Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Shqipëri: 40% të vdekshmërisë foshnjore e zënë të sapolindurit

    Një ndër prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë këtë vit do të jetë zvogëlimi i vdekshmërisë foshnjore

    Shqipëria, 40 për qind të vdekshmërisë foshnjore e zënë të sapolindurit

    Ministria e Shëndetësisë, duke marrë për bazë edhe këtë shifër të lartë të vdekshmërisë foshnjore prezantoi dje programin kombëtar të reanimacionit neonatal, program që synon përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit ndaj të porsalindurve

    Në Shqipëri, 40 për qind të vdekshmërisë foshnjore e zënë të sapolindurit. Sipas studimeve faktorët janë të ndryshëm dhe kanë të bëjnë me ato ekonomike, biologjike apo dhe gjenetike, por një vend të rëndësishëm zë edhe shërbimi spitalor. Sipas burimeve zyrtare edhe pse kemi një rënie të vdekshmërisë foshnjore si rezultat i sëmundjeve të trashëgueshme apo një moderim, në kuptimin që lindjet nuk bëhen më në shtëpitë të asistuara nga gra, të cilat nuk janë të informuara në këtë drejtim, përsëri statistikat janë të larta. Ministria e Shëndetësisë, duke marrë për bazë edhe këtë shifër të lartë të vdekshmërisë foshnjore prezantoi dje programin kombëtar të reanimacionit neonatal, program që synon përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit ndaj të porsalindurit. Minisri Cikuli u shpreh se do t’i japë një rëndësi edhe specializimit të mamive, infermiereve dhe neonatalistëve, duke ngritur dhe një herë si problem mjaft të ndjeshëm braktisjen e mjekëve të këtij specialiteti në zona të ndryshme të vendit, gjë që e bën këtë program edhe më të domosdoshëm. Ministri nënvizoi se një seminar i këtyre përmasave do të ketë një efekt pozitiv edhe në mjekët e rinj, përballë zgjedhjes së specialitetit që do t’i kushtohen pas studimeve universitare, “pasi me keqardhje vërej që i shmangen Neonatologjisë”. Një aspekt i veçantë është se pediatrët e rretheve duhet të kenë elementët bazë të neonatologjisë. Lidhur me këtë problem, Cikuli tha se nuk mungojnë asistimet gjatë kursit të Pediatrisë, por gjatë këtij kursi bëhen vetëm 6 muaj Neonatologji, por pastaj harrohet dhe merren me fëmijët e rrritur. “Mendoj që seminare si ky, kurse trajnimi si ky hapin një perspektivë të re, jo vetëm për neonatologjinë, por tërësisht për sektorin e përkujdesjes ndaj nënës dhe fëmijës. Të tilla do të ketë vazhdimisht”,- tha Cikuli, duke uruar që seminare të tilla të zgjojnë edhe interesin e të rinjve për këtë degë, e cila ka vend për shumë aktorë brenda. Ministri i Shëndetësisë e realizoi këtë program mbështetur edhe nga USAID dhe fondacioni Liahona, të cilat kanë bashkëpunuar në arritjen e një prej objektivave të zhvillimit të mijëvjeçarit, ku vdekshmëria foshnjore të zbresë nga 14.7 për 1.000 lindje të gjalla që është aktualisht, në 10 për 1.000 lindje. Ndërkohë, për të njëjtën çështje, zëvendësministrja e Shëndetësisë shprehet se në vendin tonë në vdekshmërinë foshnjore ndikojnë shumë faktorë siç janë, ato social-ekonomike, por edhe shërbimi shëndetësor zë një vend të rëndësishëm në rritjen apo uljen e vdekshmërisë foshnjore.

    Ç’thonë statistikat për vdekshmërinë foshnjore në vendin tonë?

    Vdekshmëria neonatale, vdekshmëria e të porsalindurve është 40 për qind e vdekshmërisë foshnjore, domethënë në vdekshmërinë 0-1 vjeç, 40 për qind e zë ajo. Është një përqindje e lartë, por si strukturë po shkon drejt modernizimit në kuptimin që po pakësohet pjesa e vdekshmërisë si pasojë e sëmundjeve infektive dhe del në pah vdekshmëria apo sëmundshmëria neonatale që kërkon një terapi moderne.

    Ka ndonjë studim për faktorët që çojnë në shifrat që ju përmendët?

    Në sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë neonatale kanë ndikim shumë faktorë, socialë, ekonomikë, biologjikë, gjenetikë, por ne mund të ndikojmë fuqishëm në faktorin mjekësor. Në rast se ne do të jemi në gjendje që t’i japim një asistencë në lindje të porsalindurit, ta reanimojmë atë në kohën e duhur, do të jetë një sukses i madh. Një vdekje neonatale është një vuajtje, një ankth i madh, por që zgjat relativisht për një kohë të shkurtër. Ndërsa në rast se një i porsalindur nuk reanimohet mirë, nuk asistohet mirë në lindje, ai rrezikon të mbetet një fëmijë me paaftësi dhe kjo është një vuajtje me kosto të lartë për familjen dhe shoqërinë. Prandaj është një program kaq i rëndësishëm, sepse ndikon në jetën e foshnjës që presim të vijë në jetë, në jetën e familjes dhe të gjithë shoqërisë.

    Më konkretisht, çfarë synon programi që sapo u lançua?

    Programi synon konkretisht si të aftësojmë të gjithë personelin, jo vetëm personelin mjek neonatolog që supozohet të jetë i kualifikuar nga specialiteti që ka për të kryer mirë asistencën në lindje dhe reanimacionin e të porsalindurit, por synon të trajnojë rregullisht të gjithë infermierët dhe mamitë, të gjithë mjekët obstetër, të gjithë reanimatorët, të asistojmë ashtu si duhet lindjen, pasi ne kemi një shans, se mbi 90 për qind të lindjeve i kemi në institucione. Pra ne nuk kemi lindje në shtëpi që të jemi të rrezikuar nga fakti që lindjet priten nga gra apo nëna që nuk dinë ta asistojnë lindjen. Kanë ndodhur vdekje të foshnjave, por dhe të nënave gjatë lindjes dhe për këtë mjekët shpesh janë vënë nën akuzë.

    Mendoni se do të ketë më pak ankesa të kësaj natyre në vazhdim?

    Kjo nuk është ankesë është krim. Po padyshim që vënia në jetë e këtij programi do të ndikojë se do rritet cilësia e shërbimit dhe rezultatet do të jenë më të mira, raste të vdekshmërisë do të jenë më të pakta. Natyrisht që kërkon kohë se nuk është një gjë që bëhet sot dhe rezultatin ne do ta shohim menjëherë nesër, por ne do të jemi në një program trajnimi të vazhdueshëm. Ne sot vetëm e lançuam atë që do të vazhdojë dhe do të ketë qendra trajnimi nëpër rajonet e vendit dhe i gjithë personeli që angazhohet për një lindje, të jetë në gjendje ta reanimojë fëmijën.

    Alketa Alia
    Tema

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Varferia dhe injoranca bashke keto shifra sjell. Duhet te sensibilizohen nenat e reja dhe te rritet kujdesi permes klinikave.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22
    Zv.ministrja Zamira Sinoimeri: Të ulet vdekshmëria foshnjore nga 14.7 % në 10 %

    Rrethet, mjekët ‘braktisin’ të sapolindurit

    Ministri Cikuli jep alarmin, trajnime për mjekët

    Esmeralda Keta

    Në të gjithë vendin do të nisin trajnime të mjekëve, infermierëve dhe mamive, për të rritur kujdesin ndaj të porsalindurve”. Deklarata është bërë dje, nga ministri Cikuli, gjatë prezantimit të programit kombëtar të reanimacionit Neonatal, që synon të ulë vdekshmërinë foshnjore nga 14.7 për qind, në 10 për qind. Sipas krerëve të Shëndetësisë, rëndësi do të tregohet në rrethe, ku vihet re një braktisje e këtij shërbimi. Gjithashtu, janë shpjeguar edhe faktorët që çojnë në vdekshmërinë foshnjore.

    Trajnimet
    Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë trajnime kualifikuese me të gjithë mjekët, infermierët dhe mamitë që kujdesen me të porsalindurit, në mënyrë që të ulet numri i vdekshmërisë foshnjore. Ministri Cikuli deklaroi se është e pajustifikueshme humbja e interesit të bluzave të bardha, për t’u marrë me fushën e neonatologjisë. “Një aspekt që do të na interesonte, është që pediatrit e rretheve të kenë elementët bazë të neonatologjisë”, - është shprehur Cikuli. “Jo se nuk i marrin gjatë kursit të Pediatrisë, por mesa di unë, - ka shtuar më tej ai, - gjatë këtij kursi bëhen vetëm 6 muaj Neonatologji, po pastaj harrohet dhe merren me fëmijët e rritur”. Sipas tij, në disa rrethe duhet zgjuar interesi i pediatërve që merren me çdo grupmoshë, edhe me Neonatologjinë, se ndryshe nuk ia dalin. “Kemi braktisje në disa rrethe për Neonatologjinë dhe ky është problem për Ministrinë e Shëndetësisë që meriton një zgjidhje”, - ka thënë kreu i dikasterit të Shëndetësisë.

    Shkaqet
    Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, Zamira Sinoimeri, “vdekshmëria neonatale, vdekshmëria e të porsalindurve është 40 për qind e vdekshmërisë foshnjore, domethënë në vdekshmërinë 0-1 vjeç, 40 për qind e zë ajo (në muajin e parë). Ajo ka theksuar se në fakt kjo është një përqindje e lartë, por që po shkon drejt modernizimit, pasi po ulet vdekshmëria si pasojë e sëmundjeve infektive dhe del në pah vdekshmëria neonatale që kërkon një terapi moderne. Më tej ajo ka renditur edhe faktorët e kësaj përqindjeje të vdekshmërisë foshnjore. “Në sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë neonatale kanë ndikim shumë faktorë socialë, ekonomikë, biologjikë, gjenetikë”, - ka shpjeguar Sinoimeri, - por ne mund të ndikojmë fuqishëm në faktorin mjekësor”. Sipas saj, nëse i porsalinduri do të reanimohej në kohën e duhur, do të jetë një sukses i madh. “Një vdekje neonatale është një vuajtje, një ankth i madh, por që zgjat relativisht për një kohë të shkurtër. Ndërsa në rast se një i porsalindur nuk reanimohet mirë, nuk asistohet mirë në lindje, ai rrezikon të mbetet një fëmijë me paaftësi dhe kjo është një vuajtje me kosto të lartë për familjen dhe shoqërinë”, - ka shpjeguar zëvendësministrja Sinoimeri. Programi mbështet nga USAID-i dhe fondacioni Liahona

    GSH

  4. #4
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    hehehhe kjo eshte demokracia 2006 ne shqiperi


    me vin keq per ata qe lindin e shqiperiikni italy greqi me mir te lindi fmia shnet
    Partizoni

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •