Ne Shqiperi nuk gjen as minoritet amerikan, as minoritet francez, por gjen minoritet grek, turk, malazez, rom, vlleh... Nuk ka vend te besh krahasime me kolegje dhe shkolla qe mbahen me leke nga qeverite e vendeve perkatese per te ndihmuar minoritetin e tyre ne Shqiperi, me shkolla qe hapen nga amerikane e franceze.Ata jane femije shqiptar qe vine nga familje shqiptare dhe fakti qe mund te shkojne ne nje shkolle greke, nuk i ben minoritar. Ashtu si qindra shqiptar te tjere qe shkojne ne kolegjin turk, amerikan, francez...etj, nuk quhen as turq, as amerikan, francez etj.
Nese Rrexhep Mejdani e dergon femijen e vete ne kolegjin turk ne Tirane, kur shume mire mund ta dergonte ne nje kolegj amerikan, italian apo francez ne Perendim, per ty kjo mund te mos kete rendesi, per mua flet me plot goje. Une nuk i gjykoj njerezit nga fjalet qe nxjerrin nga goja, une i gjykoj njerezit nga zgjedhjet dhe qendrimet qe mbajne.
Ai prind qe e shkollon femijen ne gjuhen greke apo turke, e bene kete gje me vetedije te plote dhe me liri te plote. Pasi tek e fundit, si kolegji turk si shkolla greke jane hapur jo per "shqiptaret", jane hapur per "femijet e minoritareve".
Mund te kete mes tyre prinder qe nuk jane minoritare por i dergojne femijet e tyre ne te tilla shkolla?
Sigurisht qe ka, por kjo nuk i ben ata shqiptare te vetedijshem, vetem sa deshmon se sa e vleresojne ata si prinder tek femija e tyre ushqimin e identitetit kombetar shqiptar qe fillon me ate elementarin, arsimin ne gjuhen shqipe.
Himara eshte nje cope toke dhe toka nuk ka se si te jete "minoritet" edhe sikur te doje te jete e tille. Ata fshataret e Himares qe zgjedhin ti dergojne femijet e tyre ne shkollen greke me ngulm, ata jane minoritare greke, te pelqen apo nuk te pelqen ty dhe mua. Absurde jane insistmi i shume prej jush qe te beni shqiptare ata qe ua thone me plot goje dhe me gojen e tyre qe nuk jane shqiptare por minoritare greke ne toke shqiptare!!! Une nuk e di se cfare duhet ta bejne ata minoritaret e Himares me shume se kaq qe edhe ju te kuptoni se ata jane minoritare e jo shqiptare autoktone.Sigurisht qe ne Shqiperi ka minoritete, por Himara nuk eshte minoritet grek.
Problemi nuk eshte tek minoritaret greke ne Himare, problemi eshte ne mendjet tuaja qe jetoni me iluzione te trasheguara se te gjithe shtetasit shqiptare jane shqiptare autoktone. Nuk eshte krim te jesh minoritar, krim eshte ti mohosh tjetrit identitetin e tij kombetar.
Eshte njesoj si ata njerezit me te cilet une punoj te mblidhen e te me thone ne korr qe une nuk jam shqiptar ne mes te Amerikes, por jam amerikan si ata!!!
Krijoni Kontakt