Mbretėria e Perėndisė

Dhurata e Perėndisė e jetės sė pėrjetshme nė Krishtin dhe Shpirtin e Shenjtė ėshtė Mbretėria e Perėndisė. Jisui e solli Mbretėrinė e Perėndisė nė botė nėpėrmjet Shpirtit nė Kishė. Jeta shpirtėrore ėshtė jetė - tani aktuale - nė Mbretėrinė e Perėndisė.

Mos ki frikė, o tufė e vogėl, sepse Atit tuaj i pėlqeu t'ju japė mbretėrinė. Shitni pasurinė tuaj dhe jepni lėmoshė! Bėni pėr vete trasta qė nuk vjetrohen, njė thesar tė pashtershėm nė qiejt, ku vjedhėsi nuk arrin dhe tenja nuk bren. Sepse atje ku ėshtė thesari juaj, atje do tė jetė edhe zemra juaj (Lluka 12:32-34).

Tė jetosh tani aktualisht nė Mbretėrinė e Perėndisė ėshtė tė jetosh i ēliruar nga mėkati dhe vdekja nė jetėn e hirshme tė Krishtit nė Kishė. Njė person qė ka vdekur te mėkati me Krishtin nė pagėzim; dhe ėshtė vulosur me dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė nė mirosje; dhe qė merr pjesė nė trupin dhe Gjakun e Krishtit nė eukaristi, ėshtė tashmė njė anėtar i Mbretėrisė sė Perėndisė.

... sepse pėrmes tij qė tė dy kemi hyrje tek Ati nėpėr njė Frymė tė vetme. Ju, pra, nuk jeni mė tė huaj, as bujtės, por bashkėqytetarė tė shenjtorėve dhe pjesėtarė tė familjes sė Perėndisė, tė ndėrtuar mbi themelin e apostujve dhe tė profetėve, duke qenė Jisu Krishti vetė guri i qoshes, mbi tė cilin gjithė ndėrtesa, e lidhur mirė, rritet pėr tė qenė njė tempull i shenjtė nė Zotin, nė tė cilin edhe ju jeni bashkėndėrtuar pėr tė qenė njė banesė e Perėndisė nė Frymė (Efesianėt 2:18-22).

Kisha ėshtė quajtur Mbretėria e Perėndisė nė tokė; dhe prania dhe fuqia e Mbretėrisė ėshtė identifikuar me banimin e Shpirtit tė Shenjtė qė banon te besimtarėt, duke sjellė tek ata praninė dhe fuqinė e Perėndisė Atė nėpėrmjet Birit tė Tij Jisu Krishtit.

Kėshtu ka thėnė Apostulli Pavėl: "Mbretėria e Perėndisė ėshtė... drejtėsi, paqe dhe gėzim nė Frymėn e Shenjtė. Sepse ai qė i shėrben Krishtit nė kėto gjėra, ėshtė i pėlqyer nga Perėndia dhe i miratuar nga njerėzit" (Romanėt 14:17-18). Edhe Shėn Grigori i Nisės (shek. 4) duke cituar traditėn mė tė hershme tė tė krishterėve thotė thjesht: "Mbretėria e Perėndisė ėshtė Shpirti i Shenjtė . . . Mbretėria e Atit dhe Vajimi i Birit." Ka qenė kuptuar gjithmonė nė traditėn shpirtėrore tė Kishės Orthodhokse, se nė masėn qė dikush ėshtė mbushur me Shpirtin e Perėndisė, nė atė masė ai ėshtė bashkuar me Krishtin dhe ėshtė nė kungim me Atin, duke u bėrė fėmija e Tij dhe njė anėtar i Mbretėrisė sė Tij. Nė kėtė kuptim ėshtė mėsimi se "pėrftimi i Shpirtit tė Shenjtė""kėrkimin nė fillim tė Mbretėrisė sė Perėndisė dhe drejtėsisė sė Tij" (Matheu 6:33) ėshtė qėllimi dhe pėrmbajtja e vetme e jetės shpirtėrore tė njeriut. Pėr kėtė, dhe vetėm pėr kėtė, njeriu ėshtė krijuar nga Perėndia.

... Ecni sipas Frymės dhe nuk do tė pėrmbushni dėshirat e mishit, sepse mishi ka dėshira kundėr Frymės, dhe Fryma ka dėshira kundėr mishit; dhe kėto janė tė kundėrta me njėra-tjetrėn, qė ju tė mos bėni ato qė dėshironi. Por nė qoftė se udhėhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nėn ligj. Dhe veprat e mishit janė tė zbuluar dhe janė: kurorėshkelja, kurvėria, ndyrėsia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqėsimi, grindjet, xhelozitė, mėritė, zėnkat, pėrēarjet, tarafet, smira, vrasjet, tė dehurit, grykėsia dhe gjėra tė ngjashme me kėto... se ata qė i bėjnė kėto gjėra nuk do tė trashėgojnė Mbretėrinė e Perėndisė (Galatianėt 5:16-21).