-
Tė rrinim brenda,
mbyllnim perdet,
qepnim qepallat,
kėto ditė qė mbetėn
Nė njė vend tė huaj,
ku nuk dimė gjuhėn,
Nė njė shtėpi tė vogėl
pa tavan, me pus
N`ēmendinė mbase
E s`dalim ca vjet
Pėr tė ngrėne ka
e pėr tė fjetur
Si zogj nė kuvli
qė sillen vėrdallė,
Vetėm njėri tjetrin,
nė mėrzi dhe mall
Veshur qefinė,
Ja kėshtu, kot,
Tė bėjmė sehir
marrinė nė botė
Tė presim fundin
dorė mė dorė,
si ėndėrra gjumi,
si akrepė ore...
-
-
Vjen njė kohė
Vjen njė kohė kur njeh mė shumė tė vdekur se tė gjallė,
Ėndėrrat vijnė e bėhen gjithnjė e mė tė pakuptueshme,
Kujt t`ia tregosh? Pleqtė, qė i lėēisnin dikur, kanė shkuar,
Do doja dhe unė, po nuk jam fantazėm, nuk tretem dot,
Apo jam, nuk e kam ditur, e tė ma thote nuk ka se kush?
Vjen njė kohė kur ke jetuar mė shumė seē tė ka mbetur,
Babai ka vdekur, yt bir ėshtė bėrė baba, e njėjta ėndėrr
shikohet nga tė gjithė, fluturime, rėnie, qiej e humnera,
Rrėnjėt e krahėve na mbajnė lidhur, pupėl ėshtė dheu,
Tym i bardhė a i zi e gjitha, qė dliret papushim nga era...
-
-
Lėneshat
Erdh vjeshta e verė s`pat,
U nisėn tė shtegtonin zogjtė po s`ditėn ku,
Fluturuan mekur, u lagėn,
U tulatėn strehėve hutuar e mbetėn kėtu
Erdh vjeshta e rreze s`pat,
Hije nuk mbollėn pemėt, njerėzit, muret,
N`pasqyrė tė saj nuk u panė,
Harruan kush qenė e u mekėn po ashtu
Erdh vjeshta, na gjeti fillikat...
-
-
Horeb
Malin e shenjtė
e copėtuan,
me gurėt ndėrtuan
tempuj,
piramida,
mure,
statuja
Lumin e shenjtė
e bėnė pis,
me ujėt u lanė,
pinė,
u pagėzuan,
hodhėn kufomat atje,
tė pėgėrat,
urat
Fjalėn e shenjtė
e thanė aq shpesh,
e pėrfolėn
apo belbėzuan,
u shanė me tė,
u falėn,
e shkruan,
mėsuan pėrmendėsh,
harruan
Etėrve, heronjve, prijėsve, tė vdekurve u besuam e humbėm shkretėtirave,
labirinteve, betejave, zgavrave bosh tė tempujve, kafkave, anijeve, busteve,
me gjarpėrinj nė duar, pushkė, pranga, penė, mish e kazma, gjak e spermė,
vramė po nuk krijuam, kėrkuam atė ēfarė gjetėm, urryem dhe u deshėm, kaq,
asgjė mė shumė, zjarri s`jemi qė pjek shkėmbin e ujėt rrjedh qoftė dhe i ndyrė
5000 gjuhė,
2 ditė pushim,
2 fėmijė,
2 duar herė 5 gishta,
dhjetė dollarė ora,
pesėdhjetė seksi,
sytė i ngremė rrallė
nga pjatat, librat, tjetri,
llogaritė, varret,
hapat, makinat, udha,
pėr tė parė qiellin
E ē`tė shohėsh?
Avionė e antena,
Kulla, tela, kamera,
Tym, oxhakė, CO2,
Vrima ozoni, astronautė
me helmeta nė Hėnė,
Eteri plot sinjale, pamje,
filma, luftė, drogė,
kurva, tiranė, idiotė,
Aids, e njerėz qė nė Tokė
nuk kanė ē`hanė
Krreji nė tė dhembin
nga vetėtimė e hakut
tė bardhat vezė lyer
pėr pashkė me gjak,
fshehur pėr fėmijėt
nė kopėsht a nė pjatė
me farė tė ngordhur
zogjsh, drite, fati
Udhė-, fjalėkryqeve,
thyer eshtrat gjuhės,
s`kullon gjak mali,
veē duron kur rrjedh
frymėn qė hesht,
duron zgjedhėn,
borėn e gjurmės,
dėgjon e mardhet,
dorė e tė drejtit
qė dalė nga gjoksi
nuk flet, vec i zgjatet
tjetrit e zbardhet...
-
-
Ranė kėmbanat
Ranė kėmbanat,
M`u kujtove ti
Tempull mendja,
plot me perėndi
Tallur, pėshtyrė
tek jep shpirt,
Purpur e gjemba
Inri
Verė gjaku,
Bukė e mish,
Vdis e lindu
sėrish
Bosh e hiē,
Veē ne tė dy,
Frymė dhe mish,
Tė dėgjoj ty
Bark ardhjeje,
Lehona fle,
Skuqje faqesh,
Ndėrrim vendesh
Nė mes tė territ
njė shenjė,
Foshnjė e qiellit
Nė djep
U ngatėrruam,
Fjetėm nė rrymė,
Peshq tė lodhur,
Lumenj shkume
Fllad i ri
Gjetheve tė turmės
Fiq, arra, qumėsht
Tregomė udhėn
Njė lot syrit tėnd
Premton falje
E mė bėhet se tė shoh
Nė ringjallje...
-
-
Kėmbanat ranė
Jam kush jam,
Zjarr qė s`djeg,
Nuk jam rrush,
Jam vreshtė
Shihmė nė sy,
Asgjė s`mbaron,
Do tė marr tutje
nė horizont
Ēėshtje kohe,
Ja dhe ca vjet,
Shkon e vjen
si tėrmet
Po mos ki frikė
se mė ke mua,
S`jam bosh e hiē,
Kam kė tė dua
Fjalėt mbeten,
Klithma nė ferr,
Varre qė hapen,
Zgjohet i vdekuri
Hėna skuqet,
Dielli shuhet,
Skuqje faqesh,
Kohė fundi
Gjumė tundjesh,
Mollė rėniesh,
Shegė tė ēara,
Ullinj shkundjesh
Prit edhe ca
Tė mbyllėsh sytė
Tė marr nė krahė
Ku mos me pyet,
Ėshtė kalter atje,
Vjen erė e mirė
Pa moshė, pa jetė,
pa errėsirė...
-
-
Fjala ėshtė
Fjala ėshtė
grua pėr burrin,
burrė pėr gruan
Ē`ka themi
ėshtė ajo ē`ka duam,
ē`ka duam tė jemi,
ē`ka duhet,
falje, shpifje,
ē`ka besojmė,
ēfarė presim
tė dėgjojmė
e nuk thuhet
Ē`ka flasim
ėshtė pasqyrė
ku shohim veten,
djallin,zotin,
heshtjen,
botėn
Fjala ėshtė
puhi,
fllad a shi,
thikė, mėri,
diell, stuhi,
lot, buzagaz,
mėrzi, lot,
bosh e plot,
ti e unė,
tok
Kot e hiē
nuk lind,
pos memecė,
Fjala mbin,
gjallon,
piqet,
vdes
Fjala ėshtė
zjarri,
ē`ka bėn
kafshėn
tė mendojė,
tė njohė veten,
tė qeshet
Fjala ėshtė
burim,
krua,
prind,
tė parėt,
fjala ėshtė femijė,
grua pėr burrin,
burrė pėr gruan...
-
-
Jehonė
Kafka ėshtė bosh,
Veē pak mish e kocka,
Nė zgaver pret jehona
zėrin, si jastėkun koka
Pyesim me zė tė lartė
A ka njeri kėtu?
Dėgjojmė veten kur flasim
Pėr herė tė dytė..
-
-
Binjakė
Pėrbindėshi ngjan i zymtė,
Luspat e hijeve tė vrenjtura,
Nė tė vėrtetė janė pupla resh,
ofshamash, ankthi ynė
qė ngjitet tym kur digjemi
nė brengė tė vezės, vetes
Krrokamė a cicėrimė, trok,
tik tak, shkrepėtime a thjesht
njė pėshpėrimė, sidoqoftė
guacka dikur kris, nga brenda
klith drita e na derdhet sipėr,
grerėzat e arta qė na thithin
palcėn e sėmbojne shpirtin
me thumba shprese, hareje,
mbjellin nektar tė ri aty pėr
flatra e petale, gjethe e qepalla,
prarojnė ajrin, ujėt, pinė helmin
e zhyten lugjeve tė padukshme,
botėve tė shkuara, sė ardhmes
Krokodili dalė nga llumi qenka
nimfė, zanė, sirenė, ėngjėll,
Pėrbindėshi e dielli binjakė,
Veē ti e di ēfarė, kush jam,
nė jam gjarpėr a pėllumb,
nė jam pasqyrė apo maskė
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 22-09-2007 mė 08:13
-
-
More kėtė plis nė dorė e i fryve,
Nyjet u zgjidhėn,
Ullinjtė e zinj mbushur me vaj,
bėrthamė e tul,
u trandėn nė degė tė trungut
qė dridhej,
Brinjė e rrėnjės u ngul mė fort
nė dhe, nė shkrumb,
thuri tė ēarėn me deje tė reja,
lėkurė e puthje
More kėtė plis nė krahė, e ngrohe,
Nyjet u zgjidhėn,
Buzėt, ēelur kur tamli mėkoi fjalėn,
grahmėn e gjuhės,
u skuqėn gjak nė gjoks tė shegės
qė ēahej,
Shkumė u derdh mbi tė, u shua
vrimave nė breg,
mbuloi valėn, gjurmėt me tė reja,
fatin me fatin...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt