Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 88

Tema: Puls

  1. #61
    Presim gjurmėt

    1.

    Nė fund tė asaj udhe
    u ktheva njėherėsh
    e pashė gjurmėt....
    Kisha qenė unė?

    Apo qenė gjithnjė aty?
    Nė borė fshehur si farė
    kėmbet duke pritur
    si piano duart...

    Gjithēka ka qenė kaherė,
    Mos dhe jo, nga hiēi lind,
    Jam ē`kam qenė?
    Do jem dikur po ky?

    Zog i lodhur nė mjegull
    kam qenė dikur,
    Lodhur duke kėrkuar
    foleve tė huaja

    Xhind me lėkurė pėrmbi
    nė zhgjėndėrr tė mishit.
    shkallė pėr n`kėmbanore
    lart, nė majė tė kishės

    Derisa mbėrrite ti...
    Ajrin ngjyrosje me frymė,
    Pulėbardhat fluturonin ulėt
    pas anijes nė shkumė

    Ishin gjurmėt tona nė breg?
    Apo kishim lindur sėrish bashkė
    nė njė botė tjetėr, ku
    fjalėt ngjisin nė mjaltė?

    Degjoja bletėt nė kokė,
    Nė fund tė mendjes hoje:
    "A do t`i biesh pak
    kesaj pianoje?"

    Kishim qenė ne?
    Apo kėnga gjithnjė aty?
    Tastave fshehur nė borė si farė,
    duke pritur frymėn si piano duart,
    fryma puthjen, fyelli buzėt...

    2.

    Gjurmėt,
    Piano qė pret duart,
    Nė dhe fshehur si varre,
    Presin udhėt...

    Ajri,
    Puthje qė pret buzėt,
    Nė gjoks fshehur si falje,
    Pret frymėn...

    Kėnga,
    Erė qė pret kėmbanėn,
    Nė frymė kallur sė gjalli
    Pret mallin...

    Ne,
    Tė tjetėrkujt,
    Mumje qepur keq,
    Presim gjurmėt...

  2. #62
    Bosh janė pyjet

    Tė parėt e mi nuk kishin emėr,
    nuk flisnin fare, pėrgjigjeshin
    me gjeste, sytė gjysmė tė mbyllur,
    janė tė egėr thuhej e i kishin frikė

    Nuk dihej nga vinin, flinin nė kėmbė,
    nė kėmbė vdisnin e mė lindėn mua,
    Mė lanė e shkuan, mė gjetėn prindėt,
    Njė burrė ishte babai, nėna njė grua

    Mė veshėn tesha, mė vunė njė emėr,
    mė bėnė tė flas, tė qaj, tė qesh, tė ha,
    u rrita e kur po mbushja tė tridhjetat,
    theva pasqyrėn e dola rrugėve cullak

    Bosh janė pyjet....

  3. #63
    Rreth ėshtė rruga

    1.

    Kamarierja bjelloruse mė thotė me akcent,
    Ēdo njeri e ka ndonjė qėllim nė kėtė jetė

    I saji ėshtė pėrshembull pėr ēastin tė bėjė
    njė fluturim me balon me burrin mbi qytet

    "Ja e bėre, po pastaj?"-"Pastaj diēka tjetėr"
    "I fundit qėllim i realizuar?","Dyert" e qesh

    Qesh dhe unė, zbraz gotėn, kėrkoj llogarinė,
    20 milionė dollarė pėr njė javė nė hapėsirė

    2.

    Ēdo gjė ndodh tani,
    Jemi aty ku shkojmė,
    Jemi qėllimi po pati...

    Rruga ėshtė rreth,
    Qendra pikė
    e pika rreth,
    Lidhur nė direk
    nuk dėgjojmė sirenat nė breg

    S`ka pikture mė tė bukur se dritarja,
    Statujė mė tė bukur se pema,
    Kishė mė tė bukur se njeriu,
    (Gjashtė e ca miliardė tempuj tė gjallė,
    Pėrpos atyre tė rrėnuarve tashmė)

    Mė e bukur se fjala ėshtė kėnga,
    Mendimi mė i bukur se fjala,
    Ideja mė e bukur se mendimi,
    Heshtja mė e bukur se ideja,
    Pėrtej saj? Njė tjetėr pėrrallė

    Memeci mė bėn shenja se po shoh njė ėndėrr tė ligė,
    Paskam qenė nė ferr e dėnimi shpagohet me jetėzgjatje,
    Mė vjen keq pėr ju e pėr veten e seē kam ca frikė
    se mos ėshtė labirint i mbyllur, qorrsokak pa dalje

  4. #64
    11 Prill, 1985

    O sa gėzim!
    O sa gėzim!
    Tė gjithė po shkojmė nė varrim

  5. #65
    Pikė pikė

    Pikė pikė gėrryhet shkėmb i gjoksit,
    Paskam ftohtė vetėm, dėrgomė frymė,
    erėra nga larg, pusulla resh me zogj,
    Dėrgomė lajmėtarė, ėndėrra, shenja,
    Dėrgomė fėmijė, shenjtorė, dritė, tym,
    Dėrgomė lėkurė tjetėr tė mbulohem

    Krahėrori bosh kumbon jehonėn tėnde,
    Zėri s`ėshtė imi, as mendimi, as qėnia,
    Nektar drite prej rrezeve thith mendja,
    Bėn tutje fushave, veē tė ikė, tė rendė,
    Nga buzė e hapur kullon pikė pikė etja,
    lėngu qė deh e bėn t`harrosh kėtė vend

  6. #66
    Trokasin nė portė

    Vdekjen,
    Foshnjen qė qan,
    E mora nė krahė

    E tunda ca,
    I dhashė tė pijė,
    derisa fjeti

    30 e ca vjet,
    edhe njė herė kaq,
    derisa tė rritet

    Natyrė e qetė
    me kocka e kafkė
    kjo jetė

    Vė ca lule mbi varrin tim:
    “Kėtu dergjet ushtari i panjohur,
    Lindi nė luftė,
    Armėt e tij fjalė,
    mė fal,faleminderit,
    buzėqeshje,
    Dashuronte armikun,
    I dha dorėn, u puth me tė,
    u shtri e fjeti...”

    Nė djep pėrherė,
    Trokasin nė portė,
    Mbyll sytė, pi nė terr
    gjinjtė e ftohtė
    tė kohės...

  7. #67
    Ca kocka

    Kuti e dhomės dhe unė,
    Mund tė dilja jashtė pėr tė parė qiellin,
    po ja qė dua tė shkul tavanin

    Hapur janė dyert,
    Mund tė dilja jashtė pėr tė parė qiellin,
    po ja qė dua tė shemb muret

    Shtrati ėshtė gati,
    Mund tė flija pėr tė parė qiellin,
    po ja qė dua tė ėndėrroj zgjuar

    Ėndėrroj tė dal nga kuti e trupit,
    Nga vrimė e syve dyerve tė gjoksit,
    Tė lyp rrugėve tė natės ca yje,
    Sa pėr tė shuar urinė e territ,
    qė hėngri dritat e prapė s`u ngop,
    qe nuk di ē`do, qė nuk fle dot

    Ca kocka ėndėrrash pėr qenin e zi,
    Nuk jam i zoti, jam ai

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Jane ca vargje kaq kuptimplote, sa cdo koment eshte i tepert. "...Te lyp rrugeve te nates ca yje, sa per te shuar urine e territ...", teper fantastike. Suksese me tej.

  9. #69
    Film


    “Dikur bota do tė jetė muze,
    Ēdo gjė do tė jetė monument,
    Bebet do lozin me kryevepra,
    S`do ketė lexues, veē poetė

    Njerėzit do jenė gjithnjė tė rinj,
    Askush i shtrembėr a gungaē,
    Vetėm Helena dhe Davidė
    do qarkullojnė n`atė parajsė

    S`do ketė kafshė qė s`shkojnė
    Minj, gjarpėrinj a krokodilė,
    Veē sorkadhe, lopė, pallonj,
    E gjelbėrim nė shkretėtirė

    Ē`tė tė zėrė syri veē perfeksion,
    Muzike hyjnore dhe dashuri,
    Tė gjithė njėlloj do tė mendojmė,
    Krushqit do tė shkojnė nė varrim..”


    “Jam i verbėr”- the .Mbamė!
    “The end” si amen nė ekran.
    Prekėm tjetrin e qamė,
    Katarsis ndoshta.

    Jashtė film tjetėr,
    Shtėpive shfaqet
    Adami dhe Eva,
    Gjarpėri dhe molla.

    Kameras lotė,
    Pa fund ky thriller
    me ose pa Zot,
    Kinema bota.

    Dritė e terr,
    Asgjė tjetėr,
    Gjallė jemi?
    Aktorėt e vdekur.

    Dy jetė para, pas,
    Si gjetur,humbur,
    Komedi a dramė?
    Ca qeshin, ca qajnė

    Bashkė prapė,
    Vetėm si gjithnjė,
    I paanė ti ndaj,
    Ne 1.70m e ca

    Mėrzia,
    Krimb nė man,
    Na ha fletėt
    e vjell mėndafsh

    U lodhėm
    me ditė e natė,
    Sillna Mesiun,
    po pa shpatė

    Tė qajmė barrėt,
    e qeshim tė vdekurit,
    Kokėposhtė varur,
    si Pjetri

    Pėrbindėshi dhe dielli janė binjakė...

  10. #70
    Ikarus

    Preu krahėt e pemės,
    Me dyllin qė rrodhi
    ia ngjiti vetes

    N`ėndrrėn e njė zogu
    u tremb kur po binte,
    U mbush me frymė,
    Po nuk ish i sigurt
    nė ish zgjuar a flinte

    Nė qeli nuk kish njeri,
    As vetė nuk qe aty,
    Po atėhere nga e dinte?

    Muret e larta tė qiellit,
    Rojet nė kullat me gjemba,
    Drita e hekurt e mendjes,
    Kjo ish pema, vetja, liria,
    Ati, biri dhe fryma,
    Reja, shiu dhe rrėnja

    Fluturoi nė gjoks,
    U zhyt rrėpirave,
    Brenda u dogj,
    E ra pėrjashtė
    i sapolindur...

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •