-
i/e regjistruar
Poezi zemre
MOS U DESHPERO...ALL-LLAHU ESHTE ME NE
Hamdi NUHIJU
.p/s. poezi kushtuar ....().
A lexon ne kozmosin e Krijuesit?
A e ndjen embelsin e besimit?
Medito , Zoti na tha,
Mos u deshpero te lutem per All-llah...
Ne fatkeqesite e jetes,
Kur zemra eshte e rendueme,
Nen hijen e blerte te pishines,
Abdesi qeteson gjakun...
Do te deshiroja te isha shkemb ,
Qe te thyhesha , e te shkrihesha ne Asgjesi,
Behu ari te lutem,
Se me xhelozi do te mbroj para smirkeqinjve...
Le ta dije bota mbare,
Se ne luften me epshet t`i je fitimtar/e,
Te durojme ne fatkeqesi,
Rruget e xhennetit nuk jane plot gri...
Kujto Ejubin a.s.,
Nuhun , Isain e Junusin,
Haxheren , Merjemen , e Aishen,
Hatixhen , Fatimen e Emine Kutubin...
Kur Seid Kutubi u hudh ne gojen e Luanit,
E Hasan El- Benna u masakrua ne spitalin e Kajros,
Kujto Muhammedin a.s.,
Ne castin e vdekjes se Hamzes r.a. ...
Mos u brengos te lutem,
Shfleto neper qiejt e Krijuesit,
Qetesohu per hir te Zotit,
Te cojne selam engjujt e arshit te All-llahut...
-
-
i/e regjistruar
Muslim
Hamdi NUHIJU
Me pyeten se cfare jam,
I`u pergjigja se kam din e iman,
Me sulmuan pa te drejte,
Pse thash te drejten o Zot...
Me cfare kam pune?
I kendoj dashurise pa ndale,
Emocion i thone a eufori e pules se bardhė,
Mister i shekullit XXI...
Ne Taif kur ne Islam therriste,
Muhammedit a.s. njeriu nuk iu pergjigjej,
Meshire per botrat Zoti e vulosi,
Por , largimin nga idhujt PARIM e vendosi...
E dua Muhammedin a.s.
Nuk e shenjteroj se hy n`gjynah,
Te dua o Zot per Ty jetoj,
Me mundso embelsin e imanit tim...
Nuk di cfare jam ,
I definuar ne vetvete,
I panjohur per njerin,
Falja Zot se nuk dine...
Kur Hena shenderriste ne gjithesi,
Dhe yjet zbukuronin kete krijes gjigande,
Me zell mbroja drejtesin,
Por jo idealin Donkishotian...
Me mundeso te njoh veten o Zot,
Se si Ti qe me njeh nuk ka ne kete bote,
Mundesoja te me njohin o Zot,
Se si njihem vet s`ka shtylla kjo dynja...
-
-
i/e regjistruar
Dy lule te vyshkura
Hamdi NUHIJU
Ne stinen e gjelbert ku jeta rrjedhė si artė,
Gjeth i vyshkur i fjaleve gri te Iben Arabiut,
Melhem i kobshem i zemres se sufiut,
Dy lule te vyshkura mblodha per ty...
Ne mengjezet e hershme kur muezini na fton ne xhami,
Ne flladin veres ku zemra me eshte mpire,
Ndjeva mungesen tende,
Sa thelle rashė ne deshperim...
Shiqoj trotuareve te qytetit blu,
Gjurmet e tua ,hijen , aromen e miskut ideal,
M`u kujtua thenia e te Dashurit tone Muhammedit a.s.
Femra , aroma e miskut dhe embelsia e namazit - jane bere pjese e dashurise sime...
Hidherohem me vjeshten,
Se ne vjeshte veshtronim mbi Butrint,
Nga e kaluara ne te tashmen nuk me mbeti gje,
Pervec dy luleve te vyshkura qe te presin si nenloke ,
Ne pragun e zemres sime...
-
-
i/e regjistruar
Mė ke thene!!!
Hamdi NUHIJU
Kur ishim ne majen e dashurise,
t`i me pate thene te besojme Perendine,
Kur flisnim pandale per bukurine,
me pate sygjeruar Amshueshmerine...
Ne vjeshten e lashte dy lule t`i dhash,
bliri i vizatuar si fjolle ne gjethin e zverdhur,
Muratos zemren e mjerimit,
nga gjurmet e tua mesoi mjaft drini...
Era e fort floket mi tmerroi,
Nen kapelen tende u sodit kjo fjale,
Laraskat e bukura ēelin , jeshilojne,
Buzeqeshjeve tua i joshem si kurre me pare...
Me ke thene qe edhe nese vdes,
Femijet kur`an do i mesosh,
E mbaj mend fjalen e pare,
Qe kerkove te takohemi ne shadervan...
Eh , koha shkeli mbi mua rend,
Sa fatmirė ishte Ejubi a.s.
Imani atij i sygjeroi,
Qe te mos bej dua ne All-llah...
Po te them se te dua,
Fjalen e embel si mjalt,
Me pate thene,
Te duhemi per All-llah...
-
-
i/e regjistruar
Meditim
Hamdi NUHIJU
Pertej fjaleve te teperta,
Ekzistence me thone,
Nen purpulitjen e blerte te ndjenjes,
Heshtja me pervelon...
Ne gershetat e debores,
Nje dite me e vlere sa njemije muaj,
Osho e tejhuazuar ne ritmin tim,
Sakrazem e identitetit njeri..
Yjet qe vizatojn faqet e tua si molle,
Hena qe me mbulon perskaj fjales dashuri,
Nje strehe e pa strehe ne veshka me lendon,
Meditim drejte All-llahut tim...
-
-
i/e regjistruar
FJALET E NJE VAJZE TE MBULUAR PERBALL DEMOKRACISE LIBERALE
Hamdi NUHIJU
Sa caste kaluan e vite , shekuj,
Sa ndjenja u flijuan e fjale , heshtje,
Sa dhimbje u perjetuan e kercenime,
Gjendje pa stres e mallkime...
I vetem si kurre me pare te pres,
Nen dhimbjen e amshueshme ,
Floket e tua prej smeraldi ,
Shenderrisin per mrekulli ne orbite
Nen thundrrinat e jetes nje shami e hudhur,
E sterpikur me argjil krijimi ,
Ne ngjyre roze me oscilon,
E vajza e njome ndihme kerkon
Gjendem vetem o Zot me ndihmo,
Para sfidave te jetes me perplasen historite,
Shamija ime nuk po hap ēilimit,
Vajza e gjore po sulmon qeverite
M`u hudh nje peshe e rende mbi shpine,
Jam terroriste , jo , nuk jam e lire,
Demokracia kerkon te behem kafshe,
E une dua te jetoj si njeri
Mormonet vdekjen me sygjeruan,
Masonet Djallin ma vizatuan,
Nuk dua meshire , por kerkoj drejtesi,
Te jetoj ne pajtim me ligjet e Zotit tim
-
-
i/e regjistruar
Lotėt e saj
Hamdi NUHIJU
Si hir qėndrojnė zvarrė,
Endem si i tretur nė psherėtitė e saj,
Purpulitem si i marrė nė sytė e saj,
Ajo qan pėr ty o Zoti im...
Fėrfėllinė njė erė e dendur nė dalldisjen e fjalėve,
Afėr lumit Drin kujtoj psherėtitė,
Gjendem me bukuroshen i vetėm si kurrė mė parė,
Lotėt e saj rrėke shkojnė , pėr shkak tė ezanit , strehimit nė iman...
All-llah , All-llah zemra saj vlon,
Mė ndihmoni , mė ndihmoni;
Nė afri tė muajit tė bekuar,
Shpirti ndjenė ēiltėrsinė
Dhe bebza e syrit e ėnjtur mė shikon,
Ah , mor i mjerė trupit tim i thotė,
Kaluan vite , vite,
E loti t`u tha asnjėherė s`tė la tė ēlirohesh me iman
Lotėt e saj shkollė e lashtėsisė,
Kur tė devotshmit e sufijtė nė dhikėr u ndryn,
Trokitėn thellė nė dyert e imanit,
I dhan fund smirės e inatit
-
-
i/e regjistruar
Bleteza dhe kercilli
Nga: Hamdi NUHIJU
Hena e skuqur ne gjithesi,
Dhe dielli i purpulitur neper fytyre,
Kumulativi i qendisur per dru...
Nga Arber Xhaferi te Ismail Kadare,
Nga sorkadhja deri te vezet,
Bleteza leshoi za...
Nje fjale e rendueme si kercilli mbi trupin tim,
Eshtrat e shtalbura te Shqypnyse,
Nenlokja mbi varr me shikon...
Ah mor kob qe me rrin matan,
Digje shkaun e tiran,
Mbi kry udheheqesi gri...
Bleteza dhe kercilli bukur jetuan,
Me mir Pasha se Car LLazar,
Te veshur shqiptarce me kto kaurr...
Haiku shqiptar si vetetim po jehon,
Alla-turka arratine po kerkon,
Po rri moj bukuroshe se nuk ka kush te zevendeson.. .
Se c`me gjet ky mall i shkret,
Mbeta pa bletezen vet,
Ruana Zot nga udheheqes barbar...
-
-
i/e regjistruar
Kur`ani mrekulli
Hamdi NUHIJU
E ngulur thellė nėn tokė,
Me degėt e saj tė zgjatura nė qiej ,
Pėrjetėsisht rrjedhė nė trupin e njeriut,
Si furtunė e gurgullinjės...
Fjalėt e Zotit tė ngulitura nė zemėr,
Hendek i dizajnuar nė gjithėsi,
Etje , shton etjen , po , e sakt pėr t`u thėnė,
Kur`ani ėshtė mrekulli...
Shtohen veprat e mira,
Pakėsohen tė kėqijat,
Ndalem nė fluksėn e qiellit,
I lartėsuar ėshtė ky harf i Kur`anit...
Hafizat me zėrin e tyre,
Japin melodi globit nė tėrėsi,
Muezinėt me ezanin e tyre,
Thėrrasin nė pėrmallim me Krijuesin tim...
-
-
i/e regjistruar
Po troket muaji Ramazan
Hamdi NUHIJU
Hapuni dyert e kevtherit,
Moj zemėr e bekueme prore,
Afro nė muret e blerta tė imanit,
Miliarda bukuri nėn njė fshehtėsi
Muaji i agjėrimit,
I sofrave tė bukura,
Muaji i bekimit,
I sexhdeve tė shtuara
Po troket muaji i Ramazanit,
Nė dyert e thukta tė imanit,
Kam frikė , nuk ftova asnjė nė Islam,
Thotė me veten i tmerruri insan
Fjalėt e liga mė nuk kanė vend,
Djajt si tė humbur kėrkojn strehė,
Po vjen cliruesi i shpirtit tim,
Ai qė mė ofron te All-llahu,
Nė xhennetet e Tij
Kam frikė o Zot ,
Ciltėrsinė ma zbukuro,
Nuk dua tė mbetem plagjiat e monstrum,
Se muaji i Ramazanit pėrtacisė i jep fund...
Po afrohen engjujt me duat e tyre,
Qiejt u hapėn e mendja mė rri tek Ti,
Tė dua o Zot , nuk jetoj pa Ty,
Mė mundėso xhennetin,
Nga dyert e agjėruesit...
Po troket muaji Ramazan,
E Irakun , Afganistatin e Cecenin ,
Palestinėn , Somalinė e Pakistatin,
Po i gjenė nė kthetrat e shkaut mė tė madhit armik...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt