Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Parlamenti, komision për hetimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë

    Hetimi i pasurisë së zyrtarëve, miratohet komisioni, Nishani kryetar

    Anila Rama

    TIRANË- Parlamenti miratoi dje rreth mesnatës ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për verifikimin e pasurive të zyrtarëve të lartë të institucioneve kushtetuese dhe publike. Edhe pse 42 deputetë të opozitës bojkotuan procesin e votimit, 72 vota pro, dhe 11 abstenime, seanca vendosi për ngritjen e komisionit hetimor në fjalë. Ndërkohë Bujar Nishani, do të jetë në krye të komisionit hetimor parlamentar për verifikimin e pasurive të zyrtarëve të lartë të institucioneve kushtetuese dhe publike. Pas kërkesës së depozituar nga 35 deputetë të opozitës për ngritjen e komisionit në fjalë, shumica ka përcjellë në strukturat parlamentare edhe emrat e anëtarëve të saj. Konkretisht Bujar Nishani, do të jetë kryetar, ndërsa Ramiz Çobaj, Blerim Çela, Mehmet Hoxha, Genc Sharku dhe Astrit Patozi. Në projektvendimin që u miratua dje në mbrëmje në seancën plenare, mungonin emrat e anëtarëve të opozitës, e cila ka kundërshtuar ngritjen e këtij komisioni hetimor duke e konsideruar atë si antikushtetues. Përfaqësuesit e opozitës gjatë debateve e konsideruan të pavlerë kërkesën e maxhorancës për të realizuar këtë hetim parlamentar. Sipas deputetit Elmaz Sherifi, nuk mund të hetohet, pasi nuk kemi të bëjmë me një çështje të caktuar. Ndërsa deputeti tjetër i PS-së Petro Koçi, theksoi se nëse shumica do të mbështeste kërkesën që grupi parlamentar i PS-së i ka drejtuar Kuvendit për të ngritur komision hetimor për të hetuar mbi pasuritë e familjes së kryeministrit Sali Berisha, opozita do të jepte votën për ngritjen e këtij komisioni. Gjithsesi me shumicë votash, shumica ka votuar ngritjen e komisionit për të hetuar pasuritë e zyrtarëve të lartë, duke qenë në pritje të 5 anëtarëve që do të përfaqësojnë pakicën aty. Komisioni do të ketë në përbërjen e tij 11 anëtarë, ku 6 do të përfaqësojnë shumicën parlamentare, dhe 5 të tjerët do të jenë të opozitës. Sipas projektvendimit komisioni do hetojë mbi pasuritë e funksionarëve të lartë të shtetit për 5 muaj me radhë, periudhë kjo që është më e gjatë që kanë pasur deri komisionet hetimore të ngritura deri tani. Kështu nën hetimin parlamentar do të jenë pasuria e Presidentit të Republikës, të kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, të kryeministrit, zëvendëskryeministrit, ministrave dhe zëvendësministrave, kryetarit e nënkryetarit të KLSH-së, kryetarët e partive politike parlamentare, anëtarët e KQZ-së, anëtarët e KLD-së gjyqtarët e Gjkykatës Kushtetuese, gjyqtarët e Gjykatës së lartë dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura kushtetuese, qendrore e publike. Por përveç zyrtarëve të sipërpërmendur do të hetohen mbi gjendjen e pasurisë edhe persona të lidhur me ta. Përveç ngritjes së këtij komisioni hetimor, maxhoranca ka kërkuar edhe ngritjen e një komisioni për të hetuar mbi prokurimet e shpronësimet që ka realizuar bashkia e Tiranës.

    Shekulli

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22
    Ngrihet komisioni për hetimin e pasurisë së zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që nga ’92-shi. PS nuk merr pjesë

    Maxhoranca heton e vetme pasurinë e Berishës, PS-ja bojkoton


    TIRANË- Komisioni hetimor parlamentar për verifikimin e pasurive të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të institucioneve kushtetuese e publike për periudhën 1992-2006, zyrtarizon fillimin e punës. Pa praninë e përfaqësuesve të opozitës, e cila nuk ka paraqitur në strukturat përkatëse parlamentare emrat e anëtarëve të saj, komisioni është konstituuar dje duke zhvilluar mbledhjen e tij të parë me shumicën prej 6 anëtarësh, përfaqësues të shumicës. Kryetari i komisionit, deputeti i PD-së, Bujar Nishani, tha se mungesa e anëtarëve të opozitës nuk do të ndikonte në punën dhe transparencën e hetimit, të ndërmarrë me nismën e maxhorancës së djathtë. “Komisioni hetimor parlamentar ka për objekt verifikimin e pasurive, lidhjet nepotike dhe konfliktin e interesave të zyrtarëve dhe personave të lidhur me ta, për periudhën 1992-2006, që kanë ushtruar ose ushtrojnë detyrat e presidentit të Republikës, kryetarit dhe zv/kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, zv/kryeministrit, ministrit dhe zv/ministrit; kryetarit dhe zv/kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryetarit të partive politike parlamentare, anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, si dhe drejtuesit të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe qendrore publike”, - tha Nishani. “Ky komision ka një detyrim shumë të madh edhe ndaj opinionit publik, pasi është ky opinion që për vite me radhë kërkon që të bëhen transparente ato lidhje nepotike, ato lidhje me pushtetin, të cilat i kanë shfrytëzuar individë të veshur me pushtet për hir të interesave dhe të pasurive të tyre private. Qëndrimet në amulli të opozitës, e cila jo vetëm mori pjesë në miratimin e objektit dhe punës së këtij komisioni, por dhe paraqiti dhe amendamente konkrete që u miratuan nga Kuvendi, nuk do të ndikojnë te ne që kemi dhe ndjejmë përgjegjësinë për një çështje kaq të ndjeshme dhe kaq problematike në historinë e pas diktaturës në Shqipëri”, - përfundoi Nishani. Ndërsa anëtari tjetër i komisionit, Astrit Patozi, e konsideroi një gjest absurd dhe të paprecedent mungesën e anëtarëve të opozitës në komision.

    Debatet
    Ngritja e komisionit hetimor për të hetuar pasurinë e kryeministri Sali Berisha dhe të familjarëve të tij është bërë sërish objekt debati në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Petro Koçi, ka ripërsëritur qëndrimin e socialistëve, që konferenca e kryetarëve të marrë në shqyrtim kërkesën e depozituar prej tyre për ngritjen e komisionit në fjalë. Sipas tij, kjo është një kërkesë e bazuar në Kushtetutë dhe në ligjin “për komisionet hetimore”, e nuk ka arsye që të mos pranohet as për t’u regjistruar si dokument të protokollin e Parlamentit. Por nga ana tjetër përfaqësuesit e maxhorancës, kryetarja Jozefina Topalli, dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, kanë kundërshtuar qëndrimin e PS-së, duke pohuar se tashmë është ngritur një komision hetimor që do të hetojë për 5 muaj me radhë pasuritë e të gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit. Sipas tyre, kërkesa e grupit të PS-së është e konsumuar tashmë, pasi nuk mund të ngrihen dy komisione që kanë objekt hetimi të ngjashëm. Ndërkaq, ashtu siç edhe deklaroi pas mbledhjes, nënkryetari i ligjvënësve të PS-së, Koçi, socialistët e kanë kushtëzuar pjesëmarrjen në komisionin hetimor për hetimin e pasurive të zyrtarëve të lartë të shtetit që nga viti 1992-2006, me ngritjen e komisionit hetimor që do të hetojë vetëm pasuritë e kryeministri Berisha dhe të familjarëve të tij. PS-ja në këtë mënyrë deklaroi edhe bojkoton përfundimtar të komisionit hetimor në fjalë.

    Shekulli

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22
    Topi: Hetimi, vetëm për Berishën, çështje që nuk u intereson të gjithëve

    N.P

    TIRANË- Kryetari i grupit të deputetëve demokratë, Bamir Topi, ka refuzuar ngritjen e një komisioni tjetër hetimor, të kërkuar nga Partia Socialiste, vetëm për hetimin e pasurisë së kryeministrit Berisha dhe familjarëve të tij. “Nuk besoj se hetimi duhet të jetë çështje e interesave të ngushta të një partie politike apo individi, pasi kjo është një çështje që duhet t'u interesojë të gjithëve, ndryshe do të kthehet në një komision hetimor të pavlerë dhe raportet do të ishin të tilla që nuk do të bënin gjë tjetër veç një debati politik, abstrakt", - tha Topi. Kryetari i grupit parlamentar i PD-së ftoi opozitën që të bëhet pjesë e komisionit hetimor për verifikimin e pasurive të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, mbledhja e parë e të cilit u bojkotua nga përfaqësuesit e PS-së. "Vendet e opozitës janë bosh dhe ne jemi gati në çdo moment të miratojmë emrat e anëtarëve socialistë në komision që të jenë pjesë e tij. Përndryshe, gjithçka kthehet në një zhurmë politike, mediatike të pavlerë që nuk i shërben askujt", - u shpreh Topi, pas përfundimit të konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare. "Ne besojmë që ata duhet të jenë kontribues në këtë komision, sepse gjithsecili nga ne e ka vënë veten në dispozicion të hetimit parlamentar, pra transparenca fillon me individin që bën politikë dhe ata duhet të hetohen. Ashtu sikurse secili nga ne që ka pasur një post që përfshihet në metodikën e komisionit hetimor, duhet të hetohet", - theksoi kryetari i deputetëve të maxhorancës në Kuvend.

    Shekulli

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 23/09/2006, ora

    Pronat e krimit rikthejnë tek bojkoti opozitën e çimkave



    Bashkohet opozita e Edi Ramës në bojkotin më të ri, atë të komisionit për hetimin e pasurive të zyrtarëve të lartë. Deputetët bashkohen të gjithë në kullën e Edvinit, për të lidhur besën se s’do t’ia tregojnë kurrkujt pasuritë e vendosura në këto 8 vite, e as llogaritë e fshehta bankare. Harrohet çimka e Albatrosit, pasi tani në rend të ditës janë pasuritë e paligjshme, të cilat kur të rrëzohet Sollaku, rrezikojnë t’i çojnë të gjithë para drejtësisë



    Dje nënkryetari i grupit socialist Petro Koçi që të paktën verbalisht ka mbështetur “katarsisin 2” të ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano e që momentalisht nuk ka asnjë kredibilitet në opinionin publik nisur edhe nga precedenti i vitit 2001, deklaroi se kundërshtimi i këtij komisioni nga Sali Berisha shpreh frikën e zbulimit të aferave korruptive. Por në të vërtetë është vetë kreu i mazhorancës i cili është shprehur i gatshëm për hetimin e të gjithë burimeve të tij financiare. Ajo që konstatohet lehtë tek selia e kuqe është gjithnjë shpresa se ky komision do të kanalizohet vetëm tek ministrat e kabinetit aktual. Nën filozofinë “të shkuara të harruara”, PS mendonte që të pranonte parimisht komisionin e përbashkët parlamentar, duke parë në perspektivë hapjen e “fronteve të reja” politike, siç qe fjala vjen fiaskoja e konfliktit të interesave nga ana e deputetit Ardian Kollozi. Ndërsa realisht socialistët kanë shumë arsye që të kundërshtojnë këtë komision. Duke parë nivelin alarmant të korrupsionit gjatë 8 viteve qeverisje nga njëra anë dhe numrin e ish-zyrtarëve të lartë që kanë dalë para drejtësisë dhe kanë marrë ndëshkimin e merituar nga ana tjetër, arrihet shume lehtë në përfundimin se pjesa e luanit është ende e paprekur, madje një pjesë e caktuar qëndron në “Kullën e Fildishtë” që njihet ndryshe me emrin Fabrika e Ideve Ylberiste të kryesocialistit Edi Rama. Është pikërisht kjo kategori që për hir të ruajtjes së koperturës politike që përballë një organi anemik të akuzës shqiptare që përfaqësohet nga Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, e ka shumë të lehtë të rezistojë, do të ishte e gatshme që të sakrifikohej edhe në iniciativat më qesharake të selisë rozë e reduktojnë një forcë politike në një Ojf amatore. Deputeti demokrat Astrit Patozi që ka qenë dëshmitar i fshehjes së pasurive të shumta të Sollakut gjatë hetimit 2-mujor, u shpreh me të drejtë dje se nuk mund të gjente asnjë arsye të mirëqenë që të jusftikonte mospraninë e përfaqësuesve në një komision parlamentar për hetimin e pasyrive, iniciuar nga ana e mazhorancës. “Karriget përballë nesh sot janë bosh, madje gjej një absurd shumë të madh dhe një histori të paprecedent në gjithë historinë e politikës shqiptare dhe të Parlamentit, ku një forcë politike, e cila për fat të keq po merr zvarrë gjithë opozitën, mohon një kontribut apo një vendim për të cilin ka votuar vetë. Uroj që ky gjest politik i opozitës të jetë i përkohshëm sigurisht dhe që vendet përballë nesh të zihen nga deputetët e nderuar të opozitës të cilët duhet të kenë vullnetin njësoj si ne për t'i shkuar deri në fund objektit të këtij komisioni” - vijoi ai më tej. Sipas Patozit është tërësisht e patolerueshme që në seancën e së hënës morën pjesë në shqyrtimin e vendimit, e amenduan atë dhe madje shkaktuan dhe një ndryshim në përbërjen e anëtarëve të maxhorancës për shkak se ata futën edhe periudhën 1992 -1996, ndërsa sot ata nuk vijnë sepse e konsiderojnë këtë komision të paligjshëm dhe antikushtetues. Deputeti demokrat tha se këto janë epitete absurde që nuk kanë asnjë lloj sensi. Zoti Patozi u shpreh se “uroj që të mos jetë makthi i objektit të këtij komisioni arsyeja e vërtetë e mospranisë së opozitës në mbledhjen e këtij komisioni dhe që logjika të përvalojë mbi interesat e ngushta dhe mbi makthet që ata kanë për shkak të përfshirjes së shumë ish-zyrtarëve të 8 viteve të fundit në afera korruptive që sigurisht kanë sjellë edhe pasoja dhe efekte në deklarimet e tyre të pasurive. Komisioni hetimor parlamentar ka për objekt verifikimin e pasurive, lidhjet nepotike konfliktin e interesave të zyrtarëve dhe personave të lidhur me ta, për periudhën 1992-2006, që kanë ushtruar ose ushtrojnë detyrat e Presidentit të Republikës, Kryetar dhe zv/kryetar i Kuvendit, Kryeministër, zv/kryeministër, ministër dhe zv/ministër; kryetar dhe zëvendëskryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryetar partie politike parlamentare, anëtar i Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtar i Gjykatës së Larte, si dhe drejtues institucioni të pavarur kushtetues dhe qëndror publik", tha zoti Nishani. Komisioni hetimor përbëhet nga 11 anëtarë, 6 nga shumica parlamentare dhe 5 nga opozita, ndërsa afati i veprimtarisë së komisionit është 5 muaj nga data e miratimit të vendimit nga Kuvendi. Nisma e mazhorancës aktuale e cila për herë të parë në këtë pozicion mori përsipër që të ngrinte një komisionit kur të verifikonte edhe veten e saj, u përshëndet sa për sy e faqe nga selia e PS-së, pasi fill pas saj u kërkua një komision i posaçëm për verifikimin e pasurisë së kryeministrit Berisha që në fakt dublon komisionin e parë duke qenë se edhe ai ka të njëjtin objekti hetimi, ndonëse në një numër shumë më të madh njerëzish. Një mankth i dukshëm nderet në fytyrat e shumë figurave të njohura të PS-së e që fatkeqësisht po mbyt të gjithë opozitën shqiptare duke e çuar atë drejt bojkotit të një komisioni që haptazi e kompromenton e në rastin më të mirë e shndërron në një demagogji premtimin se e majta do të arrijë që të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni.

    Alket Goce

    55

  5. #5
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Rikthehen protestat e opozitës në parlamentin shqiptar

    27-09-2006



    Në Shqipëri, në parlament janë rikthyer protestat e opozitës. Sot në sallë pati një debat mjaft të ashpër pas votimit të shumicës së djathtë në pushtet që rrëzoi kërkesën e deputetëve të majtë për ngritjen e një komisioni hetimor për pasuritë e kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

    Votave të së djathtës nuk iu bashkuan ato të disa prej aleatëve të saj, demokristianët dhe deputetët e Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut të cilët ose votuan kundër ose abstenuan pasi e konsideruan qëndrimin e kolegëve të tyre si një shkelje të kushtetutës.

    Në të vërtetë ligji parashikon se kur 35 deputetët paraqesin kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor atëherë ai ngrihet automatikisht. Por përfaqësuesit e Partisë Demokratike thanë se kërkesa e opozitës i mbivendosej komisionit tjetër hetimor të ngritur prej tyre për hetimin e pasurive të të gjithë zyrtarëve të lartë shtetëror që nga viti 1992, një komision në të cilin opozita refuzon të marrë pjesë.

    Debati për pasuritë e kryeministrit ka lindur që prej disa javësh kur u bë publik deklarimi i pronave në zotërim të vajzës së tij e cila rezulton të ketë pasuri të patundshme për një vlerë prej afër 800 mijë dollarësh. E bija e kryeministrit ka deklaruar se i ka siguruar ato falë të ardhurave që ajo dhe bashkëshorti i saj kanë siguruar nga puna në administratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe falë kredive të marra në banka.

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha sot se opozita nuk do të ndalet pa realizuar të drejtën e saj për të hetuar kryeministrin, pasuritë e tij dhe emërimet e familjarëve të vet në poste publike duke paralajmëruar publikimin e dokumentave të tjerë që sipas tij vertëtojnë akuzat e e të majtëve.

    Radio : "Zëri Amerikës"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    U ngopem me komisione, historikisht jane bere disa por c kane nxjere nje vere ne uje .Per 15 vjet jane perfolur ministra politikane etj etj asnjerit si hyri nje gjemb ne kembe dhe vetvetiu te vjen ne permend shprehjaemo tare remo etj etj

  7. #7
    Ceshtja nuk eshte ne se luhet apo jo loje rrenash e mashtrimesh sa per spektakel. Kjo dihet prej kohesh.

    Ceshtja eshte shihni (edhe ne s'e shihni), besoni ne mashtrim te hapur qesharak, ju dhe ne, trapa, debila e hajvane, se keshtu i do mushka drute.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zere se te vun ty xhumbo.. te potfuqishem..

    ke do vije ti kryeminister e ministra .. qe do i benin mire ketij vendi..?

    po prokuror generall?

    po president?
    po kryetar parlamenti..?

    Mendohu e shkruaj.. meqe ca dit do jem ne ndryshim banese ..pra me transferim.. e pa internet kuptohet.. .. te pakten kur te rilidhem me stadiumin.. mfal forumin.. te kem cte lexoj..

    cdo te mire njiher..
    shihemi..

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Pasuria e politikanëve duhet kontrolluar
    Nga YlliRiaN në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 05:16
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 06:11
  4. Komision parlamentar per hetimin e tragjedise
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 22:52
  5. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •