Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22

    Italia, bursa për studentët shqiptarë

    Gjashtë të sapodiplomuar, “Master” në Universitetin e Firences

    Italia, bursa për studentët shqiptarë

    Elberta SPAHO

    Gjashtë të rinj shqiptarë të diplomuar me nota të
    shkëlqyera, kanë fituar bursa studimi në Itali. Bursat jepen për pjesëmarrje në “Master” të organizuar nga Universiteti i Firences, për vitin shkollor 2006-2007. Ambasada italiane, me rezidencë në Tiranë, ka bërë të ditur ditën e djeshme se Drejtoria e Përgjithshme për Promovimin Kulturor të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, për vitin akademik 2006-2007, i ka dhënë kësaj përfaqësie 150 muaj bursa studimi për të diplomuarit shqiptarë në fusha të ndryshme. 90 prej këtyre muajve u janë dhëne 46 të diplomuarve shqiptarë nga Komisioni i Përbashkët Italo-Shqiptar i mbledhur në datën 27 prill 2006. Po nga ana e drejtorisë së sipërpërmendur është bërë rezervimi i 60 muajve të tjerë të mbetur për 5 bursa studimi, gjithmonë për të diplomuarit shqiptarë, për “Master” me temë “Zhvillimi Njerëzor Lokal dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar”, i organizuar nga Universiteti i Firences. Deri tani 14 kanë qenë kandidaturat e paraqitura pranë ambasadës të cilat i janë dërguar Romës. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme për Promovimin Kulturor të Ministrisë së Jashtme italiane, komisioni kompetent ka vendosur të rrisë numrin e fituesve shqiptarë me bursa studimi në Itali, kështu që nga pesë fitues që ishin llogaritur, ky numër do kalojë në gjashtë, duke pasur parasysh dhe numrin e lartë të kërkesave si dhe cilësinë kandidaturave e të dosjeve të dërguara nga kjo ambasadë. Përfaqësues të ambasadës italiane me rezidencë në Tiranë, janë shprehur se, “ambasada italiane ndan së bashku me shoqërinë shqiptare kënaqësinë për këtë interes të mëtejshëm të treguar nga autoritetet italiane për të ardhmen e brezave të rinj në Shqipëri”. Dhe sigurisht që kjo nismë e ndërmarrë nga ambasada italiane është një mundësi e rëndësishme për të rinjtë shqiptarë, që ata të mund të studiojnë në universitetet italiane, për të arritur rritjen dhe kualifikimin kulturor dhe teknik të tyre. Do të jenë këta studentë të cilët pas kësaj eksperience mund të bëhen menaxhuesit e ardhshëm në fushën e zhvillimit lokal dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar në dispozicion të administratës publike në Shqipëri.

    6 te rinj
    shqiptarë, të diplomuar me nota të shkëlqyera, kanë fituar bursa studimi në Itali, për “Master”, organizuar nga Universiteti i Firences për vitin shkollor 2006-2007

    150 muaj
    bursa studimi për të diplomuarit shqiptarë në fusha të ndryshme, nga të cilat 90 u janë dhënë 46 të diplomuarve shqiptarë dhe 60 muajt e tjerë vlejnë për 5 bursa studimi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22
    Saktësohet numri i telefonit për zyrat “Union Express”

    Ambasada italiane ka saktësuar numrin e telefonit vënë shërbim të studentëve shqiptarë me studime në Itali, duke korrigjuar kështu pasaktësinë e dy ditëve më parë. Dy ditë më parë, kjo ambasadë komunikoi numrin e telefonit me anë të cilit studentët shqiptarë në Itali, mund të informoheshin për legalizimin e dokumenteve të tyre. Numrat e rinj janë 04 242813 ose 0682072502 dhe studentët shqiptarë mund të telefonojnë në këta numra për t’u informuar mbi vendndodhjen e zyrave të “Union Express” më afër qendrave të tyre të banimit. Ditën mërkurë, ambasada italiane ka shpjeguar procedurat që do ndiqen nga studentet shqiptarë që studiojnë në Itali për të legalizuar dokumentet. Gjithashtu, sipas këtij njoftimi, duke filluar nga data 16 gusht e deri më 31 gusht, të gjithë studentët të cilët studiojnë ose dëshirojnë të studiojnë në universitetet italiane dhe që duan të përfitojnë një bursë apo të shpëtojnë nga taksat e universiteteve, duhet të legalizojnë dokumentet e tyre. Për këtë ata mund t’i drejtohen pikës më të afërt të “Union Express”, e cila do të bëjë dërgimin e dokumenteve pranë ambasadës dhe pasi ato të jenë legalizuar do t’i kthejë sërish te të interesuarit. Tarifa e vendosur për këtë shërbim është 250 lekë për studentët me banim në Tiranë dhe 400 lekë për studentët me banim në qytetet që mbulon kjo konsullatë. Sipas kësaj procedure, nuk është e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në konsullatë. Së bashku me dokumentet për të legalizuar është e detyrueshme të bashkëngjitet edhe një certifikatë regjistrimi në universitet për vitin shkollor 2006-2007.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Deni Moskatit
    Anëtarësuar
    23-04-2005
    Vendndodhja
    ne shpi
    Postime
    25
    Nje informacion per studentet shqiptar qe duan te vazhdojn studimet ne Torino .
    www.edisu.piemonte.it ---> mund te gjeni cdo informacion qe ka te bej me bursen e studimin dhe te drejtat per konvikt.
    INSIEME
    ...CON IL DIAVOLO IN CORPO!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •