Nje bum gazetaresk apo nje e vertete e hidhure!
Arkani ne Shkoder me Gazideden
Deklarate e forte e Ministrit te Rendit Luan Rama: Krimineli me i madh i shqiptareve dhe Ballkanit, eshte pritur ne Shqiperi nga ish shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Vizita enigmatike ne qytetin verior, e komandantit te trupave te tmerrshme paramilitare "Tigrat" ne kulmin e luftes ne Bosnje. Ne ate kohe Tirana zyrtare akuzohej per thyerje te embragos me ane te trafikut te karburanteve drejt Serbise dhe Malit te Zi
"Zheljko Raznjatovic i njohur me pseudonimin Arkani, ka ardhur ne Shqiperi ne kulmin e luftes ne ish Jugosllavi dhe eshte takuar me Shefin e Sherbimit Informativ Kombetar, Bashkim gazidede". Akuza bombe, eshte pohuar mbreme publikisht nga ministri i Rendit Luan Rama, gjate emisionit "SHQIP" ne "Top Channel". I cili duke analizuar zhvillimet e fundit per hetimin e veprimtarise se SHISH, ka kerkuar shtrirjen ne kohe dhe hapesire te veprimtarise se ketij sherbimi gjate gjithe ketyre 10- 12 viteve te fundit. Nje akuze e forte, per ish shefin e sherbimeve sekrete gjate kohes se qeverisjes se Partise Demokratike, ne diten kur Komisioni Parlamentar "Ngjela" deklaroi se perfundoi hetimin e punes dhe veprimtarise se SHISH, gjate 5 vjeteve te qeverisjes se Partise Socialiste. I perfolur prej disa kohesh ne disa qarqe, lajmi eshte bere publik per here te pare mbreme pas 7 vjetesh, nga nje prej ministrave me te rendesishem te qeverise Nano, per krahun e djathte te Sllobodan Milloshevicit. Shefi i rendit, madje ka kembengulur disa here per faktin qe lidhet me Arkanin, i njohur si nje nga kriminelet me te medhenj serb kunder shqiptareve dhe popujve te tjere te ish Jugosllavise, gjate luftrave te dekades se kaluar.
"Deklaroj me pergjegjesi te plote zyrtare dhe qytetare, se Arkani ka qene ne Shqiperi"- tha mbreme ministri i Rendit Luan Rama. Burimet e "Korrierit" prane zyrtareve me te larte te shtetit shqiptar, saktesuan mbreme edhe detaje te tjera intriguese, rreth takimeve ne Shqiperi te kryekriminelit te shqiptareve. Burimet qe nuk pranuan te identifikoheshin, saktesuan se behet fjale qe kjo vizite eshte realizuar ne vitin 1995 dhe se mendohet qe takimi eshte zhvilluar ne qytetin e Shkodres. Nje fakt i tille eshte perfolur gjeresisht ne kete periudhe ne kryeqendren e veriut te Shqiperise, por askush nuk dinte te thonte se vertet ai qe kishte vizituar qytetin e tyre ne kulmin e lulezimit te kontrabandes se naftes drejt Malit te Zi, ishte pikerisht ai: Zheljko Raznjatovic. E aq me pak,- megjithe thashethemet qe qarkulluan ne ate,- dikush mund te ishte ne gjendje te saktesonte se me ke ishte takuar bujtesi famekeq i qytetit te tyre. Por, tani pas kaq vitesh, mjergulla eshte shperndare papritur, kur nje nga zyrtaret me te larte te shtetit e ka pranuar kete fakt. Madje ministri Rama, la te kuptohej se ishte ne dijeni te plote te te gjitha provave, fakteve dhe deshmive te njerezve qe kane pergatitur, pare dhe asistuar ne kete ngjarje. Qe do te thote, se ai eshte ne dijeni te informacioneve te rezervuara,- per shkak te detyres,- ne lidhje me kete fakt. Prej shume kohesh, kishte zera qe e lidhnin kete takim me qendrimin e Arkanit edhe ne ambjentet e Hotel "Dajti" ne qender te Tiranes, ndersa disa te tjere, kane perfolur nje vizite te mundshme ne nje ambjent prane kryeqytetit.
Megjithate ajo qe vertetohet tashme zyrtarisht eshte fakti se Arkani ka qene ne shqiperi dhe eshte pritur ne nje takim te vecante nga shefi i sherbimit sekret Bashkim Gazidede. Ministri Rama tha dje se nderkohe qe per SHISH dhe ish shefin e tij Fatos Klosi ka tashme nje hetim, per SHIK dhe Gazideden nuk ka asnje veprim hetimor te organeve kopetente qe do te hidhnin drite mbi faktij nese jane ruajtur sic duhet interesat dhe sigurimi kombetar, sipas detyrave kushtetuese qe duhet te permbushi sherbimi sekret shqiptar.
Nuk dihet me saktesi data e ardhjes se Arkanit ne vitin 1995 ne shqiperi, por ajo qe dihet tashme eshte fakti se ne nentor te atij viti u firmos ne SHBA Marreveshja e Dejtonit per Paqen ne ish Jugosllavi qe i dha fund luftes ne Bosnje. Duke i dhene fund, edhe trafikut te karburanteve drejt Serbise dhe Malit te Zi, per te cilen jo rrallehere qeveria e asaj kohe u akuzua e bashke me te edhe firma ekonomike "Shqiponja" e PD.
Pasaporta e nje supekrimineli
Me emrin e Arkanit jane te lidhur te gjithe formacionet paramilitare gjate 10 viteve te luftrave ne ish Jugosllavi. Gjate luftes se Bosnjes, formacionet paramilitare "Shqiponjat e Bardha", qe drejtoheshin nga Zheljko Raznjatovic (Arkani) u organizuan nen nje armate te re private qe u emertuan Rojet Vullnetare Serbe "Tigrat". Njerezit e Arkanit ishin vete pjesetare te Ministrise se Puneve te Brendhme. Keshtu, policia e Krajines stervitej ne Lindje te Sllavonise, ku ishte pikerisht kampi i stervitjes se Arkanit. Ai organizoi ne te njejten menyre trupat paraushtarake ne Kroaci dhe pastaj edhe ne Bosnje.
Arkani akuzohet si autori i masakres ne Sllavonine Lindore ne vitin 1991. Ne kete represion u vrane 1400 muslimane. Ai e kishte kampin ne Erdut, ku deri ne vitin 1996, sipas Komitetit te Helsnkit, kaluan rreth 20.000 refugjate. Ajo qe e bente me te tmerrshem figuren e tij ishte grumbullimi rreth vetes i elementit me te inkrimuar ne Jugosllavi. Ai afroi disa nga emrat me te frikshem te botes jugosllave te krimit si Aleksandar Knezevic, Bojan Banovic, Bane Grebenarevic, Zoran Dimitrov-Zuca dhe Nebojsa Djordjevic. Keta ishin te skeduar nga organet e specializuara, si kriminele te pashpirt. Paradoksi ishte se ne vitin 1996, Arkani nuk figuronte ne listen e 75 krimineleve me te njohur nga Gjykata e Hages per Krimet ne ish Jugosllavi. Vetem ne vitin 1997, nje ekspert i Kombeve te Bashkuara e tregoi me gisht ne nje emison direkt te CNN, duke deklaruar: Ky eshte superkrimineli. Qe atehere, Interpoli e konfirmoi ate si nje nga kriminelet me te rrezikshmit dhe me te kerkuarit te Jugosllavise. Por, ai ishte i njohur dhe per shume polici te tjera neper Bote. Ne maj te vitit 1998 u rizgjodh Kryetar i partise se Unitetit Serb, pas nje votimi unanim te Asamblese se saj. Ai ishte shume i pasur ne Serbi sepse zoteronte Hotel "Jugosllavia" dhe dy kompani, nje radiostacion pervec se edhe nje klub futbolli. Per te mendohet se ka qene edhe ne Kosove ne Drenice, gjate kohes qe doli ne skene faktori UCK. Megjithate burime te partise se tij e kane hedhur gjithmone poshte. Ne 15 janar te vitit 2000, vrases-profesioniste e eliminuan figuren me te tmerrshme te luftrave te Jugosllavise, pas Milloshevicit, ne hollin e nje hoteli te Beogradit. Mbi trupin e tij u gjenden 38 gezhoja ndersa plumbat e kishin pershkuar ngado qe nga syte, koken dhe fytyren. Ai ka qene i martuar me Cecen, nje nga kengetaret me te famshme dhe te bukura te Jugosllavise. Kohet e fundit, ajo ka ftuar per nje koncert ne Beograd, kengetaren italiane me origjine shqiptare, Ana Oksa.
--------------------------------------------------------------------------------
19/10/2002
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera
Krijoni Kontakt