Për mendimin tim gjendja është shumë e rëndë dhe mund të ketë pasoja.
Por mendoj se nuk ia vlen të përsërisim gjëra që i kemi thënë 100 herë.
As të merremi me këtë Tan Kishotin e forumit.
Unë kam një propozim konkret:
t'u bëjmë thirrje partive politike në Shqipëri, veçanërisht PD-së dhe PS-së që të të MOS BËJNË ALEANCË ZGJEDHORE ME PBDNJ në zgjedhjet e ardhëshme lokale.
Pse e them këtë?
Sepse ngjarjet sot në Himarë kanë të bëjnë shumë me faktin se pushteti lokal në Himarë është në duart e PBDNJ-së (prej nga vjen Vasil Bollano, kryetari i bashkisë Himarë). Dhe PBDNJ ka fituar në zgjedhjet lokale të vitit 2003 me votat e PD-së dhe PR-së : në fakt PD nuk paraqiti kandidat dhe e la zonë të lirë Himarën si rezultat i një marrëveshje elektorale me PBDNJ.
Jo vetëm PD por edhe PS ka bashkëpunuar me PBDNJ duke bërë marrëveshje elektorale që kanë patur pasoja shumë të dëmshme për Shqipërinë.
Sa për dijeni PBDNJ ka fituar me 56% të votave në vitin 2003.
Nëse as PD e as PS nuk bën aleancë me PBDNJ në Himarë për zgjedhjet e ardhëshme lokale, PBDNJ nuk fiton në Himarë. Dhe nëse nuk fiton PBDNj mund të evitohen shumë gjëra si këto që po shikojmë sot.
Prandaj ju ftoj të gjithëve, pa marrë parasysh bindjet politike, të bëjmë një thirrje apo peticon drejtuar partive politike shqiptare dhe në radhë të parë PD-së dhe PS-së duke iu kërkuar që të mos bëjnë aleancë me PBDNj në Himarë dhe për t'iu kujtuar se lufta politike nuk duhet të prekë interesat kombëtare.
ps. nëse, Albo e fshin këtë mesazh dhe nuk mund të vazhdojmë më në këtë forum, mund të më kontaktoni në adresën e emailit: xmeco@yahoo.com
Krijoni Kontakt