-
Replay
Kur zbrazesh, dritat shuhen, spektatorėt dalin,
aktorėt kanė ikur, atėhere fillon drama
Nė fund tė shfaqjes, kur tė afėrmit duke qarė
do marrin trupin tėnd tė ngrirė, nxjerrin jashtė,
Ti nuk do kesh lėvizur fare, dritat fiken prapė,
Filmi fillon nga fundi, kėsaj rradhe mprapsht,
Portieri tė jep paratė, ti atij biletėn, ai e ngjit,
Shkurtohesh, zgjohesh nė gjumė, bie nė zgjim,
Prindėt ngrihen nga varret, harron njė fjalė tė re,
Dielli perėndon nė lindje, shirat ngjiten nė qiell,
lumenjtė rrjedhin nė burim, do vjellėsh bukė, gji,
nuk do ecėsh dot mė, do qash, shalėt e nėnės,
ju lidhin bashkė, tė fusin brenda, lėviz, embrion,
ndahesh mė dysh, portė, hapembyllje, kyē,ēelės,
do trokasė duke dalė pėrsėritja, e ardhmja, fati,
spektatorėt qė mbushin dalėngadalė sallėn
Ne jemi publiku tė thonė aktorėt
kur tė bie vilani e nuk hap dot gojėn,
Dhurohen lule, puthen, duartrokasin,
Tė ulin poshtė me litarė, skenė tjetėr,
Pėrgjigju kur tė pyesin shkurt, po ose jo-
thotė hetuesi e ndez pėr vete njė cigare,
Mirė- thua ti e bėn gabimin tjetėr:
Ku jam kėtu?, Dėshmitarėt qeshin,
Qenka komedi mendon e qesh dhe ti,
Tė qethin, masin, tė japin teshat e reja,
tė lidhin sytė, errėsire, tė pyesin - Mirė?,
Jo- murmurit ti e ke njė parandjenje,
Si nuk e vura re qė janė me uniformė?
Sipari hapet ndėrsa skena ndriēohet ngadalė,
Tė shtyjnė e bie nga barku i avionit
fillimisht si gur, mė vonė hapet parashuta,
Qindra kėrpudha tė bardha, poshtė blu,
Kėrkon njė ishull, njė copė vend, njė pemė,
Ndjen qė zhytesh gjithnjė e mė shumė,
Po tani ē`do bėjmė pa gjymtyrė e mish?
Nė qiell tani ja, ēfarė mbeti? Veē frymė,
qė shuhet nė mjegull, pushim, pritet tani
me padurim katharsis, akti i mbramė
Fli, nuk ka gjė, se tė tregoj unė ē`ndodhi,
Mos ma thuaj fare, dihet fundi i tragjedisė,
Krah pėr krah dalim tė heshtur nga teatri,
Na ėshtė bėrė zakon mėrzia, ecejaket,
Skenė ku rrimė e presim nė fillim tė shfaqjes
na shohin, i shohim, dalim, pėrsėri hyjmė ,
dyer, korridorė, perde, kapakė, hapi sytė,
Kaq, tani kam rradhen unė tė provoj maskėn
-
-
Kjo godinė pa dyer e dritare, ku e vetmja dritė jane sytė
nuk merret vesh se ē`ėshtė; tempull, hotel apo burg
-
-
I marrė i dashuruar tė jem, jo i urtė
E vetmja derė nė qiell ėshtė zemra
Rrugėt e tjera tė shpien deri nė tru,
Labirint fjalėsh ky, mbushur me emra
Ndoshta ke tė drejtė kur flet pėr jetėn,
Por mos harro se na duhet njė dalje,
Kur arrijmė nė fund, tė lodhur, vetėm,
Arsyeja shndėrrohet veē nė tallje
Mbill mė mirė njė peme, kokėn nė dhe,
Rrėnjėt ujiten nga shirat prej matanė,
Zogjtė nuk janė tė tutė, lajmėsit e reve,
qė bejnė gati foletė pėr ditėn e mbrame
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 20-11-2006 mė 16:36
-
-
Skifteri mė pa nė mes tė turmės,
Pėllumb gri si gjithė tė tjerėt,
Nuk arrita tė pyes Pse unė?
Kur ranė tė pėrgjakura pendėt...
-
-
Vetėmevete
Ai futet brenda pa trokitur,
Dera gjithmonė kyēur rri,
Mė sheh pastaj me qesėndi,
Mė thotė -“Unė jam pra, ti!
Unė jam shtrati ku ti dergjesh,
pasqyrė besnike nė fundfillim,
jehonė e shurdhėr e betejės,
i fundit shok nė agoni,
Vrenohesh ti, kthjellohem unė,
Kur qesh ti, mė rrjedhin lotėt,
Kur zgjohesh ti, bie nė gjumė,
Unė jam ai qė tė mėsoi not...”
“Hesht mė mirė, mos fol o mik,
Jam rreth unazė e pa tangjente,
Mė mire shko, shtrihu e vdis,
Se jam frymė unė, nuk jam mendje,
Nėse je ti shkarpė, unė jam zjarr,
Nė je ti zjarri, jam unė shkėndija,
E kur ti digjesh ndriēoj unė,
Rrugė je ti, une vetėm gjurmė,
Nė je ti buze, jam unė puthje
Je ti lumė, jam unė burim,
Hon je ti, po unė jam urė,
Nuk shkoj askund po vetėm vij”
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 22-11-2006 mė 17:41
-
-
Shuar
Mendoj diēka, pastaj njė tjetėr,
Pastaj mendoj nga vinė mendimet,
Po dhe ky mendim ėshtė e ndjehem
si hundė qė do tė nuhasė vetveten,
apo shikim i drejtuar nga brenda
Ulem e i shoh tek shkojnė pėrdore,
Puthen, grinden e prapė pajtohen,
Dy nga dy nė fillim, pastaj shtohen,
lindin tė tjerė, po unė nuk jam i tyri,
as ata tė mitė, ;Sum ergo cogito
Shkėndija tek shuhem janė, si flutura
qė lidhur prej kėmbėsh nė flakė shkundin
pluhurin e krahėve, pėrplasen mureve
e vriten, bien nė prush, verbohen nė dritė,
pėrcėllojnė pak dhe arratisen tutje
Lėshohu nė terr shkėndijė a regėtime qofsh,
lėshohu, mos u mbaj mė kot kashtes sė kumtrit,
mos thith gjinjte e tharė tė rrugės sė qumėshtit,
veē lėshohu, bjer si meteor e shuhu tatėpjetė,
mė mirė kur nuk tė pret kush, se ndryshe vritesh
Se unė jam errėsira, zjarri qė, veshur me zhgun,
fiket ngadalė tek frymėmerr tė fundmen lutje,
Zoti nuk fle, as pėrgjon, vetėm mban shėnime
nė qelėn tjetėr duke iu falur krijesave sė tij,
e kėshtu pa fund shtyhen pendesat tutje
-
-
Tė lindėsh plak,
vdesėsh fėmijė,
te jetosh pak
me shpresė e frikė
Jepmė kuptim
pėr tė marrė tjetėr,
Vetėm durim,
Histori e vjetėr...
Piqemi ēdo jetė,
gjithmonė nė mes,
Dashuri e shkretė
na ėshtė berė ves
Merrmė nė krahė
e mė jep gji
se linda plak
e do vdes fėmijė...
-
-
Narcizė nė pellg
Do bėj fole nė kokėn tuaj,
nė gojė, poshtė, dhe nė gjoks,
Nuk di ē`kam!- pastaj do thuash,
Kam ethe, marr frymė me zor
Truri do filloje tė ju rrahė,
nga bletėt qė bėjnė hoje.
Fjalėt do ngjisin nė mjaltė
e tym do nxirrni prej goje
Trupi do djersisė rrėshirė,
Myshqe do ju zenė kėmbėt,
Do tė mbani erė tė mirė,
e s`do lėvizni nga vendi
Do lėshojė rrėnjė trungu,
Era gjetheve do fėshfėrijė
psalme e ninulla burgu
pėr tė rritur dhe fėmijė
Nė hije pastaj do shtrihem,
tė pemėve qė mbolla vetė,
(E di qė janė mollė mėkatesh
me gjarpėrinj qė flenė mbi degė)
Lotėve do ju shoh e do shihem
nė ju, Narcizė nė pellg....
-
-
``Shfaqja filloi!``,
Foli pėshpėritėsi nga vrima
Ē`duan?- pyeta,
Ah po, monolog!
U pashė nė pasqyrė,
Binjaku nxori gjuhėn,
fotografoi veten
dhe ia dhuroi vėllait…
-
-
Nė mes tė syve
1.
Nė gardh tė qerpikut ka mbetur pak push nga vegimi yt,
Fėrkoj sytė, nė mes tė akullnajės sė tyre ėshtė njė vrimė,
prej nga rrush i i shtrydhur i bebėzės pikėllon ca musht,
ngjit nė buzė fjalė e pathėnė kurrė nė gjuhė tė padėgjuar,
Gjurmė e pamjes qė si fantazmė s`la gjurmė mbi retinė,
Nuk hyj dot brenda, dera ėshtė e mbyllur dhe e ngushtė ,
ulem nė prag tė dritės si hije e duroj atė ē`ėshtė shkruar
Po pres tė vijė njeriu prej dėbore qė ndėrtuam bashkė,
me tė bardhėn e syve nė dimrin qė shkoi kur mėrdhinim,
Tė zezėn e vrimave shkruar me kujtime hiri, tė shuara,
Nė vend tė zemrės njė orė tė vjetėr qė punonte akoma,
Nuhatnim rrahjet, ēastet, ndėrsa fytyrėn e tjetrit lėpinim,
Kėlyshė tė vegjėl qė ngrihen e rrėzohen akoma tė hutuar,
Pėrdhe e shtrirė, e lodhur nga pjellja, barkhapur, lehona
Bėmė njė rreth e u kthyem prapė aty ku u nisėm dikur,
E ngjitėm gurin deri nė majė, tani do rrokulliset poshtė,
Engjėjt shikojnė lojėn ekraneve nė fluturim a shtrirė,
Lodhur ngjisim, zbresim shkallėve tė ferrit, tokės, qiellit,
Qemė terr, tym, mjegull, ajėr, ujė, pemė, peshq e zogj,
Qemė e nuk qemė njėherėsh se hiē nuk ka, veēse bosh
ėshtė guri, guackė atomesh, vesh, lėkurė, cipė, shpellė
Ja, midis dy ēastesh mbushet e zbrazet enė e frymės,
Nuk di kush jam, lėvozhga vallė apo thelbi ndėrmjet?
Arrė e trurit ėshtė edhe ajo thelb mishi bosh me rrudha,
ku brigjet e peshqit notojnė bashkė a pėrkundėr rrymės,
Isha matanė, por ish e njejta gjė, breg dhe atje, shkretė,
Humbėtirė qėllimesh, shprese, largim nga fillesa udha,
gjurmė fantazmash nė retinė, ėndėrra dėbore tė brymės
3.
Theva arrėn e ėndrrės, gjeta njė tjetėr thelb tė rrudhur
qė flinte atje, tė ardhmen nė bark tė dheut, varr brazdė,
ku farė e plugut hodhi atė qė ndodh, kufomėn e jetės,
mish ngjallur nė vdekje plis, ecejaket, kohėn e humbur,
pėrleshjet, gravitetin, rėniet tėposhtė dhe fluturimet lart,
Gjeta majave, muret nė krahė, shtatoret e mumies, vetes,
ju, skllevėr tė tjetrit, fėrkova sytė, heshta e u ula mbi gur
Fllad i lehtė i flatrės sė bebėzave ftoh pjalmin e kllapisė,
Helmi ngrin, nė akull gdhend kundrimi buzėn e hapur,
dyer, vagina, tunele arratisjesh, rrezja ngrohet e shkrin
bregun e trajtės, pi shkumė aty, thithet prapė nė sisėn
e valėve e kthehet nė vrimė mprapsht si flakė nė zjarr,
trembur nga greminė e territ , grackė hapur e kėrthizės
pėr shkėndijėn qė lind, nuk duron dot mė e bie matanė
Gjeta po tė njėjtėn guackė nė breg me nė mes perlėn,
nė mes tė perlės thėrmijėn e rėrės, nė mes tė thėrmijės
hiēėsinė, nė mes tė hiēit gjithēkanė pa fund, valėn, erėn,
ujin, e nuk bėra mė hije se hija isha unė, e flakės, vetes,
e resė sė mendjes mbi liqen, babait, nėnės dhe fėmijės,
e shtatores qė kalbet nė diell, u zvogėlova bashkė me tė
e u treta si dėborė nė det, shkumė nė rėrė, ngjyrė thinjės
Lagur jam, lodhur, pa rrėnjė, i rėndė si trung i nxirė valėve,
Rruazat e lotit pėrzier me ujė, kripa e pėrzier e pėrthyen
ndryshe dritėn, pjerrėt lidhin sytė rrezet e kithta tė brigjeve,
ku tjetri kėmbėzbathur para se tė zgjidhė barkėn i falet
jehonės nė guackė, pėshpėrimės pafund tė vajtjeardhjes,
ngarkon gurin nė krahė e shuhet si shkėndijė shtigjeve,
brazdave tė kėmbėve, trurit , mendimeve, erės, valėve...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 25-11-2006 mė 16:56
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt