Close
Faqja 16 prej 25 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 247
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Ceshtja eshte e nderlikuar. Nuk kane faje Kosovaret, dhe nuk mund te behesh njeriu me "Tope"(meqe pash fjalen tope atje siper) kur nuk ke te drejte nderkombetare qe te besh dicka politikisht. Kosova nuk eshte shtet, keshtuqe nuk ke cti besh kesaj pune. Un do isha shqetesuar jashtemase nese nje gje e tille do ndodhte kur Kosova te kishte disa vjet shtet i pavarur.

    Duket qarte se ka qarqe te caktuara qe pengojne shpejtimin e procesit te pavarsise dhe mundohen ta gjymtojne identitetin shqiptar atje dhe ta paraqesin Kosoven si nje shtet sa me shume multietnik por nga ana tjeter edhe turkoshak. Lirite qe po i jep Kosova disa te ashtuquajturave "minoritete" nuk ja ka dhene asnje shtet njerezve te saj, por sic thashe kjo behet ne kuader te dobesimit te faktorit shqiptar ne Kosove dhe futjes se rrymave te ndryshme atje.

    Besoj se sulmet personale te tipit "shqiperi-kosove" do ja lej Albababave dhe 40 shenjtoreve te tjere te forumit qe e ndjekin nga pas, qofte keta te perjashtuar apo sikur-te-perjashtuar apo te-tjetersuar.

  2. #152
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22
    Nuk e di ne ke degjuar ndonjehere per rilindasit Shtjefen Gjecovi, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Pjeter Budi, Pjeter Bogdani etj.
    Mos i trego nje permetari rilindasit, se sa rilindas i ka dhene Permeti historise, nuk i ka dhene gjithe Shqiperia se bashku. Por po te ndricoj pak mbi paditurine tende historike.

    Hasan Prishtina, deputeti i vilajetit te Kosoves ne parlamentin turk qe e rendiste veten ne rradhet e "turqve te rinj"(xhonturqve), kur u perpoq te organizonte nje kryengritje ne 1911-1912 ne Kosove, ne menyre qe edhe Kosova ti bashkohej kryengritjeve te vilajeteve te tjera shqiptare, nuk arriti qe te fuste ne listen e kerkesave te kryengitesve gjuhen shqipe, "turqit e vjeter" konservatoret Isa Boletini e shoke, qe ishin analfabete, nuk u behej vone per gjuhen shqipe por per "gjuhen e Sulltanit".

    Dhe qe te kuptosh se sa pak ka evoluar mentaliteti anadollak ne Kosove, hidhi nje sy sot atyre turqishtfolesve ne Kosove qe e kane per turp te flasin shqip, dhe krekosen duke folur turqisht ne pazarin e Prizrenit.

    Lidhja e Prizrenit (ne ate Prizren qe sot flet turqisht) u thirr me urdher sekret te Sulltanit, si nje perpjekje per te vonuar implementimin e mareveshjes ruso-turke te Shen-Stefanit, ne te cilen Mali i Zi shtinte ne dore pjese te vilajetit turk ku banonin shqiptare. Bashkimi i "turqve te Kosoves dhe Bosnjes" ishte nje nevoje e castit te Sulltanit per te mbajtur edhe per pak kohe nen kontroll rajonin dhe per ti bere balle kercenimit Austro-Hungarez ne Bosnje.

    Lidhja e Prizrenit mori nje drejtim tjeter kombetar, fale pjesemarrjes ne te te 4 delegateve nga jugu me ne krye Abdyl Frasherin, i cili i prishi planet e sulltanit qe nuk donte te shihte nje Shqiperi autonome apo te pavarur si te gjithe fqinjet, por nje Arnavudllek si pjese e Turqise Evropiane.

    Dhe Lidhja e Prizrenit, me 30 000 forcat e veta ushtarake, nuk shkepi asnje pushke per clirimin e vilajetit te Kosoves nga turqit apo tu bashkohej levizjes kombetare ne vilajetet e tjera. Pra ishte nje lidhje me vlere vetem ne leter...

    Ajo qe me cudit mua eshte fakti se sa pak ka ndryshuar Prizreni dhe vete mentaliteti i njerezve 1 shekull me vone!

    Bajram Curri dhe Isa Boletini ishin analfabete dhe vetem analfabeti qe nuk quhet "rilindas".

    Prifterinjte katolike qe ti ze ne goje qe jane martirizuar per besimin e tyre tregon se sa shume ke lexuar ti per emrat qe ze ne goje dhe jetet e tyre.


    Ne Kosove eshte bere lufta me e madhe kunder pushtuesit turk nga te gjitha rajonet shqiptare.
    Beteja e Fushe-Kosoves eshte momenti me i ndritur ne historine e Kosoves, por ate dite te shenuar tashme ne Kosove nuk e kujtojne me shqiptaret e Kosoves, qe sot mbajne fene e pushtuesit turk, e kujtojne vetem serbet qe ia dolen te ruajne te pacenuar besimin e te pareve edhe nen pushtimin turk.

    6 shekuj me pare dora e nje shqiptari preu koken e sulltanit ne betejen e Fushe-Kosoves, kurse 6 shekuj me vone dora e nje shqiptari nenshkruan turqishten si gjuhen e trete zyrtare ne Kosove. Dhe e ben kete gje jo me ne "epoken e Sulltanit" por ne epoken e lirise e te pavaresise.

    Per hapesin e temes, Kosova u detyrua qe te zyrtarizoj turqishten ne Prizren per te mos pasur pasoja negative ne pavaresimin e vendit tani, sepse po te ishte ne poziten e Shqiperise shtet qe 100 vjet, kjo pune as qe do diskutohej. Pra, asnje shprese se nje gje e tille mund te ndodh me pakicen greke ne Shqiperi.
    Pasoja negative per pavaresine e vendit? Mos valle pavaresia e Kosoves varet nga zyrtarizimi i turqishtes ne Kosove apo berja e qejfit te turqve te Prizrenit?!

    E thashe edhe me lart, po ta perseris edhe ketu, nje shtet behet i pavarur jo kur vendos vulen Grupi i Kontaktit, nje shtet behet i pavarur vetem atehere kur meson te thote JO! Atehere kur dikush cenon te preki interesat kombetare jo vetem te dy milion shqiptareve ne Kosove, por te 7 milion shqiptareve ne mbare Ballkanin.

    Dhe po te hapesh librat e historise, te gjithe burrat e shtetit shqiptar, qe nga Ismail Bej Vlora, Zogu, Hoxha e deri tek Sali Berisha sot, te gjithe kane bere te pamunduren per ta cliruar identitetin shqiptar nga mbeturinat kulturore dhe mentalitetet anadollake te 500 vjeteve te pushtimit otoman.

    Mesoni nga shteti am, ne sukseset e deshtimet e veta, pasi nuk ishte Turqia ajo qe mbajti 500 000 refugjate nga Kosova ne 1999, nuk ishte as Italia, nuk ishte as Franca, nuk ishte as Amerika, ishte ai shteti i vogel dhe i varfer shqiptar qe ju ndodh prane.

    Ne asnje shtet ne bote Kosova nuk do te gjeje mbeshtetjen me te sinqerte dhe te pakursyer se sa tek shteti am. Dhe ne nje kohe kur ne Kosove nuk ka hyre ende abetari i njehsuar shqip, Ankaraja e ka hedhur hapin e saj te pare te madh per te biresuar Kosoven. Pas trupave turke nen ombrellen e NATO ne Prizren, as organizimit politik te minoritetit turk ne Kosove dhe perfaqesimit ne institucionet e vendit, pas hapjes se televizionit turk me fondet e ministrise se jashtme turke, kujt do ti kish shkuar nder mend se turqit do te arrinin me sukses qe te benin edhe turqishten gjuhen e trete zyrtare ne Kosove!

    Tjeter, cfare ka ngelur pa bere....?

    Albo

  3. #153
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Prifterinjte katolike qe ti ze ne goje qe jane martirizuar per besimin e tyre tregon se sa shume ke lexuar ti per emrat qe ze ne goje dhe jetet e tyre.
    Kjo deshmon pikerisht te kunderten. Lexo vetem cfare shkruajne At Gjergj Fishta dhe Faik Konica per at Shtjefen Gjecovi, shpetuesin e vepres monumentale te Kanunit te Leke Dukagjinit (prishtinsit), nje nga kryeveprat me te medha shqiptare te te gjitha koherave. Ky nuk eshte vrare nga turqit. Pastaj Pjeter Bogdani me kryevepren e tij Ceta e Profeteve, nje nga veprat e para te shkruara ne gjuhen shqipe etj. etj.

    Lidhjen e Prizrenit nuk e shpetuan te ftuarit Abdyl Frasheri dhe delegati tjeter nga vilajeti i Janines (vetem dy delegate nga vilajeti i Janines kane marre pjese, tjeret qe te gjithe kane qene kosovare, as shkodrane nuk ka pasur sepse nuk jane lejuar nga turqit te marrin pjese) sepse keta ishin vetem dy veta.

    Kjo eshte marre nga libri Historia e Popullit Shqiptar, shkruar kryesisht nga jugore dhe nje pjese e madhe e tyre ortodokse duke filluar nga Stefanaq Pollo, Kristo Frasheri, Aleks Buda, etj.

    Kuvendi Kombëtar u hap më 10 qershor 1878. Por atë ditë në Prizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare. Mungonin delegatët e vilajetit të Shkodrës, nisjen e të cilëve e kishin penguar intrigat e valiut turk, Hysen Pashës. Po ashtu, nga vilajeti i Janinës arritën vetëm dy delegatë (njëri nga të cilët ishte Abdyl Frashëri), pasi të tjerët ishin ende në udhëtim. Nga të dhënat e derisotme dokumentare nuk ka qenë e mundur të përcaktohet lista e plotë e delegatëve, as numri i saktë i atyre që u ndodhën të pranishëm në ditën e hapjes së Kuvendit të Përgjithshëm të Lidhjes. Njihen më se 110 emra, shumica e të cilëve vinin nga vilajeti i Kosovës. Ishin këta përfaqësues të shtresave të ndryshme shoqërore, çifligarë e agallarë, tregtarë e zejtarë, klerikë e nëpunës, bajraktarë e malësorë. Kishte personalitete të shquara politike të së kaluarës, por edhe emra të rinj që po hynin në jetën politike të vendit, figura që kishin marrë pjesë në kryengritjet kundër Tanzimatit ose që kishin luftuar prej kohësh kundër ushtrive të monarkive fqinje ballkanike. Ndër figurat më të shquara që merrnin pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm njihen: Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator të Kuvendit), Abdullah pashë Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, Abdyl Frashëri etj.

    .......

    Abdyl Frasheri u zgjodh kryetar vetem per te siguruar mbeshtetje me te madhe ne jug, aty ku dyshohej me se shumti ne pranimin dhe mbeshtetjen e ketij programi.

    Ja edhe nje pjese tjeter per kryengritjen e Kosoves marre nga po i njejti liber, ku deshmohet se luften e para e filloi Kosova, bile vilajeti i vetem shqiptar qe bente lufte per clirim kunder turqve:

    Kryengritja e Kosovës e vitit 1910 ishte e para lëvizje e armatosur aq e gjerë e popullit shqiptar në fillim të shek. XX, por që mbeti në kufijtë e një vilajeti të vetëm. Veprimet e suksesshme luftarake të kryengritësve në skajin verilindor të vilajetit të Shkodrës nuk ndikuan në zgjerimin e përmasave të saj.
    Lufta e armatosur e popullit shqiptar kundër sundimit osman nuk arriti të shtrihej në një hapësirë të gjerë kombëtare as në rrafshin organizativ, as në atë politik e ushtarak.
    Madje edhe në kufijtë e vilajetit të Kosovës nuk u arrit një bashkërendim i veprimeve luftarake. Ndonëse luftuan për të përballuar marshimin e ushtrisë së komanduar nga Shefqet Turgut pasha, kryengritësit nuk arritën të organizonin një qëndresë të përgjithshme në gjithë vilajetin. Vatrat e qëndresës së shqiptarëve, siç qenë ato të Kaçanikut, të Carralevës etj., mbetën të shkëputura nga njëra-tjetra.
    Në këto dobësi ndikoi edhe mungesa e një qendre të vetme drejtuese politike e ushtarake në shkallë kombëtare ose të paktën ndërkrahinore. Përveç kësaj, pjesa më e madhe e vendit qëndroi mënjanë ngjarjeve të Kryengritjes së vitit 1910 dhe nuk u përfshi në luftën e armatosur kundër regjimit xhonturk. Shumica e veprimtarëve të klubeve atdhetare në vilajetet e Shkodrës, të Janinës dhe të Manastirit nuk ishte ende e bindur për domosdoshmërinë e luftës së armatosur. Edhe deputetët shqiptarë, duke përfshirë edhe ata më radikalët (me ndonjë përjashtim), nuk qenë të prirur në këtë kohë për të dalë nga kuadri i luftës parlamentare, ndërsa komitetet e fshehta në Jug të vendit, ndonëse ishin përkrahës të kryengritjes së armatosur, nuk ishin të përgatitur për të mbështetur me veprime të armatosura kryengritjen e Kosovës.Kryengritja u shtyp edhe për shkak se shqiptarët u ndodhën përballë një ushtrie të madhe në numër, në armatime e në pajisje luftarake dhe e drejtuar nga oficerë të zgjedhur, të stërvitur nga instruktorë të huaj.
    Kryengritja nuk pati përkrahjen e qarqeve politike të shteteve fqinje dhe të Fuqive të Mëdha që vijuan t’i përmbaheshin politikës, tashmë tradicionale, të ruajtjes së status quo-së.
    Megjithëse Kryengritja e armatosur e vitit 1910 u shtyp, qeveria turke u detyrua të bëjë ndonjë lëshim. Në vjeshtën e vitit 1910 ajo hoqi ligjin për bandat, lejoi hapjen e ndonjë shkolle shqipe, pa hequr dorë nga përpjekjet për t’i detyruar shqiptarët që të përdornin alfabetin arab, ndërpreu zbatimin e masave për çarmatimin, për rekrutimin ushtarak e për mbledhjen e taksave dhe premtoi se do të përdorte një fond të posaçëm për ndërtimin e shtëpive të djegura e të rënuara gjatë fushatave ushtarake të vitit 1910. Për të penguar një shpërthim të ri të kryengritjes në Kosovë, Porta e Lartë dërgoi atje disa komisione që u ngarkuan të qetësonin vendin duke u marrë vesh me krerët shqiptarë.

    ...

    Lexo kete e pastaj hajde futja kot ketu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 04-10-2006 më 00:54
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #154
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22
    Historine une e kam mesuar jo vetem nga historianet e epokes komuniste qe ti rendit me lart, por edhe nga Stavro Skendi nga Amerika, qe nuk la arkive te huaj pa rremuar per te hedhur sadopak drite mbi te verteten historike te popullit te tij. Lexo Albanian National Awakening, e gjen ne cdo biblioteke shkolle ne Amerike.

    Dhe mos me sill mua copeza historie me lart te shkeputura jashte kontekstit, por sille te gjithe lidhjen e temes qe te gjithe ta lexojne materialin e plote nga e ke marre:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=12839


    Po te shkeput ate pjesen qe ke harruar ta sjellesh me lart:


    E shqetësuar nga zhvillimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Porta e Lartë nuk e la fatin e politikës së saj në Shqipëri vetëm në duart e autoriteteve shtetërore të vilajeteve, por ndërhyri edhe vetë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Për këtë qëllim ajo thirri në Stamboll, në fund të majit, personalitetet më të dëgjuara të jetës politike shqiptare, si Iljaz pashë Dibrën, Ali bej Gucinë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Ahmet Koronicën, Zija Prishtinën, Mustafa pashë Vlorën, sheh Mustafa Tetovën, Vejsel bej Dinon dhe disa dhjetëra të tjerë, ndaj të cilëve ushtroi për disa ditë me radhë një trysni të fortë për t’i detyruar që t’i jepnin besëlidhjes karakterin e një organizate islamike ballkanike. Personalitetet shqiptare, që i rezistuan presionit të qeverisë osmane, Porta u përpoq t’i mbante në Stamboll me pretekste të ndryshme, për të penguar pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar. Por ata u nisën për në Prizren pa lejen e saj.
    E more vesh tani se perse kish vetem dy delegate nga jugu ne Lidhjen e Prizrenit?!

    Albo

  5. #155
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kreu i Lidhjes se Prizrenit ne ate liber:

    http://historia.shqiperia.com/rilindja/kreu_5.php

    Kreu i Kryengritja e Kosoves e vitit 1910:

    http://historia.shqiperia.com/rilindja/kreu_11.php
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #156
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ajo qe me cudit mua eshte fakti se sa pak ka ndryshuar Prizreni dhe vete mentaliteti i njerezve 1 shekull me vone!
    ???

    Kur ke qenë për herë të fundit në Prizren zotrote?!
    Apo më mirë: a ke qenë ndonjëherë në Prizren?!
    Edhe më mirë: A ke qenë edhe në shekullin e kaluar dhe tani bën krahasime?!

    Ndoshta ke ndonjë satelit privat super të ndijshëm që ty në Filadelfi (a ku je) t'i përçon përveç zhurmës së pazarit të Prizrenit edhe mendimet e njerëzve? Apo edhe ndonjë superkompjuter me 4096 procesorë të ftohur me azot të lëngët që ta shfaq grafikonin e ndryshueshmërisë së mentalitetit të njerëzve përgjatë një shekulli!

    Fenomen i rrallë je! Ncncncncnc... ky Interneti po i çmend njerëzit.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  7. #157
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Mos i trego nje permetari rilindasit, se sa rilindas i ka dhene Permeti historise, nuk i ka dhene gjithe Shqiperia se bashku. Por po te ndricoj pak mbi paditurine tende historike.
    Nuk patëm nevojë për këtë lokalizëm të tepruar.

    Hasan Prishtina, deputeti i vilajetit te Kosoves ne parlamentin turk qe e rendiste veten ne rradhet e "turqve te rinj"(xhonturqve), kur u perpoq te organizonte nje kryengritje ne 1911-1912 ne Kosove, ne menyre qe edhe Kosova ti bashkohej kryengritjeve te vilajeteve te tjera shqiptare, nuk arriti qe te fuste ne listen e kerkesave te kryengitesve gjuhen shqipe, "turqit e vjeter" konservatoret Isa Boletini e shoke, qe ishin analfabete, nuk u behej vone per gjuhen shqipe por per "gjuhen e Sulltanit".
    U knaq greku duke hedhur propagandë antishqiptare këtu në forum.Vazhdo Albo vazhdo, trego injorancën.
    Ti je shumë i vogël të flasësh për këta heronj, të jesh i bindur.
    Isa Boletini ishte ai që erdh në mbrojtje të Shqipërisë vetë i 300, apo ke harruar.

    Dhe qe te kuptosh se sa pak ka evoluar mentaliteti anadollak ne Kosove, hidhi nje sy sot atyre turqishtfolesve ne Kosove qe e kane per turp te flasin shqip, dhe krekosen duke folur turqisht ne pazarin e Prizrenit.
    Cilët janë ata turqisht folës??Sa janë ata??
    Në të njëjtën mënyrë edhe unë mund të them se jeni anadollak sepse keni një pakicë greke.A vlen kjo.
    PO ti vetëm po e trgon fytyrën tënde të vërtetë.Kosova ka përparue shumë, më shumë nga të gjitha trojet tjera shqiptare, dhe nëse kemi këtu një pakicë turke kjo nuk do të thotë se Kosova ka mentalitet anadollak.Këtu turqët janë turqë, shqipëtarët janë shqipëtarë.
    Shiko veten në çafrë dite je ardhë, po i shërben grekut, e po mundohesh të na tregosh neve se sa shqiptarë jemi.
    Të lutem Albo, ne nuk kemi nevojë për shizofreni, nëse nuk din diçka na pyet neve mer se ne këtu po jetojmë.

    Beteja e Fushe-Kosoves eshte momenti me i ndritur ne historine e Kosoves, por ate dite te shenuar tashme ne Kosove nuk e kujtojne me shqiptaret e Kosoves, qe sot mbajne fene e pushtuesit turk, e kujtojne vetem serbet qe ia dolen te ruajne te pacenuar besimin e te pareve edhe nen pushtimin turk.
    Ti i don serbët më shumë se shqipëtarët e Kosovës, këtë e kemi ditur qëmoti.

    Pasoja negative per pavaresine e vendit? Mos valle pavaresia e Kosoves varet nga zyrtarizimi i turqishtes ne Kosove apo berja e qejfit te turqve te Prizrenit?!

    E thashe edhe me lart, po ta perseris edhe ketu, nje shtet behet i pavarur jo kur vendos vulen Grupi i Kontaktit, nje shtet behet i pavarur vetem atehere kur meson te thote JO! Atehere kur dikush cenon te preki interesat kombetare jo vetem te dy milion shqiptareve ne Kosove, por te 7 milion shqiptareve ne mbare Ballkanin.
    Ti nuk je në rrjedha të ngjarjes.
    Një nga 8 standardet është kujdesi ndaj minoriteteve.Këtë duhet t'a bëjmë deshëm s'deshëm.Turqishtja është bërë gjuhë zyrtare vetëm në Prizren dhe atë si gjuhë e dytë në dokumente ose diçka ngjashëm sikur serbishtja.
    Ju nuk kini faj se duke jetuar në ekstremin jugor nuk keni pasur edhe aq shumë armiqësi me serbët.Ju jetoni në shekujt e perandorisë turke.Jetoni duke mësuar për tmerret që ka bërë Turqia.
    A e din se Çfarë ka ndodhë në luftën e Kosovës '99. Për besë ti nuk ja ke haberin se si ndodhi lufta, as nuk e din kush me kë luftoi.
    E pra gjuha serbe është zyrtare së bashku me shqipen dhe turqishten.Pse nuk po skandalizoheni me zyrtarizimin e gjuhës serbe?? Sepse jeni ortodoksë sikur ata, dhe ndjeheni vëllezër ma shkije e me grekë, ju nuk shikoni kombësinë por fenë.
    Qëllimi juaj përfundimtar është që të krijoni një Bizant të dytë në tërë Ballkanin, ai Bizant që rrënoi popullin arbën me taksa e haraçe.
    Përse qenkan prekur interesat kombëtare mer lal??Minoriteti flet gjuhën e tij dhe tungjatjeta. Ndërkombëtarët nuk pyesin për ndjenjat dhe sentimentin tënd, nuk pyesin nëse ti urren turqët ose shkijet.Ai të thotë sillu mirë me minoritete dhe kaq.

  8. #158
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Besoj se sulmet personale te tipit "shqiperi-kosove" do ja lej Albababave dhe 40 shenjtoreve te tjere te forumit qe e ndjekin nga pas, qofte keta te perjashtuar apo sikur-te-perjashtuar apo te-tjetersuar
    .
    Zotrote nuk jam duke sulmuar Shqipërinë unë, por vetëm ceka se ju atje në jug jeni më në rrezik se ne, dhe nuk keni mbetur të na qani hallin.Se neve na u është robëruar trupi këtu në Kosovë nga të huajt, kurse grupit të Albos i është robëruar shpirti.Shpirt skllavi.

  9. #159
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Jo zonjushe, e kam fjalen per besimin qe kane patur prej 1500 vjetesh dhe qe mbas asaj kohe per 500 vjet i ndryshuan raportet mbas imponimit te dhunshem. Ke ndonje problem me kete fakt apo do me duhet te te keshilloj qe te hapesh librat?
    Jo, une nuk kam asnjë problem me kete fakt, problem ke ti me faktin dhe realitetin historik dhe te tanishem, qe ben thirrje per konvertim masiv edhe pse ty nuk te takon te përzihesh ne ceshtje qe jane ta natyres personale, sic eshte religjioni, per shembull.

    Tjerat po pertoj ti komentoj edhe pse kishin nje “vlere” mjaft te madhe.


    Bajram Curri dhe Isa Boletini ishin analfabete dhe vetem analfabeti qe nuk quhet "rilindas".
    Nuk eshte asgje te jesh analfabet per shkrim-lexim, sa e rende eshte te jesh analfabet ne shpirt dhe mendje!

  10. #160
    angelfire Maska e ardit 2
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    where I wasn't before
    Postime
    31
    vazhdoni ju akoma duke u grire me njeri tjetrin.si turqit,serbet e greket kete duan.turp.

    ne gje skuptoj pse me rastin e 28 nentorit ne festen qe u organizua ne Stamboll kosovaret as nuk denjuan te griheshin ne kembe kur u kendua Hymni i Flamurit kurse kur vazhdoji himni turk me shume zell jo vetem qe u ngriten ne kembe por na filluan edhe te kendojne.
    p.s. se mos kujtoni se ju a thashe kete per tju ofenduar .

Faqja 16 prej 25 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •