Berluskoni do ta shohe Vloren nga helikopteri
Vetem 30 minuta do te qendroje kryeministri italian ne Ishullin e Sazanit. Kane shkuar dem te gjitha pergatitjet e bera ne Vlore per nje mikpritje dinjitoze. Berluskoni nuk do te shkele qytetin, madje ate nuk do ta takoje asnjeri nga kreret e pushtetit vendor. Ky eshte konfirmimi i bere nga burimet e policise lokale, qe mbetet e angazhuar maksimalisht, per sigurimin e kreut te qeverise te shtetit fqinj. 24 ore me pare, jane vene ne levizje edhe forcat e Guardias si dhe forca te tjera ushtarake te instaluara ne Vlore.
Burimet e sigurta shprehen se Berluskoni dhe kryeministri shqiptar Nano, do te kene nje takim te shkurter jo me shume se 30 minuta, kryefjala e te cilit do te jete puna dhe problemet qe dalin ne goditjen e trafikut klandestin.
Nga Sazani, 2 kreret e shteteve do te fluturojne drejt Syrit te Kalter ne Sarande, burim nga ku mendohet te furnizohet Pulja.
Kesisoj, ka marre fund pritja e gjate, qe nis nga muaji prill kur ish-Kryeministri Majko premtoi, se do te vinte ne Berluskoni do te vinet ne Vlore me 23 tetor. Tani vlonjatet ndjehen pakez te deshperuar, pavaresisht se eshte feste e gjithe Shqiperise per vleresimin qe ben nje kryeminister i fuqishem europian duke vizituar vendin tone.
Perurimi i Ures se Matit, prezent Berluskoni
Ura mbi lumin Mat do te kete nderin te perurohet nga kryeqeveritari i shtetit qe e ka financuar ate. Sipas burimeve zyrtare te Ministrise se Transporteve, sot rreth ores 10.OO, kryeministri italian do te marre pjese ne perurimin e ures mbi lumin Mat, e cila lidh superstraden Fushe-Kruje-Lezhe me qytetin e Lezhes. Kjo ure, ura tjeter mbi lumin Drin dhe segmenti i rruges Tapize-Fushe-Kruje, jane realizuar nga nje kredi e qeverise italiane prej 6 milione euro. Punimet jane kryer nga firma italiane Falcione/Rizzani de Echer. Nenshkrimi i kesaj kontrate eshte bere me 8 shtator 2000. Ka filluar te zbatohet me daten 4 qershor 2001. Aktualisht, punimet per ndertimin e ures mbi lumin Mat (643 m) kane mbaruar qe ne daten 12 tetor. Ajo perben vepren me te rendesishme dhe me bashkekohore te superstruktures rrugore ne Shqiperi gjate 20 viteve te fundit. Me perfundimin e saj, rruga Tirane-Lezhe dhe gjer ne Shkoder, shkurtohet me rreth 20 kilometra. Ndersa me mbarimin e rruges Lezhe-Shkoder shkurtohen rreth 15 kilometra te tjera. Punimet ne kete ure kane ecur sidomos pas tre inspektimeve te bera aty nga ana e Ministrit te Transporteve, Spartak Poci.
E.Nasi
© Koha Jone 2001 All Rights reserved
Krijoni Kontakt