Akuza

Partia Komuniste ka ca ditė qė na nxori edhe njė gazetė tjetėr "Bashkimi", fotografi e gjallė e rivistės sė riorganizuar " Zėri i Popullit". Ishte e natyrshme, pra, qė edhe "Bashkimi" tė ndiqte programin e ri : "Luftė tė pa prerė Ballit Kombėtar", armikut nr. 1 tė Partisė Komuniste.

S'ka lėnė pa mėrrė nė gojė edhe disa emra tė antarėve tė Ballit. Por neve pikėrisht kėtu e gjejmė mė tepėr vogėlsinė, meksinėrinė sa dhe Makjavelizmin e tyre. Sha njerin sha tjetrin; diskredito djathtas, diskredito majtas; krijo tė pa qėna dhe tė pa thėna lart e posht. Nga tė gjitha kėto diēka do tė mbetet. Pa dyshim do tė ketė ndonjė sylesh qė t'i besojė, ose ndonjė tregtar, kapitalist, dallkauk a hipokrit, qė t'i a pėrsėrisi sekretarit, arkėtarit dhe shėrbėtorit tė tij, dhe kėta ndonjė tjetri, dhe kėshtu tė formohet opinioni publik nė favor tė nacional-Clirimtarėve.

Po ajo qė ne s'kuptojmė dot ėsht: pse gjithė kjo luftė nasionalizmit shqiptar? A nuk janė nasionalistat qė i kanė ndihmuar komunistat dhe i kanė mbrojtur pėrherė me rrezik tė vetin dhe tė fėmijės sė tyre? Ku janė strehosur komunistat t'onė tė persekutuar nga fashizmi dhe Mustafa Krujė krimineli? Kush i ka ndihmuar materialisht dhe moralisht?

Qė nė numrin e parė tė rivistės sė tij kryesore, Balli Kombėtar u ka zgjatur dorėn komunistėve, duke lajmėruar bishėn e tėrbuar tė Krujės se neve jemi tė gjithė vėllezėr - nacionalista dhe komunista - dhe kot mundohet Mustafai tė ndajė. Dhe kjo dashamirėsi, ky qėndrim sa i urtė dhe i sinqertė, ka vzhduar deri sot. Nga ana tjetėr komunistėt s'kanė lenė nė asnjė trakt tė tyren pa u hedhur shigjeta nacionalistėve.

Neve i kemi kėshilluar se si tė pėrmirėsonin veprimtarin'e tyre, kaq e kaq antarė t'onė u thoshnin komunistave qė nė traktet - sidomos n'ata tė parėt - tė mos thoshin 10 herė mė parė "Rroftė Rusija, Komunizmi, Timoshenkua, krahinat e lulėzuara tė Ukrainės, etj. etj." dhe pastaj mė nė fund, ashtu si pėr tė bėrė qejfin, "Rroftė Shqipėrija!". Jemi neve ata qė u thoshnim qė s'ka lezet tė qajnė aq tepėr tokėn e bekuar ruse, kurse s'kishin derdhur asnjė lot pėr krahinat t'ona tė begatėshme tė Korēės e tė Gjirokastrės qė i shkretoi furtuna e luftės sė pa dashur dhe tė pa provokuar nga Shqiptari.

Prova qė komunistat t'anė nuk i dėgjuan fare kėto kėshilla, na i jep fakti i grisjes sė lajmėrimeve tė vdekjes nė fushėn e nderit tė Heroit Kombėtar Hysni Lepenica, qė neve relatuem nė traktin t'onė mė datė 4 tetor. Po e pėrsėrisim edhe kėtu sepse kjo punė ka indinjuar dhe zėmėruar gjithė nacionalistat shqiptarė.

Neve po luftojmė; e kemi thėnė gjithmonė, pėrbri Aleatėve t'onė tė mėdhenj, dhe kemi admirimin mė tė madh pėr ushtrinė kombėtare ruse, gėzohemi shumė qė u shlirua Smolensku, por si do qė tė jetė, Atdheu ėsht Atdhe dhe aleati aleat. Duhet qė mė parė tė nderojmė kujtimin e Heroit t'onė kombėtar Hysni Lepenica, qė ra pėr Shpėtimin e Shqipėrisė, dhe pastaj tė ēfaqim kėnaqėsin t'onė pėr shlirimin e Smolenskut. Rusija vetė do tė kundėrshtonte kėtė gjest t'uaj kaq tė shėmtuar. Dhe prap nė kėtė rast u pėrsėrisim dhe njė herė se neve si demokratė dhe pra tė lirė tė ēfaqim tė tėra idetė t'ona, po u themi se jemi kundra ēdo diktature, e ēfardo ngjyre qoftė. Diktatura staliniane mund tė jetė shum e frytėshme pėr popullin rus, gjė qė u provua, por jo pėr popullin shqiptar.

Nė se komunistėt dėgjojnė lart e poshtė ndonjė akuzė kundėr tyre, s'jemi neve ata qė i kemi thėnė. Janė vetė komunistat e Gjormit, ata qė dikur ishin pionierėt e parė tė Ndėrkombėtares sė Tretė nė Shqipėri.

Janė komunistat e Gjormit ata qė, faqe 1000 burrave tė mbledhur nė Mesaplik, me rastin e lirimit tė Ali Kėlcyrės nga ēetat komuniste, deklaruan se ishin ndarė nga partija sepse nuk donin qė kryetarėt e komunizmit nė Shqipėri tė ishin serbėt Dushan dhe Milodin. Janė ata qė banė se u ndanė nga partija se thoshnin qė nė njė vend tradicional si Shqipėria, me zakone tė rrepta dhe konservatore, nuk ishte me vend qė vajzat tė delnin maleve. Janė komunistat e Gjormit ata qė thanė se u ndanė nga partija sepse kjo, mbasi i shtyri pėr t'a vrarė Sezai Qemalin, spiun e bir spiuni i Vlorės, erdhi nė marėveshje me tė dhe e futi ne parti. Janė komunistat e Gjormit - dhe jo Kryeveterani i Shqipėrisė Lumo Skėndua - qė thanė se disa vajza kishin pjellė malit.

Jo komunista t'anė tė dashur, tė gjitha kėto tė palara, kėto bakėre, nuk jemi neve qė u a zbuluam, por juve vetė. Byrekut komunist nė Shqipėri i hoqnė petėt vetė adeptėt tuaj. Jeni ju vetė, me veprimtarinė t'uaj shkaketarėt e fjalėve qė dėgjoni lart e posht. Jeni juve vetė qė keni deklaruar qė nė krye se duke luftuar Italjanėt nė Shqipėri juve, si komunista e pra internasionalista, ndihmonit ushtrinė ruse. Programi i luftės s'uaj qe luftė (natyrisht pa front) nė tė tėra anėt, nė mėnyrė qė fuqitė e Boshtit tė shpėrndaheshin nė viset e tjera dhe kėshtu tė lehtėsohej fronti rus.

Jeni juve qė mbyllėt shkollat nė Tiranė nė shenjė zije sepse fashizmi vari disa sėrbėr nė Tiranė. Dhe njė antarit t'onėnjė i juaji i spjegoi konfidencialisht: «per neve ēdo komunist ėshtė vėlla; ne duam mė tepėr njė komunist sėrb, gjerman, italjanė, ēinez a neozelandez, se sa njė Shqiptar qė nuk ėsht komunist".

S'jemi neve ata qė nė tė vetmen ditė tė shenjtė qė kemi sė bashku, ditėn e 28 Nėndorit, tė kemi pėrshėndetur me grusht gjatė rrugėve, duke thirur Rroftė Rusija, Timoshenkua, etj.

S'jemi neve ata qė mbas aq e aq zhurmėsh mbasi u hoqėn sėpatat nga flamuri i ynė, i zėvėndėsuan me yll tė kuq.

Jeni juve qė tė thoshnit, sė paku atėhere, se nuk mund tė flisnit dot pėr Kosovėn, sepse Rusija kishte njohur statu quo-n e shtetit mozaik jugosllav tė para kėsaj lufte, e pra nuk mund tė flisnit dot, mbasi ju kishit letėr njoftimet Shqiptare. Kosovėn, nė se ėsht Shqiptare (dhe kėtė dyshim nė se Ajo ėsht apo jo shqiptare juve e keni akoma, ndonse ndonjė nga juve ka vajtur dhe ka parė e pra konstatuar se atje janė minimum 90% shqiptarė), po thoshnim, pra, juve afirmonit qė nė se Kosova ėsht shqiptare, do tė na e japin vetė... komunistat serbė.

Neve nuk do tė pushojmė sė lodhuri, pėr t'a thėnė dhe pėrsėritur, se Ajo ėsht Shqiptare, se e banuar prej shekujsh prej Shqiptarėsh. Juve s'e thoni se s'jeni independentė. Dikush u ndalon. Dhe nė fletėn t'uaj tė fundit vinit rreth e rrotull mbi emrin Kosovė, por nuk thatė se ėsht shqiptare. Do tė fitojė lirinė Kosova ? Po ē'liri ? Ndofta lirinė pėr t'u vėnė rishtas nėn thundrėn e Sllavėve ? Pėr ē'liri kosovare flisni juve ? Pse s'i a u thotė goja?

Neve s'e kėrkojmė Kosovėn pėr t'a shitur - se pėr t'a shitur atė e keni bėrė juve, qė kur i keni njohur serbit tė drejtėn mbi tė - por pėr t'a bashkuar me pjesėn tjetėr shqiptare, nė mėnyrė qė edhe ajo t'a heqi zgjedhėn sėrbe dhe neve tė mos mbetemi aq mikroskopikė sa tė detyrohemi t'i zgjatim dorėn njė fuqije extra-ballkanike. Neve luftojmė pėr indipendencėn shqiptare totale dhe integrale, dhe eksperienca e njėzet e ca vjetėve na mėsoi se njė Shqipėri pa Kosovė s'rron dot e pamvarur. Jo, nuk na trubullon aspak thėnija e juej se kėshtu si flasim neve ka folur edhe Mustafai i Mer Likės a ndonjė anėtar i Komitetit tė tanishėm. Neve s'jemi imperialista dhe s'kėrkojmė tė pushtojmė Beligradin dhe Cetinjėn. Ne duam vetėm vėndet t'ona, s'duam ato tė tė tjerėve. Por, nuk lejojmė qė vėndet t'ona tė na i marrin tė tjerėt. Neve nuk bėjmė politikė antiballkanike; pėrkundrazi. Duam drejtėsi, se kėshtu do tė mbretėrojė harmonija midis Ballkansve dhe shtetet e Mėdhenj ziliqarė s'do tė mundin tė na ndėrsejnė mė njeri kundra tjetrit. Kėrkojmė drejtėsi nė bazė tė Kartės sė Atlantikut. Njė nen i saj thotė: "Tokat e njė shteti nuk mund t'i jepen njė shteti tjetėr" : tamam, edhe neve pikėrisht atė duam, vetėm drejtėsi. E gjithė bota e di, bile edhe vetė sėrbėt, (vetėm ju s'doni t'a dini) se Kosova ėsht shqiptare. Na e grabiti sėrbi pėr gati 30 vjet, por s'mundi t'a sėrbėzonte. Neve i kemi mbėshtetur shpresat t'ona te Aleatėt qė ashtu siē janė betuar pėrpara njerėzisė dhe historisė, kanė pėr tė bėrė njė paqė tė drejtė dhe tė ndershme qė tė mos provokohen me luftat shkatėrronjėse.

Juve komunistat qė hiqeni si idealista mė tė mėdhenj, pse nuk i ipni Qezarit ē'ėsht e Qezarit? Jeni tė bindur a jo se Kosova banohet nga Shqiptarė? Atėherė Kosova ėsht Shqipėri. Po pse s'e thoni ?

* * *

Si duket puna, po pregatitet opinioni publik pėr vėllavrasje. Duhet tė ndriēohen pra tė gjithė Shqiptarėt, tė mėsojnė se cilėt janė shkaqet qė na ndajnė dhe kėshtu tė dijmė se cilin tė akuzojnė nesėr pėr vėllavrasje. S'jemi neve provokatorėt, bile me atė farė soj pasiviteti t'onė u keq kuptuam. Na pandehėn tė dobėt, tė frikshėm. Po s'ėsht ashtu. Nė se kemi heshtur, nė se nuk jemi pėrgjigjur, shkaku ėsht se nuk na pėlqen grindja. Dhe shkaku i shkaqeve ėsht se neve nuk duam tė vėrtetohet ajo qė na ka ngjethur mishtė e na ka ngrirė gjakun: v ė ll a v r a s j a !

Po, o vėllezėr tė gabuar - dėgjoni? Ju themi akoma vėllezėr - ejani nė vehte. Kujtohuni se jemi tė gjithė Shqiptarė dhe kemi tė gjithė njė hall. Duam tė gjithė njė Shqipėri tė vėrtetė, tė lirė dhe demokratikė; ku bujku dhe beu tė kenė njė soj tė drejtė, ku patroni dhė shėrbėtori i tij tė jenė baras pėrpara ligjit. Pse tė grindemi? Pse tė dehemi nga ideologjitė e pa asimiluara. Kėto hesape i gjejmė mė vonė. Ejani tė bashkohemi, tė gjejmė dhe tė kuptojmė njeri tjetrin. Flasim tė gjithė, bashkė me Kosovarėt, shqip. Kemi tė gjithė njė Atdhe. Sot pėr sot tė pėrpiqemi tė zbėrthejmė problemin numur 1: tė ekzistencės sė Shqipėrisė.

Ndryshe kėnaqim armiqtė dhe lumi qė na mori!

Tiranė 7 tetor 1943

Gazeta "Balli i Kombit"