Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 88

Tema: Puls

  1. #41
    Mana

    Mana tė bardhė shkund gjinjve tė tu,
    Tė buta, me lėng e tė ėmbėla thithkat,
    Mė tė mirat i ruaj pėr mė vone, ca i ha,
    e mė fanitet papritur kohė e shkuar,
    shamitė e plakave qė nuk janė mė,
    kopshteve qė nuk janė mė tė Tiranės

    Pjeshkė, vishnje, fiq e dallėndyshe,
    pantallonat e shkurtėra, vajzat e klasės,
    Tė kam dashur qysh kaherė e mė parė,
    kur thithja nėnėn qė premtonte tjetėr,
    e ndaj dhe kam lindur nė mėdyshjen
    tė gjalloj vetėm kėshtu pėr tė tė parė

    Tregojnė se ata qė u kthyen prapė,
    paskėshin parė gjithė jetėn menjėherė,
    Nėse nuk gėnjyen a u gėnjyen nga tė tjerė
    atėhere tė duhesh ėshtė si tė vdesėsh,
    Po ta kishin pyetur Llazarin kur e ngjallėn,
    do kish thėnė:”Lermė,se nuk e dua jetėn!”

    Ka shumė tė ngjarė tė jetė shkruar diku
    pėr lėngun e errėt qė mbush bebėzat e tua,
    kur zogjtė e natės ngrihen nė mua fluturim,
    kur shndėrrohemi menjėherė nė tė tjerė,
    qė na ngjizėn e u ngjizėn nga i njėjti tul,
    motėr e vėlla, nėnė e bir, baba e bijė

    Pėr etėrit e tharė tė shkretėtirės,
    ku shkojnė retė vrenjtur e nuk ndalen,
    pėrpos pėr virgjėresha e tė shenjtė,
    Pėr syte qė ndizen flakė e vetėtijnė,
    Rrufe, plas diēka pėrbrenda, derdhet,
    Nis stuhia, tė ēarat nxjerrin tym e lagen

    Miliona herė u bėnė krahasime me mjaltin,
    frutat, pėllumbat, verėn e ēdo gjė tė bukur,
    Gjithkush i di e prapė e prapė i pėrflasim
    Mė nuk di, nė kokė je veē ti, mendja ngrin,
    Vdekur ishim, ra boria, nga guvat dolėm,
    Tė humbur qė u gjetėn per t`u humbur...

  2. #42
    Mana

    Mana tė bardhė shkund gjinjve tė tu,
    Tė buta, me lėng e tė ėmbėla thithkat,
    Mė tė mirat i ruaj pėr mė vone, ca i ha,
    e mė fanitet papritur kohė e shkuar,
    shamitė e plakave qė nuk janė mė,
    kopshteve qė nuk janė mė tė Tiranės

    Pjeshkė, vishnje, fiq e dallėndyshe,
    pantallonat e shkurtėra, vajzat e klasės,
    Tė kam dashur qysh kaherė e mė parė,
    kur thithja nėnėn qė premtonte tjetėr,
    e ndaj dhe kam lindur nė mėdyshjen
    tė gjalloj vetėm kėshtu pėr tė tė parė

    Tregojnė se ata qė u kthyen prapė,
    paskėshin parė gjithė jetėn menjėherė,
    Nėse nuk gėnjyen a u gėnjyen nga tė tjerė
    atėhere tė duhesh ėshtė si tė vdesėsh,
    Po ta kishin pyetur Llazarin kur e ngjallėn,
    do kish thėnė:”Lermė,se nuk e dua jetėn!”

    Ka shumė tė ngjarė tė jetė shkruar diku
    pėr lėngun e errėt qė mbush bebėzat e tua,
    kur zogjtė e natės ngrihen nė mua fluturim,
    kur shndėrrohemi menjėherė nė tė tjerė,
    qė na ngjizėn e u ngjizėn nga i njėjti tul,
    motėr e vėlla, nėnė e bir, baba e bijė

    Pėr etėrit e tharė tė shkretėtirės,
    ku shkojnė retė vrenjtur e nuk ndalen,
    pėrpos pėr virgjėresha e tė shenjtė,
    Pėr syte qė ndizen flakė e vetėtijnė,
    Rrufe, plas diēka pėrbrenda, derdhet,
    Nis stuhia, tė ēarat nxjerrin tym e lagen

    Miliona herė u bėnė krahasime me mjaltin,
    frutat, pėllumbat, verėn e ēdo gjė tė bukur,
    Gjithkush i di e prapė e prapė i pėrflasim
    Mė nuk di, nė kokė je veē ti, mendja ngrin,
    Vdekur ishim, ra boria, nga guvat dolėm,
    Tė humbur qė u gjetėn per t`u humbur...

  3. #43
    Mbidozė nga spitali nė kishė

    Majė e kėmbanores gozhdoi njė pėllumb, u shkurtua,
    Mbi gjuhėn e nxjerrė lėshon dora e zbehtė e priftit njė re
    qė tretet shpejt nė ujin e distiluar, qiellza e shtyp brenda,
    Pashė edhe njė herė atje, po nuk ish ashtu;
    Isha unė qė gozhdoi nė kryq tė pamjes atė ē“mė zunė sytė,
    Njė shiringė qė shpoi venėn

    Atėhere ranė kėmbanat e u tunda,
    gjuhėz e lidhur pėrplasej mureve veshur me gomė tė dhomės,
    Erdh ora e meshės, kalojnė para lypėsit e bėjnė sikur nuk e shohin,
    Hyjnė nė vaginėn e derės si tingull nė vesh “Mirė jeni?”,
    Nė kafaz djalli qėron bananen,” E sheh?”, e i tregojnė horizontin,
    Telin ku mban ekuilibrin me shkop nė dorė Moisiu,
    Gjarpėri shndėrrohet nė duart e veshura me doreza plastike nė gjilpėrė,
    Nga syzet mė shohin papritur sytė e tij, fėrshėllen vrer gjuhėza,
    pėrplaset mureve veshur me tė kuq tė buzėve si shkulm i verės, gjakut
    nė kupėn qė e tund era, “Pi!”- i thonė e ai pi

    Shikimi pėrplaset mureve veshur me qime e nuk bėn zhurmė,
    Qelq i syut kriset, derdhet gishtave qė i fėrkojnė, spermė e ngrohtė
    si avull mbi syzen e shtrirė nėn to, majmun i vrimės hidhet nė kafaz,
    pėrplaset shufrave tė hekurta tė bebėzės, klith e rrėzohet,
    Po s`ka ku, se dyshemeja ėshtė shembur e gropa fryhet mė shpejt
    se rėnia, bark konkav prej xhami ku ngjisin kupėzat, “Ja dhe pak!”,
    Llastiku liron fytin e krahut, shkulm i gjakut tund nė kullė muret
    e rrudhura tė kėmbanės, pėllumbi nė majė ngulet pingul nė qiell,
    sqepi gozhdon njė re, shkurtohet, nga plaga kullon ujė strehėve,
    mbush kanalet e shqisave e qiellza e pėrcjell brenda si helm.

  4. #44
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Yjor,pergezime.Keto krijime tua jane mjaft te arrira artistikisht dhe me plot bindje ju inkurajoj qe nese ende nuk keni botuar,te botoni ndonje permbledhje.
    Besoj se do te mirepritej nga admiruesit eletrave shqipe!
    ArsGothicė

  5. #45
    Kuēedra

    Nė burim tė lotėve
    bėn roje njė kuēedėr,
    Tre kokat e kohės
    pinė ujėt e jetės

    Shaloj veten,
    gati pėr luftė,
    Pastaj qesh,
    kuēedra jam unė

  6. #46
    Nė varreza

    Vras mendjen se ē`fshihet nėn rrasėn tuaj,
    Varr i pacak ushtarėsh anonimė,
    Kafsha e zbulesės ėshtė gati tė dalė,
    Nuk do habitesha aspak
    nėse papritur do ndėrronit uniformėn,
    vrisnit foshnjet, hidhnit nė erė,
    e tė na kryqėzoni

    Nuk ka ndryshuar asgjė,
    I njėjti vaj nė kandil,
    E njėjta flakė, dritė e ligė
    shndrin dhėmbeve nė terr si thikė,
    Por nuk ėshtė pėr tė pasur frikė,
    Veē tė vjen keq, nuk dinė ē`bėjnė
    Venė helmetat, marshojnė qorrsokakėve
    si femijė luajnė luftė, vriten, marrin jetė,
    Luanė nė kotec

    Asgjė pėr t`u mėrzitur,
    Kėshtu ka qenė gjithmonė,
    S`ėshtė hera e parė, ndoshta e fundit,
    qė shihni ėndėrra tė keqija nė gjumė,
    Tjetrin qė tė tremb kur shkon nė punė tė tij
    sinoreve tuaja, ku tmerri hedh hije lėvizėse,
    e urdhėri zbatohet pa u menduar. Shpejt
    gisht i ankthit shtyp kėmbėzėn
    Tjetri je ti, e ja qė vrave veten

    Askush nuk do tė tė mendojė mė
    Veē ndonjė kalimtari tė vetmuar
    do t`i behet lėmsh nė zemėr
    kur tė shkojė pėrgjatė varrezės tuaj,
    E aty nuk ka emra, po veē kryqe,
    Tė gjithė njėlloj deri nė fund,
    duke parakaluar edhe nė vdekje

  7. #47
    Kafazė

    Kafaz harruar hapur,
    Liria ėshtė brenda,
    zog i lodhur nga kėnga

    Kafaz i gjoksit,
    Liria ėshtė brenda,
    Kėngė e lodhur nga brinja

    Kafaz i kėngės,
    Liria ėshtė brenda
    Tingull i lodhur nga fjala

    Kafaz i fjalės,
    Liria ėshtė brenda,
    Shkronjė e lodhur nga pranga

    Kafaz i shkronjės,
    Liria ėshtė brenda,
    Vizė e lodhur nga pena

    Kafaz i vizės,
    Liria ėshtė brenda,
    Pikė e lodhur nga hiēi

    Kafaz i hiēit,
    Liria ėshtė brenda,
    Bosh i lodhur nga pesha

    Kafaz bosh harruar hapur,
    Liria ėshtė brenda,
    Pse tė dalė?

    kafazė sysh qė hapen, mbyllen si dyer qelish, kapakė tualeti, krahė miqsh,
    ku ēdo gjė gjė gjen brenda, krimin, plehra, kryeveprėn, errėsirėn, vrimėn, dritėn,
    kafazė veshėsh, qė si dyer kishe, hapur rrinė pėr tė gjithė; kafazė mitre,
    kafazė kurthe, kafazė dashurie, kafazė hotel, kampe, shtretėr, ekrane,
    kafazė fjalėsh e pamjesh, kafazė nė kafazė, kyēur sekret, thesarė; kafka,
    kapele, qiej, skafandra, helmeta, pallto, lėkure, kockash, mendimesh, jetėsh

    Kafazi im,
    Unė jam brenda
    Ēelės nė bravė
    Kafazi im ėshtė dera...

  8. #48
    Fllad

    Hapet e mbyllet njė derė
    Fryn e shfryn njė si erė

    Jeta ėshtė mbase thjesht
    e vdekur e vdekja jetė

    Veēse s`tė kujtohet asgjė,
    po s`ka ku shkon, aty ėshtė

    Po edhe nė mos qoftė njėlloj,
    S`ke nga ta dish, ndaj beson

    Tendosesh nė fllad si teshė,
    Kemishė tė pushkatuari,
    Ia lidhėn sytė, ndonėse qe i verbėr
    Pyeten dėshirėn e fundit; ish shurdh,
    Ashtu dhe u kėput nė gjunjė
    Njeriu ėshte veē njė buzėqeshje,
    Ėndėrr hijeje, hije ėndėrre

  9. #49
    Peisazh parė nga sipėr

    Shkallėt varen kėmbėve, qeska poshtė syve,
    “Rri kėtu”- jehojnė, kanė frikė mos nuk shkelen mė,
    pastaj qajnė, flluska lehtėsohet, nuk i besohet qė ngrihet,
    Kufoma zvogėlohet, ca korba si pika nėnkuptimi shqyejnė
    mbetjet e lamtumirės, gjinjtė e vizės rrumbullakohen,
    lakojnė male e top i botės varet zinxhirėve si gjyle

    Veē rrafshinat kanė horizonte e presje ylberėsh,
    Pėrtej tyre vazhdon fraza duke mohuar gjysmėn e mbushur,
    Po ē`kuptim ka mendova, tė pjellėsh Jezusin dhe Judėn kur
    njėri kryqėzohet e ai qė mbetet var veten? Ndaj dhe heshta,
    pėrqafova hijen, u ktheva e lexova ēfarė shkruan gjurmėt

    Duke shkelur prapė mbi to i bėra dyfish, gishtat nė thembėr,
    Kėmba nuk diti mė nga tė shkojė, u mek nė mėdyshje, humbi
    kontaktin me dheun, mbeti pezull, lumi ngriu bashkė me troftėn
    qė notonte kundėr rrymės, ngrinė brigjet e veē nė njė rrėkezė
    loti tretej pasqyrimi i qiellit me njė pikė qė zvogėlohej mė shumė

  10. #50
    Zi

    Seē pruri me vete kjo erė
    ca re tė zymta sterrė,
    me shira tė hidhur zeher,
    mbushur ajri me vrer,
    mė bėhet se jam nė ferr,
    Qoftėlargu derė mė derė
    po gėnjen edhe ca tė tjerė,
    shpirtėra tė ligj apo tė mjerė
    qė bėjnė keq tė parėn herė,
    nė kishė mbledhur tė tjerė,
    hanė bukė e pinė verė,
    tė hap damarėt pa u ndjerė,
    tė rrjedhė e kuqja nė terr,
    pastaj vjen ti e mė merr,
    zog i lagur, krahėprerė

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •