Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 88

Tema: Puls

  1. #51
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga yjori
    Kafazė

    Kafaz harruar hapur,
    Liria ėshtė brenda,
    zog i lodhur nga kėnga

    Kafaz i gjoksit,
    Liria ėshtė brenda,
    Kėngė e lodhur nga brinja

    Kafaz i kėngės,
    Liria ėshtė brenda
    Tingull i lodhur nga fjala

    Kafaz i fjalės,
    Liria ėshtė brenda,
    Shkronjė e lodhur nga pranga

    Kafaz i shkronjės,
    Liria ėshtė brenda,
    Vizė e lodhur nga pena

    Kafaz i vizės,
    Liria ėshtė brenda,
    Pikė e lodhur nga hiēi

    Kafaz i hiēit,
    Liria ėshtė brenda,
    Bosh i lodhur nga pesha

    Kafaz bosh harruar hapur,
    Liria ėshtė brenda,
    Pse tė dalė?

    kafazė sysh qė hapen, mbyllen si dyer qelish, kapakė tualeti, krahė miqsh,
    ku ēdo gjė gjė gjen brenda, krimin, plehra, kryeveprėn, errėsirėn, vrimėn, dritėn,
    kafazė veshėsh, qė si dyer kishe, hapur rrinė pėr tė gjithė; kafazė mitre,
    kafazė kurthe, kafazė dashurie, kafazė hotel, kampe, shtretėr, ekrane,
    kafazė fjalėsh e pamjesh, kafazė nė kafazė, kyēur sekret, thesarė; kafka,
    kapele, qiej, skafandra, helmeta, pallto, lėkure, kockash, mendimesh, jetėsh

    Kafazi im,
    Unė jam brenda
    Ēelės nė bravė
    Kafazi im ėshtė dera...
    YJOR! Mos prano me teper se kaq nga mua: Sapo kisha marre rrugen e largimit, u ndala ne "Kafazi im eshte dera". Tashme me rikthyet vetem tek kjo dere, qe me pelqen t'i trokas, per te pare cdo kete brenda saj. Faleminderit per kenaqesine e dhene. Me respekt mondishall.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Magji e kesaj jete qe fshihesh ne hidhesine e te kundertave,
    Na lodh, e lodh pafundesisht me mundim te te rrembejme,
    Here, here te embel te shijojme dhe mendojme se te gjetem,
    Sakaq vrer stomaku i shpirtit na nxjerr.

    Te drobitur e te hutuar nga hidhesia e embel dhe embelsia e hidhur,
    Nje emer per ty magji e paarritur kerkojme.
    Liri dikur ta vume emrin,
    Te shpifur,
    Te paafte per te te pranuar magjishmerine,
    E percjelle,
    Hidhur,
    Embel,
    nga ty.

    Kur vdekjen ndjejme ngadale rremujshem ne trup e shpirt,
    Te lumtur se magjine e jetes e emertuam liri,
    Thjesht kuptuam se magjine e humbem dikur,
    Ne diten qe e zevendesuam paaftesisht me emrin liri.

    Ne emer te vdekjes lirine kuptojme,
    Po aq sa ne emer te jetes ne piedestal e ngritem ne kurriz te magjise.
    Liria tek e fundit qenka nje burg pa mure dhe hekura,
    E jeta qe humbi ishte magji.

    Magji qe na trembi me hidhesine,
    na trembi me embelsine,
    Na trembi me betejat e hidhesise me hidhesine,
    Embelsise me embelsine,
    Hidhesise me embelsine,
    Embeslsise me hidhesine,
    E si fole per te shpetuar krijuam lirine.

    Kur humbet magjine,
    Vdekja te shvlereson lirine,
    Jeta lufton te kthehet tek magjia e humbur,
    Vdekja te kujton se eshte me shume se vone.

    Kur nuk arrite te jetosh magjine,
    thjesht do lesh ne dore te vdekjes lirine.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    yjor! Preferova me mire te shkruaj vargje ne vazhden e poezive te tua si respekt dhe vlere per ato qe ke shkruar, se sa te hapja nje teme vete dhe te rradhis pa fund poezite e mia. Me pelqen me shume komunikimi poetik se sa rradhitja e poezive per poezi.
    respekte

  4. #54
    Tjetri

    Ylber ėshte paqja, qielli ne,
    me re tė bardha, gri, tė verdha, tė zeza,
    shira qumėshti, vreri, lotėsh, xixash,
    avionė, balona, bomba, fishekzjarre,
    Pėrtej dielli dhe gurėt, ēfarė do mundej
    tė shuhej apo na binte kokes, ēfare na ndrin
    udhėn ku shkojme e qė shtruam me to

    E ja shkundemi, njė xixė ndez stuhinė,
    pėrleshemi me erėn pėr tė rėnė,
    gjethe lotėsh, rėre, bore, lajmesh,
    lufta e rradhės mbush brazdat e rrjeshtave,
    tėrmete, pėrmbytje, shpėrthime nė ekran,
    po ti rrufit qetė kafenė, ndez njė cigare,
    telefonon gjatė me tė dashurėn

    Nė shtrat pastaj trembesh kur fryn jashtė
    i akullti shkulm i kufomave, stuhia tund
    ėndėrrat, rrėzohen pemėt cative, breshėri
    e plumbave thyen xhama, fėrgėllojnė si
    zogj tė rrjepur zemra e truri, krahėt mbrojnė
    kokėn e fluturon nė terr shpresa qė dikush
    tė do, tė pret, vdes me ty, qė nuk je vetėm
    kur shuhet dielli e shkatėrrohet bota

    Gishtat thinjen, thahen. Holluar lėkura
    nga prekjet me letrat, paratė. Fryma
    mpikset si gjak nė fjalė. Thikė e ngulur
    nė brinjė nga dorė e ftohtė e sosisė.
    E gjaku poshtė rrjedh pėrpjetė, zbardh
    ballin nė pikėllim, nė pritje tė asaj
    qė nuk ndodh. Godot je ti! Ku shkon?

    Veē njė zog i duhet kėtij qielli,
    tė shpojė nje vrimė prej nga pikon drita,
    Jeta tė kullojė syve qė duhen mbushur
    me lėng tė ri. Nė tym tė reve ngrirė brenga,
    fytyrat pa gjak tė tė vetmuarve
    Na duhet Zot edhe nė mos qoftė.
    E ē`jam pa ju? Veē zėrin tuaj kuptoj,
    S`do dija cili jam, nėse s`do ma thosh njeri,
    S`do dija ē`jam, nėse s`do isha bashkė,
    Nė pėrqafim a prangė tė krahut
    lulėzon o thahesh

    Njė zemėr e ngrohur rreh mė fort,
    shpresė buēet damarėve e mbush buzėt
    me dėshire puthjesh, i fryn, i skuq,
    Dashuri nė qiell qė pasqyrohet nga ne atje
    Kujt do i falemi ditėn e fundit?
    Kush na do ? E pret tė duhet qė tė lidhė sythe?
    Nga presim dritėn? Nga vimė e shkojmė?
    E para dhe e fundit strehė tė tjerėt janė,
    Nė gjoks tė tyre fle zemra jonė

    Ja djep i vetes nė dorėn tjetėr, qė zgjatet
    drejt teje si grusht a pėrshėndetje,
    Ja kėrthiu qė pi nga ty qumėshtin a helmin.
    Pus i syve shteret a mbushet
    nga ujėt poshtė qė ranė nga lart.
    Pse mos tė pish, tė njomėsh buzėt?
    Njė pemė e tharė humbet arsyen,
    Pse linde pra nė do tė thahesh?
    Tjetri ėshtė dheu nga mbin filizi yt,
    Mbi tė bien petalet, farat qė mbijne prapė,
    mbi tė bėre hije, atje do shkundesh
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 24-07-2007 mė 16:13

  5. #55
    Fjalė kurmi

    Nė njė shkėndijė bebėzės m`u duk se tė pashė shpirtin,
    Dritė e mjegullt qė hyri dritareve tė mia e mė gjeti vetėm,
    Tė pashė e pashė veten si tymi renė, shiu detin, tjetrin,
    pema pyllin, zogu pemėn, trungu dheun, dheu tė vdekurin

    Dritė e botės, mbyll sytė, ėshtė brenda,
    Shkrihen akujt, rrjedh, pikoj, mbush s`di
    ēfarė gropash, ndoshta tuat a ti tė miat,
    pėrmbyten fjalėt, varret, po nė arkė
    ėshtė dikush, ndryshe asgjė s`do ish

    Uni nuk ėshtė jami
    E pra: tė flas pėr veten apo pėr ē`ndjej?
    Nėse me thua mė do, do tė pyesja: Kė?
    U bėnė ca kohė qė mė njeh,
    Po ja qė unė nuk njoh veten...

    Njoh vetėm tymin e ēuditshėm,
    retė, shirat, tė kaltrėn, ajrin,
    Se jami ėshtė qiell nga ku shpresojmė
    tė na vinė apo tė shkojmė (me) karrocė zjarri
    engjėjt, alienėt, amshimi, ndihma,
    Vetėm se tė flasėsh pėr motin, kohėn,
    pa marrė parasysh hapėsirėn
    ėshtė gabim sipas Ajnshtajnit

    Kush? Mendimi qė shpėrthen si yll qė lind,
    Vrima tė zeza qė e thithin prapė. Cfarė?
    Botėt notojnė nė tjetrėn e dashur,
    tė vdekurit e tė gjallėt, fjalėt, qenia e fara,
    nė varr a nė shtrat

    Ja shtambė e mbushur,
    tė bie nga dora e thyhet,
    ujė i ėndrrės derdhet ,
    Lagesh nė shi e harron qė eshtė ai
    lumi, burimi, pusi, loti prej nga pi
    nektarin, qumėshtin, hidhėsine,
    gjinjtė e kohės, kėsaj nėne
    qė pi nga ti gji

    Prit tė erret ose mbylli sytė,
    shiko yjet e fjalėve tek ndizen,
    shuhen, e prit tė gdhijė, ē`ndodh?
    Asgjė, hiē, pafundėsisht,
    e njėjta dritė mbush terrin
    e mbushet nga ai, ėndėrr
    e zjarrit ku digjesh si heretik,
    libėr nė Aleksandri, feniks,
    Bėhesh hi e harron qė ėshtė ai
    dheu, argjila, mishi, shkėmbi,
    ku mbin bota, prej nga thith
    nektarin, qumeshtin, hidhesinė,
    gjinjte e nėnės, kėtij shiu,
    qė tė mbush e mbushet nga ti

    Jami nuk ėshtė uni
    E pra: tė them ē`ndjej, po kush?
    Nėse tė dua, te dua thjesht ashtu
    siē mbush shiu njė lumė

    Mishi yt mbi shtrat mė bėn tė ndihem keq,
    Formė e tij e jo ai zgjon tė verbėrin nė mua,
    e mė vjen turp qė dėshiroj tymin e jo flakėn,
    mjegullėn qė mbėshtjell dritėn, qė zhveshur ndez
    njė tjetėr vegim, fantazmė e gjallesės sė thare mė
    shfaqet nė ty. Ē`do bėjmė kur tė kalbemi e dashur?

    Gjuhė tė re do shpik atėhere vetėm pėr ty,
    me fjalė te reja, tė virgjėra, tė pathėna mot,
    Muzikė me tinguj fėshfėritės, qerthullimė,
    zukatje, pėshpėshe, klithma, guduli e afshe.
    E t`mos thuash dot as “Mos!” , veē “O Zot!”

    Pėr shpresėn mbarsur me dritė,
    pėr dritėn mbarsur me pėrjetėsi,
    pėr hyjninė do tė tregoj,
    pėr atė qė gjallon pėrtej fjalės,
    pėr plakun qė pret anės rrjedhės
    e varkėn plot me ata qė shkojnė

    Kur tė shohėsh luleshtrydhet
    si cati tė vockėla pėrrallash,
    me xhuxha, mjaltin buzėve,
    Tė mė kujtosh pėr gjyshen,
    me zė tjetėr qė tė tremb pak,
    Tė shkrish e tė ngrish lugjeve
    plot ujq, luanė, alienė e zana

    Turbull janė ujėrat kur bien, me shkumė,
    Kėshtu edhe gjaku qė rrjedh damarėve tė syve,
    Tė bardhė fare do jemi, tė lėmuar, pa rrudha,
    Njė shkulmė e kuqe hyjnore do na lėkundė zemrat,
    Do pime nga kupė e saj ngazėllimin pa fund,
    Tė dehur nga e vėrteta e fundit, nga udha

    E libra do jemi, faqehapur, pa fillim , pa fund,
    Do lexojme fletėve tė syve atė qė nuk besonim dot,
    Atė qė une dua tė them e pėr tė cilėn nuk ka fjalė,
    Atė qė ti kerkon tė gjesh pėrjetimeve, tė jetuarit,
    Ėshte gropė mė beso, thjesht njė degėzim tjetėr,
    Ku bėjme ē`bėjmė kthehemi prapė, kafaz i artė,
    Ku nuk dime ē`ėshtė brenda e ēfarė ėshtė jashtė

    Gjakojmė, pėrfaremi, stėrpikemi, kllapisė puthen
    buzėt, kėmbanė e heshtjes mė kujton prapė
    “ Jamskush, asdik, skajpafundpacak, ashiē,
    tejmund, nukmos, veēpranė, kotmos, athua ”
    Gėrshet, mpleksje, gjerdan rrjedhash, pusin
    e syve ku u pika, humba, Zoti je dhe ti, dhe unė,
    e gjithkush nuk ėshtė kėtu kur tretet muzgu,
    Paemėr, pa sy, pa gjuhė, pa veshė, i thjeshtė,
    Ėndėrr e vdekjes qė shohim nė njeri tjetrin kur
    flemė pranė dhe na zgjon derti se kujt i duhemi

    Shuhemi, flakė dykokėshe si joker i trurit,
    Narcis i dashjes sipėr pėrdėllen lirine, poshtė
    gjigandi gijotinen, ciklopi i fatit ata qė dalin,
    Digjemi sėrish nė frymė nė fjalėt e kurmit,
    tė vjetrat rrokje qė dėgjoi Moisiu nė mal....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 24-07-2007 mė 18:08

  6. #56
    Sizif

    Gdhenda njė gur e u pendova,
    Shtatoret varur kėmbėsh nė mishtore,
    kokėposhtė peshohen,damkosen, shiten,
    Barinjtė ndanė kullotėn, i vunė gardhe,
    qentė skėrmisin dhėmbėt sapo afrohet
    kush nuk i ushqen e delet kanė frikė nė vathė,
    kanė ftohtė. E ftohtė kufomė e arsyes sė balsamosur
    ku bėri homazhe turma e vuri kurora, prej guri kopjet,
    Ēarė, hapur varr, prerė, damkosur, ndarė,
    mish i fjalės varur kokėposhte epitafeve,
    fjalimeve pasqyrim i busteve, monumentet
    e prijėsve, luftėtarėve. Po lot i tė mjerit nuk di
    rruge tjetėr pos rėnies, gėrryen shtretėr tė rinj
    maleve te vuajtjes e pėrmbyt prapė frymėn.

    Ēfarė shpendi harroi kėtė vezė kėtu?
    Rritet pėrditė, po bėhet mė e madhe se unė,
    Nuk di c`ka brenda, e ngroh me frymė,
    Klloēkė Sizif rrėpirave tė shpirtit,
    Pėrpara kėtij guri kam rėne nė gjunjė,
    Thith gjakun tim, njeri shushunjė,
    Fryhem nga ajo qė pi, fryhet dhe ai,
    E rrokullisim tjetrin, tėlart, tėposhtė,
    Trupa qiellorė nė orbitėn e lashtė,
    Yll qė pėrkundet nė djepin skiē tė hėnės,
    Vezė qė harruan nė folenė time djajtė...

  7. #57
    10000

    10000 ditė e gjysma netė,
    Mė duhet tė ha, tė pi, tė fle,
    Mbesin vetėm disa vjet,
    Pėr tė kuptuar ē`jam, ē“je

    Ky hiē i pafund mė pėrkund
    mė tund, mė shkund, mė mund,
    E derisa tė lėshohem fare,
    te zgjidhem, thėrmohem e thahem
    duhen ca vjet, ndoshta jetė

    Kohė nuk ka, se koha s`ėshtė,
    Ajo qė sheh tashmė ka ndodhur
    eshte e thjeshte, tepėr e thjeshtė
    vec hap e mbyll sytė e lodhur

    Edhe 10000 ditė e do jem
    mbase nė parajsėn e rradhės
    duke luajtur me Zotin kukamfshehti,
    duke u zėnė me Enverin nė ferr kush tė flejė sipėr,
    a prapė kėtu, rilindur kafshė, peshk , njeri,
    ( ndoshta gjithshka ndodh pėrsėri, lutemi qė jo!)
    ose nuk do jem, domethėnė thjesht hiē,
    ide kjo po aq absurde sa tė parat
    tjetėr mundėsi nuk rrok mė mendja

    10000 ditė mė parė ndėrtoja shtėpinė
    sipas stilit te kohės me dekorime,
    kollona, dhoma tė larta, oxhak,
    portė tė madhe, disi pompoze,
    kur erdhėn tė huajt e mė moren,
    mė shitėn nė treg tė skllevėrve,
    ku mė bleu njė i panjohur,
    tė cilit i shėrbeva ca kohė
    derisa filloi lufta e veriu fitoi

    Tani jam e nuk jam kėtu,
    Fantazėm ne mjegull,
    Prag qė kapėrcej ēdo ēast,
    Nuk di ku hyj e ku dal,
    Kyē qė hapet nga tė dy krahėt,
    nga brenda e nga jashtė,
    ku syri i rojes ndeshet me atė
    tė tė burgosurit, ku ēelėsi
    nuk jam unė e vetėm kahu
    i lėvizjes, nga vdekja nė jetė
    apo anasjelltas nuk ėshtė
    doemos nga hiēi nė gjithshka

    Ėshtė njė derė e mbyllur
    nė fund tė shtegut, e di,
    Ca shkallė qė tė ēojnė lart,
    Ato nuk i kam ngjitur kurrė,
    Ca shkallė qė tė ēojne poshtė,
    Ato po, i kam zbritur

    Kam njė jetė mbyllur nė kėtė kullė,
    Nė anėn tjetėr tė presin
    me njė liber tė hollė nė dorė,
    Gjithshka u bė ėshtė shkruar brenda,
    Ėshtė veē njė rrokje,
    Nje klithme e shkurter,
    Diēka si ah apo oh

    Kjo ish kuptimi i sė tėrės?
    -do pyesesh pak i hutuar
    Po- do tė thonė, ose ehe, ose jo,
    Ca mundesi ka e vėrteta, dy a tre,
    Do qash hidhur, do qeshėsh, ose do heshtėsh
    Derisa tė hapet dera e dikush tjetėr tė hyje...

    Eh, kush mė kupton nuk ka pse mė lexon,
    Veē nėse gjetja e binjakut i bėhet dėshmi e vetes
    sikurse pasqyra mė deshmon se jam,
    Syte nė vrimė shohin atė film qė shfaqet
    e jo atė qė duan, urdhėri nuk vonon, krisma,
    dera hapet, hyn roja e tė sjell gjellėn,
    gjellėn me mish tė vetes

    Isha rrugė e gjerė me makina e njerėz,
    shkonin shpejt, shkoja dhe unė, ku?
    Lypės, kalimtar si mendim, apo dhe makinė
    qė dėshirat ngasin, ėndrra nė bagazh,
    ndėrtesa, ura, vende, mėrgim, ku?
    Ku shkoja? Nė hartė viza, kthesa, po sferė
    ėshtė bota, sferė mendja, kthehesh nė mitėr,
    shtrihesh, tė shkelin kėmbėt, rrotat, vdes, ku?

    Si shkohet ketu?- pyesin turistėt,
    Vishi sytė mprapsht, eja nė shtėpi bir,
    djepi e varri, ky ėshtė atdheu, mėrgimi,
    prangė e rrugės, bebėz qė zmadhohet
    nė terr, fryhet nga foshnje qė rritet,
    Kush tė mbarsi ty dėshirė qorre pėr
    tė shkuar tutje? Unė? Kush ėshtė ky?
    Minotauri nė labirinth qė pret tė vijė
    turisti e ta pyese pėr udhėn. Filli
    qė tė mban lidhur me mitrėn, hiēin,
    Ku?- Mprapsht nė fillim!

    Qielli ėshtė brenda , zemėr e kaltėr
    rreh, shfryn e buēet ajėr, frymė, zjarr,
    Dheu dridhet, harliset, mbulohet, bari
    e vesh, flokė bore, gjethe, e gjithfarė
    formash, vdekur, gjallė, lėshojnė rrathė
    si gurė ne pellg, fjollė e tymit tretet,
    bardhė, dikush ecėn e ti thjesht e sheh,
    dėshmitar i ngjarjes, ndodh diēka, po ēfare?
    Hiē, nė dalje tė urojnė mirėseardhjen
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 24-07-2007 mė 19:02

  8. #58
    63,7

    Nė anė tė fushės njė varr,
    Anės varrit njė turmė
    Falen para njė statuje,
    Afrohem, shoh, jam unė

    Bie edhe vetė nė gjunjė,
    e i lutem tė mė ndjejė,
    Ngrij ngadalė e bėhem gur,
    Gjaku asaj i rrjedh nė deje

  9. #59
    Veē degėt

    Nėse gjuha ėshtė pemė,
    fjalėt gjethet qė bien,
    ka ardhur vjeshta atėhere
    e ne s`e paskemi vėnė re

    Kanė mbetur veē degėt,
    Si je? Mirė, faleminderit!
    Mė fal! Nuk ka pėrse!
    Me fletėt ranė dhe poetėt

    Ja dhe pak e fillojnė shirat,
    qajmė vetėm kur tė shihemi,
    do bėjmė gjeste si memecėt,
    ndoshta puthemi, o rrihemi

    Atėhere do ketė ardhur dimri,
    mė nuk ngrihemi nga shtrati,
    vetem me mjeke do jetė filmi
    e do ngrijmė fare, akuj fati

  10. #60
    Tokė e premtuar

    Nga peshė e fajit varen gjinjtė e shpresės, fishken,
    herė lule ku bletė e foshnje thithin,herė plagė e enjtur,
    herė uniformė ku tenja bren, herė tokė e premtuar,
    ku gjithfarė ikanakėsh kėrkojnė mjaltin e qumėshtin

    Ėshtė shterpė kjo grua, fėmijėt nuk janė tė saj, gjinjtė veē dhjamė,
    sytė xham, e zemra... eh zemra, sahat klonuar nga minė e trurit
    qė nuk plasi e fle nė varr tė dheut prej nga plas filiz i grurit,
    bukės, pemės qė u bė letėr pėr t`u nėnshkruar me dorė tė ngopur
    tė drejtat e njeriut apo urdhėri pėr tė bombarduar,
    oraret, shifrat e hebrenjve qė prunė trenat nė kamp

    I zbritėn, vunė nė rrjesht, numėruan, u zhveshėn,
    rrodhi ciklon b, u shkulėn si dhėmbėt e artė
    nė gojėn pajetė me shkumė tė kufomave,
    mishit qė digjet nė kremator nė ethe, yje,
    pesė a gjashtėcepėsh si retinė e kriminelit

    Pjellė e zjarrit, nė tym demi unjet, i ngulin shpatėn,
    Flamurė dhe blozė vjell gojė e hapur e bishės,
    si portė tempulli, gjuhė e nxjerrė lėpin gjakun, dehet,
    skuqet nga ai, flet pėrēart pėr tokėn e premtuar,
    ku rrjedh mjaltė e qumėsht, dyzet vjet u endėm
    e ja deti ėshtė i kuq si ėndėrr e ligė shushunje,
    nuk ka vend, shtyhen, bien shkulm nė gjunjė

    Ah Atė ! Adhuruam viēin, kryqėzuam bijtė, nuk dinim ē`bėnim,
    bėmė kėmbanat tanke, parakaluam nė xhami me ēizme,
    dhunuam varret, i vumė helmetė shqiponjės, damkosėm yje
    me kazma, pushkė, festonin qentė bariun e marrė nė festė,
    veshur me pizhama me vija gjatėsore, tė qethur shkurt,
    me lule letre nė tė dy duart. Bėrtisnim “Jemi gati!”
    Gati pėr tė vrarė, pėr zjarr, litar, varr, llahtarė.

    Nė llum bisha unjet, gėlltit tym, koka i rėndohet, shkel minėn e trurit,
    e zemra... eh zemra, transplantuar nga faraon i vdekur,
    dhėmb i artė nė gojėn e hapur tė kriminelit tek qesh,
    plagėt ku brejnė krimbat vrimat e tė pushkatuarve, kullon ciklon b,
    karvani niset tėposhtė kėmbėrėnduar, retina skuqet nga ylli qė plas,
    pesė a gjashtėcepėsh, shifėr damkosur nė ndonjė letėr nga duart
    qė tash dridhen e nuk kanė ku mbahen, se poshtė ėshtė honi,
    ku rrjedh helm, llavė, deti i kuq, tokė e premtuar...

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •