Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 88 prej 88

Tema: Puls

  1. #81
    Herė herė

    Herė herė,
    nė ag sheh dikė
    tek u hedh ujė
    e fshin pastaj
    sytė e pėrgjumur
    tė makinės

    Dritaret e shtėpive
    shohin atė ėndėrr
    me pėrbindėsh,
    po nuk lėvizin dot,
    ngrirė nė brymė,
    pastaj ngrihen
    tė trembura
    e shtriqen

    Sqep i kishės
    ēuket nė kokė
    krimbin, e vret,
    dhe ua ndan
    tė vegjėlve
    qė e hanė tok

    Vigani
    vė kurorėn,
    e nuk di mė
    ē`tė bėjė,
    tė rrijė
    a tė shkoje

    Herė herė,
    shtėpitė shtrihen
    mbi asfalt
    si dele pas kullote,
    Sytė e njerėzve,
    fshehur
    pas syzeve
    tė diellit,
    nuk i trembin,
    ripėrtypin hije
    e koten

    Fallus i kishės
    zbutet e varet
    pėrgjumėsh,
    pas seksit
    me qiellin

    Gjigandi gri
    Tutet tė vijė

    Herė herė,
    darkave,
    ēatitė pinė
    hėnėn si birrė
    e vjellin rrugėve
    hije tė dehurish
    qė tunden

    Grykė e kishės
    gromėsin pastaj
    tinguj kėmbanash

    Arapi
    bėn kujdes
    kur ecėn
    se mos shkelė
    padashur
    gastaret e reve

    Herė herė,
    kur mė teket,
    marr ēatinė nė krahė
    e dal nė shesh,
    herė kėrmill,
    herė breshkė,
    me mure, fasada,
    pasqyra, binjakė,
    themele e maska

    Nė kishėn pranė,
    dikush mban kryqin,
    qiejt, fatin, vdes,
    ngjallet prapė,
    bėn kujdes pėr ne,
    mishin poshtė,
    mėkatarėt

    Kurse djallit
    aq i bėn nėse
    u shkrua apo jo
    kjo vjershė...

  2. #82
    Kėmbėt e zbathura tė farėhedhėsit

    Gjurma qė mbolli kėtė rrugė ish zbathur,
    Rrudhė kish qenė mė parė nė ballė tė kėmbės,
    qė s`dinte pse ish bėrė derisa u tund nga peshė
    e valles pėr tė shkuar tutje, nga vrull i prehjes
    qiejve lidhur, varur , pėr jetė tė tėra qenies

    Sytė e farėhedhėsit as farėn s`kishin parė,
    bebėzėn, shkėndijėn qė s`dinte pse ish bėrė,
    derisa nė terr u drodh n`afsh kur pa ēka ndriti,
    humnera qiejsh e botė pa fund, tė tjerė si ai,
    e nisi kėshtu vallen, hapin, brazdėn e dritės

  3. #83
    Diku

    Qerosi pa vetulla, me sytė rrumbull pa dritė nė bebėz,
    pret tė erret, vesh cohėn e bardhė pa xhepa tė hėnės
    e mė shfaqet papritur nė ėndėrr. Shtangem, dua tė klith,
    po nuk mundem. Hesht e kam frikė mos ndoshta jam ai,
    Mė shkelin putra, kėmbė tė zbathura, mbytem nė vesė,
    djersė, nuk marr dot frymė deri sa vdes e pres tė rilind

    Diku, nė njė botė rrugė, ku ēdo hap mė sjell mė pranė,
    rrugė e pafund qė nga ēdo hap zbukurohet mė shumė,
    rrugė pėr tek ajo dritė qė lindi sytė pėr tė e pėr t`u parė,
    nė tjetrin shohim vdekjen, veten, t`parėn e t`fundit fjalė,
    tjetri je ti, veē ti e di kush jam, veē ti mė do vėrtet, ndaj
    s`mė lė tė t`prek nėse nuk di nė jam zgjuar a nė gjumė

  4. #84
    Vėlla e shok
    qė nuk tė njoh
    Mik e baba
    qė s`tė kam parė

    Mė duhej tė takoja
    tė vdekur e tė gjallė
    pėr tė tė gjetur

    N`atė varg tė gjatė
    i fundit do ishe,
    i fundit fare

    E varet nga kahu
    nėse je Adami
    apo njeriu i parė
    qė do ketė flatra

  5. #85
    Flutur, ėngjėll a diell

    Pluhurin e artė tė krahėve
    mė le nė gishta e shkove

    Xixave tė tjera tė natės,
    Yjeve, zjarreve,
    akoma pa ditur se

    Miliona vjet e vjetėr
    ėshtė dritė e tė parėve,
    veē flakė qė tė djeg
    ajo ēka ndezin njerėzit

  6. #86
    Verbėr

    U deshėm e s`ditėm ēfarė,
    Verbėr thithėn sytė
    sisat e pamjes

    Kėlyshėt e saj qemė,
    Tė tjetrit, bishės qė na ndjek,
    qė jemi vetė

    Kafshuam, puthėm, lėpimė,
    e s`ditėm ēfarė,
    Urinė shuam me flakė

    Flakė nxorėm nga goja,
    Kuēedra, joker, shqiponja,
    me dy koka

    Qė na pinė, na tretėn,
    Qė i premė e ia ngjitėm
    njėri tjetrit....

  7. #87
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Me fal qe nderhyj ne kete teme , po vetem desha te te uroj per poezit e bukura dhe suksese ne te ardhmen.

    Gjith te mirat.
    Sui generis

  8. #88
    Thithkat e mė poshtė

    Ēurkė e pikės ngriu,
    u bė thithkė,
    Pastaj prapė e u bėnė dy,
    Pasqyra, binjakė e maska

    Ish shi ?
    Ra ar ?
    Arra ?
    Kot tok?

    Ē`pikė kulloi mbi mish,
    e la n`ato rrathė kaf
    vullkanė qumėshti?

    Mė poshtė plagė e tharė
    e gjarpėrit, litarit tė prerė,
    boshtit qė lidh kohėn

    Vrima tė zeza qė thithin,
    nxjerrin natėn, botėn,
    bebėza mbushur yje,
    sy qė tjetrin s`shohin dot...

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •