Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-09-2006
    Postime
    1

    Balkan Express

    "Ndihme per "Balkan Express

    Balkan Express eshte nje dokumentar i cili do te transmetohet cdo jave ne televizionin Ert3 (kanali i trete nacional ne Greqi). Episodi i pare do te shfaqet te merkuren e pare te ketij tetori dhe cdo episod do zgjate 30 minuta.
    Subjektet do te jene te shume llojeve dhe ideja kresore eshte qe te mund te paraqesim nga 5 ngjarje te lidhura me 5 vende te ndryshme te ballkanit, ne cdo episod. Do te diskutojme dhe paraqesim ne emision tema si arti dhe identiteti i popujve, tradita, folklori, muzika, festivalet, sportet, etj Ne tek "Balkan Express" mendojme se ballkani eshte nje pjese e botes me histori te vjeter dhe gjithashtu me nje histori qe po shkruhet dhe ne ditet tona, ndaj ne mendojme se kjo pjese e botes ka shume per te treguar. Shume nga plaget e ballkanit nuk jane sheruar akoma ndaj dhe ne do mundohemi tu qendrojme larg problemeve politike. Ne emisionin tone ne duam te tregojme vecorite e perbashketa te ballkanasve si dhe duam te tregojme historine e sotme te ballkanasve e cila shkruhet nga njerzit e thjeshte.
    Shembull i nje historie qe mund te trajtohet ne emision eshte bashkepunimi i dy muzikanteve greke dhe nje shqiptar te cilet kane formuar nje grup hip hop ne Larisa te Greqise dhe kane dhene festivale ne Shqiperi si dhe ne Greqi duke trasmetuar nepermjet muzikes mesazhin e miqesise.
    Duke mesuar nga miqte e mi shqiptare se forumin Shqiptar e vizitojne shume shqiptare, do ju kerkoja ju te jepni sugjerime konkrete se cfare duhet te pasqyrojme ne kete emison mbi Shqiperine e shqiptaret.
    Per perkthimin e informacionit me lart falenderoj miqte e mi shqiptare. Mua personalisht mund te me kontaktoni ne adresen alexisrizos@gmail.com. Komunikoj greqisht dhe anglisht.

    Faleminderit

    Alexis Rizos"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-07-2004
    Vendndodhja
    Florida, USA
    Postime
    14
    Me siguri qe edhe dokumentari te jete bere nga njerez si puna jote qe e kane per turp te mbajne emrin shqiptar qe i kane vene prinderit. Keshtu qe nuk besoj se do te kete ndonje te mire prej ketij programi filogrek. Me siguri qe do te lartesoje dashurine qe populli i felliqur Grek ka per fqinjet e tij dhe ndihmen e dhene gjate ketyre 15 viteve te fundit me masakra ndaj mijera shqiptareve te pafajshem.
    [B]Pra mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qe kyt gjuhe te Perendise,
    Trashigim qe na e la i Pari,[
    Trashigim s'ja len ai fmis;

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Florida, me sa po lexoj personi me lart eshte grek dhe jo shqiptar dhe emisioni do transmetohet ne tv grek (?!).

    Ndoshta vizitoret e forumit qe jetojne ne Greqi mund te na thone me shume informacione ne lidhje me kete emision. Nese do te transmetohet vertet tek Ert3 dhe nese po cfare lloj permbajtje do kete.

    Dhe nq se ky emision dhe organizatoret e tij kane vertet qellime te mira, ku i dihet ndoshta ju vijne ne ndihme shqiptareve qe jetojne ne Greqi (dhe mos harro se ata nuk jane pak). Ketu ne Amerike shqiptaret si cdo popull tjeter jane pjese e tv publike plus kemi dhe tv tona shqiptare, pse mos behet dicka e tille dhe ne Greqi nq se deshira e mire egziston.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-07-2004
    Vendndodhja
    Florida, USA
    Postime
    14
    Jam shume dakord me ty, por te garantoj se personi qe e ka shkruar kete postim eshte shqiptar por qe e ka ndryshuar emrin me prapashtesa greke. Nuk ka asgje te keqe ne lidhje me emisione te tilla, por e keqja e vetes sone jemi vete ne shqiptaret qe kurre nuk kemi ditur sesi te kujdesime per veten tone, perkundrazi e sulmojne njeri-tjetrin ne menyren me te paskrupullt dhe mundohemi te mohojme identitetin tone si shqiptar.
    [B]Pra mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qe kyt gjuhe te Perendise,
    Trashigim qe na e la i Pari,[
    Trashigim s'ja len ai fmis;

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 16:03
  3. Sejdiu e Thaēi
    Nga Sabriu nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 10:58
  4. Haradinaj, Qeveria ime zgjidh problemet
    Nga ARIANI_TB nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 11:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •