Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Ekskursionet, gjimnazistët kosovarë sfidojnë urdhrin

    Helmimi i nxënësve të Deçanit në Durrës, në fokus të mediave kosovare. Shtatë autobusë me nxënës hynë dje në Morin

    Ekskursionet, gjimnazistët kosovarë sfidojnë urdhrin


    Bashkim SHALA

    KUKËS

    - Helmimi i nxënësve të shkollës “ Vëllezërit Frashëri” të Deçanit, që u pasua me pezullimin e ekskursioneve të nxënësve kosovarë për në Shqipëri është vendosur ditët e fundit në fokusin e mediave kosovare. Mediat afër qeverisë i kanë dhënë të drejtë ministrit të Arsimit e Shkencës, Agim Veliu, për vendimin e marrë, ndërkohë që kanë përcjellë akuzat e nxënësve të Deçanit, deri në kërcënim me armë të tyre në qytetin e Durrësit për t’u larguar nga spitali dhe për të mos u prononcuar për mediat. Në të përditshmen “Bota Sot” thuhet se: “ përjetimet e maturantëve të Deçanit nga ekskursioni në Shqipëri nuk tregojnë një mikpritje dinjitoze nga ana tjetër e kufirit shqiptaro-shqiptar”. Maturantët nga Deçani sapo kanë mbërritur në vendlindjen e tyre, kanë denoncuar në media atë që sipas tyre kishte ngjarë në Durrës.” Na kërcënuan me armë për të lënë spitalin e Durrësit dhe për të mos folur në mediat e Shqipërisë, lidhur me helmimin. Jemi detyruar që të vazhdojmë mjekimin në spitalin e Pejës ”.- kanë deklaruar nxënësit e Deçanit për mediat kosovare.
    ***
    Një dukuri tjetër dhe përvojë e hidhur, sipas prononcimeve të maturantëve është se ata problemet më të mëdha i kanë përjetuar në Durrës dhe në veriun e Shqipërisë, ndërsa kanë mbetur të mahnitur jo vetëm me bukuritë natyrore të Sarandës dhe Vlorës, por edhe me mikpritjen në këto zona. Krahas këtyre akuzave, mediat afër qeverisë së Kosovës kanë shprehur rezervat e tyre për mungesën e bashkëpunimit mes të dy Ministrive të Arsimit të Shqipërisë e Kosovës, ashtu siç po ndodh me Ministritë e Kulturës në të dyja anët e kufirit.”Kërkohet një vullnet reciprok i shtetit amë, Shqipërisë që në të njejtin mënyrë të induktojë tek rinia shqiptare njohjen e historisë përmes eskursioneve në Kosovë dhe edukimin kombëtar të brezit të ri. Nuk ka asgjë të keqe nëse nxënësit kosovarë vizitojnë kalanë e Rozafës, Dyrrahun e lashtë, Vlorën, Krujën dhe natyrisht edhe kryeqytetin shqiptar, Tiranën. Po pse të mos vijnë edhe maturantët e Vlorës dhe të vizitojnë shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila për nga rëndësia historike nuk rri më poshtë se roli historik i Vlorës heroike”,- thuhet përmes tjerash, në disa nga mediat e Kosovës.
    ***
    Përkundër situatës së mësipërme, gjimnazistët kosovarë vazhdojnë t’i bëjnë sfidë urdhrit të ministrit të Arsimit e Shkencës të Kosovës për pezullim të udhëtimeve turistike për në Shqipëri. Ndërkohë, maturantët që vazhdojnë të kthehen nga Shqipëria për në Kosovë përmes pikë-kalimit kufitar të Morinit flasin me kënaqësi për ekskursionet në Shqipëri. Pas gjimnazit “ Xhevdet Doda”, një tjetër grup maturantësh nga Kosova kanë kaluar kufirin të dielën paradite për në Shqipëri. “ Kanë hyrë në Shqipëri shtatë autobusë me nxënës nga Kosova, të cilët kishin si destinacion jugun e Shqipërisë, por edhe qytetet si Durrësi, Kruja e Shkodra”- thotë për gazetën “Shekulli ” komandanti i pikës së kalimit kufitar të Morinit, nëninspektor Ndriçim Koka. Sipas Kokës, autokolona e autobusëve me nxënësit e shkollave është shoqëruar nga policia e Kukësit deri në Qafë-Shllak, aty ku ndahet kufiri i Kukësit me Pukën. Në vijim, autokolona e autobusëve merret në dorëzim nga policia e Pukës, Mirditës e kështu me radhë. “ Në bazë të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të gjithë autobusët me nxënës kosovarë shoqërohen nga policia shqiptare në të gjitha qytetet ku ata shkojnë”, -shprehet në vijim komandanti i pikës së kalimit kufitar të Morinit në Kukës.

    MATURANTËT

    Të shtunën në mbrëmje janë kthyer nga një ekskursion në Shqipëri rreth 250 maturantë të gjimnanzit “ Sami Frashëri” të Prishtinës. Pyetjes së gazetës “Shekulli ” se si ia kaluan në Shqipëri, nxënësit janë përgjigjur njëzëri ”super”. “ Në Shqipëri kemi kaluar shumë mirë. Të gjitha lajmet që flasin për të kundërtën duhet të demantohen”,- është shprehur Gashi.


    POLICIA

    Drejtuesit e policisë kufitare në Morin, por edhe ato të drejtorisë së Policisë së Kukësit hedhin poshtë zërat e përhapur nga disa media kosovare për problemet më të mëdha që kanë përjetuar në Durrës dhe në veriun e Shqipërisë. “Gjatë gjithë sezonit të sivjetëm turistik, por edhe në ekskursionet e nxënësve të shkollave nuk ka ndodhur asnjë incident”,-thotë komandanti i Morinit


    URDHRI

    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Agim Veliu, në një urdhër të disa ditëve më parë ka pezulluar të gjitha ekskursionet e parashikuara për nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës në Shqipëri. Ky vendim i ministrit është ndërmarrë menjëherë pas helmimit të maturantëve të gjimnazit “ Vëllezërit Frashëri” të Deçanit në Durrës


    EKSKURSIONET

    Incidentet e gjimnazistëve
    kosovarë në Shqipëri

    KUKËS- Në plan- programet e shkollave të mesme të Kosovës është e paraparë që maturantët të njihen nga afër me historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë. Për këtë qëllim, për çdo vit në vjeshtë organizohen ekskursione për në Shqipëri nga maturantët e shkollave të Kosovës. Pezullimi i udhëtimeve për në Shqipëri për maturantët nga Kosova bëhet për herë të dytë nga autoritetet e Ministrisë së Arsimit të Kosovës. Në vitin 2004, pas aksidentit tragjik të Fushë-Arrësit ku humbën jetën 14 maturantë të gjimnazit “ Abdyl Frashëri” të Malishevës dhe u plagosën 35 të tjerë, Ministria e Arsimit e Kosovës pezulloi për një farë kohe të gjitha udhëtimet e maturantëve për në Shqipëri. Vitin e kaluar, maturantët e gjimnazit “ Jeta e Re” të Suharekës u helmuan pas një udhëtimi në Shqipëri, teksa po ktheheshin në Kosovë në afërsi të Shkodrës. Një vit më vonë, të njëjtin fat pësuan edhe maturantët e shkollës së mesme “Vëllezërit Frashëri” të Deçanit. Pas analizave të kryera në restorantet ku maturantët kanë konsumuar ushqim ka rezultuar se çdo gjë ka rezultuar në rregull, ashtu siç pritej të ndodhte. B.Shala

    02/10/2006

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Humdinger

    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Agim Veliu, në një urdhër të disa ditëve më parë ka pezulluar të gjitha ekskursionet e parashikuara për nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës në Shqipëri. Ky vendim i ministrit është ndërmarrë menjëherë pas helmimit të maturantëve të gjimnazit “ Vëllezërit Frashëri” të Deçanit në Durrës

    Ska faj agim veliqi se u msue i shkreti me serrbin me ba tregti e me pas shoqni e miqasi
    tani mendon qe edhe te rinjet Maturantet ti drejtoi kah serrbija e ua ndalon Shqiperin a lueje agim veliqi i UDB-se e i ldk-se lueje kjo eshte qeverija e ministrat tane
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!
    Nga THOTI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 926
    Postimi i Fundit: 14-05-2012, 14:14
  2. Enver Hoxha shpalli “Hero i Kombit” dy gjeneralë të Titos
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 13:20
  3. Femra kosovare, pozicioni i saj në jetën shoqërore
    Nga Adriano-10 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 03-11-2006, 18:21
  4. Shkurorëzimet - Kanceri i shoqërisë kosovare
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-05-2005, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •