"Ndihme per "Balkan Express
Balkan Express eshte nje dokumentar i cili do te transmetohet cdo jave ne televizionin Ert3 (kanali i trete nacional ne Greqi). Episodi i pare do te shfaqet te merkuren e pare te ketij tetori dhe cdo episod do zgjate 30 minuta.
Subjektet do te jene te shume llojeve dhe ideja kresore eshte qe te mund te paraqesim nga 5 ngjarje te lidhura me 5 vende te ndryshme te ballkanit, ne cdo episod. Do te diskutojme dhe paraqesim ne emision tema si arti dhe identiteti i popujve, tradita, folklori, muzika, festivalet, sportet, etj Ne tek "Balkan Express" mendojme se ballkani eshte nje pjese e botes me histori te vjeter dhe gjithashtu me nje histori qe po shkruhet dhe ne ditet tona, ndaj ne mendojme se kjo pjese e botes ka shume per te treguar. Shume nga plaget e ballkanit nuk jane sheruar akoma ndaj dhe ne do mundohemi tu qendrojme larg problemeve politike. Ne emisionin tone ne duam te tregojme vecorite e perbashketa te ballkanasve si dhe duam te tregojme historine e sotme te ballkanasve e cila shkruhet nga njerzit e thjeshte.
Shembull i nje historie qe mund te trajtohet ne emision eshte bashkepunimi i dy muzikanteve greke dhe nje shqiptar te cilet kane formuar nje grup hip hop ne Larisa te Greqise dhe kane dhene festivale ne Shqiperi si dhe ne Greqi duke trasmetuar nepermjet muzikes mesazhin e miqesise.
Duke mesuar nga miqte e mi shqiptare se forumin Shqiptar e vizitojne shume shqiptare, do ju kerkoja ju te jepni sugjerime konkrete se cfare duhet te pasqyrojme ne kete emison mbi Shqiperine e shqiptaret.
Per perkthimin e informacionit me lart falenderoj miqte e mi shqiptare. Mua personalisht mund te me kontaktoni ne adresen alexisrizos@gmail.com. Komunikoj greqisht dhe anglisht.
Faleminderit
Alexis Rizos"
Krijoni Kontakt