Spiritualiteti
Spiritualiteti nė Kishėn Orthodhokse ėshtė aktiviteti i jetės sė pėrditshme nė kungim me Perėndinė. Termi spiritualitet nuk i referohet thjesht vetėm veprimtarisė shpirtėrore tė njeriut, mendjes sė tij, zemrės dhe shpirtit, po i referohet, gjithashtu, gjithė jetės sė njeriut tė frymėzuar dhe drejtuar nga Shpirti i Perėndisė. Ēdo veprim i njė tė krishteri duhet tė jetė njė veprim shpirtėror. Ēdo mendim duhet tė jetė shpirtėror: ēdo fjalė, ēdo punė, ēdo veprim i trupit dhe ēdo veprim i personit. Kjo do tė thotė se gjithēka qė njė person mendon, thotė e bėn duhet tė frymėzohet dhe drejtohet nga Shpirti i Shenjtė, kėshtu qė vullneti i Perėndisė Atė tė mund tė pėrmbushet ashtu siē ėshtė zbuluar dhe mėsuar nga Jisu Krishti Biri i Perėndisė.
... tė gjitha t'i bėni pėr lavdinė e Perėndisė (1 Korinthianėt 10:31).
Tė bėsh gjithēka pėr lavdinė e Perėndisė ėshtė kuptimi dhe substanca e jetės pėr njė qenie njerėzore. Kjo "bėrje" ėshtė ajo ēfarė ėshtė spiritualiteti i krishterė.
Krijoni Kontakt