TIRANE- Qeveria amerikane nėpėrmjet kryediplomatit tė saj nė Tiranė ka shprehur shqetėsimin pėr dhunėn nė rritje ndaj grave nė vendin tonė, gjatė njė takimi me studentė tė gazetarisė nė Fakultetin e Histori-Filologjisė nė kryeqytet ku ėshtė trajtuar njė prej fenomenevemė negative tė shoqėrisė.
Ambasadori Withers i ėshtė referuar statistikave mė tė fundit, ndėrsa ka bėrė thirrje qė situata tė marrė fund.
“Kam lexuar njė statistikė pėr Shqipėrinė qė mė ka shokuar. Sipas saj tė paktėn 1/3 e grave nė Shqipėri ka pėrjetuar dhunė brenda familjes. Nuk dua ta mendoj se kjo ėshtė dicka e tolerueshme nė cdo lloj shoqėrie. Njė tjetėr statistikė tregon se gjatė 9 muajve tė fundit janė regjistruar 1000 ankesa pėr dhunėn . Edhe kjo ėshtė e patolerueshme. Abuzimi nuk ka vetėm formė fizike por edhe verbale. Nocioni qė gratė janė inferiore ėshtė ide e kaluar nė kohė.” theksoi Ambasadori Withers.
Dhuna ndaj garve ėshtė njė fenomen i cili prek shoqėritė e pothuajse cdo vendi. Megjithatė sipas Ambasadorit Amerikan Withers ėshtė e rėndėsishme qė pėr mbrojtjen e femrės tė mos punohet vetėm gjatė fushatave disa javore por nė tė gjitha ditėt e vitit. Sipas tij rol tė rėndėsishėm luan shoqėria dhe mbi tė gjtha sistemi i drejtėsisė nė cdo vend.
(e.n/News24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt