Close
Faqja 21 prej 35 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 346
  1. #201
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Replike Dr. Susajt:

    'Pushteti mizor' i burrneshave
    EDVIN PACARA | 06/10/2010 | KOMENTE | 51 KOMENTE | SHARE | - +
    Para ca kohėsh poshtė pallatit tė Dr. Lush Susajt u dėgjua njė krismė, njė krismė qė i kėputi ėn nė mes njė djali tė ri. Ky djalė i ri ra pre e njė plumbi tė faturuar nga njė burrneshė katile, e cila pasi joshi djalin e shkretė, e vrau... pėrdorur duart e vėllait tė saj. Njė femėr mizore, ashtu si femra tė tjera nė Shqipėri, qė Dr, Susaj me aq zell i ka studiuar dhe dokumentuar sjelljet e tyre. Ai ka pėrjetuar me dhimbje se si sa e sa djem e burra tė pafajshėm e djem tė ėm, u copėtuan nga sopatat, u grinė nga plumbat, apo u rrėmbyen me dhunė nga "sundimi gjakatar" i grave nė Shqipėri.
    Ashtu si dhe Dr. Susajt, mė dhemb nė zemėr teksa shoh dhjetėra mijėra burra malėsorė e katundarė (dhe njė numėr tė konsiderueshėm qytetarėsh) qė joshen, mashtrohen, pėrdhunohen e pastaj shiten si prostitutėr ose mbahen nėn zinxhirė nė kullat e maleve ku destinohen pėr njė jetė nėn robėri e turp, me pėrdhunime tė egra natė pėr natė, nga kėto femra malėsore, kėto burrnesha tė paarsimuara qė e shohin mashkullin si njė cope mishi qė mund ta shfrytėzojnė kur tė duan!
    I shoh lotėt e burrave nėpėr fshatra, qė teksa hedhin zaret e tavllės dhe ēojnė poshtė me dhimbje gllėnjkat e rakisė, megjithėse do tė jepnin gjithēka vetėm qė tė punonin njė ditė nė arė, apo qė tė shkonin nė mal pėr tė prerė dru, e pastaj tė bartnin barra tė renda prej dhjetėra kilesh me dru e ujė...por jo; katilet femra i kanė dėnuar ata qė tė rrinė tė ngjitur pas tavolinės sė kafes, e tė kalojnė jetėn nė njė robėri tė zymtė plot me raki, kafe e bixhoz...
    Sa e sa burra tė rrahur natė pėr natė vetėm pse dėshironin tė dilnin tė shėtisnin me shokėt e tyre apo tė bėnin ndonjė gjė qė e kanė pėr pasion..sa e sa pėrdhunime (apo seks pa dėshirė) qė burrat i vuajnė natė pėr natė nga femrat shtriga etura pėr seks, qė ndėrsa burrat bėrtasin e ulėrasin "mos, ndal" ato me ligėsinė e tyre ua marrin fuqinė e i pėrdhunojnė egėrsisht!
    Mos tė flasim pėr grabitjet e burrave! Kėto gra tė liga e tė paarsimuara, rrėmbejnė djem tė bukur e tė urtė, e pasi i shfrytėzojnė mirė e mirė seksualisht, i vrasin nėse ata nuk dėshirojnė tė martohen edhe pse martesa pėr kėto femra ėshtė thjesht njė mėnyrė pėr tė marrė lekėt e burrave tė gjorė, ndėrsa ato me sadizmin e tyre pėrdhunojnė burra tė tjerė! Kėto femra qė pėrhapin prostitucion, duke detyruar me dhunė burrat qė tė shkojnė me to e pastaj u kėrkojnė edhe lekėt e fundit qė tė shkretėt burra mundėn t'i fshehin nga gratė e tyre burrnesha. Po tė mos ishin kėto femra sadiste, prostitucioni nuk do tė pėrhapej fare, e nuk do tė kishim mė mijėra burra qė prostituojnė nė rrugėt e botės, nėn sytė gjakatarė tė tutoreve tė tyre qė nuk do tė ngurronin tė vrisnin ēdo burrė qė e kanė nėn pushtetin e tyre.
    Mjaft o burra qė i thoni vetes burra si Lushi, kthejani dorėn grave tuaja, thojini jo seksit tė pėrditshėm me dhunė e mos i lini gratė tuaja t'ju pėrdhunojnė e t'ju ēnderojnė! Ēohuni he burra e ta rrezojmė pushtetin e grave mizore qė po na shesin me mijėra si prostitutėr nėpėr botė!
    Ej Lush, na i hape sytė se na ishin mbyllur nga gjaku qė rrjedh nga plagėt e shkaktuara nga femrat katile..!
    Kjo ishte bota nė tė cilėn jeton Dr. Susaj. Por realiteti ėshtė ndryshe...
    Dhe lexues te dashur, tregimi i mėsipėrm ishte ironik!
    Mė poshtė do t'i bėj replikė Dr. Susajt pėr t'i treguar qė gratė shqiptare dhe realiteti nuk janė ashtu siē na i paraqet ai.
    Nė realiteti kemi raste tė pėrditshme kur burrat vrasin gratė e tyre, pėr "xhelozi" ose motive "banale" siē i paraqet rėndom media, por qė nė fakt ndodhin nga mentaliteti qė trajton gruan si njė pronė, dhe prona nuk mund tė kundėrshtojė se i ikėn koka. Jo mė larg se javėn e kaluar njė burrė theri tė dashurėn e tij nė Berat, pasi siē raportohet nga media "ajo donte tė largohej nga ai". Dr. Susaj na jep disa raste tė vrasjes sė burrave nga gratė e tyre (ose gratė si shkak pėr vrasjen e kėtyre burrave), por nuk bazohet nė asnjė fakt dhe nuk e analizon se pse kėto gra na i vranė burrat e tyre? Mos vallė e kishin pėr hobi? Studimet kanė treguat qė nė vende maskiliste e patriarkale, vrasjet e burrave nga gratė e tyre ndodhin pas vitesh dhune sistematike e pėrdhunimi ku viktima humbet arsyen dhe lidhjen me realitetin dhe e sheh si te vetmen zgjidhje vrasjen e agresorit nė vetėmbrojtje duke u nisur dhe nga realiteti shoqėror shtypės pėr tė qė i jep tė drejtė burrit, dhe nuk ndihmon femrėn viktimė. Ose zgjidhja tjetėr pėr kėtė femėr te shtypur mund tė jetė vetėvrasja.
    Besoj keni lexuar pėr dhjetėra e dhjetėra raste nė vit kur burrat vrasin gratė ose ish-gratė e tyre, tė dashurat e tyre, ose edhe vajzat e tyre. Dhe nė shumė raste ato vriten thjesht pėr njė kundėrshtim tė vogėl, njė kėrkesė pėr tė respektuar tė drejtat e tyre si njerėz qė janė.
    Njė rast qė artikulli tė cilit po i bėj replikė trajton, ėshtė rasti kur vėllai i njė vajze vret njė djalė pasi ai nuk pranohet tė fejohet me tė. Dr. Susaj nuk thotė qė ishte arma e njė mashkulli tjetėr qė e vrau atė djalė dhe shoqėria qė i bėn presion, por na e paraqet rastin sikur janė kėto femra burrnesha qė kanė faj pėr gjithė kėtė gjakderdhje.
    Shumicat e femrave nė Shqipėri jetojnė ende mes njė shtypje e pabarazie tė madhe. Nuk besoj qė autori ka dalė nė fshatra a qytete tė vogla tė Shqipėrisė, ku ėshtė njė skenė e pėrditshme tė shohėsh burrin qė kapardiset majė kalit duke tymosur cigaren, ndėrsa gruaja e vet vjen mbrapa nė kėmbė, duke bajtur njė thes tė rėndė mbi shpinė ose barrėn e druve. Mos tė flasim pastaj pėr prostitucionin, qė ėshtė njė shkatėrrim pėr shoqėrinė tonė, e qė Dr. Susaj na i bėn femrat shqiptare fajtore duke hedhur poshtė me mijėra studime nė mbarė globin qė tregojnė se si prostitucioni ėshtė skllavėri dhe krim seksual qė zhvillohet pothuajse gjithmonė nga meshkuj kriminelė. Nuk besoj qė ndonjėri ka parė qė njė femėr qė ėshtė e arsimuar, ka pozicion punė mjaft fitimprurės, tė zhvillojė prostitucion pėr hobi. Pjesa me e madhe e prostitutave janė thjesht skllave tė rrėmbyera ose mashtruara, e qė mė pas me anė tė dhunės dhe kanosjes pėr jetė i detyrojnė tė prostituojnė, ose mund tė jenė dhe femra qė nė mėnyrė "tė vullnetshme" prostituojnė, tė shtyra nga pamundėsia pėr tė gjetur para pėr bukėn e gojės. Kjo bėhet edhe mė e ashpėr kur vetė shoqėria, siē ėshtė shoqėria Shqiptare, kufizon mundėsitė e femrave pėr arsimim e punė ose diskriminon thellėsisht ato qė kėrkojnė arsim e punė. A i kanė pyetur ndonjėherė kėta burra me namuz ato prostitutat e shkreta se pse e bėjnė atė punė, dhe a e kanė pasion kėtė gjė?
    Ēajupi ėshtė i famshėm pėr vjershėn e tij "Fshati im" ku kritikon burrat e fshatit qė lozin nėn hije ndėrsa gratė e tyre punojnė, por qė nga ajo kohe pak ka ndryshuar nė fshatrat e mos tė themi nė shoqėrinė shqiptare.
    Dr. Susaj thotė "Grave nuk ju shkon parmenda, shpata as pushka, gruaja nuk ėshtė si burri, po tė ishte kėshtu atėherė nuk do kishte familje as shoqėri tė ndėrtuar sipas kėtij modeli tė familjes qė ka sot bota."
    Deri tani asnjė studim shkencor nuk ka arritur tė gjejė dallime thelbėsore mes trurit tė njė burri e atij tė njė gruaje. Tė dy gjinitė kanė aftėsi e potenciale tė njėjta inteligjence tė mundshme. Dallimi mund tė jetė biologjik, por ēfarė e bėn mė tė aftė njė kryeministėr mashkull nga njė kryeministre femėr? Dallimi biologjik nė trupat e tyre? Jo, dallimi ėshtė mes personash e jo mes gjinive. Por nė shoqėrinė tonė, ka njė mori pozicionesh ku njė femėr nuk mund tė punojė, dhe kjo vetėm sepse ėshtė njė femėr dhe jo sepse mund tė jetė e paaftė! Imagjinoni se sa burra shqiptare do tė votonin njė kryeministre femėr. Shembulli mė i mirė ėshtė ky i tanishmi ku kemi vetėm njė ministre nė qeveri, pasi burrat me bark tė madh nuk mund tė lejojnė qė tė ketė femra nė pozicione kyēe. Femrat nuk duhet tė jenė sipėrmarrėse nė Shqipėri--shoqėria ua tregon vendin atyre, duke u thėnė qė femrat janė tė mira vetėm pėr punė mekanike rutinė, si sekretare apo punonjėse nė bankė. Sepse njė femėr nuk mund tė ketė inteligjence, e kėshtu pra nuk mund tė jenė nė pozicione drejtuese! Mentalitet arkaik qė bota perėndimore e ka hedhur poshtė me kohė. Sipas mentalitetit shqiptare, femrat nuk mund tė drejtojnė qeveri, universitete, kompani, media, banka etj etj. Femra duhet tė jetė kėshtu e ashtu...
    Por femra ėshtė person, ashtu si unė e ti lexues i kėtij shkrimi, qė mund tė jesh femėr a mashkull. Dhe bota nuk ndahet nė femra e meshkuj, vlerėsimi i personit nuk bėhet sipas gjinisė tė cilės i pėrket, por sipas personalitetit e inteligjencės qė ka ēdo person.

    http://www.shekulli.com.al/2010/10/0...iburnesha.html

  2. #202
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    FATI I TYRE I TRISHTĖ
    Ēdo vit, rreth 20 mijė gra vriten nga burrat, qė i akuzojnė se u kanė ēnderuar familjen. Nė shumė vende kėto krime nuk ndėshkohen. Ja historitė e tyre rrėqethėse...

    Historitė tronditėse tė burrave vrasės

    Njė tragjedi, njė tmerr, njė krim kundėr njerėzimit. Mėnyrat se si vriten gratė sot nė botė, digjen me acid, theren, mbyten, varen, rrihen pėr vdekje, apo varrosen tė gjalla pėr tė vėnė nė vend nderin e familjes, janė vėrtet shokuese. Statistikat e fundit botėrore tė publikuara nga OKB nė vitin 2007 flasin pėr rreth 50 mijė tė vdekur nė vit, por sipas shumė shoqatave tė grave dhe organizatave ndėrkombėtare nė Lindjen e Mesme dhe juglindjen aziatike, dyshohet se kjo shifėr ėshtė rreth katėr herė mė e madhe. “Indipendent” ka bėrė njė vėzhgim tė hollėsishėm prej dhjetė muajsh nė Jordani, Pakistan, Egjipt, Gaza dhe Cisjordani pėr tė treguar krimet qė lidhen kryesisht me gratė e reja nė moshė, madje adoleshentet. Por edhe pse gazetarėt nėnvizojnė se kėto veprime kryhen zakonisht nga myslimanėt, ėshtė parė se krimet pėr nder ndodhin edhe nė komunitetet e krishtera dhe ato hindu. Koncepti i nderit tė familjes dhe komunitetit shkon pėrtej besimit dhe tejkalon mėshirėn njerėzore. Tė punėsuarit nė organizatat pėr tė drejtat njerėzore, nė “Amnesty International”, shoqatat e grave apo mjetet e ndryshme tė informacionit, tregojnė se masakrat ndaj grave tė pafajshme qė akuzohen se i kanė hequr nderin familjes bėhen mė tė rėnda nga viti nė vit. Krimet pėr ēėshtje nderi janė shumė tė shpeshta, sidomos mes kurdėve tė Irakut, mes palestinezėve tė Jordanisė, nė Pakistan dhe nė Turqi. Por ndoshta ky shpėrpjesėtim varet nga fakti se nė disa vende shtypi ėshtė mė i lirė pėr tė denoncuar dhe kompenson sekretin qė rrethon tė njėjtat krime nė Egjipt, ku qeveria mohon se ekzistojnė, apo nė vende tė tjera tė Gjirit dhe Lindjes sė Mesme. Prej shumė kohėsh krimet pėr nder janė rritur edhe nė vendet perėndimore, Britani e Madhe, Belgjikė, Rusi, Kanada. Nė shumė vende tė Lindjes sė Mesme, autoritetet janė bashkėpunėtore tė kėtyre krimeve, duke reduktuar apo edhe anuluar dėnimet e vrasėsve nėse janė pjesė e familjes, ose i cilėsojnė si vetėvrasje pėr tė shmangur proceset gjyqėsore. Ėshtė e vėshtirė tė qėndrosh i qetė pėrballė listės sė kėtyre krimeve. Ēfarė qėndrimi mund tė mbash pėrballė njė babai qė dhunon tė bijėn dhe pastaj, meqė ka ngelur shtatzėnė, e vret pėr tė shpėtuar nderin e familjes, siē ka ndodhur nė Egjipt?

    Medine Mehmi, njė vajzė turke 16-vjeēare nė provincėn e Adiyaman, nė shkurt u varros e gjallė poshtė njė koteci pulash nga i ati dhe gjyshi, sepse kishte miq disa meshkuj. Aisha Ibrahim Duhulow ishte 13 vjeēe nė vitin 2008, kur u akuzua pėr tradhti. U tėrhoq zvarrė, u fut nė njė gropė, ku iu la vetėm koka jashtė dhe u gjuajt me gurė nga rreth 50 burra, derisa dha shpirt. Krimi qė kishte bėrė? Ishte pėrdhunuar nga tre burra. Nė Daharki, Pakistan, njė vajzė u vra nga familjarėt e saj teksa lindte fėmijėn e saj tė dytė. Para se tė masakrohej me njė sėpatė, i prenė hundėn, veshėt dhe buzėt. Fėmija i parė, ende i vogėl, u gjend i vdekur mes rrobave tė saj. Koka e fėmijės sė vogėl sapo kishte dalė, ndėrsa trupi ishte ende nė barkun e nėnės. Tre kufomat ishin drejt dekompozimit. Disa gra donin t’i varrosnin, por kjo nuk u lejua, sepse bėhej fjalė pėr njė “grua tė mallkuar dhe fėmijėt e saj tė paligjshėm”. Nė gusht tė vitit 2008, nė Belucistan, pesė gra u varrosėn tė gjalla, pasi kishin kryer krime kundėr nderit tė familjes. Hamida, Rahima dhe Fauzia ishin adoleshente. Disa burra i rrahėn keqaz, i gjuajtėn dhe i hodhėn teksa ishin ende gjallė nė njė varr, ku i mbuluan me gurė dhe baltė. Dy gra tė tjera, 45 dhe 38 vjeēe, patėn tė njėjtin fund vetėm pėr faktin se protestuan. Vajzat e reja ishin fajtore sepse kėrkonin tė mos martoheshin me burrat qė familja u kishte zgjedhur. Njė parlamentar pakistanez, Isararullah Zehri, deklaroi nė gjyq se kėto vrasje ishin pjesė e njė tradite shekullore qė duhej mbrojtur. Nė dhjetor tė vitit 2003, nė Multan, po nė Pakistan, njė vajzė 23 vjeēe, Afsheen, u vra nga babai sepse pas njė martese tė palumtur me shkuesi, ishte larguar me njė tjetėr burrė, Hassanin. Afsheen vinte nga njė familje e shkolluar, me babain inxhinier dhe nėnėn avokate. “I hodha ilaē gjumi nė ēaj, pastaj e mbyta me dupat (shall i gjatė qė ėshtė pjesė e kostumit tradicional pakistanez), tregoi i ati nė polici. “Nderi ėshtė e vetmja gjė qė ka rėndėsi pėr njė njeri. Ishte vajza ime e preferuar. Akoma sot i ndiej nė vesh ulėrimat e saj”. Tė afėrmit e kishin gjetur Afsheen-in nė Rawalpindi, nėn shoqėrinė e Hassanit dhe i kishin premtuar se nėse do tė kthehej nė shtėpi, nuk do t’i bėnin asgjė. Vajza u besoi, nuk mendonte se gėnjenin e se do tė pėrfundonte kėshtu.

    Shumė tė reja
    Nė Pakistan, nė bazė tė ligjeve vendase, tė afėrmit e viktimės mund ta falin vrasėsin e saj. Nė qershor tė vitit 2002, nė Bara Kau, Zakir Hussain Sahah ia preu fytin vajzės 18-vjeēare, Sabihas, sepse i kishte ēnderuar familjen. Por mamaja dhe vėllai i Sabihas e falėn dhe burri doli nga burgu. Mė shumė se dhjetė vjet mė parė, Komisioni Pakistanez pėr tė Drejtat Njerėzore regjistronte mijėra krime pėr nder nė vit. E dyta nė renditje pas Pakistanit, vjen Turqia, edhe pse duhet marrė parasysh se autoritetet e vendeve tė tjera gėnjejnė, duke thėnė se tek ata kėto lloj krimesh nuk ndodhin. Policia turke ka deklaruar se nga viti 2000 e deri nė 2006-n janė vrarė pėr motive nderi 480 gra, njė e pesta e tė cilave me moshė nga 19 deri nė 25 vjeēe. Nga statistika tė tjera tė bėra publike pesė vjet mė parė nė Turqi nga disa organizata pėr mbrojtjen e tė drejtave tė grave, rezulton se ēdo vit sakrifikohen nė emėr tė nderit tė paktėn 200 viktima. Shifrat janė shumė mė tė mėdha se ato qė autoritetet zyrtare deklarojnė. Pjesa mė e madhe e krimeve pėr nder janė kryer nė rajonet me mazhorancė kurde. Sipas njė sondazhi, 37 pėr qind e qytetarėve tė Dijarbakirit nė Kurdistanin turk aprovojnė vrasjen e grave qė kanė lidhje jashtėmartesore. Nė vitin 2006, autoritetet nė zonėn turke tė Anadollit juglindor regjistronin tė paktėn njė herė nė muaj rastin e njė gruaje qė tentonte vetėvrasjen me urdhėr tė familjes. Derya, njė vajzė 17-vjeēare qė ishte dashuruar me njė shok shkolle, mori njė mesazh nė celularin e saj nga xhaxhai. Nė tė shkruhej: “Ke pėrdhosur emrin e familjes sonė. Pėr tė vendosur nderin nė vend, vrit veten para se tė mendojmė ne”. Edhe halla e Derya-s ishte vrarė nga gjyshi pėr tė njėjtat motive. Vajza vendosi tė ndjekė urdhrat e tė afėrmve: u hodh nė lumin Tigėr, preu damarėt, por arriti tė mbijetonte. Pas kėsaj u largua nga shtėpia dhe u strehua nė njė shtėpi pritjeje pėr gratė qė arratiseshin nga familja pėr motive tė ndryshme. Gazetari turk, Mehmet Farac, nė librin e tij me titull “Women in the grip of trial customs”, kujton vrasjen e pesė vajzave nė provincėn e Sanliurfas nė fund tė viteve ‘90. Dyve prej tyre, qė nuk ishin as 12 vjeēe, u ishte prerė fyti nė sheshin kryesor tė vendit, dy u shtypėn me traktor, ndėrsa e pesta u vra nga vėllai i saj i vogėl. Njėra prej atyre qė u ther quhej Sevda Gok: ndėrsa kushėriri adoleshent i priste fytin, vėllezėrit e mbanin qė tė mos lėvizte. Tė vrasėsh gratė pėr tė mbrojtur nderin, ėshtė njė zakon shumė i pėrhapur nė zonat rurale, por nuk ėshtė ekskluzivitet vetėm i kurdėve. Nė vitin 2001, Sait Kina e gjuajti pėr vdekje vajzėn 13-vjeēare, sepse foli me disa djem nė rrugė. E masakroi nė banjė me sėpatė dhe thikė. Policėt qė gjetėn trupin, thanė se ishte bėrė copa-copa, saqė ishte e pamundur ta bėjė bashkė. Nė polici, Sait Kina deklaroi: “Bėra detyrėn time”. Po nė vitin 2001, njė gjykatė nė Stamboll ua shkurtoi dėnimin tre vėllezėrve qė e kishin hedhur motrėn nga njė urė, pasi e akuzonin se ishte prostitutė. Gjykata arriti nė pėrfundimin se vrasja ishte kryer si pasojė e sjelljes sė saj.

    Incidente shtėpiake
    Aso Kamal, njė britanik-kurd i angazhuar me fushatat e sensibilizimit tė irakianėve kurdė kundėr dhunės nė familje, tregon se nga viti 1991 e deri nė vitin 1997, vetėm nė tre provinca kurde nė Irak janė vrarė 12500 gra, nga tė cilat 350 kanė humbur jetėn nė shtatė muajt e parė tė vitit 2007. E dhėna mė shokuese ėshtė se vetėm pesė vrasės u dėnuan. Shumė gra marrin nga familjarėt urdhra pėr tė vdekur, duke u djegur me vaj tė nxehtė. Nė vitin 2007, nė spitalin e Sulaimaniyah, mjekėt kanė kuruar shumė gra me djegie tė shkallėve tė rėnda, qė nuk mund tė shkaktoheshin kurrė nga incidente shtėpiake, siē tregonin vetė viktimat. Sirwa Hassan vdiq nga djegiet nė 86 pėr qind tė trupit. Ishte kurde, mamaja e tre fėmijėve dhe banonte nė njė fshat afėr kufirit me Iranin. Nė vitin 2008, njė funksionar shėndetėsor nė Sulaimaniyah deklaroi pėr agjencinė e lajmeve AFP se nė muajin maj, brenda dhjetė ditėve 14 gra ishin vrarė pėr motive tė lidhura me nderin. Nė vitin 2000, autoritetet kurde tė Sulaimaniyah kishin dekretuar se “justifikimi i vrasjes sė grave pėr tė vėnė nderin nė vend nuk mund tė pranohej mė”. Pėr kėtė arsye u vendos qė gjykatat tė mos aplikonin mė ligjin e vjetėr tė vitit 1969, qė ēonte nė uljen e dėnimit pėr fajtorėt. Por edhe ligji i ri nuk i ndryshoi shumė gjėrat. Nė Irak krimet pėr nder nuk lidhen vetėm me kurdėt. Nė vitin 2008, policia e Basrės njoftonte pėr 15 raste nė muaj tė grave qė vriteshin “pasi kishin dhunuar zakonet islamike pėr sa i pėrket veshjes”.

    Dy vjet mė parė, 17-vjeēari Rand Abdes Qader u rrah pėr vdekje nga i ati, pasi kishte rėnė nė dashuri me njė ushtar britanik. Njė tjetėr vajzė, Shawbo Ali Rauf, 19 vjeēe, u vra nga familjarėt me shtatė goditje pistolete gjatė njė pikniku nė Dokan: nė celularin e saj u gjet numri i njė tė panjohuri. Edhe nė Jordani dhe nė njė vend liberal si Libani, ndonjėherė ndodhin krime pėr ēėshtje nderi. Sipas njė sondazhi tė bėrė nė Liban, 90.7 pėr qind e libanezėve janė kundėr krimeve tė kryera pėr nder dhe ndėr tė paktėt qė janė promendojnė se kėto lloj vrasjesh mund tė shėrbejnė pėr tė kufizuar numrin e martesave tė pėrziera mes tė krishterėve dhe myslimanėve. Edhe nė Siri gjendja ėshtė pothuajse e ngjashme me Libanin. Por kėtu njė burrė qė vret gruan pėr tradhti dėnohet me dy vjet burg. Nė Iran dhe Afganistan, vrasjet pėr motive nderi shpesh janė provokuar nga grindjet mes fiseve. Nė Iran, pėr shembull, njė funksionar i provincės sė Khuzestanit nė vitin 2003 deklaroi se brenda dy muajsh ishin vrarė 45 gra pėr motive qė lidheshin me nderin dhe asnjė prej fajtorėve nuk ishte ndėshkuar. Tė gjitha viktimat kishin refuzuar martesat me shkuesi dhe dyshoheshin se kishin pasur kontakte me burra tė huaj. Nė Indi, njė ēift tė fejuarish hindu u vra nga familja e nuses, sepse dhėndėri i pėrkiste njė kaste mė tė ulėt. Pasi u lidhėn, ēifti ndėrroi jetė nga rryma e korrentit. Nė Ēeēeni, Ramazan Kadirov, Presidenti i zgjedhur nga rusėt, prej kohėsh inkurajon burrat qė tė vrasin pėr ēėshtje nderi. Kur nė Grozni u gjendėn tė vrara shtatė gra me plumb nė kokė dhe kraharor, Kadirov deklaroi se “u vranė se bėnin njė jetė imorale”. Por edhe nė Perėndim situta nuk ėshtė perfekte. Shpesh familjet e emigrantėve marrin me vete edhe zakonet e frikshme tė vendeve prej nga vijnė. Nė periferinė e Torontos, vjehrri i preu fytin nuses, sepse kjo e fundit kėrkonte t’ia linte djalin pėr njė tjetėr. Sipas tij, ndarja ishte njė turp i madh pėr gjithė familjen. Edhe nė Londėr njė grua indiane u vra nga vjehrra, sepse kishte tentuar tė ndahej nga bashkėshorti i saj i dhunshėm. Njė pesėmbėdhjetė vjeēare me origjinė turke, qė banonte nė veri tė Londrės, u torturua dhe u vra nga i ati, njė mysliman shiit, sepse donte tė martohej me njė sunit. Lima Nabil, njė gazetare qė sot drejton njė qendėr pritjeje pėr vajzat e arratisura nga shtėpia, thotė se nė Abu Garib gratė janė torturuar mė shumė se burrat. Nė burg pothuajse tė gjitha gratė janė pėrdhunuar. Disa kur janė vrarė ishin shtatzėna dhe familjet i kanė vrarė pėr t’i dhėnė fund turpit. Ahmed Najdawi ėshtė njė avokat i moshuar jordanez, qė nė muret e zyrės sė tij mban tė varura portretet e Sadam Hussein-it. Nė Amman, ish-lideri irakian ėshtė akoma njė hero pėr shumė vetė. Najdawi mbron nė gjyq ata qė kryejnė krime pėr nder, qė kanė vrarė gratė apo vajzat. Ėshtė i bindur se kėtij problemi i ėshtė dhėnė shumė rėndėsi pėr motive politike. Krime tė kėtij lloji, thotė, ndodhin nė tė gjithė botėn, sidomos nė kulturat orientale. Nė kėto anė, shpesh zakonet janė mė tė forta se ligjet. “A nuk kanė ekzistuar edhe nė Europė kėto gjėra deri pak shekuj mė parė?”, thotė. Dhe ka tė drejtė, se deri jo shumė kohė mė parė nė Britaninė e Madhe gratė beqare qė ngeleshin shtatzėna mbylleshin nėpėr ēmendina. Historitė janė rrėqethėse, shpesh tė pabesueshme. Por e vėrteta e hidhur ėshtė se askush, as ne perėndimorėt, nuk mund tė bėjmė gjė pėr t’i bindur kėta njerėz tė pranojnė barazinė mes sekseve dhe tė drejtėn e grave pėr tė qenė tė lira tė bėjnė jetėn qė duan. Do tė duhen shekuj qė kjo tė funksionojė.

    shkupi press.com
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  3. #203
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    "Peshku i madh e ha te voglin"
    Lerini grate, por shihni mos dhunoni femijet, se ata te shkretet nuk jane able te kthejne as fjale as dore.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #204
    Atdheu mbi te gjitha Maska e Nazionalist
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    Ne Amerik
    Postime
    137
    Citim Postuar mė parė nga blondina Lexo Postimin
    Gjithmone mendoj se njeriu jeton vetem nje here e per kete cdo njeri duhet ta jetoje ate sipas qejfit pa dallim gjinie ,por tek shqiptaret eshte ndryshe.Burrat shqiptare mendojne qe femra eshte prone e tyre e mund te lozin me te si te duan. Ata nuk e aktceptojne dot kur femra e le pra kerkon te ndahet nga ai,e per kete perdorin dhunen burrat.Perse!?????????!!
    nje; jeta eshte e gjate dhe prandaj nuk duhet te jetohet sic e ke qejfin por ashtu sic duhet dhe ashtu sic thote morali yne njerezore.

    dy; nuk jane te gjithe burra shqiptar te njejte. disa burra shqiptar jane te mire, disa te keqij, varret nga njeriu dhe jo nga vendlindja,

    tre; grate shqiptar kerkojn te ndahen dhe pastaj burrat shqiptar ia japin dhune? nuk e kuptoj, pse ia jep dhune asaj pas si kerkon ajo te ndahet? apo po thua se burrat shqiptar ia japin dhune grave te tyre qysh ne fillim? qofse po thua te dyten atehere prape duhet te them, disa burra shqiptar jane te mire dhe disa te keqij, sepse je shqiptar nuk do te thote se e mban gruan me dhune por disa here grua kerkon dhune me te kallezu te verteten. grua eshte e dyta e shtepis, kjo dihet por ti po e zmadhson fare muabetin dhe shembullin.

    une per vete e kam zgjedh se ti nuk dike se per cfare flet dhe nuk kupton cfare thua as se cfare eshte jeta. shpresoj se nje dite do rritesh dhe do pjekesh nje cik nga mendja dhe pastaj mund te vish prap ne forum te pyetesh keto fare pyetjet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nazionalist : 01-11-2010 mė 03:41
    Feja e Shqiptarit eshtė Shqipėria! Vdekje fejėt tjetėr, lavdi viti 1967!

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anėtarėsuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    ah more njerz, sa m'prek ky muhabeti i dhunes mi femnat...ni gjo osht e qart, burrat qe qojn dor mi grat jon thjesht krijesa pa k**e, mos i quni as meshkuj pra..ka shum "shqipe" pa k**e, e vertet, por shpresa jeme osht qe brezat e rij t'edukohen ashtu qysh i ka hije burrit e ktu hyn n'pun vet femnat qe duhen eduku femijun e tyne me perdor forcen qe ja ka dhon Zoti jo kunder t'dobeve por per te mbrojt t'dobtet...ato femna qe gjinden ne kto situata te tmerrshem i uroj me gjet forcen dhe me u largu nga kta psikopata, tek e fundit ma mir e vdekun se sa me jetu n'ket menyr...nuk di per trojet e tjera shqiptare por n'Kosove prsh lun rol t'modh, per daljen nga keto situata, edhe familja e femres pra kush ka nja 2-3 vllazen, qe i dalin krah motres se tyne, shpeton leht sps kta morrat qe ushtrojn dhun mi femnat zakonisht me meshkuj nuk kan b*th me u kap..
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Dhuna nė pėrgjithėsi nuk ėshtė e mundur tė zhduket, se ėshtė pjesė e jetės, por shndėrrohet nė forma tė ndryshme. Vetė ligji ėshtė dhunė. Ata qė bėjnė ligjet ose qeverisin, u thonė njerėzve: "Bėni si them unė, se pėrndryshe do tė pėrdor dhunėn" .... dhe e pėrdorin mbi ata qė kundėrshtojnė. Policia dhe ushtria janė organe dhune.

    Pėr sa i pėrket familjes, mund tė mendohet se sot nuk ka dhunė, por aty dhuna ėshtė shndėrruar nė forma tė tjera. Kur njėra palė i bėn presion palės tjetėr me ushtrimin e dhunės sė ligjit dhe e detyron tė veprojė kundėr dėshirės, kjo ėshtė dhunė. Pra dhuna nuk zhduket, po merr forma tė ndryshme, ose ndėrron kahun.

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anėtarėsuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    dhuan mbi femrat ......mhb sh i gjate
    personalisht njerezit qe ushtrojne dhume duhet te konsultohen me psikologun ....
    ne ditet e sotme qarkullojn shum qetesues
    a me qe ra fjala ....uroj qe te marrin edhe politikanet tane ndonje qeteuses ....se jan ber sh dhunsa
    suksese femrave ne luften e barazise

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    vetem te kafshet mund te perdoret dhuna,dhe sot ne keto kohe dhe kafshet po jetoje dhe trajtohen si njerez.............qofte budallaqe ajo qe ia lejon vetes ti perdore dikush dhunen si sexsualen ashtu dhe fizike.......................
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

  9. #209
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    lisa jam dakort me ju, por per fat te keq edhe pse nuk jan budallaqe dhuna ndaj grave ka qene dhe eshte gjithmon prezent ne cdo komb dhe shtet!
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  10. #210
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Ngacmimet seksuale, 20 punonjėse lanė punėn

    06 Janar 2012 - 07:42 | Shqiperi
    Ngacmimet seksuale, 20 punonjėse lanė punėn

    TIRANĖ- Gjatė vitit qė lamė pas rreth 20 punonjėse kanė denoncuar largimin e tyre tė padrejtė nga puna dhe se janė ngacmuar seksualisht. Kėto tė dhėna bėhen tė dituar nga Komisionerja pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, ndėrkohė qė thuhet se ka edhe mjaft raste tė tjera, qė janė duke u shqyrtuar.

    Nga ana tjetėr ministri i Punės Spiro Ksera ka deklaruar se do tė ndėrhyhet edhe nė Kodin e Punės me qėllim pėrfshirjen e masės sė dėnimit nė lidhje me ngacmimet seksuale nė punė. Deklaratat janė bėrė gjatė nėnshkrimit tė Memorandumit tė Bashkėpunimit midis Ministrisė sė Punės Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta dhe Komisioner- it pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi.

    Me qėllim sigurimin e tė drejtės sė ēdo personi pėr barazi pėrpara ligjit, barazi shansesh dhe mundėsi pėr tė ushtruar tė drejtat e pėr tė gėzuar liritė, ėshtė nėnshkruar njė Memorandum bashkėpunimi midis Ministrisė sė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta dhe Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi. Gjithashtu marrėveshja synon mbrojtje efektive nga diskriminimi nė fushėn e punėsimit, marrėdhėniet e punės dhe mbrojtjes shoqėrore.
    (Shkrimi sot nė Gazeta Shqiptare)
    (el.me/BalkanWeb)

Faqja 21 prej 35 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •