Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 135
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Shkolla greke ne himare eshte nje shkelje e kushtetutes e ligjeve shqiptare ne fuqi,qeveria e meparshme qe se hapi e shpjegoi qarte, kjo u hap veten nga matrapazlleqet e blerjet politike sic dihet ne zgjedhjet e 3 korrikitu PD e PDNJshit.

    Himara ka shkolle e seshte pa shkolle.Kjo nuk eshte shkolle kjo eshte nje pjese e planeve shoviniste per elenizim e greqizim te jugut te shqiperise, qe thuhen hapur.

    Ne e kemi diskutuar gjere e gjate problemin e Himares e ka tema te gjera te ky forum.
    Madje ne Himare eshte hapur dhe shkolla e pare shqipe disa shekuj me pare nga nje mision katolik.

    Per fat te mire per Himaren ka dokumente pa fund ne Vatikan, se ajo qe administruar e lidhur me te per kohe te gjata gjate pushtimit turk.
    Greket pasi ben shetit e tyre u perpoqen qe te greqizonin zonen me shkolla e gjithcka e qe atehere filloi kjo gje.

    E sic na i fakton dhe ky ekstremisti grek ne forum, do thone cdo genjeshter e do blejne cdo njeri per te realizuar endrat ekstreme shoviniste.Dhe Himara eshte nje nga qellimet e shovinisteve grek, e me keq problemi eshte hapur pas viteve 2000 nga ata.

    Himara eshte shqiptare e nuk ka diskutim.

    Nuk ka minoritet aty.


    Himariotet [ e jo Tan greku] i njohin familjet nje per nje ne himare e nga e kane origjinen.
    E jo genjeshtar si ky ne forum, por dhe historian grek e kane veshtire te bejne debate.
    Per genjeshtra e llafe boshe shoviniste keto jane retorika te kota qe mund te bej cdo shovinizem per tu imponuar vendit tjeter kur vendi i tij eshte me i forte, e dihet ne histori keto gjera jane me rradhe.

    Argument nuk eshte pse banor te asaj zone dine greqisht, po sic dihet qe nga ninullat te kenget ne dasma e vdekje i kane shqip, e nga me te vjetrat burimore.
    E as nga ata 30 nxenes te blere nga me gjithe ato pesione qe japin ne himare apo ne blerje e shume te tjereve qe jetojne ne greqi.

    Plus eshte aq publike, sa qe nuk fshihet dielli me shosh, ky problem u nxit nga qarqet greke, ne greqi e ne deputet ne parlamentin europian, nga emigratet peng shqiptar ne greqi qe i sjellin me autobuz ne Himare te votojne per krytarin e bashkise???!! qe nuk jetojne aty, e kjo pas viteve 2000.
    Pra nuk qe fare nje kerkes e levizje e banoreve te himares po nje investim i madh nga greqia e qarqet shoviniste aty.

    Tani ata jane shtet me i forte e ne BE e perpiqen te imponohen fusin planet shoviniste ne veprim, ne vend te benin te kunderten te forconin miqesine, se Shqiperia jo vetem eshte nje shtet shume i vogel po greket kane mare toka shqiptare sa kane dashur nga Arta Cameri Janina Konica etj, e ne nje fare menyre ky realitet qe eshte ata jane te fituar.

    Duan me shume le te mbajne konflikte te hapura midis shqiptareve e grekerve e te investojne ne planet shoviniste te 'vorio epirit' e shkollat rekrute greke ne Korce Himare etj.Te paret qe do humbin nga keto gjera do jene Tani me shoke , minoritaret e shqiperise, se deri tani kemi pasur nje bashkejetese te mire e po duan ta prishin se mendojne se greqia eshte e forte,ne keto momente,qejf te kene.

    Edhe ajo deshira e madhe e Tanit,per te luftuar shqiperine, e mbrojtur planet shoviniste te 'vorio epirit',e si qytetar shqiptar te luftoj me cdo gje kundra shqiperise, qe nuk eshte e tije, po eshte ajo politika shoviniste greke e 'vorio epirit' qe eshte dhe pjese e politikave te qeverise greke, fatkeqesisht ne cdo gje ndaj shqiperise,qe shtyn e motivon keta, e vetmja gje qe do harine ne fund, do humbin dhe ato qe kane, se ketu te con pangopesia.

    Tani edhe pse eshte shtetas shqiptar, po lufton shqiperine ne cdo gje, duke na lene ne te kuptojme shume gjera, e duke prishur ate miqesi qe minoriteti mbante e qe krijonte nje bashkejetese te mire me shqiptaret e shqiperine, qe qe nje tradite mire dhe e zgjuar e tyre.

    Per fat te keq, edhe per faj te shtetit shqiptar, me demokracine, gjithe drejtimi i minoritetit ka vajte ne doren e veglave te qarqeve shoviniste greke , qe duan ti perdorin per planet e tyre per jugun e shqiperise, e jo sic ka qene me pare kur shume njerez te zgjuar nga minoriteti nuk donin te binin pre e ekstremisteve te momentit, e kur te nderote balanca e fuqive ata do ishin viktimat e para.

    Veglat kuptohet perdoren e hidhen poshte, e kane fuqi nga dora qe i shtyne, e kur i mbaron perdorimi o kur balanca ndryshon ku do vene.

    Edhe keto dhurat qe politika shqiptare u ben veglave politike te qarqeve shoviniste ne greqi, vetem sa motivon e shperblem keto qarqe ne Athine e justifikon e forcon ato aty, se dihet ka ne greqi shume ne politike qe duan te meren me pune e mireqenie e fqinjesi te mire, e jo me plane shoviniste, po kur qeveria e politika shqiptare , i jep nje kocke egeresirave shoviniste veten u shton oreksin atyre e i mban gjalle.

    Shiko me Maqendonin nje gjysem shtet e i ndare ne gjysem e beri politiken greke zap, e tha jo qe ne fillim e nuk motivoi asnje casht mendime te tjera po ti bente leshime greqise.

    Politika jone qore,e qe shikon nje karrike vetem te 'Blloku', me keto dhurata qe ju ben planeve shoviniste per 'Vorio Epirin' jo vetem, nuk ju mbyll gojen grekeve sic tha nje ketu, po ju hap oreksin, i motivon per te ecur ne linjat shoviniste e konfliktuale qe ne ballkan dihen ca kane dhene ne te kaluaren.




    PS : Eshte per te qeshur , kur qe problemi Cam, Tani na ka bere avokatine pse greket i zbuan Camet se bashkepunuan me armikun, kundra Greqise, dhe e meritonin te zboheshin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 28-09-2006 më 11:30
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  2. #92
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un do te pergjigjem perseri edhe pse ne pergjigjen tende shof nje mllef mesjetar tipik. Mos ki merak se e kam hasur me tipa me te ngurte se ty dhe neper debate ja kam thyer hundet me fakte jo me pallavra.

    Tani ti kerkon te drejten historike apo jo ?
    Meqe ti kerkon te drejten historike, atehere Historia duhet paraqitur ashtu sic duhet. Le ta lejme menjane Pellazgjine, qe faktikisht eshte ORIGJINA JONE LEGJITIME jo se ashtu me do ***** mua, por sepse ashtu thone dhe arkivat e vatikanit, ato turke, dhe ato qe mbani ju atje....... se sdua te zgjatem me teper. Per te mos permendur popullin arberesh.

    Tani ti me kercenon mua si nacionalist, neperke dhe se Janina nuk na paska qene kurre nje kryeqytet i shqiperise. Se cfare eshte Janina tani, te gjithe e dime, por te mohosh nje fakt te tille qe e gjen ne te gjitha revistat aktuale te kohes, eshte nje qelbersinllik qe vetem ti mund te besh. Me cfare morali kerkon te drejte historike ti, kur ti mohon dhe historine me te vonshme. Jo ore qelbash, une Pellazg jam e do mbetem, ashtu sic i ka dhe origjinat kombi im, sepse ne ate emer, po sipas dokumentave ne jemi ngritur kundra anadollakeve, nderkohe qe prifterinjte e juaj vinin e helmonin token dhe njerezit tane.

    Shqiperia nuk ka kerku territore qe nuk i takojne, me thua ti nje rast ku ne si institucion kemi bere thirrje qe shtetet e tjera te ndryshojne emertime apo per territore... asnje ?

    Ti e para punes nuk je Himarjot, dhe nuk e kuptoj se kush te ka vene ty ne krye te vendosesh se cfare jane Himarjotet. Sipas dokumentave te Vatikanit ne Himare eshte hap shkolla e pare Shqipe.... siduket, do i kete rene KOZMAI me kazem kur erdhi perderisa eshte katandisur Himara e gjore ne nje grumbull germallash e pleqsh. NUK ESHTE RASTESI QE KOZMAI KERKONTE TE HAPTE SHKOLLE PIKERISHT NE HIMARE... por lidhjet historike fatkeqsisht ne gjithmone i kemi vone, por shpresoj qe kurre me vone se sa duhet. Ju beni politike pensionesh e varrezash, por kete gje, megjithate as sa ajo nuk vlen, e ka marre vesh gjithe EUROPA. Ne shqiptaret jemi koshient qe nese ndodh me te vertete dicka atje, pra ndryshim kufijsh ose dicka tjeter madhore nuk do ndodhi se Himara apo Saranda apo dicka tjeter eshte Greke, por se K|_|rva e vjeter edhe kesaj rradhe morri anen e bijeve te adoptuar duke qene se baballarin tuj e keni vra me kohe, e tani po i hani dhe kockat.

    Edhe sa per leberit e ardhur, duket se sa e din historine e Himares ti. Himarjotet i perkasin krahines se laberise e para punes. Dhe e dyta nuk jane Leberit(dmth leberit qe ti i identifikon si vlonjate) qe kane ardhur ne Himare, perkundrazi jane Himarjotet qe kane vajtur ne qytet. Ata qe kan zbrit nga malet jane pikerisht keta fshatare pa brek ne byth dhe pa moral qe sot hiqen si Greket. Mos e kthe historine e krahines time verdalle .

    Ky eshte postimi im i fundit ne ket teme dhe forum ne pergjithesi, duke qene se nuk komandojne njerez me integritet por plehra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 28-09-2006 më 15:24
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Si nuk e kupton njeri qe strumbullari i gjithe kesaj pune eshte qe bashkine e Himares e kontrollon PBDNJ?
    Si nuk e kupton njeri qe Greqise po ia japin Himaren me doren e tyre partite politike shqiptare?
    Si nuk e kupton njeri qe te keqen e kemi perbrenda?
    Harrojeni te pakten vetem per kete çeshtje militantizmin!!!
    Mos u beni bashkefajtore ne kete tragjedi kombetare!!!!
    I duhet kerkuar PD-se dhe PS-se te mos bejne aleance zgjedhore me PBDNJ-ne!!!
    Eshte e vetmja zgjidhje!!!
    E drejta vonon, por nuk harron!

  4. #94
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Agapite qirie Tani

    Pas profesioneve te arkeologeve,historianeve,pocareve,verej ne shkrimet e tua ne kete teme te hapjes se shkolles greke ne Himare edhe nje tjetr lloj talenti,ate te pelivanit...............Pa pike dyshimi,hapja e kesaj shkolle nuk shtrihet vec mbi deshirat dhe perpjekjet e Hristodullo-Psomiadheve-Karoleve,tu japin mundesine minoritetit te flasi gjuhen amtare,por vec filli i nje katraure me nje plan sa realist aq dhe imagjinar,ate te rreshtave te stershkruajtura neper pacavure gazeta dhe libra te ndryshen se Vorio-Epiri na u shtrika deri ne Shkumbin.
    Ju kemi ndihmuar shume edhe ne,pasi te mbijetoje mes mizerjes,mosmikpritjes,racizmit grek gjysma e emigranteve u bene Jorgo,Jani,Andrea,Vasiler.

    Sharlanatizmi i eproreve te tu qendron ne faktet flagrante se Pirron e panjohur neper autobuset dhe rruget e Athines e quanit nje cope shqiptar Himarre,ndersa me vone to Leondari tis Xemaras,o elinaras..............
    Po edhe korcen,djepin e kultures shqiptare,vendin e bekuar te shkolles se pare shqipe ne nje kohe kur anadollaket e stambollit,dhe stergjysherit e tu na mohonin vete shqipen ne token tone,e keni bere tuajen.
    Edhe Delvina e juaja eshte,edhe Agjio Saranda,edhe Argjirokastro,ku i dihet atje ne bodrumet e sillogjeve te tua ne Stadiu apo Akadimias,ja merrni ndonjehere shtruar asaj kenges se vjeter............."Tepeleni,Tepeleni,pali elliniki tha yenis"
    Ju qe kerkoni shkolla per minoritaret tuaj,helmonit dhe vrisnit mesonjesit tane ,ne token tone,dikur...........por faji nuk eshte i juaji,eshte i derdimeneve qe na qeverisn,pasi cmimin per te shkuar drejt Europes ja kane lene ta paguaje historia jone e pergjakur,shume here nga stergjysherit e tu.
    Dhe sic po vine punet cmimi qenka vertet i shtrenjte.
    Vec nje gje te dish,Himarra dhe koplet bregu,jane shqiptare,dielli yne i ngroh,edhe kaltersine deti nga qielli yne e ka marre,dhe do te duhen me teper se 200 burra nga ata te Leonidhes nese do guxoni nje dite ta shkelni e ta quani Hellas.

    Doja te dija,cfare shkruhet brenda zemres tende jo ne pacavuro-kartat qe te kane pajisur Simito-Karamalite.............Grek apo Vorio-Epiriot?
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Kush vdiq or leci dhe te vune ty perfaqesues te gjithe shqiptareve. Se tek ky postim me larte nuk merr mundimin te shprehesh mendim per veten por e kalove veten si shqiptari i mesem qe mund te shprehet per gjithcka. Ja te kapemi me disa mite qe mbizoterojne tek shqiptaret si pune e lecit.

    Na thote leci se greket jane bukeshkale. Ku bazohet per kete pohim? Nje Zot e di. Ne greket e minoritetit? Po greket e minoritetit kane ndare te njejtin fat me shqiptaret dhe kane dhene maksimumin e perpjekjeve te tyre per zhvillimin e Shqiperise. I ka harruar Shqiperia Lefter Talon, Thodhori Mastora, Teli Ndini? JO! Por leci qe akoma nuk i kishin zbritur k.... kur keta vdiqen per Shqiperine, me sa duket i ka harruar.

    Pra leci me sa duket e ka fjalen per greke te tjere, qe i njeh imagjinata e tij dhe te ciles i bejme thirje te na i tregoje.

    Na thote leci se greket i thurin vargje dinakerise dhe jo mikepritjes. Ku ndodh kjo, le te na thote leci, literalisht apo metaforikisht. Se ne qofte se nuk jane mikeprites greket atehere ne Greqi nuk do kishte nje milion emigrante ku me shume se gjysma jane shqiptare. Mikepritja greke perkundrazi, z. leci, eshte nga me te kenduarat ne Greqi, qe ne lashtesi (Ksenios Zeus) deri ne ditet e sotme.

    Madje une do thoshja se kjo qe thote leci me poshte eshte dinakeri, nga ajo dinakeri me nje doze naiviteti:

    Po te pergjigjem me pak rrjeshta sepse ti nuk meriton vemendjen time.
    Ti dhe te gjithe ata qe mbrojne interesat e grekut ne dem te vellezerve te mij shqiptare,jeni bukeshkale.
    Mos na derdellit fort per greket sepse i njohimte gjithe kush jane.Nuk do harxhoj asnje grimce te kohes time per ty marre me ty.
    Kjo qe ti na perrallos ne shkrimet e tua shumengjyreshe duhet ti bashkohet tregimeve te humorit dhe quhet propagande greke ne FORUMIN SHQIPTAR.Dhe si e tille sduhet te kete vend ne kete forum.
    Falenderoj Zotin qe me beri shqiptar te mesem e jo grek inteligjent si puna jote.
    Ik tani merr kallashin e shko mbro kufirin se ta thashe çfare do pesoni nga kokeshkretet shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga leci : 28-09-2006 më 14:34
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Si nuk e kupton njeri qe strumbullari i gjithe kesaj pune eshte qe bashkine e Himares e kontrollon PBDNJ?
    Si nuk e kupton njeri qe Greqise po ia japin Himaren me doren e tyre partite politike shqiptare?
    Si nuk e kupton njeri qe te keqen e kemi perbrenda?
    Harrojeni te pakten vetem per kete çeshtje militantizmin!!!
    Mos u beni bashkefajtore ne kete tragjedi kombetare!!!!
    I duhet kerkuar PD-se dhe PS-se te mos bejne aleance zgjedhore me PBDNJ-ne!!!
    Eshte e vetmja zgjidhje!!!
    PBDNJshi edhe tani nuk ka shumicen e keshillit bashkiak ne Himare.

    Himara nuk ka grek, se po te kishte shteti do kishte hapur shkolle si ne Dropull, shteterore,[Grek si ky tani qe eshte qytetar shqiptar po ka kombesine greke ne pashaporte.]aq me teper tani qe jane dhe standartet e BEse, edhe kjo qe u hap , eshte private, edhe kjo e paligjshme sipas regullave..

    Pastaj po qe ca jane himariotet, kete e dine ata ne te pakten 400 vjetet e fundit, me familje nje per nje, qe jane shqiptar, e ske nevoj per gje.

    Greqishtja qe eshte fole aty ta ka thene Petro Marko pse, e himariot te tjere, e arsyeja kryesore eshte politika e grekut me qe nga krijimi i shtetit te tije, e gjitha ajo per greqizimin e zones , qe kemi gjurme te kesaj sot.E ne po instalojme mekanizem te njejte aty qe te mbjell greqine ne shqiperi me shkolla rekrutimi e ckombetarizimi, me pesione e pagesa plus ne paga, me politiken ePBDNJshit e klaneve greke, me rekrutime emigrantesh shqiptar qe jetojne ne greqi e jane te varur nga ajo etj.

    Po te qe per te blere njerez me paga , pesione, para e me emigrant te kapur peng ne greqi, ne himare jo greke ben po dhe kinez , korean e zezake po te qe ndonje qeveri nga azia e afrika te thoshte se Himara eshte afrikane o aziatike, plus dihet ne cdo vend ka nje pjese popullsie qe shiten e blihen lehte, po shtetet kane ligje e i zbatojne, qe ne shqiperi shkelen e nuk zbatohen hapur.

    Greqia vete nuk njeh asnje minoritet ne greqi qe egziston, e dihet sa ka pasur ajo brenda saj sllav, turq arab arumun shqiptar, po beri politika asimilimi.

    Himara nga 1990 ne 2000 as qe problem fare, qarqet greke veten e bene probleme investuan ne te pas 2000shit.
    Marja e Bashkise ne PBDNJshi e gjithe investimi i klaneve ekstreme solli kete......e aspak banoret e qytetit qe nuk i kishim degjuar fare per keto gjera....vetem klanet ekstreme greke nga athina etj, e ata qe sjellin nga greqia te votojne, e parate qe paguajn pa mase aty.

    E me gjithe keto donin kualicion prape te fitonin Himaren.

    Qeverite tona, duke i plotesuar kerkesat e klaneve ekstreme ne greqi, thjesht motivojne ato e ushqejne ato, te vazhdojne politkat e 'vorio epirit', e forcojne ato ne qeverine greke, se dhe ne greqi ka shume politikan nuk duan te meren me keto, po kur qeveritaret tane qe shesin cdo gje, u bejne leshime ekstremisteve grek kjo eshte motivim per ta e jetegjatesi e forcim ne politiken greke, e forcojme ne ekstremizmin.
    Kuptohet ka klane e individe ne greqi qe do krijojne karriera organizata e mbledhin fonde per keto idera shoviniste e per protagonizem, po kur ne i shperblemje, si ne Himare, i mbajme gjalle.
    E nuk e mbyllin gojen, po neser do kerkojne Gjirokastren, Permetin , Korcen e gjithe jugun, e keto klane ekstreme do ndyjne mardheniet midis vendeve e mendien e shume njerezve, si ky Tani ketu, e do krijone nje klime armiqesore e kunder zhvillimit te mardhenieve normale.

    Se greku Himaren e Jugun nuk e mori kur kishte ushtrite aty e ne nuk ishim bere si shtet akoma, e kufite i kishim te hapur, jo sot mbas 100 vjetesh shtet shqiptar ne gjithe politiken globale, Kosove te pavarur e faktori shqiptar ne ballkan teper i forte.
    Edhe qeverisja ne shqiperi do ndryshoj .

    Keto klane , e njerezit e infektuar nga ideologjite e tyre primitive, qe kane sjell kaq vuajtje ne ballkan, do helmojne mardheniet midis vendeve , se nuk eshte ne doren e tyre as edhe nje gje, ato gjejne hapesira e mbijetojne po nuk e kane ato boten ne dore.

    Per bashkine e Himares, PD qe ka bazen nacionaliste, e ma sa shihet rezit te bej prap kualicion me PBDNJshin, pasi sic shihet qarte Saliu nga qe kapitalin politik qe mori ne 1992 e komsumoi per budalleqe e sot qe mori qeverine nuk ka fare,e madje ka ngarkesa negative nga e kaluara qe e kufizojne e nuk e bejne te jete i pavarur, e keshtu sic eshte greket e kane blere e ai karriken e ata marin cdo gje.
    Pazar te tille edhe politikani me matrapaz ne bote nuk ta ben, thjesh per pazar se i jep tjetrit gjithcka.
    Psh Iliri Meta u tha jo dhe pike, e qe i ri e nuk kishin ku ta kapnin.

    PDja me keto qe ben, do humbi bazen e saj nacionalisite e mekanizmi i demokracise do veproje, kur te shikojne se nuk do ta mbaj ne pushtet vota e grekerve , QE EDHE KUR I BEN FAVORE NUK E DUAN, po e shqiptareve qe kishte 8 vjet me Mero Baze e kompani qe u shpjegonte 'Komplotin greko-komunist', per te mbuluar deshtimin e tij ne pushtet.
    Sala lufton veten per kariken e tij, si Esat Pasha qe u dorezoi Janinen grekerve pa lufte.
    Problemi se keto favore ne Himare jo vetem nuk i kane ngopur greket po do shikoni u kane shtuar oreksin, nga nga nje problem qe nuk egzistonte ne 1990-2000 tani u hapen deren konflikteve .

    Shqiperia do ringjallet prape e do dali nga ky mocal politik qe ka rene qe ka dhe kosto ekonomike te madhe, per cdo qytetar shqiptar.E greqia eshte nje nga shtetet qe investon me shume ta mbaj shqiperine ne kete mocal, e nje here blen Nanon e kur forcohet ky blen Berishen.E shqiptaret e paguajn me jeten e tyre kete destabilitet ekonomik e politik, e klanet ekstreme investojne per kete.

    PDja po beri kualicion prape ne Himare, me pazare qe vetem politikanet idjot i bejne, se edhe me matrapzi nuk ben pazare te tilla aq fituse per nje pale e zero e me bela per te jeten per tjetren, PDja pra do humbi ne gjithe vendin bazen e saj e do ti hyj ciklit te fundit te saj, se tani eshte nje parti personale e Sales e karrigia e tij e kaq.

    Ekstremistet grek thjesht do ngjallin nacionalizmin shqiptar, e nga puna se duan Himaren, do rezikojne dhe minoritetin real qe kishin ne shqiperi.

    Problemi eshte se kjo qeveri, me shkollen ne Himare, e shume politika pro greke, antikombetare [qe eshte e djathte e duhet te qe kombetare, e ekulibronte klanet ekstreme qe i bejne presion edhe qeverise se djathte ne Athine se keshtu punon ekulibri politik], kjo do humbi bazen e do filloj procesi i lindjes se nje politike te re ne shqiperi, qe duhet te shkeputet nga kjo politike deshtake 15 vjecare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 28-09-2006 më 14:48
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  7. #97
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Ne te vertete nuk eshte fati im i keq, eshte fati yt i mire qe nuk ishe ne moshe madhore te perjetoje psikozat e komunizmit. Kjo nuk do te thote se nuk egzistonte. Por i lexove librat shkollore dhe mesove qe Shqiperia rrethohet nga armiqe.

    Një fjalë e urtë e Zotit tonë thotë: Budallait përgjigjiu sipas budallallëkut të tij. Ti me sa duket që të kuptosh duhet që dikush të të flasë me gjuhën tënde. Me sa duket ka qenë fati im i mirë ose më mirë Perëndia më ka mbrojtur që nuk jam ushqyer më këtë psikozë të Enver Hoxhës. Me sa duket ty të paska lënë trauma të mëdha. Është e vërtetë që e kam lexuar në librat shkollorë dhe përballimi me jetën më bëri të kuptoj se ajo që mësova dhe lexova ishte e vërtetë. E keqja është se këta armiq me ty në krye nuk pushojnë së dërdëllituri për Shqipërinë dhe duke e lakmuar me çdo mënyrë.




    Me kete pohim ti e vendos Greqine nje shkalle me poshte nga c’eshte vertete ne nivelin e modernizimit. Por Greqia eshte nje shtet post-modern qe eshte pjesemarrese ne organizata mbi-nacionale (si BE) dhe qe problemet e saj i zgjidh me dialog dhe marreveshje. Duke e konsideruar Greqine si nje armik potencial te Shqiperise qe ka synime (territoriale) kunder saj ti ushqen nacionalizmin e vet, sepse ky nacionalizem nuk do egzistonte po nuk mendoje keshtu. Me nje fjale ty te leverdis qe te mendosh se Greqia ka synime kunder Shqiperise dhe jo vete greqine.


    Ku jeton ti? Në ndonjë shpellë brenda në Akropol? Kujt i flet ti për Greqinë e modernizuar? Ke ngatërruar person. Marrja pjesë në organizata të ndryshme nuk e bën atë të jetë në një pozicion kaq të lartë sa ti qenke mahnitur. Greqia është vendi i fundit që do të mund të pretendonte për pozitë të lartë midis vendeve të tjera Europiane. E gjithë Europa e di se çfarë plehrë është Greqia dhe ku po katandiset me ecjen që ka. Ti flet për grekërit? Për dialog? Më bëre të qesh. Grekërit tani të flasin sikur të kanë mik për kokë dhe sa kthen krahët ta kanë bërë gropën. Për cilat probleme flet? Që nuk është e zonja të ndalojë Turqinë apo ti japë fund problemit të Qipros? Me që je i gjejdisur, ke shkuar ndonjëherë në Qipro? Ik ta provosh, dhe kur të shkosh u thuaj që je grek dhe të shikosh se do të të presin me krahë hapur.


    Shko laj njëherë sytë të zgjohesh se nuk e di se çfarë po shkruan. Që të mohosh se Greqia nuk ka synime ndaj Shqipërisë, ke hedhur gjysmën e historisë shqiptare poshtë. Pastaj edhe sot e kësaj dite në Greqinë tënde të modernizuar nuk rreshtin emisionet kundër emigrantëve dhe kryesisht ndaj shqiptarëve. Duhet të harroj partitë dhe organizatat e djathta që abuzojnë ndaj emigrantëve? Apo thirrjet e tyre për Vorioepirin? Apo librat dhe gjithë literaturën që qarkullon? Apo librat shkollorë që janë të mbushur me mashtrimet më të ndryshme lidhur me mardhëniet me Shqipërinë? Pastaj pse më leverdis mua? Të thashë njëherë dhe mos u përpiq kot. Ne të dy nuk ngjajmë.


    Leri shakatë se nuk na bëjnë për të qeshur.





    Kjo nuk eshte pergjigje, ketu na tregove anen shqiptare te fenomenit te mikepritjes ballkanike, ose me mire nderkombetare. Sepse edhe ne aboriginet e Australise te gjendesh (besoj) se do te ta hapin kasollen, madje disa te japin dhe gruan ne shenje miqesie.

    Por pyetja ishte tjeter, c’fare lloj mikepritjeje prisje ti nga greket
    .



    Lexoje edhe njëherë se përse më pyete. Pastaj nuk foli njeri për mikpritjen ballkanike por për atë shqiptare. Dhe mos e përgjithëso. Të fala atyre nga Australia.





    Kete do jesh ne gjendje te ma thuash kur Shqiperia do kthehet ne nje vend qe do prêt emigrante, dhe bile ne nje sasi te madhe sic ndodh me greqine. Deri atehere ke kohe per tu menduar.

    Shqipëria nuk ka emigrantë? Nejse. Je komplet jashtë teme. Pyet njëherë të mësosh.





    Nje orthodhoks Peniel eshte nje i krishter i vertete.

    Hmm. Pema duket nga frytet e saj.



    Sic e thua dhe ketu, TI duhet te flasesh vetem per veten Peniel, dhe jo te perfaqesosh gjithe shqiptaret apo gjithe emigrantet. I respektuar mendimi yt por eshte vetem per veten tende. Sepse ne shkrimin e meparshem na thoshje se -egziston ne Greqi- pra qe nenkupton se e gjithe Greqia sillet keshtu tek te gjithe emigrantet. Por emigrantet ne Greqi jane rreth 1.000.000 dhe shumica e tyre deshmon se jane te kenaqur nga jetesa ne Greqi (78,1%) sipas MRB ketu http://www.chiosnews.com/cn83173358AM.asp . Ku jetojne keta? Ose me mire ku jeton ti?

    Të kënaqur??!! Sa prej tyre kanë dalë në televizor dhe kanë thënë se gjithçka e kanë arritur me djersë e me gjak? Dhe na qenkan të kënaqur? Sa prej tyre janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen edhe ditët e sotme? Sa prej tyre punojnë dhe nuk shpërblehen për mundimn e tyre? Nuk u jepet sigurimi dhe vuajnë për të bërë kartat e tyre dhe paguajnë shuma të mëdha për të qëndruar në një vend që nuk u është mirënjohës për asgjë. Të kujt janë këto të dhëna se nuk do e marr mundimin të shikoj atë faqe, të Greqisë? Hmm, si gjithmonë.




    Injoranca nuk eshte argument.

    Injoranca e kujt??!! Nuk e kuptova këtë, por të jesh i sigurt që më ka rënë rasti të njoh nga ata grekër që kanë jetuar në emigrim dhe nuk u është sjellë askush kështu dhe janë trajtuar shumë herë mirë se sa shqiptarët në Greqi.





    Pse, ne qofte se nuk me konsiderojne 10-20 veta atehere nuk jam shqiptar? Vazhdon me llogjiken femijerore. Po rune nje jete midis shqiptareve (qe e vazhdoj akoma) nuk me tha ndonjeri nje gje te kundert. Kjo bent ty dhe ata qe mendojne si ty minoritet. Ne kete ceshtje nuk jam une minoriteti, je ti.

    10 -20 veta? Pse sa doje ti? Gjithë Shqipërinë apo gjithë forumistët? Ata 10 apo 20 janë ata që merren me ty se ka edhe të tjerë që as që e marrin mundimin të merren me njerëz si ty. Dhe mirë bëjnë, sepse edhe unë me sa duket do ndjek shembullin e tyre. Llogjika ime po të ishte fëminore, ndoshta do më duhej të isha në ndonjë spital për zhvillim mendor të vonuar dhe jo të debatoja me ty këtu.





    Me ceshtjen e emigranteve, sidomos te shqiptareve kam kohe qe merrem, dhe e kam bredhur te gjithe greqine per kete ceshtje, prandaj mos me thua mua per periferine. Do te te bej nje pyetje? A ka emigrante te regjistruar ne Tamia Anerjias? PO. Parat qe marrin, nje pjese e tyre nuk jane perfitime nga Evropa?
    ^
    |
    |
    Të paskan caktuar detyrë? Urime. Gjete kleçkë të mbahesh.





    Ne te vertete ti nuk kerkon nje forum shqiptar, ti kerkon nje forum antigrek.

    Fola gjë unë për forum antigrek? Sipas teje kur rrezikohet Shqipëria nga diçka këtë ne nuk duhet ta diskutojmë këtu? Apo duhet të rrimë thjesht indiferentë? Nëse ky Forum pretendon se është në mbrojtje të vlerave shqiptare, atëherë është vendi më i mirë për t'u diskutuar.



    Ja dhe patrioti i mire, ja dhe krishteri i mire.

    Pretendime keqdashese? Hydhi nje sy forumit, gjysma e anetareve jane me nje harte ne profil, ku Shqiperia fillon ne Bosnje dhe Mbaron ne Preveze (duke perfshire edhe Korfuzin !!!).

    Jo, une nuk jam perfaqesues i Greqise, as i minoritetit grek ne Shqiperi, jam perfaqesues i vetes.


    Krishterin e mirë nuk e bën patriotizmi, por besimi në Krisht.

    Nëse ata anëtarë shprehin një të vërtetë, ty pse të shqetëson? Ke frikë se mos Greqia jote e dashur do kthehet në gjendjen e saj të parë? Pastaj si përfaqësues i vetes tënde nuk përjashton as Greqinë dhe as minoritetin. Ti je si ata dhe mendon si ata. Nuk e kutpova kët deklaratën tënde.




    Shkrimet e mia jane pak a shume Brenda rregullave, por ti do te perjashtohem vetem e vetem se jam me origjine greke. Kjo eshte tragjikomike.

    Po thuaje të shkretën se na bëre patriotin shqiptar deri tani. U ngjire së bërtituri se je shqiptar. Po më mirë vonë se sa kurrë. E nxorre vetë kokën. Ndoshta dhe Albo do kuptojë se çfarë njeriu je.

    Jo nuk dua të përjashtohesh sepse je me origjinë greke, por sepse ke shfryrë si ke dashur në Forum duke sharë e ofenduar anëtarë dhe Albo as që e ka marrë mundimin të marrë qoftë edhe një masë ndaj teje. Jo për të kënaqur të tjerët, por sepse e meritoje. Dhe për shkakun tënd janë përjashtuar forumistë të cilët kanë ngritur zërin ndaj teje. Dhe të tjerë janë përjashtuar sepse kanë folur keq ndaj Amerikës dhe ti zotrote që na dërdëllis këtu me gjëra që siç e kam thënë i dëgjon nga nacionalistë dhe rracistat grekë, as që je paralajmëruar dhe jo më të përjashtohesh. Nuk arrij të kuptoj këtë indiferentizmin e Albo ndaj teje. Nuk arrij ta kuptoj se si ai person e gënjen vehten e tij duke pretenduar se ky Forum është në shërbim të çështjes Shqiptare dhe të lë ty të lehësh poshtë e lartë. Nejse.





    Te garantoj se me gjithe ata qe permenda kam biseduar ashper dhe kishim mendime te ndryshme, por ama kam biseduar

    Garancia jote ka skaduar me kohë dhe bisedat e tua të 'ashpra' i njohim.





    Fatmiresisht nuk je, se per ndryshe sic e the dhe me larte do ishim ne llogore dhe ne tunele. Kjo quhet ekonomi (hyjnore).

    Të thashë që nuk më intereson. Jam pjesëtar i një qeverije më të mirë, i asaj hyjnoreje. Dhe po të ishim në llogore dhe tunele do ishte mirë se kështu do kishim kuptuar rreziqet. Po ç'ti bësh kur në qeveri ka njerëz si puna jote që janë të shitur dhe e shesin vendin e tyre për dy lekë.




    Apostulli Pavel thote nje here e dy, une e provova edhe nje here te trete.

    I shkreti Apostulli Pal. I more vendin e parë. Dhe megjithatë ai nuk ishte shoku yt. Dinte diçka më tepër se sa ty. Dhe megjithatë ti merr guximin të krahasohesh me të. Interesante. Ndoshta do të duhej të shtoheshe në listën e shenjtorëve të kishës ortodokse.






    Dëgjo Tannhauser. Që këtej e tutje nuk do merrem më me këtë çështje. D.m.th të rri e të merrem me ty. Besoj se nga të gjitha këto debate u kuptua se kush je dhe çfarë qëllimesh ke. Uroj që Albo një ditë t'i kushtojë vëmendjen e duhur kësaj teme ku kanë shkruar jo pak anëtarë të nderuar të këtij Forumi. Shpresoj të kuptojë se prapa 'njeriut enciklopedik', fshihet një grek që ka të njëtat qëllime me paraardhësit e tij, bashkëkohësit e tij dhe me ata që do pasojnë dhe që për njerëz të tillë nuk ka vend këtu.

    Nuk më intereson se çfarë do shkruash për mua akoma në këtë temë. Kjo shumë pak më intereson e deri në hiç fare. I siopi mou, pros apantisi sou (heshtja ime, është përgjigja për ty) që këtej e tutje.



    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  8. #98
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Ore po me dhemb koka me gjithe ato idiotesira qe po lexoj ketu. Ne radhe te pare mos na fusni te gjitheve ne nje kallep. Nuk eshte gjithe jugu grek. Ata qeflasin greqisht jane me origjine greke.
    Sa per shkollen greke nuk di cte them. Me sa di une edhe ne Tirane qe jane me te rralle minoritaret ka kolegj grek. Himara eshte shumica me grek ore,dhe mbase duan te bejne shkolle greqisht sikurse duan shqiptaret ne greqi te bejne shkolle shqip. Mos na beni te gjitheve grek se jemi me shqiptare se ju qe na konsideroni grek.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Citim Postuar më parë nga Albo
    PD dhe PS kane 16 vjet qe nuk kane fituar zgjedhje ne Himare. Fitimtare kane dale vetem atehere kur kane vene dore mbi voten. Elektorati i Himares eshte elektorat tradicional i PBDNJ dhe PD dhe PS bejne koalicion me PBDNJ ne menyre qe ai deputeti apo ai kryetari i bashkise te jete ne krahun e tyre e jo ne krahun e kundershtarit.

    Mentaliteti yt me lart eshte nje mentalitet i hapur komunist, duke iu imponuar
    Albo

    Albo ja ke fut kot

    kryetari i meparshem i bashkise te Himares ka qene i Ps
    ndersa i kaluari i Pd

    mos manipulo kot
    e vetmja menyre qe shqiptaret qe shiten per greke (per 300 euro ne muaj) te fitojne bashkine eshte qe te bejne koalicion me tradhetaret

    tradhetari i fundit e ka emrin Sali ram Berisha
    jazek i qofte

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e kelcyra4ever
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Postime
    94
    Citim Postuar më parë nga marko.viskonti
    Desha Te Pyes Vorio Epiri;dropulli, Himara,saranda....kane Qene Ndonjiher Pjes E Shtetit Grek.perse Quhen Minoritar Kan Qen Ndonjiher Keta Qytetar Grek.sa Per Shkollen Dhe Himnin Ne Skemi Qeveri.c'ne Ne Toke Shqiptare Te Kendohet Himni Grek Dhe Te Ngrihet Flamuri.po Te Duan Ta Mesojne Greqishten Si Gjuhe Te Huaj.ne Greqi Kur U Vu Himni Shqiptar U Fershellye Dhe U Sha,ne Nea Smirni Ku U Be Ndeshja E Te Rinjve U Gris Flamuri Shqiptar,ne Krete U Vra Nji Shqiptar Dhe U Rahen Shume Te Tjer,ne Zakintho U Vra Nji Djal Dhe U Plagos Nji Tjeter,ne Athine Policia Ne Vend Ti Mbronte I Ndiqte Neper Omonia.dhe Te Gjitha Keto Se Jemi Shqiptar,se Nuk Kemi Qeveri,se Qeverit Tona Si Perfill Njeri,jane Vegla Te Grekut,prandaj Ngrihet Flamuri Dhe Kendohet Himni Grek,sa Turp,dhe Ky Eshte Vetem Fillimi.kemi Qene Te Varfer Por Krenar,tani Jemi Vetem Te Varfer.te Pakten Te Ngelemi Shqiptar..

    i ngateron gjerat kot bro
    shembujt qe dhe jane jashte teme fare
    nejse, c;eshtia e minoritetit eshte zgjidhur me kohe

    eshte tjeter minoriteti dhe tjeter "vorio ipiro"
    \m/ TiLL dEaTh KeLcYRiOT \m/

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Minoriteti grek në Himarë falënderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  2. Nikolas Geixh, vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Himare: Votimet perfundojne, arrestimet fillojne
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-11-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •