Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Djalosh, shpenzo disa minuta te lexosh me lart dhe mos te te genjeje mendja qe te me tregosh mua, nje permetari, se kush eshte permetari Tajar Zavalani.

    Tajar Zavalani ka qene armiku numer 1 i rregjimit te Enver Hoxhes, pasi ishte gazetari i BBC, asaj radios qe propagandonte kunder rregjimit komunist. Tajar Zavalani ishte ai "komunisti i penduar" qe shkruajti nje liber per te hedhur drite ne Perendim mbi "realitetin e brendshem rus" qe nuk ishte aspak shumengjyresh sic e portretizonte propaganda sovjetike.

    Dhe qe te mos ngelesh pre e paditurise tende, konvertimi i tij ne i krishtere eshte i rendesishem pasi me deshmon mua dhe gjithe historise qe Tajar Zavalani ishte nje shqiptar ne shpirt i tille, jo vetem me fjale. Edhe ai e kish ndermare ne jeten e tij ate pelegrinazhin shpirteror te zbulimit te misterit te te qenit shqiptar.

    Albo

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pedro..

    hyr e diskuto ne problemet e vendit.. e te shohim se ku lundron.. por jo vetem te te shohim po dhe te shikosh vehten..

    komunist jokomunist.. ska rendesi ne se nuk tregon shqetsim per problemet e vendit..
    hajde mer pak leje nga umberto italan e ktheju shqiptarllekut.. ndac si anti komunist ndac si te duash..
    nje dit tjater i diskutojme gorkin e nenen e tije..
    cdo te mire..

  3. #13
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Albo, zotrote me thua, qe te shpenzoj disa minuta per te lexuar me lart. A thua sikur une bej pjese tek ajo kategori njerezish, qe u flet goja para mendjes. Jo, mor, cun. Une nuk shkruaj asnjehere pa i lexuar te gjitha postimet. Por sic duket ti nuk i ke lexuar vete ato shkrime qe ke sjellur ketu. Se po ti kishe lexuar nuk do i vije fare nga frika e nje autogoli. Mjafton te lexosh postin tend me nr. 4
    Nuk po perpiqem fare te te mbush mendjen, se kush ka qene Tajar Zavalani. Fundja ai i perket historise, mirepo historia ka lloj-lloj personazhesh. Se kush ka qene Tajar Zavalani, kete nuk e percaktoj as une dhe as ti, kete e ka percaktuar veprimtaria e jetes se tij.
    Per ty, paska qene nje "komunist i penduar". Dakort, se fundja ti je i rrethuar nga "komunistet e penduar". Ah, qe te mos harroj, vendosja e nje ose disa fjaleve ne thonjeza nenkupton kuptimin e kundert te ketyre fjaleve, do te thote qe "komunisti i penduar" nuk eshte komunist i penduar, por eshte komunist gjoja i penduar.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Mjafton te lexosh postin tend me nr. 4
    Po postimin #1 qe eshte nje ekspoze e pergjithshme e gjithe jetes se tij e ke lexuar? Lexoje se ke shume per te mesuar prej tij, bile mund te nxjerresh ca mesime qe mund te te vlejne shume. Tajar Zavalani iu kundervu babait te tij qe ishte pronar i madh tokash se nuk e shihte si te drejte qe bujqit qe i punonin ato toka te vuanin per buken e gojes e babai i tij te jetonte si pasha.

    Tajar Zavalani nuk e njohu komunizmin nga veprat e shokut Enver, e njohu nga jeta qe beri vete ne Moske, ne zemren e revolucionit te kuq. Shkoi per te qene nje komunist i vertete dhe u largua me mundesine e pare qe iu krijua pasi e pa qe komunizmi jo vetem qe nuk ishte nje ideal ne vetvete por ishte nje e keqe e madhe qe i kanosej mbare botes.

    Por ajo qe eshte interesante me ate qe ti shpreh, eshte implikimi se nese nje bashkekohes i Zogut prononcohet kunder tij, eshte anti-zogist e ne te njejten kohe komunist i thekur. Nese dikush shprehet kunder Ballit Kombetar, ai eshte detyrimisht nje komunist i thekur. Ky eshte nje implikim kryekeput i gabuar dhe nuk deshmon gje tjeter vecse deshperimin e mentalitetit komunist per te gjetur mbeshtetje dhe afirmimim nga elita e mendimit shqiptar. Te njejten skeme perdoren me Nolin, te njejten skeme perdoren me Zavalanin, e plot te tjere. Noli e Zavalani ishin njerez liberale me bindje politike te majta, por kjo nuk i ben ata komuniste.

    Dhe qe te kuptosh se ku buron mllefi i Zavalanit me ballistet, duhet te kesh parasysh qe "levizja nacionaliste e ballit" perbehej nga ata shqiptare qe nderruan lekure nga xhonturq ne "nacionaliste shqiptare". Vetem atehere kur Porta e Larte kapitulloi dhe ideja e reformimit te perandorise vdiq, vetem atehere Midhat Frasheri e kompani pushtuan idene e "nacionalizmit shqiptar" qe ne vetvete ishte nje levizje e klases se bejlereve dhe feudaleve shqiptare qe nuk donin te humbisnin tokat dhe pasurite qe kishin vene nen perandorine otomane.

    Dhe kjo perplasje e dy mentaliteteve: liberaleve te shkolluar ne Perendim dhe konservatoreve te shkolluar ne Lindje ka qene nje perplasje e hershme. Mjafton te kujtosh Klubin e Selanikut te Cajupit te shkolluar ne Zvicer, apo artikujt e Faik Konices te shkolluar po ne France si Zavalani.

    Kjo nuk i ben ata "komuniste", kjo i ben ata perparimtaro-liberale qe pengesen me te madhe te zhvillimit te vendit shihnin pikerisht klasen feudale qe mbante peng zhvillimin e vendit. Dhe ajo qe duhet te marresh si mesim nga jeta e Zavalanit apo Konices, dy pinjolle familje bejleresh: Ata paten kurajon qe te denonconin mentalitetin e baballareve te tyre, po ti ke patur kurajon qe ti thuash baballareve te tu komuniste qe ideologjia me te cilen ata u rriten e thinjen ishte nje ideologji e mbrapshte qe solli shkaterrimin e vendit?!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-12-2006 mė 22:17

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    petro..
    e cte gjeti mo kok e madhe qe ryre ne diskutime..
    zakonisht si fori kllas qe je nuku futesh ne debate pulatike.. nejse mir bere.. po as sot as mot sdel dot burre te matet me brarin.. ne debato a cione..
    jam i tmerrshem.. po ja qe sdua vet .. te bubulloj.. lol..
    degjo pedro djali.. qe kujton se di me shum se une....

    tu luta njėdizaj.. te me tregoje..
    a ka shkruar gje umbertoja per shqiperine me sa ke lexuar ti ne veprat e tije..
    ne se po.. me thuaj me fjalet e tua cka thene pak a shume..

    e qe thua ti.. pedro ..ta ha mendja se romanin nena te gorkit.. e kish qejf enver ramizi qe mbaheshin si burim i kulluar i se majtes..
    degjove ndonje here ti se partia e punes qe mbahej si e majte.. u tha ne ndonje plenum e udhezim.. a fjalim.. shkrimtaro aktoro artisto piktorave.. qe .. shkruani duke u frymezuar nga migjeni apo qemal stafa.. etj..
    kam parasysh ketu poemen e mjerimit apo geshtenjpjeksin plak..

    jo se.. do dilte ndonje djal fshati me dell shkrimtari e do shkruante.. pak a shume keshtu..

    sa po u degjuan kendezat e pare brofi ne kembe shaqo bregu e mbertheu shatin e duall ne shtegun qe te con ne sektorin e frutikultures..
    rruges filloj te bluante.. kte pesmedic.. i futa nja 20 dit pune.. edhe shega.. e shoqja i futi nja 13 dit pune te sektori blegtorise..kurse novruzi i biri kishte punuar me akord ne mbjelljen e misrit hamullor e aty besoj i merr nja 700 leka e nja 20 her 40 une.. meqe dit puna eshte dyzet leka.. i bie 800 leka e nja 470 lek shega.. na benen kte radhe nja 2000 leke e me ato do ja blenj nje pal te mbathura sheges e nokes nje pal kepuce se zbathur ecen e ngrati.. e per te ngrene do ja fusim ne gjize e shellire e qepe nga ato qe vuadhem nje nate me noken.. kurse fasule nga ato qe vodhi shega na magazina.. do bejme per dit diele kur na vjen per darke krushku nga levani.. ose dajkua nga bilishti..
    e mo shaqo..u degjua zeri i tares... brigadierit te frutikultures.. e kishe dh.jere fare aty te pjeshket e eksportit.. mezi e kishit mbushur nje karro.. po kush e degjon sekretarin a derzi kur te na ulerije..
    ja do punojme sot o tare e do e realizojme planin po skishim me fuqi te punonim dje se me nje krodhe buk misri me qepe isha ter diten.. dhe kembet i kam plage nga keto te flamosura cizme qe i kam ktu e dhjet vet..
    mir o mir po jepini pak yxhum sot e nga darka do vinj tju kontrolloj.. si urdheron shefo tha shaqoja .. do bejme namin e pjeshket do i gjec te stivosura per merak .. e ashtu duke ju marre kembet ju drejtua parcelave ..
    ne shtepi shegen e zun dhimbjet.. ishte ne muajin e 8 e ngrata dhe skish me fuqi te vente ne pune.. po nga zori do shkonte se skish ku te mbytej.. i pihej ndonje gje po skishte vec pak leng nga qypi me lakra turshi.. po dhe ate i vinte keq ta pinte se ja kur te benin fasule ate lengun e kishte merak i ziu shaqo..
    o ma ca do ha un se do iki ne shkolle tha ziguri.. djali i vogel i shaqos..
    ja merr cte gjec aty ne dollapi me site e vishe ate zhaqeten ushtarake qe solli dajkua nga bilishti.. se ben qamet perjashta te keqen nena..
    po ketu vetem nje cop buk misri si gur eshte o ma tha i ngrati zigur..
    e ate merre e zhyte ne shellire se benet mu si qofte .. po leri pak dhe nokes se dhe ai ska cte haje.. e shko pak thuaj teto bules te vije se mamaja nuk eshte mire..

    etjetj..

    kjo eshte letersi e majte.. po a shkruajti kush nen pushtetin e majte te hoxh ramiz kapo manush beut te risilise keshtu.. jooo
    se te fuste ne burg si armik te se majtes.. pushteti i majte hoxhist.. e jo pak po nje dhjece burrelo spac.. ta jepte prokuroria e majte e ta vuloste gjykatsi i majte.. sipas udhezimeve qe vinin nga kupola e majte qe pasha-sulltane-ronte ne bllok.. me mu.tivacionin.. armiku dule durollaraj denohet per shtremberim te realitet ombjektiv ne novelen e tije "fshati mes pjeshkeve" ku mohon sukseset e arritura nen pushtetin dhopullor nen udhpjer.dhjen e partise se punes se shqiperise... etjetj..


    e mer cun..jan te ngatrrume gjanat.. mo hyr me sopat kur diskuton me brarin se te benj telef

    leri dokrrat..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 07-12-2006 mė 15:39

  6. #16
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Brar, nuk dua fare te bej debat me komuniste si puna jote. Ta thashe edhe mesiper, nuk eshte faji yt, qe ke bindje proletare, eshte jo vetem ceshtje zemre, por edhe truri.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Fjala nė erė -kultura

    Tajar ZAVALANI,

    Ideali i njeriut tė mėsuarėshtė nė ditėt tona specializimi nė njė degė. Disa vjet shkollė tė mesme, pakė vjet nė universitet, njė periudhė studimi tė ethėshėm pėr tė kaluar provimet dhe, me tė vėnė diplomėn nė xhep, puna merr fund pėr shumicėn tonė. U bėmė specialistė, mėsuam njė zanat, siguruam njė mjet jetese dhe qėllimi u arrijt. Kush u bė nėpunės, kush ēeli njė zyrė private, kush njė klinikė, kush njė dyqan.
    Nėpunėsin, qė e kanė halė nė sy tė gjithė ata qė kanė punė me shtetin, e cilėsojnė si burokrat dhe me kėtė fjalė duan tė shprehin pėrbuzjen e mėshiruarėshme pėr kėtė njeri tė zhytur nė pluhrin e akteve. Me fjalėn burokratizmė theksohet mėndėsia e atij qė i janė mykur trutė sė bėri gjithmonė po atė punė. Aty pėrmblidhet gjykimi i cekėt dhe mendja, "me qoshe" e atij qė nuk shef me tutje nga nenet e ligjės dhe paragrafet e rregullores.
    Por atė tharje tė shpirtit dhe ngjyrosje tė mendjes qė pėson nėpunėsi duke u kthyer nė burokrat, mund t'a pėsonjė specialisti i ēdo dege tjetėr. Edhe profesori i shkollės sė mesme qė pėrsėrit nė klasė gjithmonė po atė mėsim mund tė bėhet njė farė burokrati nė degėn e tij. Kjo mund t'i ndodhė gjithashtu edhe kimistit qė nuk ngre kryet nga mikroskopi, ose avokati qė nuk ēel libėr tjetėr pėrveē kodit a mehelesė.
    Kushdo qė bėn njė punė tė pėrditėshme pėr tė fituar krodhėn e bukės ėshtė nė rrezik tė bėhet skllav i punės sė tij, tė katandiset nė njė farė maqine qė punon pa u menduar, po tė jetė se nuk e shtrin interesimin e tij intelektual jashtė degės ku ėshtė specializuar. Herė herė kur ndodhet nė njė bisedim ku preket njė ēėshtje diturie tė pėrgjithėshme ay e ndjen se ka ngelur mrapa, vuan nė sedrėn e tij pse nuk mund tė ēfaqė njė mendim tė vlefshėm qė t'i shėrbejė skiarimit tė ēėshtjes. Pėr njė kohė ay e humbet qetėsinė e shpirtit, sukseset e vogla nė punėn e tij nuk e kėnaqin mė, shikon mjetin pėr tė dalė nga pellgu i monotoisė dhe automatmės profesionale ku ėshtė zhytur. Kėtu nė Shqipėri zakonisht fajin i a hedhin ambientit qė tė thėthin si balta e moēales dhe tė shuan ēdo energji. Duke parė gjithė kėta njerės, tė katandisur nga pikėpamja intelektuale si kufoma tė gjalla, qė dergjen kafeve dhe "vrasin" kohėn me letra e bisedime tė zbrazėta, edhe ata qė vijnė nga jashtė me njė farė enthuziazmi humbasin dal nga dale ēdo interes pėr ēėshtjet e pėrgjithėshme dhe i plakos apathia. Ėshtė e vėrtetė se deri diku konditat e veēanta tė vendit tonė bėjnė mė tė veshtirė pėrpjekjen qė duhet tė bėjmė pėr tė shpėtuar vehten nga rreziku i burokratizmit. Por gabohen ata qė kujtojnė se kjo ngjet vetėm nė Shqipėri. Edhe nė viset mė tė qytetėruara tė botės ēoroditja mendore e specialistit ėshtė njė plagė qė bėn kėrdinė. Pėr tė luftuar formimin burokratik tė mendjes ka njė mjet tė sigurtė. Kėtė mjet e gjejmė nė Shqipėri aq lehtė sa edhe nė ēdo vend tė botės. Mjeti ėshtė kultura, ay grumbull njohurish eprore qė njeriu mėson pėr kėnaqėsin e vet, pa ndonjė qėllim pėrfitimi material.
    ēdo njeri prej nesh e ka nė dorė tė shpėtonjė nga automatizmi i specialistit duke u bėrė njeri me kulturė. Kultura ėshtė thesari mė i ēmuarshėm i njeriut tė qytetėruar; ajo ėshtė stolia e mendjes, lartėsimi i shpirtit, shkathtėsia e ndjenjave, freskia e spiritės...
    Themelet e kulturės hidhen qysh nė bankat e shkollės. Nxėnėsi pesėmbėdhjetė vjeēar qė shkon tė vizitonjė njė muze ose shkon nė bibliotekė tė lexonjė njė libėr jashtė programit, hedh ēapin e parė nė botėn e kulturės. Ky pasurim i shpirtit qė do tė jetė burim begatije tė pa njohur nė tė arthmen, s'kushton veēse pak mundim edhe kohė. Por sa e lartė ėshtė ajo prirje qė e shtyn njerinė tė smadhojė personalitetin e tij duke gjurmuar ēdo mendim tė lartė, ēdo vepėr tė madhe, ēdo krijim tė bukur qė ėshtė bėrė pėrmes botės dhe gjatė shekujve.
    Por kultivimi i vet-vehtes nuk ėshtė njė send qė mėsohet nė shkollė. Seicili duhet t'a gjejė vetė mėnyrėn mė tė mirė pėr tė mos e humbur interesimin pėr ēėshtjet e mėdha qė kanė lidhje me fatin e njeriut dhe zhvillimin e shoqėrisė, pėr tė mos vdekur pėr sė gjalli nė rutinėn e njė pune mekanike.
    Rruga mė e provuar qė kanė ndjekur titanėt e mendimit ėshtė kureshtja e gjallė qė nuk na len tė kėnaqemi me atė qė dimė. Asgjė nuk duhet tė na lėrė indiferentė. Tė kemi syrin e ēelur dhe njė etje tė pashuar pėr dituri. Tė mos kėrkojmė zhurmėn e poteren pėr tė hutuar vehten dhe pėr tė harruar andrallat. Tė mos kemi frikė tė ngelim vetėm me vehten tonė, tė shqyrtojmė vet-vehten deri nė thellėsinė e instinkteve qė buēasin atje mbrenda, tė analizojmė ndjenjat tona, tė ndjekim njė mendim, tė radhitim nė njė ēip tė mendjes ose mbi njė copė letėr pėrshtypjet qė na kanė lėnė leximet, udhėtimet, kontakti me njerėzit. Tė kontrollojmė vehten duke parė se si kanė menduar, kane ndjerė, kane jetuar njerėzit e ēquar tė ēdo kohe, tė dijmė tė shijojmė andjen qė ndjen njeriu me kulture kur ndjek rrymėn e mendimeve qė i kalojnė nėpėr mendje jashtė vullnetit tė tij, si njė film sinematografik.
    Kjo ėshtė rruga. Mjetet janė gjithė aq tė lehta pėr atė qė ka vendosur t'a ndjekė pėrnjimend. Baza e kulturės ėshtė leximi. Nuk ėshtė puna tė lexosh shumė, por si e si tė lexosh mirė. Substanca e ushqimit tė mendjes duhet tė pėrbėhet sidomos nga veprat e pavdekėshme tė atyreve qė janė munduar t'i japin njė kuptim jetės nė kėtė botė. Pastaj vinė bisedat me njerės tė kulturės dhe udhėtimet e bėra me qėllim qė tė mėsosh diēka. Nuk ėshtė nevoja tė shkosh me doemos deri nė "Ēin ma Ēin" pėr tė mėsuar diēka. Edhe nėpėr Shqipėrinė tonė tė vogėl ka shumė sende qė vlejnė tė mėsohen.
    Abuzimi i kulturės asht gjithė aq i dėmshėm sa dhe haja e tepėr pėr llupėsin e babėzitur. Qėllimi nuk ėshtė tė ngarkojmė trurin me ēdo lloj diturie. Kulturėn duhet t'a kundrojmė si njė mjet pėr tė lartėsuar vehten nga pikėpamja intelektuale e morale, ashtu edhe pėr t'u bėrė njė mis sė mė i vlefshėm i shoqėrisė. Kultura ėshtė kondita e domosdoshme e ēdo pėrparimi tė vėrtetė tė individit nė lidhje me kolektivitetin. Ajo ėshtė zana hyjnore qė i jep kuptimin lirisė. Tė kesh dijeni pėr shumė sende nuk ėshtė vetėm njė kėnaqėsi nė vet-vehten, njė mjet ideal pėr tė mos u mėrzitur, por edhe njė mjet pėr tė mos e ndjerė vehten si tė huaj, si tė izoluar nė botėn ku jetojmė. Njeriu me kulturė nuk ėshtė vetėm ay qė interesohet pėr letraturė, pėr muzikė, pėr tablora e skalitje tė stėrhollur. Kultura e vėrtetė
    na ēel rrugėn e sė vėrtetės. Ajo na jep kuptimin e thellė tė relavitetit qė ėshtė ligja e ēdo ekuilibri nė kėtė jetė. Nė vend qė t'a qullosnjė e t'i shuanjė energjinė, kultura i ngjall njeriut nė shpirt pasionet mė tė zjarrta. Pėrmes kulturės neve ēmojmė vlerėn e mendjes qė ėshtė e para nga vlerat shpirtėrore; shofim se nėpėr ēfarė kallėpe kalon e vėrteta pėr tė triumfuar, stėrvitemi tė urrejmė gėnjeshtrėn e falsitetin ndėn tė gjitha petkat qė i mvesh moda e ditės: konformizmė, rutinė, snobizmė dhe shumė... izme kėsilloji.
    Kultura ndofta nuk tė bėn tė lumtur, por tė jep ndėrgjegjien e cilėsisė s'ate si njeri, tė largon nga ēqetėsime e vuajtje tė kota, tė jep fuqi tė luftosh kundėr lakmive qė vėnė nderin dhe dignitetin nė rrezik. Nuk duhen shumė tė ardhura pėr t'u bėrė njeri me kulturė. Kėtė luks mund t'ia lejojė vehtes edhe mė i varfri njeri, mjafton tė ketė pak zgjim edhe vullnet. Sepse nuk ėsht nevoja tė mplakesh nėpėr bibliotekat e muzetė. Mjafton tė keqyrėsh rreth e rrotull, tė vėzhgosh, tė krahasosh, tė vrasėsh mendjen pėr tė kuptuar si ėshtė ndėrruar kjo gjė, pse punon kjo maqinė, e tjera. Vetėm se interesimi pėr tė tilla ēėshtjė hyp nje farė modestie. Prandaj kultura e vėrtetė duhet tė jetė modeste, mbasi ajo nėnkupton qė ēdo njeri pėr vehten e tij tė ndjejė nevojėn pėr tė ditur gjithēka kanė vepruar dhe kanė menduar tė gjithė njerėzit e tjerė.

    Botuar mė 1938

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Populli dhe intelektualėt

    Tajar ZAVALANI,

    I. Kush e ka fajin?
    Kurrkujt s'i pėlqen tė pranojė se u gabua. Sa mė i pazoti dhe mė kapadaji tė jetė njeriu, aqė mė tepėr e urren autokritikėn. Kur njė njeriu tė frymėzuar me eogizmė tė cekėt puna nuk i del ashtu siē e priste, fajin e ka moti, kriza, dreqi, i biri, Ipsilloni, bota e tėrė, po kurrė jo ay vetė. Kėsisoj, pas parimit tė strategjis qė thotė se forma mė e mirė e mbrojtjes ėshtė ofensiva, njerėzit qė s'durojnė dot autokritikėn se e ndjejnė veten tė dobėt, akuzojnė tė tjerėt pėr tė larė vehten nga ēdo gabim ku ata mund tė jenė tė implikuar. Kėtė mentalitet shumė tė pėrhapur kėtu ndėr ne, urtėsia popullore e ka cilėsuar me fjalėn e njohur: "Kush e bėri kulaēin e shtrembėr?... Nuseja". Pėrgjithėsisht autokritika ėshtė priviligji i njerėsve tė zgjuar, me kulturė, dhe qė i dalin gjithmonė pėr zot punės qė marrin pėrsipėr. Kėta njerės tė veprimit, energjikė dhe me vullnet tė ēeliktė, janė tė parėt qė e njohin se u gabuan, kur njė punė nuk del ashtu siē e kishin parashikuar. Ata udhėhiqen prej parimit: nuk gabohet ay qė s'bėn kurgjė. E dinė se jeta ėshtė aqė e komplikuar dhe dinake sa kurrė njeriu, nė fillim tė njė pune, nuk mund tė parashikojė tė gjitha eventualitetet qė mund t'i dalin pėrpara. Edhe do tė ishte gabimi mė i madh pėr njė njeri tė vepėrimit sikur tė shkonte kohėn duke menduar ngjarjet mė tė vogla qė munt tė influencojnė ēdo gjest tė tij, se atėherė do tė humbte rastin qė tė vepėrojė.
    Njeriu i veprimit qė din se ku do tė arrijė, kujdeset qė rruga qė ka nisur tė mos jetė kryekėput e gabuar dhe, kur e sheh se faktet nuk vėrtetojnė parashikimet e tij, ndrron taktikė pa u ndalur nga fjalėt e botės qė do tė thonė se u gabua. Ay shikon qėllimin dhe respekton faktet, tė cilėve u jep tė drejtė sa herė qė nuk janė dakort me projektet ose dėshirat e tij. - , Mjerisht shumė intelektualė tė rinj shqiptarė hyjnė nė kategorinė e parė. Ata mbasi nxijnė letėr tėrė ditėn nėpėr zyrat pėr tė gjetur nonjė shkresė o nonjė pllug tė arratisur nė labirintin burokratik, mbidhen nėpėr kafenetė dhe flasin mbi situatėn. Qė tė gjithė e pranojnė se punėt venė keq, keq sa s'ka ku tė vejė mė. Pa e lėnė tė mbaronjė fjalėn gjithė tė tjerėt ngrenė duart nė qiell dhe psherėtijnė: Ah! s'bėhet gjė me kėtė popull! Fillon pastaj numurimi i tė metave tė "kėtij populli" qė ndalon intelektualėt tė realizojnė idealin e tyre. Po ky ideal ē'ėshtė vallė? A mos ėshtė zgjimi i popullit, dalja e tij nga errėsira ku gjendet sot? Jo, aspakė! Ideali i shumė intelektualėve tė rinj shqiptarė ėshtė njė jetė e rehatėshme, pa andralla as mundime, me para boll, konfort e dėfrime moderne. Dhe nė ėshte se ata nuk e gėzojnė kėtė jetė tė ėndėruar, fajin e ka populli, i cili nuk kupton shpirtin e intelektualėve dhe nuk vepron siē dėshėrojnė ata.
    II. Ē'pamė nė Evropė. Ē'gjejmė nė Shqipėri.
    Vėrtet kur vjen rasti , ne i stigmatizojmė, dhe me tėrė fuqinė, tė metat tona si komb. Por kėtė e bėjmė pėr tė shpieguar tė shkuarėn dhe pėr tė kuptuar psikologjinė e masave; edhe jo pėr tė justifikuar apathinė, inercinė, indiferencėn dhe mosveprimin tonė. Nė qoftė se vjen puna pėr tė ndarė fajet, fajin mė tė math e kemi ne qė i themi vehtes intelektualė. Pse?.., do tė pyetni. Puna pėr mua ėshtė aq' e qartė sa nuk ka nevojė tė shpiegohet.. Por janė disa tė vėrteta qė nuk bėjnė dėm pse tė pėrsėriten kohė pas kohe. Neve, bijtė e kėtij vendi, tė dalė nga gjiri i kėtij populli, patmė rastin ose fatin tė vemė tė rrojmė disa vjet nė kryeqytetet e shteteve mė tė qytetėruar tė Evropės oksidentale. Atje hymė nė kontakt me njė botė, njė kulturė, njė popull qė ka arrirė kulmin e pėrparimit. Atje u munduam, si cilido pas takatit dhe zotėsisė, tė shkundim pluhrin e mrapėshtisė ku qemė rritur, tė ēkėputemi nga idhetė e ndryshkura, paragjykimet e cekta dhe mentaliteti primitiv; u pėrpoqmė tė riedukojmė vehten dhe tė armatosemi me dituri dhe vullnet pėr punė. Pastaj vimė kėtu dhe gjejmė botėn e vjetėr qė kishim lėnė. Sado pakė thellė tė na ketė prekur kultura oksidentale, prap se prapė njė qind pėr qind me botėn e vjetėr nuk mund tė pajtohemi.. (Padyshim ka edhe disa shėmbėlla tė shėmtuara tė rinjsh qė janė vjetėruar para kohe). Pra, ē'duhet tė jetė qėndrimi i ynė? Mjerisht shumė nga tė rinjtė qė kanė mėsuar jashtė sillen si ay jahudiu qė u bė i krishterė dhe, kur e pyeti miku i tij se si e ndiente veten, ay i u pėrgjigj me pėrbuzje: "Ikė mor ēifut i ndyrė!" U hyri lezeti i jetės moderne. Mirpo atė kėtu nuk e gjejnė. Bota shqiptare u del pėrpara e u thotė: Hė, ju qė mėsuat se ē'ėshtė kultura moderne, nxirrmėni dhe mua nga kaosi, nga errėsira, nga mizerja ku gjindem. Rruga qė duhet ndjekur pėr tė modernizuar Shqipėrinė ėshtė plot gjėmba, plot vėshtirėsi tė panumurta dhe lyp sakrifica tė ēdo ēasti. Ata qė do t'i pėrvishen kėsaj pune duhet tė mos ėndėrrojnė jetėn e njė pallati por atė tė kasolles, me fjalė tė tjera mos kėrkojnė konfort e dėfrime. Intelektualėt shqiptarė nuk kanė vullnetin ose guximin tė ndjekin kėtė rrugė qė nuk dihet se ku mbaron, por nuk duan as t'a pranojnė se u mungon kurajua civile. Atėhere ē'bėjnė? Ngushėllohen me frazėn tipike: nuk bėhet punė me kėtė popull.
    Sa mirė vjenezi ose pariziani: tė kupton menjėherė, ka shpirt, ka guxim, e ndan tė mirėn nga e keqja, indignohet nga padrejtėsitė, enthuziaset pėr njė ide, din tė sakrifikohet pėr njė ideal. Kurse shqipos i bėn mirė - t'a merr pėr keq, e mpron - s'ta di pėr mirė, ėshtė frikash, pa hov, hipokrit, shpirt-sllavi, dembel, pa dėshirė pėrmirėsimi nė jetėn e tij mizerable. Nė kėtė arsyetim tė shumė intelektualėve tė rinj shqiptarė ka njė mungesė perspective. Neve hymė nė kontakt me popujt oksidentale qė kanė arrirė kulmin e qytetėrimit. Por nuk duam tė kuptojmė se sa shekuj kanė kaluar nė vuajtje e nė errėsirė sa pėrpjekje, sa theori u janė dashur atyre popujve qė tė arrijnė atė shkallė qytetėrimi qė u kemi zili neve sot. Harrojmė se nė ēdo vend pionjerėt e kulturės janė ignoruar, pėrbuzur, persekutuar dhe, gjėja mė e hidhur pėr ta, populli qė donin tė ndriēonin I ka shikuar shumė herė si armiq. Sa breza kanė kaluar pa parė asnjė reze drite, sa idealistė tė mbėdhenj kanė vdekur pa parė asnjė grimė tė idealit tė tyre tė realizuar. Kurse neve mendojmė kėshtu: me qėnė se nuk munt tė shohim rezultatet e veprės sonė sa jemi tė gjallė e tė rinj, nuk vlen zahmeti qė t'i hyjmė punės qė na vė pėrpara realiteti.
    III. Riedukimi i popullit konditė e parė e ēdo pėrparimi
    S'ka fjalė se njė qėndrim i tillė nuk ėshtė i dejtė pėr njė intelektual tė vėrtetė. Nė qoftė se populli ėshtė sqeptik kundrejt elementave tė kultivuar, nė qoftė se ėshtė refraktar kundėr ēdo mase pėrparimtare, ky qėndrim ka arsye tė thella qė duhen zbuluar. Nuk mund tė thotė askush se populli shqiptar ėshtė i kėnaqur ashtu si ėshtė sot dhe nuk kėrkon pėrmirėsimin e gjendjes sė tij. S'ka popull nė botė qė tė mos dojė a priori tė mirat e jetės sė qytetėruar. Popullin shqiptar e ka shtėrnguar jeta tė dyshojė dhe tė jetė sqeptik. Ay ka konstatuar me zemėr tė thyer se pothua tė gjitha masat qė janė marrė gjer mė sot gjoja nė favor tė tij, kanė dhėnė rezultate tė dėmshme pėr tė; ay ka paguar direkt ose indirekt, shpenzimet e eksperimenteve qė janė bėrė nė ēdo fushė deri mė sot. Prandaj neve intelektualėt nuk munt tė lajmė veten duke thėnė se populli s'na kupton dhe nuk di tė ēmojė idealet tona pėrparimtare. E parė e punės duhet t'a dijmė se njeriu ėshtė faktori kryesor qė e shpie shoqėrinė pėrpara, prandaj riedukimi i popullit ėshtė kondita e parė e ēdo qytetėrimi. Nė qoftė se duam me gjithė mėnt tė lėfojmė pėr modernizimin e vendit tonė, e pra punė qė duhet tė bėjmė, ėshtė tė ndryshojmė mentalitetin e popullit, t'i ēelim sytė mbi realitetin e sotmė, t'i tregojmė rrugėn e daljes nga mjerimi dhe errėsira, edhe, nė munēim, t'a udhėheqim nė kėtė rrugė. Por qė t'i hyjmė seriozisht kėsaj pune duhet pik sė pari tė pranojmė disa sende qė mbase nuk na pėlqejnė por qė nuk ēduken me sot me nesėr. Duke qėnė Shqipėria ashtu, primitive, e pazhvilluar siē ėshtė sot, ne nuk kemi tė drejtė, as nuk duhet tė kėrkojmė sot pėr sot njė jetė tė rehatshme, me komfort e dėfrime moderne. Nė duam qė jeta jonė tė ketė njė kuptim, nė duam qė tė mos kalojmė nga kjo botė si barka mbi cipėn e detit qė ngre disa vala, tė cilat ēduken sakaqė, duhet tė kėrkojmė kėnaqėsinė nė pėrpjekjen, nė mundimin, nė luftėn pėr tė krijuar njė frymė tė re. Dhe tė mos mendojmė se nė pakė kohė Shqipėria do tė bėhet ashtu siē ėndėrojmė ne dhe atėhere do tė mundim t'a shijojmė jetėn. Pėr kėtė do tė duhen dhjetra vjetė. Neve duhet tė jemi tė lumtur nė qoftė se lokomotivi vendoset mbi vijat e hekurta, nė qoftė se Shqipėria hyn pėrnjimend nė rrugėn e pėrparimit me themel.
    Tė huajt qė vizitojnė Shqipėrinė na kanė zili qė rrojmė nė njė vend tė virgjėr ku ēdo gjė ėshtė pėr t'u filluar nga kreji. E ne kėtė e quajmė fatkeqėsi. Kurse do tė duhej tė mburreshim qė rrojmė nė periudhėn mė tė vėshtirė tė historisė sonė ku jeta ėshtė njė luftė e paprerė kundėr vėshtirsinave qė na turren nga tė katėr anėt. Duhet tė krenohemi duke menduar se brezat e ardhshėm do tė na kujtojnė me admirim, duke thėnė: "ata qė rrojtnė nė njė epokė heroike". Mbase dikush, duke kėnduar kėto rreshta do tė buzėqeshė me ironi. Atij do t'i pėrgjigjem se skepticizma na ka marrė mė qafė, se ironia shumė herė ėshtė masa e ignorancės dhe e dobėsisė morale. Nė qoftė se qėnja nėpėr universitetet e Evropės nuk na ka ngjallur ambicjen qė tė lėftojmė pėr tė vendosur kulturėn dhe qytetėrimin nė vendin tonė, atėherė ėshtė kot q'i themi vetes intelektualė.

    Botuar mė 1934

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  2. A ishte ai turk nje pushtim?
    Nga Anton nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:51
  3. Tirana e Re: Leter nga Tajar Zavalani per Imzot Nolin.
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 03:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •