-
Anija ime
Anija ime e shkretė
t`i grisen velat shtrėngatat
t`i thyen erėrat direkėt
Tani ne breg ke dalė
e anuar mėnjanė
Valėt tė sjellin mė pranė
Valėt tė largojnė prapė
Dikur u nise pėr udhė
ngarkuar me erėza tė rralla,
indianė, zezakė e kinezė,
mėndafsh, fildish e temjan,
po detarėt e kishin bėrė me fjalė
kapitenin e lidhėn, e hodhėn nė det
e mallrat mes tyre i ndanė
Dikush mori vėthėt e unazat,
njė tjetėr idhujt, gjerdanėt e artė
ndėrsa per tė virgjerėn e huaj
u grindėn gjatė, pastaj
pinė, hodhėn zarat, u shanė
derisa nxorėn thikat
e njėri tjetrin vranė
Kėshtu e braktisur, pa drejtim,
u ende ujrave pa emėr,
diku ish thellė e diku cekėt
aty kėtu hidheshin delfinė,
po mė tė shumtėn shkretė,
stuhitė tė grisėn velat,
dallgėt tė thyen direkėt
Pėrmbytur bota,
Pėllumbin nė dorė,
E lashė tė lirė
zogun e gjorė
Ku janė tė tjerėt?
Ėshte bosh kjo arkė
Fillikat vetėm
Noeu i ngratė...
-
-
Curril blu
Curril blu nė kafenė esėll tė gjėrave,
Qumėsht qė pikon nga sisa e qiellit,
Lėr pak mish kockave tė ėndrrave
pėr korbat e vdekjes, nxirė nga dielli
Me kafkė ėshtė flamuri ynė i fundit,
Anije piratėsh nė shkretėtirė,
Karvanė tė humbur tė mbyturish,
fėmijėsh qė lindin tė pirė...
-
-
Thesari
Hyra nė kullė nė muzg,
Rojen e kish marrė gjumi,
megjithatė e vrava
pėr tė qenė i sigurtė
Iu afrova thesarit
duke bėrė dredha,
Shkruar mbi kapak
"Ndalohet vjedhja!"
Nuk ndjeja asgjė,
turp a krenari aspak,
veē habi qė paska qenė
gjithmonė kėtu, i hapur
Kur dola jashtė,
(Rregullat e lojės)
bėra kryqin tek pragu
mbi kufomėn e rojes
-
-
Fata Morgana
Njė ēast i shkurtėr nėn hije,
nėn hijet qe hedhin devetė
Tė ēojnė nė oazin tjetėr,
Ėshtė ēast i ri apo i vjetėr?
Si deve qė bie nė gjunjė
kur mbushen gungat me ujė
E rrugės pinė nga sisė e saj
tė rekrutuarit e vrarė
Fata Morgana nėpėr zheg,
Ėshtė njė anije qė i ndjek
E nuk e dinė se ku janė
Nė kėtė botė apo matanė...
-
-
Rėnie
Jemi shtrirė mbi ēarēafė
si lajme nė gazeta,
Tė lexoj ty,
Mė lexon ti,
Vriten pėrditė,
Nė Izrael
kanė hedhur prapė raketa
Flemė mė mirė?
Shuhemi pak?
Boll me flakė e zhurmė
Avionė nuk jemi,
as kulla binjake,
Babeli jo se jo,
Ndoshta ngujimi
apo kėmbanore,
Flamurė nė gjysmėshtizė,
Epshi na tund,
Rrėzohemi poshtė,
Ortekė bore,
Gurė qė hodhi Galileu
nga kulla e pjerrėt e Pizės
-
-
Tungjatjeta
The prapė " Tungjatjeta!", fotokopje e sė djeshmes, kafe nė mėngjes,
hėngra drekė e pėrsėri kafe, dy cigare rrjesht, nė tym tė pashė prapė,
tė nxora nga ujėt, tė dhashė frymė, hape sytė, Jam nė kllapi- mė the,
buzėt mavi nga tė ftohtėt e dridheshe, tė pėshpėrita njė fjalė nė vesh,
u ngrohe dalėngadalė e nė prehėrin tim tė zuri gjumi, ecja me kujdes,
kalimtarėve u bėja shenja me gishta tė heshtnin, mbylla perdet shpejt,
rrija anash shtratit tėnd, rrugicė me kalldrėm, plakat ulur mbi gur,
fėmijėt luanin me top, hurmat mbi komodinė e kavanozat e reēelit,
vinte era narkozė aty, hapa velėzat pėr herė tė fundit, po mė thernin,
dikush me njė skufje tė bardhė e fshesė nė dorė hapi derėn, futi kokėn,
e mbylli prapė, mė perzihej, njė aeroplan letre tė kish ngecur ndėr flokė,
dėshirėn e fundit thanė, prifti lexon pasazhe nga darka e fundit,amen,
vishnjet nė oborrin e gjyshes, tavani i drunjtė me hieroglife hijesh
njollat nė mure, ēarku i akrepave kapte edhe njė sekondė tjetėr,
gardalinė e verdhė me pika nė gjoks, nė radio njė kėngė e vjetėr,
ishte e djeshmja, njė kollė e thatė, gjumė nė drekė, gjithshka rritej,
e midis dy frymėmarrjesh pėrgjigjem si gjithmonė "Tungjatjeta!"...
-
-
Getsemane
Mot i zymtė si vaj,
Krizė arsyetimi,
me hije vėrdallė
e njė tis trishtimi
Kėtu jam, po pres,
Pjesė e karriges,
Rrufis pak tė zezė
njė espresso frike
Po vinė tė mė marrin,
Nuk e di se ē`duan,
Nuk kam dhėmbe ari
e nuk kam shėruar
Ti vjen e mė puth,
Pėrshendetje rabi!
Pėr kėtė ke ardhur?
Njėri nxori shpatėn
Mė pret njė copė vesh,
Nuk qenkam Mesia
Jam roje i thjeshtė,
bėja ēfarė dija...
-
-
Lėmsh
Loz me lėmshin qė tė ra nga prehėri kur ti po thur ēorapet e leshit,
Shtėllungat e tymit tė bardhė i bėn fill, i kalon nė gishta, i bėn top,
Qethur janė delet e reve qė po mjelin bijtė e tu nė vathėn e largėt,
Tė fėrkohem kėmbėve, tė lutem tė mė pėrkėdhelesh prapa veshit,
tė mė pėshpėrisėsh fjalė tigrash, ndonėse ka kohė qė jam maēok,
Po ti bėn nyje tė tjera e hesht, pa anė e fund kjo cergė merimange..
Provoj t`a zgjidh, e di, ėshtė e kotė, trung jam dhe vetė, me nyje,
Anash vatrės fle e thahem nė avullin e frymės tėnde tė parregullt,
Gjuhė ēastesh mė lėpijne nė fytyrė, qentė qė ruajnė tufėn e lehin,
Zgjohem, nuk ka ndodhur gjė, veē ti ndėrkohė ke bėrė edhe ca yje,
Mėngėt e vjeshtės ke filluar me kaēurrelat e bardha tė njė mjegulle
e veē gishtat shoh qė nuk lodhen kurrė, kukullat varur nė penjė..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 08-10-2006 mė 05:05
-
-
Asgjė
Mė pyet ē`mendoj e kur tė them Asgje! zbrazesh dhe ti,
Qiell pas shiut, kraharor qė tkurret ,frymėn qė nxore thitha,
Fjalėt rrudhen pėrditė mė shumė, pleq ulur anės sokakėve,
Kujtimet janė shumuar, kryqėzuar, degėzuar nė pafundėsi ,
E kthjellėt ėshtė tani drita e syve, shpesh pėrjetuar e gjitha,
Digjesha dikur, tani veē ngrohem i pėrfjetur sipėr flakėve
Si ndjehem tė them po deshe, vetėm se ėshtė pa rėndėsi
Gjithė ato ēka janė tė pėrkohshme, kohė, njerėz apo vende,
do kalojnė tė tėra ashtu siē po kalon tani kjo qė po shkruaj,
Edhe kjo tundje dore ėshtė e atij qė po largohet pėrgjithmonė,
Veēse nė kėrkim tė asaj qė nuk ēbėhet po humbas mendjen,
Sa mė tepėr plakem, aq mė tepėr bėhem nė kėtė botė i huaj,
Ata qė do tė humbasin jetėn, ata do e fitojnė pėrsėri thonė,
Kjo ėshtė asgjėja qė mendoj, pėr t`iu pėrgjigjur pyetjes tėnde...
-
-
Horizont
Pamje ballore
Filli i horizontit mban lidhur
foshnjen (ndoshta binjakėt) me nėnėn
Kėrthizė e paprerė e botėve
qe mbajnė tjetrėn nė bark
si koka mendjen, toka hėnen,
Paralelet, shenjat e barazimit,
ulur shalėve tė ekuacionit,
Shilarės vendesh
Bebėza sysh qė lėvizin sinkron,
Brigje lumenjsh, nė mes rrjedh,
Nė fillin e bardhė tė horizontit
mbahet balona nė erė,
Kujdes!, mund tė tė marrė me vete,
si litari kovėn e mbushur nė pus,
Stėrkalė djerse nė fije tė flokut,
Tespije mundimesh
qė gishtat e rrudhur tė fatit
prekin njė pėr njė...
E shkon si lajm sipėr,
Mė prisni! Po vij!
Njė kovė borė
nė pus tė ngrirė,
Litar i mendimit
lidh hemisferat e trurit,
Varur teshat tona aty,
Lakuriq lindim,
Merren gėrshėrėt
qė presin kėrthizėn,
Duart mbeten pezull
me njė copė fill,
Tjetri ngjitet lart,
Letėr e hapur,
Mė prisni! Po vij!...
Pamje anėsore
Nė skaj tė mendjes
horizonti ėshtė veē njė pikė
nė fund tė fjalisė,
Tunel qė lidh universet,
Litar i parė nga poshtė
ndėrsa ti hipėn nė stol,
thua tė fundit lamtumirė
e bebėzat zhduken nga ekrani,
Vetėm bardhė,
Mizė nė borė...
Bėj njė vrimė nė vezė
del njė nėpėrkė e zezė...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt