Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 88

Tema: Puls

  1. #21
    Borė...
    Po pudroset prapė
    kjo putanė plakė

  2. #22
    Pėrtej pulsit

    Vėre gishtin aty ku ndodh,
    Nė tėmth
    ose nė puls
    Midis dy rrahjeve
    heshtje...
    Njeriu ėshtė bota,
    Bota plot me njerėz

    E ndėrsa qėron qepėn
    tė djegin sytė,
    I hoqe tė gjitha shtresat?
    Teshat, lėkurėn,kockat,palcėn?
    Hiq tani edhe djegien,
    Shkul qepallat, sytė, pamjen,
    Fshij mendimin e fundit,
    Hekuros trurin,
    Pastro xhamat...

    As zjarr, as tym
    As hi, as gjurmė, asgjė...
    Vizė e drejtė nė ekran,
    Hipur nė linje si shtrigė nė fshesė
    kėrcen shpirti yt direkt nė anėn tjetėr,
    Takohemi atje pra,
    Pėrtej pulsit,
    Mė prit apo tė pres
    nė prag si derė....

  3. #23
    Ėndėrr e ligė

    Urė nė tru,
    Kaloj nė hemisferėn tjetėr,
    Veri apo jug?
    Zogjtė janė mekur
    nė mes asgjėja, brumė
    hiēi, marramendje,
    Kėmbėt shkėmb nuk prekin,
    veē baltė, moēal e llum

    Premė pemėt,
    Rrėnuam shtėpitė,
    nuk ka mė vend,
    Shtyhemi...

    Plot bota,
    1 m² pėr person,
    Lindin miliona
    nė sekondė,
    Bien nė uje
    nga presioni,
    Kafshėt i hėngrėm,
    S`ka mbetur gjallesė
    veē insekte
    e ca larva nė det,
    Edhe nėn ujė
    jetojnė njerėz

    Kanibalizėm,
    me ha tė lutem
    ose tė ha...

    Ėndėrr e ligė,
    murosur nė kurmin tim,
    Pėrgjumem nė valėt e saj,
    Kush ėshtė rrjedhė e kush burim?
    Kush do na zgjojė vallė?

    Harqet lagen nga ujėrat,
    E lashtė kjo urė, tundet
    nėn thundra kuajsh,
    hapa tė huajsh,
    gjithfarė fjalėsh,
    ninullash...

    Ėshte ajo Rozafa, apo jam unė?
    Gjinjtė e gurėve pimė,
    Kush ėshtė themel e kush godinė?
    Kush foshnje e kush mur?
    Rrėzohemi nė gjumė
    e kalojmė nė anėn tjetėr
    kėmbėlagur,
    pa zhurmė...

  4. #24
    Kujtimi yt

    Kujtimi yt kryqėzon tani
    pingulen time

    Jam nė kėmbė,
    Cigaren nė buzė,
    Ti shtrirė,
    Cigare e pirė,
    Prush mbi hi

    Ja edhe pak
    e do dergjem dhe unė
    nė kuti,
    Do thyejmė kryqin
    e do luajmė me cingla
    pėrsėri

    Nė mes tė reve
    pret njė rrufe
    urdhėrin tėnd
    qė tė kapė shkopin
    si qen

    Atėhere do vij,
    Linjė paralele qė pritet
    nė pafundėsi,
    Do mė presėsh besoj
    nė stacionin qė vetėm ti e di

  5. #25
    Ujė tjetėr nė pus

    Piktura qė paske bėrė mbrėmė nuk ėshtė tharė akoma,
    E bukur ėshtė, ndonėse nuk kuptoj asgjė,
    Hm, art modern? Nejse.

    Mė ke bėrė dhe mua,
    Ja kėshtu siē isha e siē jam,
    Ndoshta ke shkruar edhe datėn e vdekjes diku,
    Thjesht njė shifėr midis 1 dhe 31, 2040-50,
    Sa luftėra do kemi deri atėhere? Sa Enverė?

    Kafenė e bėj vetė, natyrė e qetė,
    Sikur ta pinim bashkė
    Po ti nuk pi, as nuk ha,
    (Thotė Mohameti tė paktėn)

    Eh, ėshtė ca heret pėr mendime tė tilla,
    Ē`tė bėj? Po tė tjeret ē`bėjne?
    Asgjė tė re. Zgjohen. Vrasin. Hanė . Pinė.
    Tė ndez televizorin me njė fjalė

    Reklama paste dhėmbėsh,
    Na duhen gjėra tė bardha,
    Ashtu siē tė duhet ty telajoja
    e syve tanė, e kėtij agu,
    ku shkarravite planin e asaj qė ndodh

    Apo tė zeza, bojė flokėsh si nata,
    qė ti rrufite pėr tė mos fjetur,
    Ndėrsa gjysmė e botės flinte
    lėvizje kuajt e gjumit,
    Luaje shah me anėn tjetėr

    Fundi nuk mė duket larg,
    Ndonjė i krisur, ca bomba,
    Shah mat!

    E ē`tė shkruash nė ditė si kėto?
    Brenda ėshtė ftohtė,
    Fjalėt ngrijnė nė kokė,
    Nė ēdo ēast ndonjė idiot
    mund tė hedhė nė erė botėn

    Na duhet njė gjuhė e re,
    Nė kėte u pėrfol gjithēka,
    Ēdo gjė u shkrua, u tha,
    Ndėrtojmė Babelin prapė,
    me plehėra

    2.

    Mbylli perdet mike
    e ngrohmė me frymė,
    Janė kohė epike
    me zjarr e me tym

    Pėrshkomė si filli gjilpėrėn
    e qendismė qefinin me delfinė,
    me dafinė, thinjė e shtrimė
    mbi ndonjė kodėr, detin pėrkundėr,
    veriun, shkumėn nė buzė, bregun nė sy,
    grahmėn e valės, frymės

    Lagmė si lot, mė njom rrėnjėt,
    varkėn qė tundet, brinjėt,
    hidhmė, pritmė,
    Shtrat, arkė, baticė,
    E ftohtė ėshtė prapė
    shkumė e gjinjve...

    Rrjetė ujėrash, i arti peshk
    mbuluar qepallave tė nyjes,
    Bebėzat nė breg, shtrirė dritės,
    kalvarit tė valėve, ditėve qė venė,
    Qefin i shkumes mbulon atė qė fshihet,
    Qiejt e pjekur e petalet e rėnė
    dherave te hijes

    Fjalėt humbėn kuptimin,
    Nė mėdyshje dridhen mendimet,
    Tela harpe nėn gishtat e tjetrit,
    Kafsha qė po kulloste deri atėhere qetė,
    me kokėn ulur e jelet e rėna mbi ballė,
    papritur hungėriu e nisi tė vraponte shpejt

    Ē`erė nuhati vallė? Apo ish tėrmet?
    Arsyeja u lėkund gjatė, pastaj u shemb
    me zhurmė e tym,
    Mes tymit e zhurmės u gremisėm tė dy,
    Na zunė nė rrjete, na prunė prapė,
    Aty ku qemė e do jemi,
    nė tejanė...

    Ditėn e gjygjit tė fundit,
    (Apo do jetė natė, agim, muzg?),
    do na rrjeshtojnė varg nė fushė.
    Do dalė shefi i madh nė krye
    me listė nė dorė,
    Do lexojė numrat,
    Ne nė gjunjė

    Do thėrrasin emrat,
    Do tė pėrgjigjen “Kėtu!”
    Cjepėrit nga deshėt do i ndajnė
    e do i nisin per rrugė,
    Do jemi nė tė njėjtėn tufė,
    Nė librin tim shkruar ti,
    nė tėndin unė...

    3.

    U fol
    pėr dashurinė,
    jetėn,
    lirinė

    Prangė ėshtė fjala,
    Vrimė nė ujė,
    Labirinth tingujsh
    gjuhėshumė

    Pėr ēfarė ke nevojė?
    Gjumė? Harresė?Zhurmė?
    Shokė nė turmė?
    Cergė unazash, gishtash, thonjsh,
    symbyllash, tendė qepallash
    tė arapit pranė, skllavit tė sė panjohurės,
    tjetrit mėnjanė?...

    Vėre kokėn nė gjoks tė ēastit,
    E ndjen frymėmarrjen, rrahjen, rrjedhėn?
    Fryme, gjak qe vjen e ikėn,
    ashtu si unė,
    ashtu si ti

    Nuk shkon e ikėn mė thua,
    por shkon e vjen,
    Kahu ėshtė ndryshe,
    Akrep nė rreth

    Flas pėrēart,
    Majtas ėshtė djathtas,
    Pėrpara prapa,
    Poshtė ėshtė lart,
    Zoti djall

    “Ē`thua aman?”
    Mė sheh e qesh,
    Det i paanė
    E ne si peshq

    Fllad i ēastit mė ngjeth,
    Dridhem si gjeth, fėshfėrij
    njė fjalė tjetėr
    pėrsėri

    “Vėshtirė tė kuptosh
    atė qė thuhet”,
    mė pėshpėrin nė vesh
    njė i shurdhėr

    Jap e marr me veten
    tė njėjtin puls,
    Shi qė mbush
    me tjetėr ujė
    kėtė pus...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 24-10-2006 mė 17:54

  6. #26
    Jerm i lirisė

    Jerm ėshtė liria,
    akull tė ftohtė gishtat qė pėrēart
    prekėn nė kapakun pėr tė verbėr tė prangave
    urdhėrin pėr t`u hedhur prej zgripit

    Hapur rrjetė e qiellit,
    Nga dritaret kėrcejne tė dashurit, bota,
    Ē`ka mbetet fluturon o digjet

    Sheh veten nga sipėr
    Ashtu si shiu shiun, Zoti tė tijin,
    E ngjitja shuan ngadalė fjalėt, hijet,
    Poshtė tretet nė tym mendimi,
    “Dha shpirt!”- thonė ushtaret e thyejnė kėrcet,
    Perdja griset , ngrihen tė vdekurit,
    Vihen rradhė para nė dy rrjeshta si barazim,
    Gjithėsi dhe hiē, ADN e tė kundėrtave,
    Gėrshet jetėsh, x e y , yang e yin

    Pėrtej parajsės, perėndisė, Big Bang-ut
    rrėmujės, dogmave, dashurisė, unit,
    Fle nė njė djep tė vogėl padija, shuarja,
    e paqėna, liria...

  7. #27
    Pik

    Pjekur jam, gati pėr tė rėnė,
    e nėse nuk vjen askush e mė kėput
    (Si njė fik te madh tė zi degėve tė ulta
    me tul lėngėzuar nga rrezet e bark tė kuq,
    ku vallzon njė fėmijė prej zjarri flakė tė pakuptueshme,
    ngjizur me thėngjij yjesh nga shkėndijė endacake
    qė mbars me dritėshpirt botėt e frutin)
    do ēahem , pėrgjakem, rrėgjohem si plagė
    enjtur nga nektar i sė pathėnės , buzė e tharė
    e atyre qė ngjitėn Himalajėn e nuk zbritėn prapė

    Ėshtė mund i ėmbėl peshė e vetes
    varur nė fill, duke pritur dorėn e shtegtarit
    qė rastėsisht a jo mes kokrrave tė zgjedh,
    Bukė e mish ulur nė sofėr tė gjuhės, mėndjes,
    si fjalė e pabėrė, akoma syth nė kohėfillim
    e mė parė akoma, ngashnjim i farės sė hedhur
    nga duar tė tjera djerrinave tė pashkelura,
    ku nga gėrmadhė e reve kulloi tymi, ngriu, u tret,
    shkriu dheun, u bė baltė, u mbush me frymė,
    u harlis nė pemė, kėrceu degė mė degė,
    zbriti, u ngrit nė kėmbė e nisi tė ecė

    Shumė shkuan udhės e pak u ndalėn,
    pėr tė kthyer kokėn, pėr tė parė ē`lanė pas,
    shkuan e humbėn nė horizont si djersė rrudhės,
    kaluan pranė, pėrhumbur jehonės sė hapave,
    u zvogėluan tutje derisa u zhytėn ngadalė
    nė prehėr tė tokes, det dheu me peshq kockash
    dhe valė kėmbėsh e ishuj rrėnjėsh qė mbajnė
    kėtė pemė, nėn hijen e sė cilės gjethet pėshpėrijnė
    tė ardhmen, kohėfundin, tjetėrsinė, majin

    Ngriji sytė e shikomė si fėrgėlloj nė pritje
    tė asaj qė duhet apo thjesht ndodh, hije
    qė dridhet nė zheg, ku rruga tundet si urė
    honeve tė horizonteve, gjinjve tė lehonės
    qė mbushen nga lėng i bardhe i heshtjes,
    thithka qė mbushin gojėn e hapur tė kėrthiut
    tė pėrfjetur degėve tė krahėve, vezė nė fole
    qė ēahet, hapet e derdh jashtė fillesėn, fjalėn,
    mbarsur nga shkėndijė endacake, fėmijė zjarri,
    hije e pakuptueshme qė me flakėt hedh valle
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 13-11-2006 mė 09:55

  8. #28
    Atdheu

    Dėgjoj tek flitet pėr atdheun,
    kėtė copė imagjinare buke,
    kafshuar nga gjuha shumėgojėshe
    e mė vjen tė puth...

    Ē`fjalė ėshtė kjo?
    Tingull i mbytur i buzėve,
    apo krismė e pushkės a kollės?

    Atdheu ėshtė kudo,
    Kudo mbaj mishin nė krahė,
    kokėn mbi supe,
    mendimet, zhurmėn,
    kockat, trurin, miqtė, tė tjerėt,
    A mė mbajne ata mua si rruga turmen

    Ē`gjuhė flasin tė vdekurit?
    Anglisht nė parajse?
    Po nė skėterrė?
    Atdheu lėviz shpejt,
    Atdheu ringjallet, vdes,
    Shqiptar, grek apo kinez

    Duhen lėruar tokat me spirancė,
    zgjidhur kuajt nė lėmė,
    kafshėt ripėrtypėse nė mencė,
    Katror ėshtė atdheu, 105 gradė,
    dyqan i mbyllur kur flemė,
    kater horizonte si qeli,
    i rrumbullt nga hėna,
    pikė nė hartė,
    kur shuhet dielli, i zi,
    pulson nė gji, njeri,
    ha,pi, zgjohet, fle,
    plak, fėmijė,
    une e ti

    Ra pėrdhe e puthi tokėn
    nuk dinte se ku kishte kokėn

  9. #29
    Gazetė e qiellit

    Dallėndyshe qarkojnė rreze,
    Gazetė resh qė lexohet pak,
    Engjėjt bėjne muzikė dhe qeshin,
    Tė shenjtėt luajnė me demonėt shah

    Lajmet e ēastit direkt nga fronti,
    Ca shkojnė matanė, ca vijnė kėndej
    Dikush merr frymė pėr herė tė fundit,
    martohen, vriten, njė tjetėr pjell

    Pyetje e pėrgjigje zhveshur nė ring,
    Pėrleshje, e kotė na duket, e ngjyrave,
    Mė tė shumtėn i ziu mund tė bardhin,
    po edhe nganjėherė i bardhi tė zinė

    Pėrpara sulmojnė verbėr ushtarėt,
    Foshnjet qė akoma nuk shohin dot,
    qė dėgjojnė nė jetė pėr herė tė parė,
    tė parat fjalė e urdhėra pikėrisht sot

    Kush ėshtė mbreti, nuk e di askush,
    Nė male fshehur vetėm thonė rri,
    Nuk ha, nuk pi, as nuk fle gjumė,
    pėrpos kur dėrgon ndonjė tė tijin

    Shkruesi kotet mbi rrjeshtat e fatit,
    Mbesim pezull me frymėn ndėr buzė,
    Dimė vetėm ē`ka ndodhur mė parė,
    Po nuk dimė ēfarė do ndodhė nė fund

    Tymi i asaj qė digjet u ngrit, u bė re,
    mbushur me shiun e ėmbėl tė mallit,
    Fletėt e bardha dhe tė pafaj si lutje
    presin tė shkruhen nga zoti a djalli

    Presim dhe ne tė zgjohet rrėfyesi,
    tė na tregojė vazhdimin e ngjarjes,
    Ndoshta flemė tė lodhur nga tymi,
    sjellė me vete nga mjergull e largėt

    E kur ditė e re tė vijė me zhurmė
    do hapim sytė e do shohim tjetrin,
    Do habitemi: “Po ti qenke si unė!”,
    E nuk dihet nė do qajme a qeshim..

  10. #30
    21

    Ata hodhėn rrjetėn nė te djathtė,
    Na nxorėn, njėqindepesėdhjetėetre,
    Prisje nė breg tė vinte barka,
    Zjarrin ndezur, bukė dhe peshk

    Zhveshur jam e mė vjen turp,
    E di kush je e s`tė flas nė emėr,
    Akoma sundoj mbi kėtė trup,
    po vjen koha kur e bėn njė tjetėr

    Kur tė hap sytė do jesh aty,
    duke pritur i bardhė si rrezja,
    E do shkojmė bashkė tė dy
    Zogj tė rinj, sapodalė nga veza

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •