Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 135
  1. #21
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Duke dashur te parandaloje rreziqet eventuale nga Himara, rregjimi komunist mbylli shkollat, internoi disa familje greke dhe filloi vendosjen e familjeje nga fshtrat labe perreth.
    Si guxon dhe nxjerr kete paçavure nga goja!!! A e keni parasysh se ne ç'rruge
    te rrezikshme e fusni popullin e Bregut ?! A e dini zoteri se ajo zone eshte pjese
    e Shqiperise dhe harmonia shekullore mund te shkaterrohet brenda dites!!



    Himara kendon labçe, vajton labçe .... Himara eshte Labëri!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Skan faj keta plerat fajin e ka Berisha qe ashtu si ajo bucja qe per inat te vjeres u shk... me mullixhiun vetem qe mos ta fitonte PS bashkine e himares beri aleance me greket dhe vuri bollanon ne krye. kete akt antikombetar skemi per tja haruar kurre
    P.S. e dini qe Vasil Laci ishte nga himarra
    thua te dal ndonje trim nga himarra tja numeroj ne lule te ballit dhe saliut qe per interesa personale ja shiti vendin tek greku

  3. #23
    Wãy øf tħé Ðàwņ Maska e _Elena_
    Anëtarësuar
    06-02-2006
    Postime
    975
    Po më cudisin disa shkrime te kjo temë kshu që thash të shkruaj dhe un dicka.
    Himara ka qën dhe është e Shqipëris.
    Se flitet gjuha greke aty do të thot që jan grekër???
    Nuk janë grekër por jan Shqiptarë.
    Si ka mundësi te quhet vetëm Himara greke?? Kur fshatrat e tjerë rreth saj nuk e flasin gjuhën greke? si përshembull Vunoi, Piluri, Qeparoi, Kudhësi, Borshi etj.. apo ja morri Shqipëria Himarën grekut me vinxh?

    Ore thirrini mendjes e bëhuni krenar që jemi Shqipëtarë!!!


    Citim Postuar më parë nga RoniSotiri
    Himara kendon labçe, vajton labçe .... Himara eshte Labëri!
    Të lumtë goja zotëri!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga _Elena_ : 24-09-2006 më 21:00

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Ne Himare ka pasur shkolle greke perpara regjimit komunist. I gjithe problemi filloi me regjimin komunist qe edhe shkollat greke i mbylli edhe gjithe zonen e Himares e shpalli jominoritare ne menyre te paligjshme. Edhe kjo ka shpjegimin e vet, sepse Himara ka qene djep i nacionalizmit grek ne rajon. Nuk eshte e rastit se shumica e luftetareve dhe udheheqesve ushtarake te kryengritjes se 1914 ishin te gjithe Himarjote. Duke dashur te parandaloje rreziqet eventuale nga Himara, rregjimi komunist mbylli shkollat, internoi disa familje greke dhe filloi vendosjen e familjeje nga fshtrat labe perreth.

    Ne qofte se nuk ka grek atje atehere si e shpjegon faktin qe edhe pas 60 vjeteve pa shkolle njerezit ne Himare flasin greqisht?

    Sot nuk jemi as ne 1914, as ne 1946 dhe hapja e shkolles greke ne Himare eshte nje vendim domethenes i qeverise shqiptare. Ne te tilla raste kendohen qe te dy himnet, edhe ai shqiptar edhe ai grek, por gazetari duket se ka 'harruar' ta permendi ne menyre shume te dyshimte. Kete e vertetoj se kam qene prezent ne shume celje te viteve shkollore ne zonat e minoritetit.

    Cfare jane keto? - "Argumenta"?! Endrra me sy hapur apo deshira te shprehura me ze?!
    Udheheqesit e kryengritjes, nese ishin himariot, ishin shqiptar qe po luftonin kunder nje pushtuesi te perbashket - Turqise. Dhe kjo nuk e ben aspak Himaren djep te nacionalizmit grek, perkundrazi Greqia duhet t'i jap me shume kredite Shqiperise qe edhe kryengritjet jua kemi drejtuar ne (shqiptaret).
    Sa per faktin qe ka himariot qe kane njohuri edhe te gjuhes greke, sic edhe e kam permendur ne postimin e pare, nuk eshte ndonje cudi, sic jane edhe shume banore ne shtete te tjera europiane qe dine gjuhen e shteteve fqinje, por kjo nuk i ben ata minoritet ne shtetet perkatese.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #25
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Cobra1
    Kam lindur ne jugun eshqiperis andej kam dhe origjinen nuk me ndajne me shum se 15te minuta larg nga Himara dikur ata kan pasur dhe shkollen ne gjuhen Helene por kurr nuk kan qen minoritet se kan zotruar nje greqishte te cilen e mesuan nga tregtia qe perdornin nepermiet ujrave te Jonianit me helenet ajo nuk do te thot se ishin minoritet sot shum Shtetas Shqiptar eksiston fakti mesuan gjuhen Helene por kio nuk dote thot se keta Shtetas jan minoritar nje pakic e minoritetit grek ecila ua njohu dhe qeveria e Enver Hoxhes eshte minoritet sa per shkollat ne gjuhen etyre e kishin por chynte ketu dhe Himara. Edrejtojne ne nje qorr sokak fatkeqsi na turperuan nje shkoll Helene, toke helene, helene
    Ore Cobra1, patriotizmin lal duhet ta nisësh nga vetja jote. Gjuhë helene, shkollë helene, tokë helene, Sarandë helene, helene kjo, helene ajo ...... po nuk shkon kshu mër daj ....

    dardajan
    Nacionalizmi yne do jete Evropa duan apo sduan Greket Shqiptaret Serbet dhe Francezet .
    Ashtu lal! Me dardajanin në krye, një (ish) inteRRancionalist-komunist i transformuar në një inteRRnacionalist-europianist, nacionalizmi i shqiptarëve do të jetë Europa!

    Me bie nder mend historia jo fort e larget , helenizimi i janines. Janina me 95 % shqiptare 3 % vllehe dhe me pak se 2 % greke para jo me shume se 150 vjetesh, tani konsiderohet si qytet dhe toke greke. Dhe a e dini si filloi ky pushtim i Janines ?
    Ça thu mër ti, ça flet kështu? Kur na paskësh qenë Janina 95% shqiptare?

    Himara kendon labçe, vajton labçe .... Himara eshte Labëri!
    Himara gjeografikisht mund të jetë Labëri, por shpirtërisht ama është Eladhë.

    njemik
    Skan faj keta plerat fajin e ka Berisha qe ashtu si ajo bucja qe per inat te vjeres u shk... me mullixhiun vetem qe mos ta fitonte PS bashkine e himares beri aleance me greket dhe vuri bollanon ne krye. kete akt antikombetar skemi per tja haruar kurre
    P.S. e dini qe Vasil Laci ishte nga himarra
    thua te dal ndonje trim nga himarra tja numeroj ne lule te ballit dhe saliut qe per interesa personale ja shiti vendin tek greku
    Jo mër toç, Berisha e paska fajin! Pse e ka fajin Berisha, pse i rrëzoi nga pushteti grekofilët socialistë? Ç'nuk dëgjon (lexon) nga simpatizantët e ish-komunistëve, që tani, pas rënies nga pushteti, duan ta paraqesin veten si 'patriotë'. Or toç, nuk është faji i Saliut, por i social-komunistëve të tu. Greqizimi i Shqipërise filloi me rrebelimin greko-(labo)komunist të 1997-. Prandaj mos derdh lot krokodili nga hidherimi për një shkolle greke në Himarë.

    Edhe Vasil Laçi nuk qe nga Himara por nga Piqerasi. Pastaj, ai nuk ishte ndonjë trim, apo patriot, sic je shprehur ti, por ishte një simpatizant i Greqisë, që u rekrutua nga shërbimet greke për të kryer atentat ndaj mbretit italian Viktor Emanuelit. Ai atentatin ndaj Emanuelit e kreu jo nga ndonjë dashuri e madhe për Shqipërine, por si kundërpërgjigje për invazionin italian të Greqisë. Kjo është e vërteta për Vasil Laçin. Pse komunistët nga një agjent të greqërve (pra një grekoman), bën një patriot anti-fashist është tjetër gjë.

    Qishtu, njemik, nga një mik që të do të mirën!


    E vetmja rrugëdalje është kjo:
    O zotëri a je grek?-- Po jam.----Grrrrrrrrrrr kallashnikov në lule të ballit.
    E paske gjetur zgjidhjen ti .....
    Ndryshuar për herë të fundit nga fejer_nagy : 24-09-2006 më 23:29
    ..... klerik politikan apo politikan klerik?

  6. #26
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Sa për mendimin tim, unë jam kundër hapjes dhe funksionimit të shkollave greke në territorin e Rep. së Shqiperisë, jo vetëm atyre shtetërore por edhe atyre private. Pra kjo don të thotë që unë jam edhe kundër funksionimit të shkollave greke në ato zonat e ashtuquajtura 'minoritare' (Dropull, Vurg etj). Kjo për faktin se greqërit, për mendimin tim, nuk meritojnë të gëzojne të drejta kulturore, gjuhësore etj, në territorin e shtetit shqiptar. Arsyeja për këtë është rregulla e pashkruar e reciprocitetit. Pra, minoriteti grek në Shqipëri duhet te trajtohet ashtu siç trajtohet minoriteti shqiptar në Greqi. Dihet që Greqia s'ka treguar as respektin më të vogël ndaj elementit shqiptar mbrenda territorit të saj, duke ushtruar mbi to një fushatë të egër të asimilimit. Sidomos rasti i spastrimit etnik të krahinës së Çamërise, dhe gjenocidit mbi popullsinë çame, përjashton çdo të drejtë për pakicën greke në Shqipëri. Ishte nje gabim i madh i komunistëve që lejuan minoritarët të gëzojnë ato të drejta që gëzonin.

    Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për Himarën, nuk duhet të ushqehen iluzione te tilla se gjoja himarjotët jane shqiptarë të pastër, e ndejnë veten shqiptarë, apo se kanë vetedijë shqiptare. Ndoshta një pakicë edhe mund të ketë ndjenja dhe vetëdije shqiptare, por ama ajo është vetëm një pakicë. Pastaj, Himara ka qenë një zone ku rryma grekofile, pra rryma për 'enosis' me Eladhën, ka qenë shumë e fuqishme. Kjo ka bërë që Himara të nxjerrë nga gjiri i saj një numër të madh grekomanësh që kanë qenë njëkohësisht disa nga anti-shqiptarët më të mëdhenj. Edhe sot e kësaj dite, pas 90 vjet jetese në një shtet (nominalisht) shqiptar, shumësia e popullsisë himarojte nuk e ndjejnë veten shqiptarë, por janë shpirtërisht dhe ndërgjegjësisht të lidhur me Greqinë .....
    ..... klerik politikan apo politikan klerik?

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Te hapen shkolla ne gjuhe te huaja ne vende te ndryshme, nuk eshte ndonje gje e rralle, por te hapet nje shkolle greke ne Himare per minoritetin grek, kjo eshte nje absurditet.
    Harroje Himaren dhe historine e Himares. Harroje Shqiperine dhe Greqine dhe historine e tyre. Dhe beji ate pyetjen tjeter vetes, ate pyetjen e thjeshte qe ju e anashkaloni pasi mundoheni te shihni "shqiptarizem" aty ku nuk ka shqiptarizem.

    Kush jane ata femije qe shkojne ne ate shkolle?
    Kush jane ato familje qe i dergojne femijet e tyre ne ate shkolle?
    Kush jane keta banore te Himares qe votojne dhe kerkojne me insistim hapjen e shkolles greke atje?

    Tani ti e shume te tjere ne kete teme mund te filloni e shprehni fjale shume, patriotizem te pafund ne "mbrojtje te Himares", por harroni ate esencialen, qe per Himaren vendosin himariotet, ata fshataret e nje fshati qe jetojne ne ate fshat. Nese ata duan qe atje te hapet shkolle greke, nese ata vendosin ti dergojne femijet e tyre ne shkolle greke, nese ata hedhin valle per te festuar hapjen e shkolles greke, atehere nuk te takon as ty as mua qe te flasim se cfare shkolle duhet ti dergojne femijet e tyre fshataret e Himares. Dhe po ta shikosh me kete sy, absurditetin e gjen ne reagimin tend jo ne reagimin e himarioteve qe dergojne femijet e tyre me vetedije dhe deshire te plote ne shkolla greke.

    Absurditeti eshte qe nje fshat i humbur i Shqiperise qe numeron 100 plaka e pleq pa dhembe ne goje, te kthehet ne nje subjekt diskutimi nga njerez qe as nuk e dine ku bie Himara dhe jo me te njohin historine e saj.

    Ministria shqiptare e arsimit e dha lejen e hapjes se shkolles greke ne Himare ne menyre qe "qenet rrugace te rruges shqiptare dhe greke" te mos lehin lart e poshte per Himaren ne menyre qe edhe ata pleqte e plakat e Himares te bien ne qetesine e tyre qe e kane humbur nga zhurmuesit e Tiranes e Athines. Dhe tani qe mediat greke transmetojne hapjen e shkolles greke ne ate fshatin e humbur me emrin Himare, opinioni grek ndryshon opinion per "te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi" dhe per "qeverine e Tiranes", kurse qeveria greke dhe ministria greke e arsimit ben planet e veta per hapjen e shkollave shqipe per 600 000 shqiptaret qe banojne ne Greqi si emigrante.

    100 fshataret e Himares <<<< ===== >>>>> 600 000 emigrante shqiptare ne Greqi.

    Mua nuk me dhimbsen 100 fshataret e Himares aqsa me dhimbsen 600 000 emigrantet shqiptare qe risin femijet e tyre ne nje vend te huaj pa mundesine e mesimit te gjuhes shqipe. Jo Himara, por gjithe fshatrat minoritare ne Shqiperi le ke te kene shkollat e tyre greke per aq kohe sa qeveria greke ne bashkepunim me ministrine e arsimit shqiptar u krijon mundesi shkollimi ne gjuhen shqipe atyre emigranteve shqiptare qe jetojne atje.

    Te gjithe ata njerez qe banojne e jetojne ne Republiken e Shqiperise jane shtetas shqiptare, por kjo nuk do te thote se te gjithe shtetasit shqiptare kane kombesi shqiptare. Dhe nuk ka mentalitet me te peshtire se sa mentaliteti qe ndajne disa qe perpiqen ti bejne te gjithe shtetasit shqiptare shqiptare me zorr.

    Albo

  8. #28
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga dardajan
    Jam dakort me ty miku im por doja te dija se cfare literature do te mesohej ne ate shkolle pra nese mesohet historia e greqise dhe e ballkanit mbi cilat studime do behej mbi ato te Tanit te hauserit apo te dikujt tjeter po per gjeografine c,far studimesh do jene ? po per letersine dhe cilet heronj do tu thuren lavde dhe cilet do quhen armiq ne periudha te ndryshme.

    Pra pyetja ime eshte e thjeshte :

    A ka caktuar kushte min e arsimit mbi keto tema apo kane dore te lire te manipulojne kedo dhe kudo.

    per mendimin tim mbi keto ceshtje nuk ka asnje marrveshje dhe ju eshte lene dore e lire veprimi.

    Megjithate un mendoj se Greket jane shume injorant dhe miop politik pasi Evropa heret a vone do bashkohet edhe me ballkanin dhe ai qe ka lekun ne dore do te mund ta bej jetesen ne cdo cep te evropes por edhe ai qe nuk e ka lekun do mund te punoje kudo sipas aftesive dhe do paguhet njelloj.
    me kete dua te them se nje dite ata mijra Shqiptare ne Greqi do kene te drejtat e tyre ekonomike politike dhe kulturore pamvarsisht nga zvarritja e qeveris Greke.

    Pra lindja e nje Greqie te madhe apo Shqiperie dhe Serbie te madhe jane vetem enderra te nacionalsteve dhe te donkishoteve ne keto treva . Historia e ardhshme e kontinentit tone shkon ne nje drejtim tjeter me perparimtar dhe evolutiv se i enderrave nacionalste.

    Nacionalizmi yne do jete Evropa duan apo sduan Greket Shqiptaret Serbet dhe Francezet .

    Detyra e sejcilit prej nesh eshte te punojme studiojme dhe investojme kapitalin mendor dhe financiar ne sherbim te atdheut familjes dhe Evropes.


    E ndjej te nevojshme te kerkoj falje nese jam keqkuptuar ne postimin e mesiperm! Kjo, jo vetem per ty qe te citova, por per kedo qe e lexon dhe keqinterpreton mesazhin qe u mundova te dhuroj me ate postim. Informacioni qe u dhurua ne hapjen e temes ishte teper i shkurter dhe perciptas, gje qe, e ndjeva te panevojshme te filloja analizat e himarioteve dhe klasifikimit perkates qe ato u bejne vetes, historise se tyre dhe aspiratave qe kane. Une u fokusova vetem ne hapjen e nje shkolle greke, per nje minoritet grek ne trojet shqiptare. Hapja e nje shkolle, ku ne klasat e te ciles do studiojne nxenes greke, nuk kerrcenon aspak interesat dhe parimet tona kombetare (per mendimin tim), perkundrazi, sic e thashe me lart, eshte nje hap drejte demokracise, drejte Europes! Ne cdo shtet te botes ka shkolla shqiptare, te hapura enkas per minoritetet shqiptare neper vendet perkatese dhe ne ato shkolla detyrimisht do kendohet himni shqiptar, do mesohet historia shqiptare ashtu sic e kane nenshkruar historianet tone dhe jo sic e ka perpunuar njeri fqinj apo tjetri, me pak fjale, ajo shkolle do gatuaje mendje shqiptaresh, me zemer dhe virtyte shqiptari, e pra ne te njejten menyre, do beje shkolla greke ne Himare. Mos valle mendon ti apo dikush tjeter, qe mungesa e nje shkolle do ta beje ate minoritet grek ne Himare, me pak grek sec c'jane?! Perkundrazi, mendoj se me nje veprim te tille 'simbolik' Shqiperia, me ne krye Berishen (prej te cilit cdo dite priten gafa, pa na surprizuar aspak) mendoj se ka vepruar drejte, duke zbutur cdo acarim te panevojshem ne ate territor.

    Ajo qe me shqeteson mua, nuk eshte shkolla greke, aq sa eshte ky paniku qe shprehim ne. Eshte kjo frika e perderosur, kjo frika e mbyllur qe kemi ndaj fqinjeve, kjo me ben cudi dhe me shtyn te flas. Keto simptoma frike nuk tregojne asgje tjeter, pervec prapambetjes qe kemi karshi atij shteti, tregon pika te dobta tonat, na nxjerr te vobekte dhe vegjel, duke i krijuar nje avantazh te padukshem Greqise. Mjaft panikut! Duhet te ecim me mendje te shendoshe, nese shpresojme te konkurojme me to dhe te fitojme imunitet ndaj cdo mangesie te se kaluares...
    Te gjithe e njohim Greqine, qellimet e saj, historine mes nesh, padrejtesite dhe abuzimet qe ka bere ndaj bashkombesave tane, ama perseri mendoj qe ne vend se te fillojme e etiketojme nje shkolle si 'Kali i Trojes' duhet te analizojme te shkuaren, te hedhim hapat perpara drejte nje te ardhmeje pa te bardhe, pa komplexe dhe me koken lart. Mua me shqeteson jashtezakonisht shume fakti qe Kosova per shembull deklaron dhe vendos turqishten si gjuhe zyrtare, kjo eshte dicka qe nuk shkon ne nje truall shqiptar dhe per kete duhen vene duart ne koke, ama per nje shkolle ne Himare (per aq kohe sa nuk behen dy dhe neser tre), do flija i qete...Faktikisht, duhet te theksoj qe ne lidhje me Himaren, gjendjen aktuale dhe historine e saj, jam injorant, prandaj nuk po i hyj atij muhabeti...

    Arsyeja qe e pashe te nevojshme sqarimin e postimit tim te mesiperm, ishte nje reputacion qe kisha marr prej Tannhauser (kulmi), gje qe seriozisht me beri te kuptoj qe postimi im duhet te kete qene keqinterpretuar, duke shprehur nuanca pro-greke, nderkohe qe kur e shkrova iu referova thjeshte veprimit diplomatik te qeverise tone dhe aspak ne ndihme te gjakpiresave, te pabeseve dhe 'm'fal per shprehjen' grek! Jane popull e komb, qe prej dy vizitave te shkurtra turistike (sportive) me kombetaren me kane lene nje antipati dhe nje shije te hidhur, qe s'e prisja...

    Uroj te jem bere i qarte...

  9. #29
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Citim Postuar më parë nga Albo

    Absurditeti eshte qe nje fshat i humbur i Shqiperise qe numeron 100 plaka e pleq pa dhembe ne goje, te kthehet ne nje subjekt diskutimi nga njerez qe as nuk e dine ku bie Himara dhe jo me te njohin historine e saj.


    Albo

    S'eshte faji yne qe keta 100 pleqe pa dhembe mobilizojne gjithe mediat greke!!!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Si gjithmone ky miku im DEUS nuk len asnje vend per replika.
    Kaq frike ju ben me te vertet nje shkolle greke?

    Po ne po i pushtojme vendet fqinje ore njerez.Po femijet tane jane nxenesit me te mire neper shkolla,jane studente te perkryer qe po i degjojme zerin perdite.
    Ne Itali dhe ne Greqi akoma dhe pak e shqiptaret do te fillojne te vendosen neper administrata shteterore,por don akoma dhe pak kohe te ndodhi kjo.Gjysma e Greqise mbas 50 vjetesh do jete shqiptare dhe kjo me mbush me lumturi.Skemi çti bejme Italise qe eshte 57 milione,por edhe ketu do ja gjejme marifetin

    Ju shkoni e kapeni me nje Tannhauser,qe eshte grek,por duke ditur qe greket jane bukeshkale e nuk dine ti thurin vargje mikpritjes por dinakerise,do ja falim lapsusin.Per te gjysma e botes simbas historise na bien te jete greke.Nejse ky eshte inteligjent dhe si i tille sdi te perdori plumbin,se me fjale te na rruajne bishtin greket.Shqiptaret jane makine lufte dhe prodhimi qeniesh.Me vjen keq Tannhauser por do tju pushtojme Greqine e bukur dhe do te detyroheni te flisni shqip.Ate shkollen ne Himare do jua lejme si monument historie qe ta bashkoni me Kalin e Trojes dhe Olimpin.

    Le te hapet nje shkolle,se neser ajo shkolle sdo te kete kuptim ne Europe.
    Ata himarotet,qe duan ta quajne veten shqiptare ose grek te zgjedhin ke te duan e te marrin rrugen drejt Athines.
    Ama Himara eshte toke SHQIPTARE,se po te fusi koken greku shkon gjaku deri ne gjunje,ashtu si na kane mesuar stergjysherit tane.
    Fakti qe mua me len pa fjale eshte ai qe permendi Deus mbi gjuhen zyrtare turke per 15.000 turq qe na paskan ngelur ne Kosove.Se ndoshta keta 15.000 nuk e kane marre vesh qe ka mbaruar lufta.Mua sme rezulton qe Turqia te kete si gjuhe zyrtare shqipen,edhe pse atje jetojne shume me teper shqiptare.
    Apo thuaj jemi ne rreckamanet e momentit e o burra se me nje dy leksh te qelbur i bleme.
    Duhet ta heqim kompleksin e inferioritetit o njerez.Eshte normale qe varferia te ben me komplekse por dielli yne shume shpejt do te ndriçoje.
    Kush po ja ..... me grek,me turq,me arab e me serb.Asnjeri sna e don te miren.Por te perveshim menget e te behemi jerez ne rradhe te pare.Sna e ka fajin njeri qe ne jemi bere ujq,jemi bere njerez gjakpires shqiptari me shqiptarin.

    Hajd pra njerez me kembe te mbare javen e mos ja vini mendjen Tannhauzit se ai po e kryen misionin e vet.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Minoriteti grek në Himarë falënderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  2. Nikolas Geixh, vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Himare: Votimet perfundojne, arrestimet fillojne
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-11-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •