Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Opozita e majtë proteston përpara kryeministrisë

    Deputete te PS dhe gjithe kryesia e kesaj force politike kanë filluar në mesditën e sotme nje proteste para Kryeministrisë, pikërisht në orarin, kur po zhvillohej mbledhja e qeverisë për buxhetin e vitit të ardhshëm.

    Kryeministri Berisha ka dalë në ballkon për të përshëndetur protestuesit, ndërsa në mbledhjen e qeverisë, ai tha se mbledhja do të ishte e shkurtër, pasi më pas do dëgjohej muzika e opozitës.

    Me një makinë në të cilën ishte shkruar parrulla “O millet, cimka po flet”, opozitarët janë grumbulluar përpara selisë së kryeministrisë. Protesta është organizuar nga opozita per te kundershtuar presionin qe sipas tyre po ushtron qeveria ndaj presidentit Moisiu permes pezullimit te aktivitetit te shoqerise ajrore Albatros.

    Protesta e sotme është e vecante pasi per here te pare parlamentaret e nje force politike ne opozite protestojne para selise se qeverise.

    Kjo proteste mbahet vetem një dite para se kryeministri Berisha te paraqitet ne interpelance ne kuvend te enjten per ceshtjen Albatros.

    Ky eshte nje nga debatet me te medha qe ka perfshire politiken shqiptare javet e fundit. Opozita akuzon maxhorancen dhe direkt kryeministrin Berisha se po ushtron presion mbi kreun e shtetit përmes kompanisë ku eshte pronar nipi i tij, per te firmosur shkarkimin e kryeprokurorit te vendit.

    Bazuar edhe mbi disa materiale audio qe provojnë kete presion prokuroria e përgjithshme ka filluar hetimet per kete ceshtje.


    A1TV
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-09-2006 më 01:50
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ata bile kenduan dhe marshin e tartabiqeve..

    ne jemi tartabiqe..
    kudo ne na ke..
    jemi shkurtabiqe..
    po shefin.. një e 90 ' tre..

    e qajme ne zananë..
    ta ngjisim ku se pret..
    cimkat digitale..
    ti vem dhe ne jastek..

    ta sjellim muhabetnë..
    rrotull pa kuptuar..
    te lajme e te lyejme..
    rruar e pergjuar..


    qesh ti sali loku
    atje ne maj ballkoni..
    e ta di i shkreti..
    sa cimka i ka kolltoku..


    te tera ti degjojme..
    se cthua e ckuvendon..
    me veshet pipez rrime..
    pësëja vigjelon..

    ..



    tekstin e kish bere llambro ruci.. e muziken nuk e di..


    po e kenduan bukur sot ne miting-marshimin.. me ne krye edvinin..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 20-09-2006 më 13:59

  3. #3
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    LooL Ju tha Sala Hypni tek veni e shifnin stambollin. e lefni lefni se liroheni :P cimkave.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kur bente sala mitingje me sorrollopet e bathores dhe digjte e shkaterronte si filmat me herkula su ndie njeri. sot qe ankohet dikush me artopant u be nami? E kuptova, protesta quhet proteste burrash ne shqiperi vetem kur ka dhune dhe zjarr, se po spati quhen lepurusha.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir e ke ti malloist ..po 97-ta nuk eshte 1497..por 1997.. pra akoma ska ikur tymi bashkive reparteve benzinatave shkollave magazeve ndermarrjeve policive etjetj.. qe ja nxorren ata zabito meto causho gjinusho edvinoistet shqiperise.. e akoma luizes nuk i eshte thare gjaku nga dhembet..

  6. #6
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092

    Ka politikan me te dobet sesa ket tipin?

    Te nderuar bashkforumas, kjo teme eshte e hapur per te cituar Edi Ramen, kryetari e opozites, njeriut qe neser pasneser do behet lideri i shqipersie.

    Sala qe doli ne ballkon, me nje lloj shakaje dhe sarkacizmi qe pershendeste opoziten jasht telave te kryeministrise. Ky gjest i Salen mund te them qe nuk ishte dicka burrerore qe eshte nje gjest primar i Sales, nejse pa pas pak te hedhme nuk bohet politike ne Shqiperi.


    Por reagimi dhe pershkrimi i Edi Rames i gjestit te Sales, eshte gjeja me e ulet, me e trashe, me e papjekur, me injorante, me budalle, me rrugacrore, me feminore qe kam degjuar ndonjeher nga ndonje politikan Shqiptar, po citoj fjalet e Rames perpara fansave te tij politik:

    "Sala doli ne ballkon dhe si prostitute me pagese i puthte kalimtaret e rruges, ai po bente sikur prostitute e virgjer kur ne gjith e dijme se ai eshte nje prostitute me pagese qe as nuk ja merr mendja por si prostitutat profesioniste nuk del perjashta vetem qendron ne ballkon"-----kto jan ato qe tha Edi Rama per kryeministrin e Shqiperise.

    Komente qe edhe femijet me grindavece dhe te pababe fare nuk i nxjerrin nga goja kto lloj fjalesh aq me pak kur kishte gra socialiste qe ne moshe jan nena e tij dhe mos gjyshja e tij, te vejne dhe tju degjojne veshet nje gomarllek te tille.

    Turpi i botes jo nje her por 1001 her per njeriun me imoral dhe me te pashprese te shqiperise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Homza : 22-09-2006 më 19:33

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Po ca pret ti nga rama o burri dheut. Keto jane fare normale per te. Ta kishe degjuar para ca kohe ne konferenca shtypi.........pale ta degjosh neper mbledhje bashkie apo ne mardhenie me vartesit. Hajt tung

  8. #8
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Nuk me habit asnje gje qe ndodh ne Shqiperi.Po te ishte per mua Edi Ramen as per pergjegjes komunale nuk do ta vija.Nje hajdut i pabese,nje artist e sportist gjysmak,nje sharlatan qe edhe ata qe e vune nuk po dine se si te sillen me te,nje njeri qe hoqi kioskat dhe i zevendesoi me pallate pa asnje lloj kriteri urbanistik,nuk la nje lulishte a fushe sporti pa dhene leje per ndertim, c'fare te them per ket pis pisi.Zoti ia marrte mend komplet,kete i uroj.

  9. #9
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Rama dhe Berisha jane imazhi pasqyror i njeri-tjetrit. Me ne fund tenxherja gjeti kapakun.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e bledarz
    Anëtarësuar
    02-01-2005
    Postime
    27
    Qente le te lehin....,karvani te ece perpara!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturës
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  3. Lexoni: Përpara se të shkruani në këtë forum.
    Nga J@mes në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-10-2007, 13:14
  4. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06
  5. Analiza politike per vitin 2003
    Nga lis në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •