte aq i paster papa duhej tu shkonte vet e jo ti ftonte ata....

    Nuk ka te beje me qenjen e Shqiperise ne kete konference pjesmarrja ne takime te tilla,madje nuk kane qene as te gjith ambasadoret e te gjitha vendeve muslimane e Arabe.

    Pyetje:Pse papa refuzon per nje dialog me klerin musliman?!
    me mire vone sesa kurre....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. SAKRAMENTET - Ne Kishen e Krishtit!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 01:47
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •